888

  • November 2019
  • PDF

This document was uploaded by user and they confirmed that they have the permission to share it. If you are author or own the copyright of this book, please report to us by using this DMCA report form. Report DMCA


Overview

Download & View 888 as PDF for free.

More details

  • Words: 31,179
  • Pages: 32
» sport: liria rikthen celinen f28-29

f29

Thellohet varferia Në Kosovë me më pak se 93 cent në ditë jetojnë 18 për qind e popullatës, në Bullgari 6.4 për qind, në Shqipëri 3.5, në Maqedoni 2.8, kurse në Serbi 2.5 për qind. Kosova prin në rajon edhe për nga numri i qytetarëve që jetojnë me më pak se 1.86 euro në ditë. f10

Express N° 488, Viti II, Çmimi: 0.20 ¤ • E përditshme e pavarur kosovare

Nuk mërzitet se çka shkruajnë gazetat. Vazhdon të jetë besnik e dhëndër i mirë ndaj miqve që po e ndërtojnë rrugën në Prishtinë, duke vendosur të heshtë për këtë punë. Zyrtarë të qeverisë thonë se tash kjo punë do t’i takojë Agjencisë për Anti-Korrupcion. f8-9

Hidhërohet ministri Ahmeti f6-7

E martë 15 gusht, 2006

Shefi i territ dhe privatizimit

Joackim Rycker gjatë mandatit të tij si shef i Shtyllës së IV ka korrur sukses të plotë në shitjen e ndërmarrjeve shoqërore, sikur ka njohur edhe dështim total në menaxhimin e situatës katastrofale energjetike. Ky është Kryeadministratori i ardhshëm i Kosovës. f6-7

Ndahet policia ne dysh

foto: Fisnik Dobreci

E ardhmja e shkollës policore në Vushtrri ka ngritur tensionet në mes të SHPK-së dhe Policisë së UNMIK-ut. Njëra palë kërkon pavarësimin e shkollës tjera mbetjen e saj nën komandën qendrore të policisë. Express sjell detajet që do të bisedohen në takimin sekret që pritet të mbahet në Ohër të Maqedonisë. f12

foto: andrew testa

ri për Vit të Ri Amnestohet hajnia devjed hin miliona euro nga Deri në kohën e Babadimrit, të gjithë ata që tarit e tyre pa u frikësuar se buxheti i Kosovës mund të vazhdojnë veprim Ky agjesion nuk do të janë duke u hetuar nga Agjensioni Anti–korrupsion. funksionojë deri në fund të vitit. f9

2

E martë, 15 gusht 2006

Pressing drejtor: Baton Haxhiu [email protected], kryeredaktor: Berat Buzhala [email protected], ndihmëskryeredaktor dhe nacionale: Valon A. Syla [email protected], editorialet: Shkelzen Maliqi [email protected], politikë: Arlinda Desku [email protected], ekonomi: Viktor Buzhala [email protected], siguria: Ilir Mirena [email protected], bota sot: Faton Raçi [email protected], sport: AfrimToverlani [email protected] kulturë: fotografia: Astrit Ibrahimi [email protected], drejtor i marketingut: Faton Raçi, [email protected]; redaksia: [email protected]; tel: 038 542 270, 038 542 271, 038 542 272, 038 542 273, 038 542 274 ; fax: 038 542 275; shtypi: Media Print; botues: MediaWorks.

E martë, 15 gusht 2006

PRESSING Jeta e përditshme në Haifa në kohën e raketave / Avraham B. Yehoshua.......................................2

LAJMEXPRESS A ishte Marreveshja e Ohrit historike? ..............3

POLITIKE

Jeta e përditshme në Haifa në kohën e raketave

Te gjithe kunder Sandes.......................................5 Ndryshe nga Grupi i Kontaktit............................6 Shefi i territ dhe privatizimit ...........................6-7 Përkushtim në marrëdhëniet me BE ..................7

N AC I O N A L E Hidherohet ministri Ahmeti / Nebih Maxhuni .............................................8-9 Amnestohet hajnia deri për Vit të Ri / Artan Behrami ..................................................9 Thellohet varferia / Jeton Llapashtica .............10

SIGURIA Takimi me tensione / Jeton Musliu ..................12 Në dorë të SHPK .................................................13

E KO N O M I PTK me banke postare /Avdyl Pajaziti .............14 Bashkë kundër kontrabandës /Jasmin Rexhepi.14

B OTA Djemte e mire shkaterrojne vendin!. ..........18-19 Bomba në aeroplan me ndihmën e foshnjës.....19 Remi në Liban ....................................................20

ARTÉ Muzeu i të mëdhenjve / Alban Muja ................21 Në mesin e më të mirëve / Alfred Beka ...........22 Bashkohen albanologët / Alfred Beka..............22 Bertold Brecht kundër kohës ............................23 Jenna Jameson e dëshpëruar ...........................24 Kid Rock - zhgënjim i vërtet në shtrat..............24

S P O RT Synon te konfirmohet / Valdet Hasani ......28-29 Më falni! ..............................................................30 Do të kthejmë shpirtin fitues ............................31

Avraham B. Yehoshua Distanca mes Haifa dhe Tel Aviv është diku rreth tetëdhjetë kilometra që, në mungesë të trafikut, mund të përshkohen për më pak se një orë. Të tre bijtë tanë janë transferuar qe dy vite në Tel Aviv, janë martuar dhe i kanë ndërtuar aty shtëpitë e veta, ndërsa unë dhe gruaja ime i kemi mbetur besnikë Haifa-s, ku u vendosëm dyzet vite më parë. E çmojmë bukurinë e saj të veçantë, që i lidh detin dhe kodrën, e çmojmë tolerancën e banorëve të saj, që i lidh në një shpirt të mahnitshëm harmonie dhe bashkëjetese të vërtetë hebrenjtë laikë dhe fetarë, sefaraditët dhe ashkenazitët, me një komunitet duke lulëzuar arabësh, katolikësh dhe myslimanësh. Kur është lindur mbesa jonë e parë, Tamar, gjashtë vite më parë, unë dhe gruaja ime patëm vendosur t'ia kushtojmë një ditë në javë për ta mbikëqyrur rritjen e saj nga afër. Çdo të martë ndërpriteshin aktivitetet tona të punës, gruaja ime e mbyllte studion e saj të psikologjisë, unë e mbyllja kompjuterin, mbushnim qese me ushqim dhe ëmbëlsira, merrnim me vete edhe rroba elegante në rast se do të donim të dilnim mbrëmjeve për ndonjë spektakël a koncert e ktheheshim në Haifa natën vonë. Kur djali ynë Gideon, babai i vogëlushes, na shihte të shkonim të ngarkuar me shporta e çanta, thoshte duke bërë shaka: ja refugjatët e Haifa-s. Pas lindjes së tri mbesave tjera, unë e gruaja e kuptuam se kishim nevojë për një bazë në tel Aviv dhe kështu e blemë një apartament ku i kalojmë fundjavët duke e bërë në mënyrë skrupoloze punën e gjyshërve, pa e diskriminuar asnjërën mbesë. As që na shkonte në mendje se Nasrallah, duke hedhur raketa mbi Haifa, do të na shndërronte në refugjatë në kuptimin e vërtetë të fjalës. Kështu, muajin e fundit, shkojmë e vijmë mes Haifa-s e Tel Aviv-it jo vetëm të veshur si gjyshër por edhe si refugjatë, duke mos i besuar vetes tek e shohim sa i hollë është kufiri mes normalitetit të dukshëm të paqes dhe vuajtjes së vërtetë të luftës, mes shkretihanes së jetës - në kuptimin praktik, ekonomik dhe njerëzor - së qindra mijëra njerëzve të detyruar të kalojnë javë të tëra nëpër strehimore dhe rutinës së njerëzve për të cilët lufta nuk ka ndryshuar asgjë. Një fenomen i ngjashëm nuk është vërejtur kurrë në historinë e Izraelit. Të gjitha luftërat e tij janë zhvilluar jashtë territorit të tij e kur kanë filluar atentat vetëvrasëse palestineze i tërë vendi është shndërruar në një front të vetëm, ngase terrorizmi godiste kudo. Në vitet e fundit ligji izraelit obligon që në çdo shtëpi të ndërtohet një dhomë sigurie: një lokal jo i madh, me çimento dhe armaturë e jo me tulla, i pajisur me një sistem të veçantë ajror që funksionon si izolim nga bota e jashtme në rast sulmi me armë biologjike apo kimike, i ekuipuar me priza telefonike dhe rryme dhe me një dritare që mund të mbyllet me një hekur të rëndë. Edhe ne e kemi një lokal të tillë në apartamentin tonë, prandaj sapo të dëgjohet alarmi zbresim poshtë, e ndezim radion, i dëgjojmë lajmet e pasi rënies së raketave, afër ose larg, dalim dhe iu kthehemi punëve tona. Ndodh që

pacienti i gruas sime të na bashkohet dhe ma merr mendja se në literaturën profesionale psikanalitike duhet të botohet një studim special mbi gjendjen shpirtërore të një pacienti të mbyllur në një lokal si ky në shoqëri të analistes së tij dhe burrit të saj. Deri pak kohë më parë e nënvlerësoja rrezikun e raketave, "s'do të na ndodhë asgjë", thosha. Unë e gruaja ime banojmë në një lagje në jug të qytetit, mbi Carmelo, dhe na jepte zemër teza e një miku, docent në departamentit të aeronautikës së Politeknikut si dhe ekspert i balistikës, që pohon se s'ka gjasë që një raketë e hedhur nga Tiro apo Sidone të ngrehet në aso lartësie sa të bie pastaj në lagjen tonë. Të dielën e kaluar kumboi një gjëmim i fortë dhe kërcënues, e një raketë ra, pa shkaktuar viktima, në fushën e lojërave në fund të rrugës, dyqind metra larg shtëpisë sonë. Atë çast nuk menduam për vdekjen, ngase ende ndihemi të sigurt në dhomën tonë të sigurisë, por për shkatërrimin. Çka do të ndodhte nëse shtëpia dhe të mirat tona do të shkatërroheshin? Çka do të shkonte në pa kthim? Sot është e mundshme të rindërtohet çdo gjë e nëse s'je i pasionuar në mënyrë të veçantë ndaj ndonjë objekti, mund ta zëvendësosh atë me një tjetër. Edhe librat dhe disqet mund të blihen përsëri. Krejt ajo që e kam shkruar dhe shkruaj është ruajtur nga një çelës që e mbaj me vete gjithmonë, bile i ka dy sosh. Ja një arsye më shumë për t'i admiruar inxhinierët e informatikës. Po çka do të ndodhte me albumet e familjes me fotografi shëtitjesh e miqsh të bëra gjatë viteve, çka do të mund të shfletojmë në pleqëri për t'i rikujtuar ditët e shkuara? Për një çast të shkon mendja se albumet janë gjëja më e çmuar, ajo humbja e së cilës do të shkaktonte dhimbje më të madhe. Prandaj edhe i kemi futur në një çantë dhe i kemi çuar në Tel Aviv. Ja, derisa po shkruaj veç po e dëgjoj alarmin dhe po ngutem të hyj në dhomën e sigurisë. Në ekranin e televizionit shoh skena shkatërrimi dhe vuajtjeje të banorëve të Libanit dhe më qan zemra për ta. Dje emetuesi radiofonik i BBC e ka organizuar një bisedë telefonike mes meje dhe shkrimtarit Elias Khuri, i cili banon në Bejrut. Secili nga ne e shprehu tërbimin dhe i mbështeti tezat e veta. Megjithatë, unë nuk u ndjeva armik i tij dhe e kam përshtypjen se ngjante e njëjta edhe me të. Para se ta fillonim bisedën i thashë se e kam lexuar një roman të tij në hebraisht, që më kishte pëlqyer goxha shumë. Ai mbeti pa fjalë, paksa i hutuar. Mirëpo jam e sigurt, si shkrimtar, se ishte i lumtur që po e lexonte një "armik". Nëse ka diku një vend i Lindjes së Mesme me të cilin kemi shumë gjëra të përbashkëta, atëherë ai është Libani: karakteri i tij mesdhetar, laiciteti i spikatur e një pjese të banorëve të tij, pluralizmi i etnive dhe religjioneve, lidhjet e tij të thella me Francën dhe Europën, levantiniteti i tij, që ta kujton atë të Izraelit. Në vitet e para të ekzistencës së Izraelit qarkullonte një thënie: s'e dimë cili do të jetë kombi i parë arab që do të bëjë paqe me ne, megjithatë e dimë cili do të jetë i dyti: Libani. Ja, prej vitesh e kemi nënshkruar një pakt paqeje me Egjiptin dhe Jordaninë. Libani s'do të jetë më kombi i dytë me të cilin do të bëjmë paqe, por sigurisht se mund të jetë i treti. Raketat kanë treguar se distanca mes Haifës dhe Bejrutit është e vogël, pse atëherë të mos e përshkojmë me veturë, anije ose tren?

