Ambasada Shqiptare Me Seli Ne New York Dha Nje Pritje Me Rastin E Dites Se Flamurit

  • June 2020
  • PDF

This document was uploaded by user and they confirmed that they have the permission to share it. If you are author or own the copyright of this book, please report to us by using this DMCA report form. Report DMCA


Overview

Download & View Ambasada Shqiptare Me Seli Ne New York Dha Nje Pritje Me Rastin E Dites Se Flamurit as PDF for free.

More details

  • Words: 285
  • Pages: 5
Nga ceremonia ne ambasaden shqiptare ne NY Këze Kozeta Zylo Ambasada shqiptare me seli në New York, dha një pritje ceremoniale me rastin e Ditës së Flamurit Kombëtar.

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë pranë Misionit të Përhershëm në Kombet e Bashkuara me seli në New York, z.Ferit Hoxha dha një pritje ceremoniale me rastin e Ditës së Flamurit, Ditës së Kombit tonë. Mjaft shqiptarë, personalitete të kulturës dhe artit, përfaqësues të organizatave të ndryshme në Amerikë kishin ardhur për të nderuar këtë ditë të shenjtë të Kombit, Ditën e

Flamurit

Kombëtar.

Njerëzit grupe-grupe takoheshin të gëzuar dhe trokisnin gotat duke uruar për ditën e Flamurit, për këtë ditë që mbledh dhe bashkon shqiptarët duke kënduar Himnin Kombëtar: “Rreth Flamurit të përbashkuar, me një dëshirë e një qellim”…

Pritja nga Ambasadori shqiptar z.Hoxha i cili ishte i shoqëruar nga perfaqesuesi i Ambasades z.Andis Stastoli u dha në restorantin “Macelleria”.

Pronarët shqiptarë të këtij restoranti nuk e kanë për herë të parë që mbledhin shqiptarët në tubime patriotike dhe kulturore. Bashkatdhetari dhe aktivisti i mirënjohur z.Sejdi Bytyqi, pronar i këtij lokali u shpreh me modesti se e kishte për detyrë dhe kënaqësi të vecantë të festonte Ditën e Flamurit së

bashku

me

gjithë

shqiptarët.

Ambasadori Hoxha në fjalën e tij të hapjes uroi gjithë pjesëmarrësit për mirëseardhjen në këte Ditë Kombëtare dhe i uroi ata: Gëzuar Ditën e Flamurit!

Ai përshëndeti qeverinë Berisha dhe punën që po bëhet nga qeveria e tij për ta integruar Shqipërinë në Komunitetin Europian. Fjala e shkurtër dhe urimi i diplomatit Hoxha u prit me duartrokitje nga të pranishmit për këtë ditë të shënuar. Të gjithë pjesëmarrësit kaluan një mbrëmje të bukur festive dhe të gëzueshme! 30 Nëntor, 2009 Manhattan, New York

Related Documents