LAJMEXPRESS

E martë, 15 gusht 2006

3

A ISHTE MARREVESHJA E OHRIT HISTORIKE?

Shkup,14 gusht— Maqedonia këtë javë përkujton pesë vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit, që i dha fund konfliktit të armatosur midis forcave maqedonase të sigurisë dhe kryengritësve shqiptarë. Marrëveshja u nënshkrua më 13 gusht të vitit 2001 nga presidenti i atëhershëm maqedonas, Boris Trajkovski, kryeministri Lubço Georgievski dhe kryetari i LSDMsë, Branko Cërvenkovski, nga pala maqedonase, kurse nga ajo shqiptare dokumenti u firmos nga Arbën Xhaferi i PDSh-së dhe Ymer Ymeri i Partisë së Prosperitetit Demokratik. Pesë vjet pas nënshkrimit të saj dhe heshtjes së armëve, në Maqedoni, janë bërë ndryshimet kushtetuese, komunat kanë riorganizim të ri territorial, është bërë decentralizimi i pushtetit, flamuri shqiptar dikur i debatueshëm për maqedonasit dhe pushtetin qendror, sot është në përdorim të gjerë dhe zyrtar në komunat ku shqiptarët përbëjnë shumicën. Me rastin e këtij përvjetori BBC bisedoi me protagonistët kryesorë të skenës politike të shqiptarëve në Maqedoni.

Marrëveshja ishte me rëndësi historike BBC:Pesë vjet më parë ju nuk u përfshitë drejtpërdrejt në arritjen e Marrëveshjes së Ohrit, por nga pala shqiptare thuhej se e patët fjalën kryesore. Ndërkohë gjatë katër viteve të kaluara, si pjesëmarrës në qeveri, çfarë mund të thoni për këtë dokument? Ahmeti: Ne mendojmë që kjo marrëveshje jo vetëm në këtë vit jubilar, por edhe në vitet e ardhshme duhet të përkujtohet si ngjarje shumë e rëndësishme e popullit shqiptar në Maqedoni, sepse me të vërtetë ka bërë ndryshime rrënjësore në drejtim të statusit, në drejtim të ndërtimit të vlerave kombëtare për shqiptarët e Maqedonisë. BBC:Zoti Ahmeti, përvjetori i 5-të i marrëveshjes së Ohrit po shënohet në një kohë turbulente këtu në Maqedoni, kur bëhet ndryshimi i pushtetit dhe si të thuash ky përvjetor ka mbetur në hijen e këtyre ndryshimeve. Ahmeti: Ne kemi pritur që pesë vjetori të shënohet edhe nga struktura të shtetit. Të gjithë jemi dëshmitarë se asnjë ligj nuk është miratuar nga partia VRMO DPME si dhe nga partia e zotit Georgievski, po ashtu edhe nga partia e zotit Xhaferi. Për ne është paksa brengosëse indiferenca që me këtë rast po tregohet ndaj kësaj marrëveshje, që këto forca nuk angazhohen apo së paku në programet e tyre nuk na ka rastisë të shohim se çfarë përgjegjësishë marrin ato për implementimin e mëtejshëm të Marrëveshjes së Ohrit. Por, sidoqoftë ne jemi shumë optimistë që garantuesit, lehtësuesit, si Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe NATO nuk do të rrinë indeferentë.

BBC:Zoti Ahmeti, por qeverinë e ardhshme do ta krijojnë këto parti për të cilat ju thoni se nuk e kanë përfillur sa duhet Marrëveshjen e Ohrit. Cdo të thotë kjo për Maqedoninë? Ahmeti: Mandatari në këtë rast duhet të tregojë pjekuri të jashtëzakonshme politike dhe të mos ngutet. Ai duhet të jetë kryeministër i të gjithë qytetarëve të Maqedonisë. Duhet të jetë edhe kryministër i shqiptarëve. Nëse bëhen hapa të ngutshëm dhe nuk përfillet vullneti i shqiptarëve të Maqedonisë sigurisht që ky kryministër nuk do të ketë legjitimitetin e shqiptarëve. BBC:Por, zoti Ahmeti kjo tashmë është punë e kryer, bashkimi Demokratik për Integrim dhe Partia për Prosperitet Demokratik nuk do të jenë në përbërjen e ardhshme të ekzekutivës maqedonase. Ahmeti: Ngjarjet, unë mendoj, që akoma nuk kanë përfunduar, dhe ky është alarm që ne e japim edhe përmes protestave që organizohen nga Struga në Kumanovë që mandatari edhe një herë të vlerësojë situatën, sepse këtij vendi i duhet edhe më tej stabiliteti e siguria, por çka është më thelbësorja duhet që puna që është bërë deri më tani në drejtim të rritjes së mirëbesimit mes dy komuniteteve më të mëdha të vazhdojë edhe më tej. Me hapat që bën mandatari, sigurisht që përderisa përjashton komunitetin shqiptar, sigurisht që po krijohet një hendek i thellë mes dy komuniteteve më të mëdha. BBC:Zoti Ahmeti, por në qeverinë e zotit Gruevski është një parti politike shqiptare? Ahmeti: Unë nuk them se është një parti politike shqiptare, por janë disa qeraxhinj që për interesa të tyre partiake, për interesa të ngushta, harrojnë që shqiptarët me 5 korrik mbi 65 për qind kanë votuar për koalicionin për Bashkimi Demokratik për Integrim- Partia për Prosperitet Demokratik dhe nuk duhet anashkaluar ky verdikt. Nuk duhet që të nguten në drejtim të pjesëmarrjes së tyre në këtë ekzekutiv, sepse këtë e duan ata që nuk ia duan të mirën shqiptarëve, dhe me këtë rast unë apeloj që Partia Demokratike Shqiptare të mos ngutet dhe të bëjë gabime siç ka bërë në të kaluarën: pa qenë fitimtare të marrë përgjegjësi në drejtim të përfaqësimit të shqiptarëve në organet drejtuese të shtetit. BBC:Mandatari ka të drejtën kushtetuese që në kabinetin e tij të fusë parti të cilat mendon ai se mund të realizojnë platformën e tij politike! Ahmeti: Mandatari duhet të respektojë dhe tek e fundit, të gjithë ne që kemi përgjegjësi. Në këtë rast unë kam përgjegjësi shumë të madhe para qyetarëve shqiptarë, siç ka dhe zoti Gruevski përgjegjësi para komunitetit maqedonas, sepse ai ka fituar shumicën andej dhe të gjithë nga 2002 e këndej jemi deklaruar se do të bëjmë koalicione me parti

Të tillë e konsideron Ali Ahmeti, mirëpo mendon ndryshe Arbën Xhaferi. Këta të dy tash problemet e dikurshme ndëretnike i kanë kthyer në probleme brendaetnike. fitimtare dhe nuk është në të mirë as të Maqedonisë e as të madatarit në këtë rast që të shkelë mbi verdiktin e popullit shqiptar në Maqedoni. BBC:Zoti Ahmeti, cili do të jetë veprimi i Bashkimit demokratik për integrim në rast se Bashkimi demokratik për integrim nuk do të jetë në qeveri? Ahmeti:Tash për tash kanë filluar bllokada në rrugë. Pas analizës që do u bëhet këtyre veprimeve ne do të përcaktojmë hapat e mëtejshëm në drejtim të reagimeve tona, por gjithmonë duke patur parasysh që gjithë veprimet të jenë konform përcaktimeve demokratike, konform të drejtës së qytetarëve për të shprehur pakënaqësitë e tyre.

Nuk mendoj se Marrëveshja krijoi kthesë historike BBC:Zoti Xhaferi,çfarë mund të thoni, pesë vjet pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit? Xhaferi: Nuk mendoj se Marrëveshja krijoi kthesë historike. Kam hedhur nënshkrimin në atë marrëveshje nga konsiderata për fatet e njerëzve, nga brenga që lufta mund të marrë një kahje të pakontrolluar dhe nga bindja se popullit shqiptar në ato momente i nevojitej paqja. Paqja dhe imazhi pozitiv para faktorit ndërkombëtar. Nga ky aspekt mendoj se Marrëveshja e Ohrit luajti një rol shumë të rëndësishëm për vendosjen e paqes dhe hapjen e shtegut për zgjidhje të kontesteve ndëretnike përmes dialogut. BBC:Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, thotë se Marrëveshja e Ohrit solli ndryshime rrënjësore për shqiptarët e Maqedonisë. Çfarë mendoni ju?

Xhaferi: Unë nuk mendoj ashtu. Me siguri zoti Ahmeti ka nevojë për një mision kaq të rëndësishëm të Marrëveshjes së Ohrit për ta arsyetuar luftën. Ndërrime rrënjësore ende nuk ka, për shkak se në Maqedoni shfrytëzohet ajo taktika e vjetër e moszbatimit të ligjeve. Ligjet ekzistojnë çdo kund. Ato vetëvetiu janë shumë të mira, por në procesin e zbatimit hasen pengesa të ndryshme. Çdo kushtetutë dhe çdo ligj garanton të drejtën e punësimit të njerëzve, mirëpo punësime nuk ka, kështuqë shpesherë jemi të ballafaquar me fenomenin e të drejtave të pashfrytëzueshme. Unë nuk mendoj se Marrëveshja e Ohrit me shkop magjik krijoi një kthesë të madhe historike, pos që ndikoi të mbyllen armiqësitë dhe të evitohet një spirale e dhunës që siç shihet në botë mund të zgjasë me dekada. BBC: BDI-ja ka bërë thirrje që partia që e kryesoni ju, kur është fjala për koalicionin e ri që po krijohet,të mos ngutet të marrë përfaqësinë e përfaqësimit të shqiptarëve në qeveri, meqë, sipas saj, nuk e ka mandatin e elektoratit shqiptar! Xhaferi: Po, janë këto kërkesa të çuditshme. Unë mendoj se zoti Ahmeti duhet të reflektojë për një dukuri që nisë me paraqitjen e tij në skenën politike. Këtë dukuri mendoj ta përkufizoj si një proces që krijoi gjithmonë shqetësime. Unë mendoj se koalicionet krijohen mes partive që aderojnë drejt një modeli politik. Ne jemi parti politike që prej fillimit e kemi përkufizuar modelin tonë politik si parti të djathta, ngapak konservative, nacionaliste. Ndërkaq, ata vetëveten e kanë përkufizuar si parti të majta që më shumë anojnë nga koncepti qytetar kështu

që më habit pse pikërisht tani ai thekson se është përfaqësues i popullit shqiptar, kur dihet se ata hapnin degë edhe në Maqedoninë lindore. Kanë pas në listat e tyre kandidatë maqedonas dhe papandehur vetëveten e shohin si parti etnike dhe nuk i lejojnë askujt t'i përfaqësojë interesat e popullit shqiptar, pos tyre. Unë mendoj se janë fyese pak a shumë qëndrime e tyre që na trajtojnë si parti jolegjitime. Më mirë do të ishte të reflektojnë pak për veten dhe qëndrimet që i mbajnë. BBC:Zoti Xhaferi, thoni "të reflektojnë". Megjithatë, ka mendime në radhët e BDI-së,por edhe jashtë saj, siç ka mendime që e arsyetojnë marrëveshjen tuaj me VMRO-DPMNE-në, se koalicionin qeverisës duhet ta krijojnë fituesi i bllokut maqedonas dhe ai i bllokut shqiptar! Xhaferi: Këto janë një nga paleta e voluntarizmave politikë. Ku shkruan se po u dashka ashtu të bëhen kioalicione? Nëse do të përpiqemi ta universalizojmë këtë parim, do të hasim në kontradikta shumë të mëdha teorike dhe praktike. Nëse një pozicion intelektual apo politik apo moral nuk univerzalizohet, dihet se ka probleme me ta. Përpiquni me këtë logjikë të tyre të analizoni fenomenet në Kosovë: Partia Demokratike e zotit Hashim Thaçi ka shumë më tepër deputetë se sa Partia Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, mirëpo kjo parti e mbanë postin e kryeministrit për shkak se ka hyrë në koalicion me partinë tjetër, pra me LDK-në që ka më shumë vota. Këtë e përmendi vetëm si një ilustrim për pamundësinë e univerzalizimit të qëndrimeve, të atyre zërave që po i përmendni ju. "BBC"

4

E martë 15 gusht 2006

shkurteshqip

"NATO mori pjesë në atë që mund të quhet 'lufta e parë morale' në historinë botërore".

shkurte shqip Arben Idrizi, e-mail: [email protected] tel: 038 542 270 adresa: Dardania 1/1 , Prishtinë

Ismail Kadare

/

e transportit detar, të liçencuara për transport udhëtarësh dhe të klasifikuara nga Regjistri Detar Shqiptar si mjete lundruese për transport udhëtarësh". Pra, i vetmi specifikim i këtyre mjeteve në Vendimin e Qeverisë është ai që ka të bëjë me pikën "a" të nenit 3 të Ligjit, për ato që janë në përdorim të organeve shtetërore, duke numëruar një nga një disa prej tyre. Kështu, për shembull, tani bëjnë përjashtim nga Moratoriumi mjetet, sipas Vendimit, në përdorim të zyrës së Presidentit të Republikës, të Këshillit të Ministrave, Ministrisë së Mbrojtjes, të asaj të Brendshme, të Ministrisë së Financave, të ministrive të tjera dhe institucioneve në varësi të tyre. Që disa ministri, si ajo e Mbrojtjes, e Brendshme dhe e Financave, nëpërmjet institucioneve vartëse të tyre, kanë në përdorim mjete motorike lundruese, të cilat përdoren brenda veprimtarive të lejuara në Kodin Detar, si edhe të marrëveshjeve detare dy dhe shumëpalështe, në të cilat Republika e Shqipërisë është palë, kjo sigurisht që është e vërtetë. Por nuk dimë që Zyra e Presidentit, Kryeministria dhe ministritë e tjera, përveç shumë autoveturave, autoblindave dhe tankeve (në ngarkim të Gardës) të kenë në përdorim skafe ose jahte të nomenklaturës së tyre. Edhe një helikopter, që dispononte Garda e Republikës për t'u shërbyer Presidentit dhe Kryeministrit, fatkeqësisht, me përjashtim tani të një pjese të tij, dergjet në thellësi të Adriatikut. Prandaj, mendja të shkon se ky formulim është bërë për të maskuar përdorimin e mjeteve motorike lundruese të ndryshme për persona të veçantë dhe për nevoja të veçanta, që mund të pritet të dalin sot dhe në të ardhmen. Po të jetë e vërtetë kjo, atëhere diferencimi i shtetasve me këtë Vendim bëhet edhe më i dukshëm, edhe më i ndjeshëm, edhe më diskriminues se sa në formulimin e Ligjit vetë, duke rënë ndesh njëherazi edhe me Kushtetutën, sipas së cilës aktet nënligjore normative nuk mund të shërbejnë si bazë për të marrë vendime në lidhje me individët (nenet 118, 119). Ndryshe, ndokujt mund t'i kujtojë vitin 1970, kur Kryeministri i atëhershëm, Mehmet Shehu (me urdhër, sigurisht, të Enver Hoxhës) i hipi skafit në Sarandë, dhe në ujrat mes saj dhe Korfuzit u ngjit në bordin e jahtit të Saragatit, President i asokohshëm i Republikës italiane, që po bënte pushime në ishujt jonianë të Greqisë, duke zhvilluar me të bisedime, që dallgët e detit i mbuluan me mister. Megjithatë, edhe sikur këto arsyetime - sipas hartuesve të Vendimit - të mos qëndronin, nuk mund të justifikohet dalja e këtij akti pikërisht në këtë kohë. Sepse neni 5 i Ligjit shprehet: "Ngarkohet Këshilli i Ministrave që, brenda 1 muaji nga hyrja në fuqi e këtij ligji, të nxjerrë aktet nënligjore në zbatim të nenve 1 dhe 3 të tij". Meqë ai që thirret zakonisht si "Moratoriumi i skafeve" u miratua më 03.04.2006, meqë numri 37 - 2006 i Fletores Zyrtare ku u botua teksti i tij doli nga shtypi më 02.05.2006, meqë 15 ditë më pas, pra më 17.05.2006, Ligji mund të thuhet pa frikë se hyri në fuqi, dhe meqë afati njëmujor i përcaktuar nga neni 5 i Ligjit përfundonte më 17.06.2006, atëhere bëhet e qartë për këdo, se ky Vendim është marrë në kapërxim të afateve kohore dhe prandaj duhet të konsiderohet nul. Ilir Dhima, Gazeta Shqiptare

“Në pritje të golit”

Në shtypin dhe emisionet mediatike të ditëve të fundit u vu re një interesim i veçantë për Vendimin e fundit të Këshillit të Ministrave për skafet siç u emërtua përgjithësisht ai. U shkrua dhe u fol madje se, për këtë çështje aq shumë të diskutushme, më së fundi Qeveria "lëshoi pe". Të jetë vërtet kështu? Le të përpiqemi që t'i japim kësaj pyetjeje një përgjigje konkrete, për aq mundësi informimi dhe të dhëna sa na vihen në dispozicion. Ndoshta do të ishte e tepërt të shënonim gjatë këtyre rradhëve debatet e shumta dhe të ashpra që shoqëruan miratimin e Ligjit nr. 9509, datë 03.04.2006 "Për shpalljen e moratoriumit për mjetet motorike lundruese të Republikës së Shqipërisë", që u përqëndruan kryesisht te antikushtetutshmëria e këtij akti, të mohimi i të drejtave të njeriut dhe te diskreditimi që u bëhej pikërisht në atdheun e tyre shtetasve shqiptarë në raport me shtetasit e huaj. Por, sidoqoftë, mbase ia vlen që t'i kujtonim lexuesit, se një përpjekje e tillë u tentua të bëhej edhe në vitin 1995, kur ende vendi nuk kishte një kushtetutë, por udhëhiqej vetëm nga një tog dispozitash kushtetuese dhe kur ende Shqipëria nuk ishte pranuar si anëtare me të drejta të plota në Këshillin e Europës. Këto mungesa dhe boshllëqe të veçanta, t'a do mëndja që mund t'a bënin më të lehtë dhe t'a justifikonin më kollaj miratimin e një ligji për një moratorium të tillë. Por ishte kundërshtimi i disa juristëve "me mjekër", me autoritet profesional dhe aspak konformistë, që ndikoi të mos formulohej ky propozim as në formën e një projek-ligji për t'iu nënshtruar ndonjë debati të mundshëm parlamentar, pa le më pastaj ndonjë shqyrtimi në Gjykatën Kushtetuese. Sepse një moratorium i tillë, sipas tyre, do të binte ndesh me lëvizjen e lirë të njerëzve dhe ideve, që në Shqipëri sapo kishte marrë vrrulle të befta dhe qe kthyer në dalldi masive. Nejse, ajo që ndodhi atëhere i takon analeve qeveritare të dikurshme, ndërsa u materializua dhe u formëzua 11 vjet më pas, përsëri në periudhën e qeverisjes së Partisë Demokratike. Nën këtë prizëm mund të shpjegohet edhe një farë nxitimi mediatik për të propaganduar një farë liberalizimi të moratoriumit, përkundër një farë përgënjeshtrimi kryeministror se efektet e Vendimit të fundit nuk shtriheshin në drejtimin turistik. Duke shqyrtuar me kujdes Ligjin nr. 9509, datë 03.04.2006 "Për shpalljen e moratoriumit për mjetet motorike lundruese të Republikës së Shqipërisë" dhe njëherazi Vendimin e fundit të Këshillit të Ministrave për zbatimin e atij Ligji, nuk vërehet asgjë e re dhe e veçantë. Përkundrazi, për disa arësye, akti nënligjor në këtë rast duket se "siluron" Ligjin. Dhe ja sepse. Pas nenit 1 të Moratoriumit, ku urdhërohet: "Të gjitha lëvizjet e mjeteve motorike lundruese shqiptare në ujrat territoriale dhe të brendshme të Republikës së Shqipërisë, si edhe transporti i mjeteve lundruese në rrugë tokësore, me përjashtim të atyre të parashikuara në nenin 3 të këtij ligji, pezullohen" specifikohen, sipas nenit 3, përjashtimet nga ky Moratorium. Citojmë: "a) mjetet motorike lundruese në përdorim të organeve shtetërore dhe të shërbimeve portuale; b) mjetet lundruese të destinuara vetëm për peshkim, sipas ligjit nr. 7908, datë 5.4.1995 'Për peshkimin dhe akuakulturën' të ndryshuar; c) mjetet e transportit detar që shërbejnë për transportin e mallrave; d) mjetet

FOTO:KUSHTRIM REXHEPI

Vendimi për skafet "siluron" Ligjin

Oportuniteti i klishesë platoniane Janë të mëvendshme disa pika të shkrimit të dy editorialeve në "Express" për gjendjen e krijuar paszgjedhore në Maqedoni. Autori Berat Buzhalla, megjithatë nuk ka të drejtë kur shkruan se analistët shqiptarë të Maqedonisë kanë treguar oportunitet karshi ish-komandantin të UÇK-së, Ali Ahmeti, i cili me partinë e tij Bashkimi Demokratik për Integrim po e vegon brishtësinë e shtetit, pikërisht në pesëvjetorin e Marrëveshjes së Ohrit, që I dha fund konfliktit të hapur gjashtëmujor shqiptaro-maqedonas. Pra, autori i shkrimit "Fshehja prapa patriotizmit", reagon nga disa reagime që ka pas nga Maqedonia për shkrimin e parë ku bën analogji midis Andrés Manuel López Obrador, i cili i ka humbur zgjedhjet në Meksikë, por që nuk dëshiron ta pranojë rezultatin dhe Ali Ahmetit, i cili dëshiron që të jetë pjesë e qeverisë së ardhshme maqedonase, duke e parë veten si fituese ndër elektoratin shqiptar. Buzhalla, me gjasë të madhe, për gjendjen e krijuar në Maqedoni, nuk paska lexuar fare gazeta tjera dhe shkrime që megjithatë kanë pasur qasje kritike ndaj kërcënimit të Ahmetit se nëse nuk mbetet në pushtet do të bëhet sërish hallakamë... Shqiptarët e Maqedonisë e kanë vështirë të tejkalojnë vetveten. Sa më mirë që bëhet për maqedonasit, aq më keq bëhet për shqiptarët. E kanë Marrëveshjen e Ohrit që nuk e kanë kuptuar mirë dhe e kanë zhvleftësuar vetë, duke pranuar ndryshimin e tekstin origjinal të preambulës të farkuar në negociatat e korrikut dhe gushtit të 2001-shit. Pranuan të jetojnë në shtet unitar, pran-

uan Kushtetutën e re. Ali Ahmeti nga mali me parti integriste, pa kurrfarë vokacioni shqiptar, fitoi te shqiptarët dhe deshi Maqedoninë multietnike. Katër vjet u munduar të zgjerohet në Maqedoninë Lindore, duke kërkuar të formojë degë edhe te mjediset maqedonase. Katër vjet partia e tij kërkonte vlera universale integriste, e jo vlera shqiptare. Në zgjedhjet e 5 korrikut Bashkimi Demokratik për Integrim ka marrë vota të të gjithë qytetarëve dhe nuk ka të drejtë të mbrojë tani vetëm votat e shqiptarëve. Buzhala nuk mund të lavdërohet se me shkrimin e tij ka zgjuar inati në partinë e Ali Ahmetit. Ka vetëm një reagim të plogësht nga zëdhënësja e Bashkimit Demokratik për Integrim. Por, mësimi është se nëse veç e përmend klishenë platoniane, atëherë le ta thyejë klishenë se gazetarët dhe analistët shqiptarë nuk kanë pas guxim të shkruajnë për ish-komandantin - le të lexojë në vazhdimësi gjatë këtyre pesë viteve të fundit që është shkruar për të. Pra, të mos vetëkënaqet autori i tekstit se zbuluar "ujin e nxehtë" pas dy shkrimeve. Shumëçka është shkruar për shumëkënd, por shumë pak kanë pas peshë shkrimet. Ngjashëm është edhe shkrimi i Buzhallës dhe shkrimet e tilla. Thjesht, politikanët shqiptarë më nuk ia vëndojnë veshin shkrimeve. Ata e kanë zgjedh rrugën orbitën e veprimit. Po u del më mirë kështu. E pak punë është nëse ndonjë media e shtypur shkruan keq për ta. Për këto elektronike shqiptare - të mos flasim - taksirat pse ekzistojnë! Nebi Mërseli

OPINIONET në këtë faqe nuk i reflektojnë domosdoshmërisht qendrimet e redaksisë. Shkrimet mbi 500 fjalë nuk preferohen, ndërsa redaksia mban të drejtën e shkurtimit dhe korrigjimit të teksteve. Preferohet dorëzimi i teksteve në formatin elektronik me e-mail apo në Word.

5

E martë, 15 gusht 2006

Politikë redaktore: Arlinda Desku e-mail: [email protected] tel: 038 542 270 fax: 038 542 270-2

Raporti për standardet i dorëzohet New York Administrata ndërkombëtare në Kosovës e ka vlerësuar pozitivisht përmbushjen e standardeve nga ana e institucioneve vendore dhe e ka nisur raportin në Zyrën Ligjore të OKB'së në New York. Raporti vlerëson se institucionet e Kosovës kanë arritur të përm-

bushin detyrat e tyre gjatë tre muajve të kaluar. Në raport thuhet se institucionet kosovare kanë arritur që të përmbushin pesë nga trembëdhjetë pikat e caktuara kohë më parë nga Grupi i Kontaktit, përmbushja e të cilave është përfshirë

në këtë raport. Raporti vlerëson edhe mungesën e rezultateve sa i përket të drejtave të pakicave ndërkohë që kritikohen autoritetet serbe për thirrjen që u kanë bërë serbëve të Kosovës për t'i bojkotuar pagat nga buxheti i Kosovës.

TE GJITHE KUNDER SANDES Prishtinë 14 gusht — anda Raskovic -Ivic është zyrtarja e parë serbe që ka folur publikisht për ndarjen e Kosovës, pas ishKryeministrit të ndjerë Zoran Djindjic. Edhe pse pala serbe aktualisht është duke marrë pjesë në procesin e negociatave për statusin e Kosovës me ofertën "më shumë se autonomi, më pak se pavarësi", duket se nuk është e kënaqur me këtë pozicion. Raskovic-Ivic ndoshta ka dashur të paralajmërojë për një qëndrim të ri të Serbisë, të cilën pushteti aktual i Beogradit po e kalon në heshtje. Megjithatë, Partia Demokratike e Serbisë, nga radhët e së cilës vjen edhe autorja e këtyre deklaratave, ka tentuar që t'i relativizojë ato. Zëdhënësi i kësaj partie Andreja Mladenovic ka deklaruar, të hënën, se deklarata e RaskovicIvic është interpretuar në mënyrë të gabueshme dhe është nxjerrë nga konteksti. "Sanda Raskovic-Ivic në intervistën për BBC ka folur për autonomi substanciale dhe në këtë kontekst ka përmendur dy lloje të autonomive të cilat i parasheh propozimi serb, autonomi për shqiptarët në raport me shtetin serb dhe autonomi të serbëve dhe të bashkësisë së pakicave tjera në kuadër të Kosovës që ka të bëjë me decentralizimin dhe vetëqeverisjen lokale", ka thënë Mladenovic Ai po ashtu ka theksuar se Raskovic- Ivic nuk ka përmendur ndarjen në mënyrën se si e ka interpretuar BBC, e as që ka folur për këtë gjë, por se ka theksuar se autonomia për Kosovën në kuadër të Serbisë është zgjidhja më e mirë e kompromisit dhe e vetmja. Deklaratat e Koordinatores serbe për Kosovë, të hënën, i ka komentuar edhe Tina Kaidanow shefe e Zyrës amerikanë në Prishtinë. Ajo ka thënë se Bashkësia ndërkombëtare nuk e pranon ndarjen dhe se nuk e kupton se çfarë do të përfitojnë serbët nga ndarja e Kosovës. "Jo vetëm unë, por edhe vendet anëtare të Grupit të Kontaktit kanë mjaftë të qarta për këtë çështje. Nuk do të ketë ndarje të Kosovës , ndërsa arsyeja për këtë është shumë e thjeshtë se nuk ka asnjë interes nga kjo gjë , aq më pak për serbët në Kosovë" ka thënë Kaidanow. Sipas saj është për keqardhje që Beogradi në masë të madhe ne-

Serbia e zbuloi planin B për Kosovën që mund ta përdorë në vazhdim të procesit të bisedimeve, apo ishte një nga deklaratat spontane të Raskovic-Ivic? Deklarimi për ndarje ka shkaktuar reagime të shumta. gocion në emër të serbëve të Kosovës , sepse sipas saj vetëm serbët kosovarë mund të përfaqësojnë interesat e tyre. "Mos gjykoni në bazë të asaj çka u thonë njerëzit tjerë nga vendet tjera, dëgjoni me kujdes se çfarë garanci dhe të drejta do të fitoni nga ky proces" ka thënë Kaidanow. Zëdhënësi i UNMIK Aleksandar Ivanko ka deklaruar, të hënën, se UNMIK dhe bashkësia ndërkombëtare gjithmonë kanë folur se nuk do të ketë ndarje të Kosovës. Ai ka theksuar se deklaratat për ndarjen e Kosovës nuk janë të dobishme. "Ndarja e Kosovës nuk do të tolerohet dhe pikë. Deklarata të tilla nuk ndihmojnë aspak sepse janë në kundërshtim me qëndrimin e tërë bashkësisë ndërkombëtare,Grupit të Kontaktit , Marti Ahtisaarit, UNMIK-ut", ka thënë ai. Ivanko ka vlerësuar se Sanda Raskovic-Ivic është dashur të mendojë para së gjithash për mënyrat se si serbët t'i bashkëngjiten institucioneve të

Kosovës. Profesori i studimeve ndërkombëtare në Universitetin e Georgetown Charles Kupchan ka vlerësuar se ndarja e Kosovës nuk do të ndodhë. "Beogradi po provon që ta shtyjë opsionin për ndarjen e Kosovës. Bashkësia ndërkombëtare i kundërvihet me vendosmëri kësaj, pasi që nuk dëshiron të hap Kutinë e Pandorës në jug të Serbisë. Ndarja e Kosovës me siguri se nuk do të ndodhë por duhet të kihet parasysh se në Kosovë mund të vije prapë deri te dhuna " ka thënë Kupchan për Zërin e Amerikës. Ai po ashtu thotë se në një situatë të qëndrimeve të paluhatshme të Beogradit dhe Serbisë për statusin e ardhshëm të Kosovës , bashkësisë ndërkombëtare i ka mbetur vetëm të imponojë zgjidhjen. Ai thotë se në një përfundim të tillë vihet nga rrjedhat e deritashme të negociatave. " Bëhet fjalë për dy pozicione në të cilat nuk ka moment të përbashkëta dhe duket se as që do të ketë.

Problemi është se për të gjithë politikanët në Serbi pranimi i pavarësisë së Kosovës do të ishte vetëvrasje politike. Duket se Kostunica dhe Tadic po kërkojnë nga bashkësia ndërkombëtare që të imponojë zgjidhjen për statusin e Kosovës. "Ata në një mënyrë thonë: 'Ne nuk mund të pranojmë pavarësinë , e pasi që nuk po mund ta ndalojmë, ju imponojeni", ka thënë Kupchan. Edhe pse është heshtur nga autoritetet zyrtare serbe, deklarata është komentuar nga parti dhe analistë serbë. Këta të fundit e kanë interpretuar si plan rezervë të Serbisë për Kosovën ndërsa partitë kanë theksuar se planet zyrtare të Serbisë në negociatat për statusin e Kosovës mund t'i ndryshojë vetëm Kuvendi i Serbisë. Nenad Djurdjevic nga Forumi për Marrëdhënie Etnike ka deklaruar se për zgjidhje të mira asnjëherë nuk është vonë. "Unë shpresoj se ekipi negociator, i cili duhet të jetë i përgjegjshëm, ka parasysh të

gjitha zgjidhjet, edhe ato që u përgjigjen interesave kombëtare serbe si dhe ato që paraqesin planin rezervë dhe variantin me të cilin Serbia nuk do të mposhtet plotësisht", ka thënë Djordjevic. Ndërsa zyrtari i Partisë Radikale Serbe Aleksandar Vucic ka hedhur poshtë mundësinë për ndryshimin e planit për Kosovën para se për këtë çështje të deklarohet Kuvendi i Serbisë. Vucic ka theksuar se nuk është gjë e mirë që zyrtarë serbë të dalin me deklarata kokë më vete. "Nuk është mirë që zyrtarët tjerë të dalin në publik me qëndrime të tyre para se Kuvendi të marrë vendim", ka thënë Vucic. Propozimi i fundit serb në lidhje me negociatat për statusin e Kosovës ishte miratuar më mars të vitit 2004 në parlamentin e Serbisë. Ky plan parasheh autonomi substanciale në kuadër të Serbisë dhe autonomi personale të serbëve në kuadër të Kosovës. Ndërsa pos Raskovic-Ivic askush nga zyrtarët serbë nuk ka folur publikisht për ndarjen e Kosovës.

6

POLITIKË

E martë, 15 gusht 2006

BDI dëshiron të fsheh të këqijat që ka bërë Partia Demokratike Shqiptare në Maqedoni, i ka bërë thirrje të hënën Bashkimit Demokratik për Integrim që tërheq vendimin për protesta dhe të mos pengojë qytetarët që të lëvizin lirshëm. "Populli shqiptar është i vetëdijshëm se përfaqësuesi legjitim nga

këto zgjedhje është PDSH dhe është e kotë që t'i zësh rrugët, sepse zënia e rrugëve popullit shqiptar i përkujton strategjinë e Beogradit", ka thënë anëtari i Kryesisë së PDSH'së, Bardhyl Mahmuti. Ai ka përkufizuar insistimin e BDI'së

Admirali Henry Ulrich ka thënë se KFOR nuk ka të dhëna për ekzistimin e strukturave paralele të sigurisë në veri. Grupi i Kontaktit kishte konfirmuar ato dhe shprehte brengosje për rritjen e personelit në to, më 24 korrik.

Ndryshe nga Grupi i Kontaktit Zveçan, 14 gusht — Komandanti i krahut jugor të NATO's, Admirali Henry Ulrich, ka thënë të hënën në Zveçan se paqeruajtësit ndërkombëtarë të KFOR'it, edhe pse kanë kërkuar dëshmi për ekzistimin e grupeve paramilitare serbe në këtë pjesë të Kosovës, nuk kanë gjetur indikacione të tilla. Ai i ka bërë këto komente, ndonëse një deklaratë e Grupit të Kontaktit e datës 24 korrik, pas 'takimit të elefantëve' në Vjenë, shprehte brengosjen e pjesëmarrësve për gjendjen në veri dhe shtimin e personelit në strukturat paralele të inteligjencës. Admirali Ulrich e ka bërë këtë deklaratë pas takimit që ka zhvilluar me kryetarin e Komunës së Zveçanit, Dragisa Milovic, me të cilin kanë diskutuar për sigurinë në pjesën veriore të Mitrovicës, punën e KFOR'it, decentralizimin si edhe për hapat drejt zgjedhjes së statusit final të Kosovës. Admirali Ulrich ka thënë se indikacionet që kanë ata, janë se situata e sigurisë është mjaft e mirë."Pra kemi indikacione pozitive", ka thënë ai. Komandanti i krahut jugor të NATO's dhe përfaqësuesit e Komunës së Zveçanit janë pajtuar që të bashkëpunojnë edhe më ngushtë në fushën e sigurisë, gjatë muajve të ardhshëm. Ulrich ka lavdëruar punën e komandantit të paqeruajtësve të KFOR-it, gjeneralit Giuseppe Valotto, i cili do të largohet pas tri javësh nga Kosova. Ai ka thënë se muajt e ardhshëm janë shumë të rëndësishëm për Kosovën, për vet faktin se po afrohet koha e definimit të statusit politik të saj. "Jemi të njoftuar se komuniteti ndërkombëtarë është

duke udhëhequr procesin për zgjidhjen e statusit politik të Kosovës. Jam i lumtur që jam ushtarak dhe nuk jam i përfshirë në diskutime, por jam shumë i impresionuar me motivimin dhe angazhimin e njerëzve të përfshirë në këtë proces", ka thënë ai. Admirali Ulrich, ka thënë në vazhdim, se është i sigurt se ata do të marrin vendimin e duhur për njerëzit e Kosovës. Kryetari i Komunës së Zveçanit, Dragisa Milovic ka thënë se paqeruajtësit ndërkombëtarë të KFOR'it janë duke e kryer punën shumë mirë dhe brenda përgjegjësive të veta. "Shpresoj se do të vazhdojnë edhe më tej me këtë frymë. Kam shprehur kërkesën dhe dëshirën tonë për angazhimin e mëtejmë të KFOR-it, në mënyrë që të mos lejojnë që të përsëritet 17 marsi dhe pastrimi etnik", ka thënë Milovic. Sa i përket çështje së sigurisë, Milovic ka pohuar se për fat të keq, Shërbimi Policor i Kosovës nuk po bën aq sa duhet. "SHPK në mbarë Kosovën, nuk ka gjetur asnjë autor që ka kryer krimet duke përfshirë edhe vendin tonë", ka deklarua ai. Kryetari i Komunës së Zveçanit është shprehur i pakënaqur edhe me çështjen e kthimit të të zhvendosurve nëpër vendet e tyre. "Për fat të keq gjatë këtyre viteve nuk ka pasur kthim, dhe kur flitet për komunën tonë kjo është edhe më e rëndë. Janë shpërngulur 4.000 banorë nga këtu, në anën tjetër këtu kemi njerëz nga Fushë Kosova, Obiliqi, që nuk kanë mundësi të kthehen në shtëpitë e tyre", ka Milovic.

për pjesëmarrje në qeveri, s'i motiv për të fshehur manipulimin dhe përvetësimin e fondeve kombëtare. "Përmes strategjisë së destabilizimit ata tentojnë të fshehin një numër të madh çështjesh që lidhen me krimin, me korrupsionin dhe shumë të këqija që populli shqiptar

i ka përjetuar për 4 vjet kur BDI ishte në pushtet", ka thënë Mahmuti. Sipas Mahmutit mosnjohja e PDSH si fituese, organizimi i protestave dhe destabilizimi i mundshëm është në dëm të integrimit të vendit dhe çështjes së Kosovës.

SHEFI I TERRIT DH Joackim Rycker gjatë mandatit të tij si shef i Shtyllës së IV ka korrur sukses të plotë në shitjen e ndërmarrjeve shoqërore, sikur ka njohur edhe dështim total në menaxhimin e situatës katastrofale energjetike. Ky është Kryeadministratori i ardhshëm i Kosovës. Prishtinë, 14 gusht — hpesh nën dyshimin se janë duke u vjedhur shuma të mëdha të eurove, Joackim Rycker gjatë mandatit të tij si shef i Shtyllës së IV e përmblodhi për mrekulli gjithë spektrin e ndërmarrjeve shoqërore duke i shitur ato me shpejtësi marramendëse. Në ketë mënyrë Kryeadministratori i ardhshëm i Kosovës arriti të kthente besimin e kosovarëve se jo krejt stafi i UNMIKut angazhohet vetëm për ta bllokuar ecurinë e ekonomisë së vendit më të varfër në Europë. Kur kishte ardhur në Kosovë si shef i Shtyllës së IV Joachim Ryckerit, në janar 2005, i është dashur ta rregullojë gjithë kaosin që prapa vetës la bashkëkombësi i tij, Nicolas Lambsdorff. Gjermani Rycker u desh që krejt nga fillimi t'i qasej procesit të bllokuar të privatizimit, duke i dhënë impulse krejt të reja shitjes së ndërmarrjeve shoqërore. Këtu Rycker ka arritur sukses të pamohueshëm nëse mund ta mbyllim së paku njërin sy kur është fjala për dyshimet e ngritura për korrupsion në AKM, e cila është nën mandatin e Shtyllës së IV. Joachim Rucker, i cili do të vijë në shtator në postin e shefit të UNMIK-ut, përveç suksesit në shitjen e ndërmarrjeve shoqërore, gjatë mandatit të tij ka korrur edhe disa dështime të jashtëzakonshme. Asnjëherë nuk ka arritur që ta fus nën kontroll krizën energjetike. Ky problem jo që nuk është zgjidhur por vetëm sa ka ardhur duke u përkeqësuar gjatë epokës së Ryckerit. Gjithashtu edhe për faj të tij kosovarët edhe sot e kësaj dite janë të detyruar që ta kenë vetëm një operator të telefonisë

mobile. Ishte Rycker ai që nuk kishte intervenuar me kohë për ta futur nën kontroll procesin e tenderit të telefonisë mobile, i cili siç dihet, u anulua krejt në fund nga Kryeadministratori Soren Jessen Petersen. Njeriu i përzgjedhur nga Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara për Kryeadministrator të Kosovës do të ketë një gjysmë muaji për t'u përgatitur. "Sekretari i Kombeve të Bashkuara ka informuar sot Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për synimin që të emërojë z.Joachim Rucker si Përfaqësues Special të tij dhe Kryesues të UNMIK-ut që prej 1 shtatorit 2006", thuhej në një deklaratë të lëshuar nga UNMIKu, të premten. Njohësit e rrethanave politike thonë se tash që procesi për statusin e Kosovës ka filluar, Joachim Rucker nuk do të jetë personaliteti më i rëndësishëm, siç kanë qenë Kryeadministratorët në të kaluarën. Ai, me siguri, nuk do të përjetojë as mbikëqyrjen e ndonjë një procesi të ri zgjedhor në Kosovë, që ka të ngjarë të organizohet sipas Kushtetutës së ardhshme të vendit, që veç është nën përgatitje. Bazuar në tërë këtë kontekst, 55 vjeçari që mund të jetë befasuar edhe vet me detyrën e re, do të duhej të ulej dhe të studionte raportet e ambasaroit Kai Eide si dhe një tjetri të Julian Hartson, pas trazirave të muajit mars 2004. Esenca e tyre ka të bëjë me ristrukturimin e UNMIK'ut duke transferuar përgjegjësi sa më shumë te institucionet kosovare si dhe me aftësimin e misionit të Kombeve të Bashkuara që të jetë më i aftë dhe më

parashikues ndaj krizave eventuale. Për Ruckerin, i cili do të plotësojë treshen gjermane në krye të isntitucioneve të rëndësishme ndërkombëtare në Kosovë, duket se mbajtja e qëndrueshmërisë politike dhe të sigurisë në Kosovë do të jetë detyra më e rëndësishme, përderisa procesi për statusin do të jetë duke u zhvilluar. Ngjarjet në Kosovë janë treguar nganjëherë tejet të furishme dhe ky fakt është përmen-

POLITIKË

E martë, 15 gusht 2006

7

Nuk ka ndryshime në Qeveri Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka thënë të hënën se asgjë nuk do të mund ta ndalojë qeverinë e drejtuar prej tij për të vazhduar reformën dhe luftën ndaj korrupsionit. Berisha ka vazhduar akuzat ndaj Kryeprokurorit Teodorit Sollaku dhe Këshillit të lartë të Drejtësisë.

"Shtyllat e kleptokracisë janë ato që ishin në prokurorinë e përgjithshme, janë ato që ishin në KLD dhe më tej. Mund t'u jap një statistikë. Në një pjesë të madhe, vetëm nga një institucion, 2/3 e dosjeve të dorëzuara në prokurori janë mbyllur nga prokuroria. Të jeni të bindur se janë

dorëzuar qindra dosje, por shtyllat e kleptokracisë i bllokojnë këto përpjekje", ka thënë Berisha. Ai ka mohuar të ketë ndonjë informacion për përfshirjen e anëtarëve të kabinetit të tij në ndonjë aferë korruptive."Nuk kam parë asnjë raport substancial që të faktojë

abuzime nga ministrat. Raporte të tjera i kam nga agjencitë përkatëse. Nuk ekziston asnjë raport i tillë për ndonjërin prej tyre. Personalisht jam i vetëdijshëm se nuk ekziston imunitet ndaj korrupsionit. Jam i vendosur që të shqyrtoj me seriozitetin më të madh çdo fakt, çdo dokument,

HE PRIVATIZIMIT Përkushtim në Nga Agim ÇEKU

marrëdhëniet me BE

dur shpesh si arsye për të brengosur për shkak të rrjedhojave që mund të kenë zhvillimet e caktuara në bisedimet për statusin final. Përveçse do të jetë i liruar nga përfshirja në temat direkte për statusin, Rucker ka edhe një përparësi mungesa e së cilës ishte treguar fatale për Harri Holkerin - njohuria e gjendjes ekonomike. Vazhdimi i procesit të privatizimit, për zhbllokimin e së cilit ka merita, dhe ndon-

jë përmirësim i gjendjes energjetike, do t'ia forconin imazhin atij dhe mesionit që është në zbatim të "strategjisë dalëse". Diplomati që vjen nga shteti që thuhet se ka investuar më së shumti në Kosovën e pas luftës, është po ashtu gjermani i dytë në këtë post. Mirëpo, ndryshe nga Michael Steiner që udhëhiqte në kohën e harresës së problemit të Kosovës,

Joachim Rucker i ka të qarta detyrat e tij që sillen rreth idesë së përfundimit të misionit dhe çeljes së rrugës për praninë e Bashkimit Europian. E, sa për raportet me opinionin, ai duket se do të vazhdojë 'traditën' në UNMIK ku një Kryeadministrator ka qenë tejet komunikativ, pasuesi fare. Joachim Rucker njihet si personalitet që më shumë e dëshiron heshtjen.

Javën e kaluar, qeveria e Kosovës ka miratuar Planin e Veprimit për Zbatim të Partneritetit Evropian. Me këtë hap, marrëdhëniet e Kosovës me Bashkimin Evropian kanë hyrë në një fazë edhe më të strukturuar dhe më dinamike. Sot nuk do të ndalem te përcaktimi strategjik i Kosovës për anëtarësim në strukturat euroatlantike, ngaqë mendoj se kjo agjendë ka një përkrahje të plotë në nivel qeveritar, politik e social. Sot, dëshiroj të ndaj me ju aktivitetet që qeveria ka ndërmarrë për ta përmbushur këtë agjendë. Partneriteti Evropian është bërë sipas modelit të partneriteteve për anëtarësim për vendet kandidate të cilat kanë hyrë në Bashkimin Evropian në vitin 2004 dhe përcakton prioritet e Kosovës në rrugën drejt integrimit evropian. Këto prioritete janë bazuar në rekomandimet vjetore të Komisionit Evropian për Kosovën dhe janë hartuar sipas nevojave specifike të vendit. Dokumenti përfshin edhe Planin e Standardeve për Kosovën, duke vendosur kështu në një kornizë unike të gjitha kërkesat që rrjedhin nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara dhe duke i shkrirë Standardet për Kosovën me Kriteret e Kopenhagës. Në përgjigje të këtij dokumenti, qeveria e Kosovës ka hartuar Planin e Veprimit për zbatim të Partneritetit Evropian përmes të të cilit synon të vendosë politikat e vendit në shërbim të procesit të integrimit evropian. Ai do t'i shërbejë Qeverisë dhe Kuvendit jo vetëm si udhërrëfyes strategjik, por edhe si instrument monitorimi për të përcjellë progresin e Kosovës në kuadër të Procesit të Stabilizim-Asocimit. Plani është udhërrëfyes edhe për shoqërinë civile, mediet, komunitetin e biznesit dhe publikun e gjerë. Për secilin janë tashmë transparente mënyra se si mund të kontribuojë në realizimin e Planit dhe se si të ndjekë për së afërmi përmbushjen e tij, pasi plani përcakton qartë afatet, veprimet konkrete dhe bartësit e përgjegjësive për adresimin e prioriteteve të Partneritetit Evropian. Aftësimi i institucioneve të Kosovës për t'iu përgjigjur në kohë dhe në mënyrë efektive kërkesave që rrjedhin nga procesi i integrimit evropian është prioritet dhe sfidë e jona. Me gjithë përkrahjen financiare dhe asistencën teknike që Komisioni Evropian i ofron Kosovës për pjesëmarrje sa më të suksesshme në Procesin e Stabilizim-Asoci-

imit, institucionet ballafaqohen me mungesë të kuadrit të specializuar në këtë lëmi. Prandaj, qeveria ka iniciuar, me mbështetjen financiare të Agjencisë Evropiane për Rindërtim, një program specializimi në universitetet evropiane për kuadro të rinj dhe shërbyes civilë. Disa prej tyre tashmë janë angazhuar në IPVQ. Shërbyesit civilë në të gjitha ministritë janë përfshirë në trajnime të shumta në këtë fushë, ndërsa së voni, Ministria e Pushtetit Lokal (MPL) ka nisur një program informimi në të gjitha komunat e Kosovës për rolin e qeverive lokale në procesin e integrimit evropian. Volumi i punës në rritje në kuadër të Mekanizmit Përcjellës të Procesit të Stabilizim Asocimit shtron nevojën për forcim të strukturave ekzistuese. Ky është rekomandim i përbashkët edhe i Këshillit, edhe i Komisionit Evropian. Në këtë drejtim duhet parë edhe kërkesa jonë e fundit për themelimin e Ministrisë për Integrim Evropian: një strukturë mjaft e fuqishme që do të kishte për mision drejtimin teknik dhe bashkërendimin e procesit të integrimit evropian. Procesi i integrimit evropian është në radhë të parë çështje reformash të brendshme. Sidoqoftë, një prezencë e Kosovës në Bruksel është e domosdoshme për të siguruar komunikimin e nevojshëm në mes të institucioneve evropiane dhe atyre të Kosovës. Kohë më parë kemi kërkuar hapjen e Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Bruksel. Pas një pranimi në parim të një prezence të tillë, pres konfirmimin final në mënyrë që të procedojmë zyrtarisht. Fillimisht, këto struktura do të bazohen në mundësitë financiare të momentit, ndërsa do të rriten me kohë në përputhje me zhvillimet në vend. Qeveria e Kosovës po punon dhe përgatitet për një të ardhme evropiane të Kosovës. Jemi të vetëdijshëm se shumë punë është para nesh, por momenti në të cilin gjendemi është unik që institucionet, legjislacioni dhe politikat që po i ndërtojmë të bëhen në përputhje me kriteret e Bashkimit Evropian. Kjo paketë masash do të ketë efekte pozitive në zhvillimin e Kosovës dhe mirëqenien e qytetarëve të saj. (Ky është fjalimi i rregullt javor i Kryeministrit Agim Çeku drejtuar popullit).

8

E martë, 15 gusht 2006

Nacionale redaktor: Valon A. Syla e-mail: [email protected] tel: 038 542 270 fax: 038 542 270-2

S’ka ndryshime në qeveri TIRANË — Kryeministri shqiptar, Sali Berisha, deklaroi se nuk do të bëjë asnjë ndryshim në qeverinë e tij, sepse, sipas tij, mungojnë motivet për të bërë këto ndryshime. Berisha doli të hënën në Tiranë në një konferencë për shtyp, ku theksoi se qeveria do të vazhdojë të luftojë korrup-

sionin. “Aktualisht nuk kam asnjë motiv për të bërë ndryshime në kabinetin qeveritar. Të jeni të sigurt se këto ministra dhe kjo qeveri do të mbajë vendin mbi bazën e performancës. Qeveria nuk do të tërhiqet nga objektivat që ka dhënë dhe do të bëjë transparente punën e saj për 6-

mujorin”, tha Berisha. Ai tha se pa miratuar buxhetin, ai nuk mund të bëjë transparencën e punës dhe kjo është arsyeja pse analiza 6 mujore e qeverisë është shtyrë pak. “Detajet për punën e qeverisë dhe ministrave për 6 muaj do të bëhen publike shumë shpejt”, ka deklaruar Berisha.

HIDHEROHET MINISTR

Nuk mërzitet se çka shkruajnë gazetat. Vazhdon të jetë besnik e dhëndër i mirë ndaj miqve duke vendosur të heshtë për këtë punë. Zyrtarë të qeverisë thonë se tash kjo punë do t’i ta

Nebih Maxhuni [email protected]

Prishtinë, 14 gusht — Me miq i ka punët mirë dhe nuk bëhet shumë merak se çka shkruajnë gazetat. Punët në aksin rrugor prej Stacionit të Autobusëve e deri Te Rrethi janë duke vazhduar me hapa të breshkës. Për tjerat ministri i Transportit dhe Postë Telekomunikacionit, Qemajl Ahmeti, nuk mërzitet fortë. Me rëndësi, sipas

tij, është që punimet janë duke ecur me volumin e paraparë. Për këtë rast ai është hidhëruar dhe ka vendosur që mos ta thotë as vetëm një fjalë lidhur me lidhjet e tij familjare me Alko Impex. Dhëndri i kompanisë e cila është duke kryer punimet në aksin rrugor M2 , ka thënë shkurt për Express se shkrimi i botuar sot është bërë pa u konsultuar fare me ministrinë. Në një prononcim të shkurtër, ministri

Qemajl Ahmeti ka thënë se nuk ka çka të bisedojë me gazetën për lidhjet e tij familjare dhe mënyrën se si ka arritur që miqve të tij t’ua japë këtë tender në vlerë prej 740 mijë eurove. “Shkrimi veç ka dal sot në gazetë pa biseduar me mua dhe ju këtë e keni shkruar pa fol me mua ...,” thotë Ahmeti i cili nuk dukej i mërzitur për shkrimin i cili është botuar në numrin e sotëm të Express. Ai përmes telefonit ka vlerësuar se nuk ka mbe-

tur vend që të bisedohet më për këtë punë, duke mos i mohuar lidhjet e tij familjare me vëllezërit Fazliu që janë pronarë të kompanisë “Alko Impex”. “S’e di çka me fol me mu ... nëse unë vendosi me fol për gazetë ... flasim më vonë“, thotë dhëndri i vëllezërve Fazliu. Qeveria e Kosovës si zakonisht nuk është në dijeni për problemet dhe manipulimet që bëhen në dikasteret ministrore.

Pas publikimit në media të rastit Qemajl Ahmeti, qeveria thotë se përmes mekanizmave të saj dhe Kuvendit të Kosovës, të gjithë ata që bëjnë shkelje të ligjit apo manipulime do të hetohen. Edhe pse nuk i bëhet vonë qeverisë për këso lloj lidhjesh të ministrave dhe manipulimeve të tyre, ajo premton se do të reagojë. Ulpiana Lama, zëdhënëse e qeverisë, thotë se së pari duhet të vërtetohen gjërat e më pas qeveria do të

NACIONALE

E martë, 15 gusht 2006

9

Mbi 50 mijë vetë kërkojnë punë në Prizren Numri i punëkërkuesve në rajonin e Prizrenit ka tejkaluar shifrën prej 50 mijë persona, ndërsa zyrtarët që merren me çështje të punësimit pohuan se për një muaj arrijnë të punësojnë rreth 130 persona në zeje të ndryshme. Mbështetur në shënimet e Qendrës

Rajonale për Punësim në Prizren, numri i punëkërkuesve të paraqitur zyrtarisht, ka tejkaluar shifrën prej 50 mijë persona. Gjysma prej tyre janë femra, ndërsa numri më i madh i punëkërkuesve në rajon kryesisht janë të pakualifikuar. Në mesin e punëkërkuesve ka edhe per-

sona me shkollë të lartë dhe me kualifikim superior, por numri i tyre nuk kalon një për qind. Drejtori i Qendrës Rajonale të Punësimit, Musli Kabashi, tha për KosovaLive se gjatë vitit të kaluar është bërë aftësimi i një numri të punëkërkuesve në nëntë profile të

ndryshme, të cilat kërkohen nga tregu bashkëkohor i punës, si në tregti, hoteleri e kuzhinë, servisim të pajisjeve shtëpiake, etj. Pjesën me të madhe të punëkërkuesve e përbëjnë të rinjtë, gjegjësisht grupmosha nga 25 deri në 39 vjeç, apo rreth 44 për qind e numrit të regjistruar.

RI AHMETI

që po e ndërtojnë rrugën në Prishtinë, akojë Agjencisë për Anti-Korrupcion. reagojë. Sipas saj, Agjencia Antikorrupsion është ajo që duhet të merret më këtë rast. “Tashmë janë kodet e miratuara që bëjnë që rastet e tilla të jenë subjekt i hetimeve nga Agjencia Anti-korrupsion. Nëse vërtetohet se ka gjëra të kësaj natyre, ato nuk do të kalojnë sigurisht të pavërejtura, do të merren masa ndaj tyre, por së pari këto duhet të jenë të argumentuara”, thotë Lama. Ndërkaq Avni Zogiani nga Organizata për Dinjitet dhe Anti-korrupsion, thotë se kupa e një pjese të konsiderueshme të ministrave për shkarkim është mbushur qysh moti “Ministri Ahmeti po vazhdon t'i përgjigjet me një qeshje cinike qe s'i shkon fare për fytyre secilës kritikë për dështime. Natyrisht ai mund të vazhdojë me shkelje e dështime të tjera dhe është i sigurt se askush nuk do të ndërmarrë masa. Sipas Zogianit, kjo qeveri është pa krye ose më saktë, komandohet nga dy qendra të cilat e shfrytëzojnë atë për nevoja parciale partiake e klanore. “Në këtë kontekst e shoh këtë shkelje të re të ministrit Ahmeti si një normalitet me të cilin po mësohemi të jetojmë të gjithë. Megjithatë, shpesh po befasohem me simulimet e zotit Çeku në stilin kinse ai nuk po sheh ndonjë shkelje në kabinetin e tij, se për ndryshe do të ndërmerrte masa. Është

koha që edhe ai ta kuptojë në çfarë derexhe është kjo qeveri dhe ai vetë”, vlerëson ai. Në zgjerimin e rrugës M2, kompania Alko Impex ka filluar punimet në tetorin e vitit të kaluar. Arsyetimet kanë qenë prej më të ndryshmeve se përse janë vonuar në kryerjen e këtij projekti. Zyrtarët e MTPT kanë pohuar se kushtet atmosferike kanë ndikuar që kjo rrugë të vonohet, më pas ata janë arsyetuar se kanë hasur në probleme pronësore me Termokosin. Ministria po ashtu është akuzuar se ka ndërruar destinimin e rrugës shkaku i një biznesi privat në këtë rrugë. Përderisa zyrtarët e Komunës së Prishtinës thonë se e gjithë kjo punë është duke u bërë pa lejen e Komunës.

Amnestohet hajnia deri për Vit të Ri Deri në kohën e Babadimrit, të gjithë ata që vjedhin miliona euro nga buxheti i Kosovës mund të vazhdojnë veprimtarit e tyre pa u frikësuar se janë duke u hetuar nga Agjensioni Anti–korrupsion. Ky agjesion nuk do të funksionojë deri në fund të vitit. Artan Behrami [email protected]

Prishtinë, 14 gusht — Deri në fund të këtij viti, njerëzit e korruptuar nëpër institucione të Kosovës do të kenë mundësi të vjedhin pa u hetuar nga Agjencioni Anti – korrupsioni, Në atë kohë pritet funksionimi i plotë i këtij agjensioni, i cili ka vetëm një udhëheqës dhe disa punëtorë të cilët janë të preokupuar me konstituimin dhe përgatitjet legjislative të këtij organi. Për t’i përshpejtuar punët procedurale në mënyrë që ky agjension të jetë funksional, Hasan Preteni, udhëheqës i Agresionit Anti-korrupsion, ka takuar të hënën Agim Çekun, kryeministër i Kosovës. Ai nga Çeku ka kërkuar së pari mbështetje financiare, ngase agjensioni në këtë fazë nuk ka buxhet të përcaktuar. “Dihet se Agjencioni Anti - korrupsion nuk është ende në funksion të plotë, nuk ka ende strukturë të përcaktuar, rregullat procedurale. Kërkova nga kryeministri një mbështetje se agjensioni ende nuk ka një buxhet të precizuar, kërkova së pari mbështetje buxhetore, kërkova një mbështetje të përgjithshme nga kryeministri”, tregon Preteni me një thes plotë kërkesa që,

sipas tij, Agim Çeku ka dhënë mbështetje për realizimin e tyre. Ai shton se bashkëpunimi mes Kryeministrisë dhe agjensionit nuk mungon, por për të funksionuar agresioni, duhet kohë. “Bashkëpunimi mes agjensionit dhe Kryeministrisë do të jetë i mirë. Është kjo fazë që ende nuk kemi organ, jemi duke punuar që ta përcaktojnë organiken, rregullat procedurale që do të përdoren gjatë punës në agjension. Shpresoj që brenda tre muajve do të kryhen disa rregulla, kurse në funksion të plotë do të jetë para Vitit të Ri”, paralajmëron Preteni. Atëherë qytetarët dhe të gjithë personat juridikë dhe jo juridikë do të kenë mundësinë që t’i paraqesin rastet me korrupsion në këtë agjension. “Kryeministri më ka përkrah dhe është duke shkuar në faza normale, por nëpër këto faza duhet pa tjetër me kalu dhe kjo merr pak kohë. Nuk ka ngecje në raport mes qeverisë dhe agjencionit, por unë kërkova nga kryeministri që të përshpejtohen punët, tregon Hasan Preteni, udhëheqës i Agjensionit Anti – korrupsion. Ndërkaq Avni Zogiani, udhëheqës i Organizatës për Anti - korrupsion dhe Dinjitet “Çohu”, thotë se Agjensioni i pavarur Anti-korrupsion qëllimisht është

injoruar nga qeveria dhe Kuvendi i Kosovës. “Agjensioni është injorua qëllimisht nga kjo qeveri edhe nga Kuvendi i Kosovës, edhe po vazhdon të injorohet. Problemi elementar është se janë deleguar anëtarët e këshillit të agjensionit për t’i caktuar parimet mbi të cilat agjencioni duhet të punojë. Të gjitha institucionet relevante në Kosovë kanë dërguar nga një ose dy përfaqësues në këshillin e Agjensionit Anti - korrupsion dhe në këtë mënyrë kanë vendosur ndikimin direkt politik mbi këtë institucion të pavarur”, tregon ai. Zogiani shton se ligji ka paraparë krejtësisht një tjetër mënyrë të përcaktimit të parimeve për këtë agjension. “Kjo është ndërtuar si një institucion që do të dështojë patjetër dhe faktikisht ky institucion lidhet direkt dhe dështimi i tij me mungesën e vullnetit politik të aktorëve kryesorë politikë në Kosovë për ta luftuar korrupsionin. Këta që janë udhëheqës të qeverisë, Parlamentit dhe institucioneve të tjera”, pohon Zogjani. Takimi mes Çekut dhe Pretenit nuk ishte publik. Vetëm përmes një deklarate të zyrës së informimit të Kryeministrisë është njoftuar në tre paragrafë për këtë takim.

10 NACIONALE

E martë, 15 gusht 2006

Reduktohet numri i arsimtarëve për 25 në Sharr Drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit në Sharr (ish-Dragash), Xhemail Iljazi, konfirmoi të hënën se për shkak të mungesës së buxhetit, këtë vit do të ketë reduktim të punonjësve në të gjitha shkollat e kësaj komune. Sipas tij, pas shkurtimeve buxhetore,

Ministria e Ekonomisë dhe Financave ka kërkuar që numri i punëtorëve në 12 shkollat fillore, me mësim në gjuhën shqipe e boshnjako-gorane, të reduktohet për 25 punëtorë, që do të thotë se nga 504 punëtorë aq sa kanë punuar gjatë vitit të kaluar, do të mbesin 487

punëtorë. Ndërkaq Gjimnazi “Ruzhdi Berisha” nuk do të preket nga reduktimet, nga sivjet për herë të parë do të hapen klasat e 13-ta, me ç’rast do të shtohen edhe 8 norma të reja të vendeve të punës. Ai ka pohuar se në shkollat me

Organizata për Demokraci, Anti-korrupsion dhe Dinjitet “ÇOHU” alarmon për gjendjen e varfërisë në vend. Pasurimin e ministrave të qeverisë së Kosovës, ata e shohin si ‘suksesin’ e vetëm të dy qeverive të koalicionit udhëheqës.

THELLOHET VARFERIA Jeton Llapashtica [email protected]

Prishtinë,14 gusht — Kosova zë vendin e parë në top listën e vendeve të rajonit për nga varfëria absolute dhe ajo ekstreme, thuhet në një komunikatë për media të Organizatës për Demokraci, Anti-korrupsion dhe Dinjitet “ÇOHU”. Në shqetësimin e tyre, drejtuesit e kësaj organizate pohojnë se pesëdhjetë për qind e qytetarëve

të Kosovës identifikohen me më pak se dy euro në ditë, duke u bërë kështu ‘anëtarë’ të varfërisë absolute në vend. Ndërsa më keq se kaq, duke u thirrur në një raport vlerësues mbi varfërinë në Kosovë që e ka bërë Banka Botërore, drejtuesit e kësaj organizate theksojnë se tetëmbëdhjetë për qind e qytetarëve të Kosovës brenda njëzetekatër orëve përfitojnë jo më shumë se nëntëdhjetetre centë. Këta qytetarë, sipas kësaj orga-

nizate, i takojnë varfërisë ekstreme, duke vlerësuar se varfëria e përgjithshme në vendin tonë është thelluar edhe më shumë gjatë mandatit të qeverisë aktuale. “Është cinike dhe jokonstruktive të mohohet puna e qeverisë”, theksohet një citat nga fjalimi i kryeministrit të Kosovës Agim Çeku, i javës së kaluar në tabelat që organizata në fjalë e ka bërë krahasimin e varfërisë së Kosovës në raport me vendet fqinje, ku po ashtu pohohet se aktualisht Koso-

ORA përsëritet Dy deputetë të partisë ORA çojnë peshë institucionet shëndetësore për gjendjen kaotike në këtë sektor, duke i kërkuar duel në Parlament zv/kryeministrit Lutfi Haziri. Në veçanti kjo parti e kritikon Komisionin Ndërministror për Shëndetësi, kryesisht për çështjet të cilat në fakt nuk janë mandat i këtij komisioni.

Arben Hyseni [email protected]

PRISHTINË, 14 GUSHT — Komisioni Ndërministror për Shëndetësi nuk është komision adekuat dhe profesional për të rregulluar problemet në shëndetësi. Ky është qëndrimi bazë i Partisë Reformiste Ora. Sipas tyre, për gjitha këto probleme tani duhet të përgjigjet dhe t’i raportojë Kuvendit të Kosovës

kryetari i këtij komisioni , Lutfi Haziri”. Këto i ka thënë kryetarja e komisionit parlamentar për shëndetësi, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku dhe deputetja Teuta Sahatçiu. Sahatçiu në emër të grupit parlamentar të Partisë Reformiste ORA. Edhe një herë Ora përsërit kërkesen e saj për seancë urgjente të kryesisë së Kuvendit. Kjo me qëllim që të shqyrtohet gjendja më së e rëndë e krijuar në sistemin shëndetësor të Kosovës. Në këtë seancë duhet të raportojë zëvendëskryeministri, Lutfi

mësim në gjuhën shqipe, numri i të reduktuarve do të sillet rreth 14-15, ndërsa në shkollat gorane duhet të reduktohen 11-12 vende të punës. Në fund, ai ka potencuar se reduktimet e tilla do t’i përfshijnë edhe të gjithë punëtorët administrativë të shkollave fillore (8 sish).

Haziri, i cili ka marrë këtë përgjegjësi pa qenë njeri adekuat për këtë çështje shumë serioze, tha ajo. Sahatçiu njëkohësisht ftoi Hazirin që t`i ndërpresë pushimet dhe të vijë në Kosovë për t’u marrë me problemet të cilat i takojnë atij. “Gjendja në të cilën është shëndetësia kosovare vërtet kërkon një trajtim të duhur, të shpejtë dhe shumë serioz”, tha Fatmire Kollçaku. Ndërsa Komisioni Ndërministror për Shëndetësi nuk i konsideron si serioze këto kritika të deputeteve të partisë

va është dy herë më e varfër se vendet e rajonit dy vjet më parë. Në komunikatë thuhet se fjalët e kryeministrit Çeku se janë kursyer gjashtëqind mijë euro dhe besimi i tij se ky fakt do të thotë sukses për ekzekutivin e vendit, nuk është asgjë tjetër veçse mjerim, ngase sipas tyre, përballë kursimit të këtyre mjeteve, ekziston dyshimi për keqpërdorimin e milionave nga anëtarët e qeverisë së Kosovës. “Në një aktivitet të mëhershëm, Organizata ÇOHU dhe Koalicioni Anti-korrupsion ka sjellë para jush nivelin e ulët të kualifikimit të përgjithshëm të qeverisë Çeku dhe kemi vënë në pah dështimet e kësaj qeverie në sferat kryesore publike, dështime të cilat bëjnë vetëm të logjikshëm konstatimin se kjo qeveri ka dështuar. Sot po ju sjellim një aspekt tjetër të së vërtetës sonë të përditshme, atë të varfërisë së përgjithshme të popullsisë kosovare. Kosovarët sot janë shumë herë më të varfër sesa secili popull i rajonit”, vazhdon komunikata.

ORA. Izet Sadiku, anëtar i këtij komisioni, thotë se ky komision nuk është formuar që të merret edhe me epidemi siç është meningjiti, por probleme tjera të caktuara. Ai thotë se kjo sëmundje është shfaqur për çdo vjet në Kosovë dhe këtë gjendje është duke e trajtuar mirë Qendra Klinike Universitare, duke e bërë të qartë se epidemitë janë çështje që nuk i takojnë mandatit të Komisionit Shëndetësor që e kryeson zv/kryeministri Haziri. “Komisioni Ndërministror nuk është formuar për t’u marrë me epidemi, por me disa çështje të caktuara ku çështja është më serioze”, tha Sadiku. Komisioni është përcaktuar për problemet në Qendrën Klinike Universitare dhe Agjensionin Farmaceutik për Produkte Medicinale dhe disa tjera, shtoi Sadiku. Megjithatë, anëtarët e partisë ORA nuk ndalen duke mos kursyer as qeverinë në tërësi. Sipas zyrtarëve të partisë, ORA është injoruar nga qeveria kur ka potencuar problemet e mëdha

Sipas komunikatës në fjalë, kryeministri Çeku dhe njerëzit nga kabineti i tij do duhej të kuptonin se cinizmi më i madh që po u bëhet kosovarëve është vazhdimi i mohimit të realitetit, i cili për Organizatën “ÇOHU” është tepër brutal për sa i përket kualitetit të dobët të jetës së kosovarit dhe të folurit për sukseset që, sipas tyre, nuk shihen askund. “Suksesi i vetëm për të cilin do të mund të fliste z. Çeku dhe bashkëpunëtorët e tij është pasurimi i zyrtarëve të lartë qeveritarë”, vlerësojnë ata, duke shtuar se Kosova meriton një qeveri më të kualifikuar se kjo, e cila do të nxjerrë dhe bartë politikat e duhura për zhvillim të Kosovës. Në fund të kësaj komunikate theksohet se drejtuesit e Organizatës “ÇOHU” edhe më parë janë munduar ta alarmojmë Kuvendin e Kosovës për gjendjen e rëndë në qeverisje, alarm ky që sipas tyre, është bërë kot, meqenëse legjislativi i vendit ende nuk ka bërë përpjekje për të adresuar problemet që janë ngritur.

në shëndetësi, ku vetëm tash pas sa kohe ka reaguar. “Komisione të tilla formohen vetëm në raste të jashtëzakonshme dhe ky komision do të duhej t’i raportonte Kuvendit, duke shpjeguar masat e parapara edhe daljen nga kjo gjendje”, tha Kollçaku. Nëse vetë qeveria e ka parë të arsyeshme formimin dhe shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në shëndetësinë kosovare, tha Kollçaku, atëherë çdo kush duhet ta arsyetojë mbajtjen e kësaj seance. “Këtu duhet të raportohet për tipet e viruseve ku dinë të jenë të rrezikshëm dhe duhet të bisedohet për shërimin e shëndetësisë, që është i vetmi pacient në Kosovë”, u shpreh deputetja e ORA - s. Komisioni parlamentar për shëndetësi në seancën e radhës do të diskutojë për shëndetësinë. Aty do të tregohet se a janë institucionet shëndetësore të afta të përballen me sfidat e rënda që kanë përpara dhe për masat të cilat do të merren për përmirësimin e kësaj gjendjeje.

MARKETING 11

E martë, 15 gusht 2006

Radio Televizioni i Kosovës Radio Televizioni i Kosovës Rr. Xhemajl Prishtina nr. 12, Prishtinë

Për vendet e lira të punës: Redaktor planifikues në Dhomën e Lajmeve në Televizion Detyrat kryesore: Mbledh informatat që vijnë përmes telefonit, internetit, faxit etj. Kontrollon mbulimin e ngjarjeve dhe shpërndarjen e gazetarëve për prodhimin e lajmeve ditore; Sjell ide për tema dhe mbulimin e ngjarjeve aktuale dhe të paralajmëruara me redaktorët e edicioneve; Është përgjegjës për mbulimin e tërësishëm të ngjarjeve të vlerësuara si të rendësishme për edicionet informative në bashkëpunim me redaktorët dhe kryeredaktorin; Përpilon analizat ditore dhe javore të punës në Dhomën e Lajmeve; Siguron komunikim efektiv me stafin dhe zbaton politikë të hapur menaxheriale; Mbanë lidhje të ngushtë me homologët e tij në Radio Kosovë dhe Radio Blue Sky, për të maksimalizuar mundësitë e bashkëpunimit;

KONKURS dhe kulturore, do të konsiderohet përparësi; Njohje e shkëlqyer e gjuhës shqipe në të folur dhe në shkruar; Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze, në të folur dhe në të shkruar; Njohja e gjuhëve të komuniteteve do të konsiderohet përparësi; Njohje e shkëlqyer e punës me kompjuter; Njohje dhe interesim lidhur me programin e përgjithshëm të RTK-së; Kandidati duhet të jetë politikisht dhe partiakisht i papërcaktuar; Aftësi për të punuar qetë nën presion dhe si pjesë e ekipit; Përkushtimi ndaj shërbimit publik informativ; Ndershmëria, kreativiteti dhe aftësia për të punuar me vetëiniciativë. Kualitete të larta profesionale dhe etike, integritet dhe përkushtim për një gazetari të paanshme, të guximshme, kreative dhe të përgjegjshme dhe për informim të saktë, të plotë, objektiv dhe të shpejtë

Kushtet esenciale të cilat duhet të plotësohen:

Kushtet esenciale të cilat duhet të plotësohen:

Dy gazetarë në televizion Detyrat kryesore: Merr pjesë në përgaditjen rregullt të lajmeve, raportimeve, kronikave dhe prezantimit të të njejtave; Në detyra bën pjesë edhe shkrimi i teksteve, montimi i materialeve të xhiruara, audio inçizimet dhe të tjera.; Kultivon një standard të lartë të shqipes së shkruar dhe të folur dhe përkujdeset që lajmet dhe materiali tjetër i shkruar të jetë i saktë, korrekt dhe i baraspeshuar, në pajtueshmëri me standardet profesionale dhe parimet etike të gazetarisë në programet e Radio Televizionit të Kosovës; Kushtet esenciale të cilat duhet të plotësohen: Përparësi kanë kandidatët të cilët kanë kualifikim të lartë profesional; Përvoja gazetareske në mediat elektronike do të konsiderohet përparësi; Përvoja në mbulimin e ngjarjeve politike, ekonomike

Një Asistent Administrativ-përkthyes për nevojat e Bordit të Drejtorëve

Një Revizor i brendshëm në RTK Kushtet esenciale të cilat duhet të plotësohen:

Arsimim i lartë nga fusha përkatëse, respektivisht, nga lëmi i shkencave shoqërore; Reputacion i pamohueshëm në gazetari të pavarur dhe profesionale; Njohje e shkëlqyeshmë në të shkruar dhe në të folur e gjuhës shqipe dhe gjuhës angleze; Njohja e gjuhëve të komuniteteve etnike do të konsiderohet përparësi; Njohje e mirë e punës me kompjuter; Njohje e teknologjisë televizive; Aftësi udhëheqëse, komunikuese dhe organizative; Kualitete të larta profesionale dhe etike, integritet dhe përkushtim për një gazetari të paanshme, të guximshme, kreative dhe të përgjegjshme dhe për informim të saktë, të plotë, objektiv dhe të shpejtë; Përvojë redaktuese në media; Kapacitet profesional dhe personal për t'i përballuar me sukses të gjitha formave të presionit, tentimit të ndërhyrjes apo të ndikimit në pavarësinë editoriale të Shërbimit Publik Transmetues të Kosovës; Aftësi për punë ekipore dhe të qetë nën presion; Përkushtim ndaj shërbimit publik informativ; Ndershmëri, kreativitet dhe aftësi për të punuar me vetiniciativë; Të mos ketë asnjë angazhim tjetër të punës shtesë jashtë këtij vendi të punës;

blerje të ndryshme brenda RTK-së përfshirë prokurimin, tenderët, buxhetin etj. Bënë regjistrimin e materialeve, pjesëve rezervë, intentarit të imët dhe pajisjeve të pranuara nga RTK. Përgatitë dhe dorëzon raportet e kontrollit financiar për veprimet financiare të RTK-së. Zhvillon aktivitete tjera përfshirë procedurat operuese mbi standardet, metodologjinë, planifikimin, veprimet, raportimet etj. Revizori i brendshëm do të mirëmbajë marrëdhënje kooperative por të pavarur me të gjitha grupet tjera kontrolluese në RTK. Revizori i brendshëm është i pavarur nga udhëheqja në vijë dhe nuk ka obligime direkte por, as autoritet mbi asnjë aktivitet të cilin ai e kontrollon. Revizori i brendshëm do të veprojë si njësi e pavarur kontrolluese dhe i raporton drejtpërdrejt Drejtorit të përgjithdshëm të RTK-së.

Kandidati duhet të ketë të kryer Fakultetin e Administratës së Biznesit, Administratës publike ose Fakultetin Ekonomik; Të ketë njohuri të shkëlqyeshme të gjuhës angleze në të folur dhe në të shkruar; Të ketë njohuri të shkëlqyeshme në punë me kompjuter (Word,Exel etj.); Të ketë cilësi të fuqishme ndërpersonale; Aftësi të mira të komunikimt; Aftësi për punë ekipore; Aftësi për punë të qetë nën presion; Të ketë përkushtim të fuqishëm ndaj shërbimit publik transmetues; Të ketë ndershmëri, kreativitet dhe aftësi për të punuar me vetiniciativë; Integriteti dhe kapaciteti për punë të zellshme dhe përkushtim ndaj punës gjithashtu do të konsiderohen si faktorë të rëndësishëm; Përvojë pune në fushën e revezionit së paku një vit Detyrat kryesore: Të ofrojë shërbime Menaxhmentit, sektorëve dhe shërbimeve të RTK-së dhe të ndihmojë ata që t'i përmbahen obligimeve të tyre të domosdoshme në: -përcaktimin dhe raportimin lidhur me kompetencat, besueshmërinë dhe -efektivitetin e kontrollave udhëheqëse të cilat veprojnë në RTK. -raportimi se resurset (njerëzore, materiale dhe financiare) janë duke u përdorur në mënyrë ligjore dhe efektive që të arrihen qëllimet e parapara të RTK-së. Mbikqyrë, vlerëson dhe siguron që veprimet dhe kontrollet e ndryshme administrative, financiare, vepruese dhe llogaritëse të RTK-së të jenë në pajtim me procedurat e kontrollit intern, si dhe avancon cilësinë e punës në këto fusha. Verifikon besueshmërinë e të dhënave financiare dhe llogaritjen periodike të të gjitha të hyrave të pranuara nga parapagimi, Buxheti i Konsoliduar i Kosovës dhe të hyrave tjera. Verifikon inventarizimin periodik të inventarit të mjeteve themelore në RTK. Bënë revizionin e brendshëm të të gjitha faturave të lëshuara dhe të pranuarapër pagesë, avanse etj. Kontrollon regjistrimin periodik të inventarit të imët dhe materialeve të pashfrytëzuara të zyrave. Bënë revizionin e urëdhëresave për pagesë (kërkesave) dhe shpenzimeve për shërbime, punë dhe

Të ketë shkathtësi dhe efikasitet në punë administrative; Të ketë shkathtësi dhe efikasitet në përpilimin e raporteve me shkrim; Të ketë njohuri të shkëlqyeshme të gjuhës shqipe, angleze dhe serbokroate/boshnjake në të shkruar dhe në të folur; Të ketë shkathtësi të theksuara në përkthimin me shkrim dhe simultan nga shqipja në anglisht dhe anasjelltas; Të ketë njohuri të shkëlqyeshme në punë me kompjuter; Të ketë cilësi të fuqishme ndërpersonale; Të ketë aftësi të mira të kmunikimit; Të ketë aftëi për punë ekipore; Të ketë aftësi për punë të qetë nën presion; Të ketë njohuri profesionale dhe praktike lidhur me mediat në tërësi; Të ketë njohuri për mediat kosovare; Të ketë përkushtim të fuqishëm ndaj shërbimit publik transmetues; Të ketë ndershmëri, kreativitet dhe aftësi për të punuar me vetiniciativë; Integriteti dhe kapaciteti për punë të zellshme dhe përkushtim ndaj punës gjithashtu do të konsiderohen si faktor të rëndësishëm; Në kushte të barabarta, kandidatët me arsimim superior do të kenë përparësi; Kandidatët e paraqitur në këto konkurse duhet: të jenë qytetar të Kosovës të regjistruar sipas dispozitave ligjore të UNMIK-ut; të mos kenë qenë të dënuar për ndonjë vepër penale dhe që të mos gjenden aktualisht nën hetime; të mos kenë angazhime, biznese etj. të cilat mund të konsiderohen si konflikt interesash; të mos kenë asnjë angazhim tjetër të punës shtesë jashtë këtij vendi të punës; Aplikacionet mund të mirren në recepcionin e Radio Televizionit të Kosovës në adresën: Xhemajl Prishtina nr. 12 Prishtinë, Kosovë apo përmes internet adresës sonë www.rtklive.com. Aplikacionet e plotësuara së bashku me CV-të, referencat dhe dokumentacionet përcjellëse, duhet t'i dorëzohen personit të autorizuar të administratës deri të Premten më 25.08.2006 në orën 17:00, apo përmes internet adresës [email protected] , po të njejtën datë. Dokumentacioni i pakompletuar nuk do të merret në konsiderim. Vetëm aplikuesit e suksesshëm do të ftohen në intervistë.

12

E martë, 15 gusht 2006

Siguria redaktor: Ilir Mirena e-mail: [email protected] tel: 038 542 270 fax: 038 542 270-2

Përgjegjësi për personat qe urdhëruan fluturimin Tiranë, 14 Gusht - Partia Socialiste e Shqipërisë i kërkon prokurorisë të nxjerrë përpara përgjegjësisë ata që urdhëruan pilotët e Bell 222 të fluturonin natën e tragjedisë. Sipas zëdhënësit të selisë rozë, në kundërshtim me rregulloren e fluturimeve, të njëjtët pilotë që e kishin bërë një fluturim ditën janë detyruar të

fluturojnë edhe natën e tragjedisë. Partia Socialiste që pas tragjedisë së 16 korrikut, ka përsëritur shpesh herë ato që ajo i quan shkelje të rënda që çuan në ndodhjen e tragjedisë, ku gjeten vdekjen 6 shtetas midis të cilëve ekonomisti i njohur Gramoz Pashko, dhe i biri Rubeni. (Balkanweb)

TAKIMI ME TENSIONE

Statusi i shkollës policore në Vushtrri, nëse duhet të pavarësohet apo mbetët nën komandën qendrore të policisë, shndërrohet në mollë sherri ndërmjet zyrtarëve të lartë të policisë ndërkombëtare dhe vendore. Express sjell detajet që do të bisedohen në takimin sekret që pritet të mbahet në Ohër të Maqedonisë. Jeton Musliu [email protected]

Prishtinë, 14 gusht — Brenda drejtuesve të lartë të policisë ka lindur një konflikt i ri. Tash sherri ka plasur ndërmjet ndërkombëtarëve dhe vendorëve. Arsyeja e mospajtimeve ndërmjet drejtuesve të lartë të policisë nga të dy anët ka të bëjë me shkollën policore në Vushtrri. Derisa drejtori i saj Steve Benet, dëshiron që kjo shkollë të pavarësohet dhe të shndërrohet në akademi, këtë nuk e dëshirojnë zyrtarët vendorë. Këta të fundit duan që institu-

cioni i vetëm në vend që aftëson policë të mbetët nën komandën e shtabit qendror të policisë, konkretisht të Departamentit për Trajnime. Duket se mospajtimet e brendshme dhe të papublikuara kanë arritur deri në atë shkallë, sa është dashur ndërhyrja e zyrës amerikane në Prishtinë. Heshtat për këtë çështje pritet të thyhen të enjten në Ohër, kur zyrtarë shumë të lartë të policisë ndërkombëtare dhe vendore do të takohen atje. Burime shumë të sigurta të Express tregojnë se nga e mërkura, më datë 17 deri më 21 gusht, në

Ohër të Maqedonisë të gjithë shefat e SHPK-së dhe policisë ndërkombëtare do të kenë një takim konsultativ. Pranë freskisë së liqenit të Ohrit mendohet të sheshohen tensionet e ndrydhura për muaj të tërë ndërmjet zyrtarë të lartë të policisë. Mbajtja e këtij takimi nuk është paralajmëruar fare, ndonëse Express ka arritur të zbulojë shumë detaje. Sipas burimeve të gazetës, takimi i këtij niveli të lartë të sistemit të policisë është iniciuar nga shefja e re e zyrës amerikane në Prishtinë, Tina Kaidanow.

Larg medieve kosovare, në këtë takim do të marrin pjesë zëvendëskomisari i policisë Sheremet Ahmeti, i cili do të shoqërohet edhe nga katër asistentë komisarët. Në të njëjtën kohë, së bashku me Ahmetin në Ohër do të shkojnë edhe tre udhëheqës departamentesh. Përveç tyre, delegacionit të SHPK-së do t’i bashkohen edhe të gjithë komandantët regjionalë të

policisë si dhe zyrtarë të tjerë të lartë që kanë pozita ekzekutive me ndikim në sistemin e policisë në vend. Në këtë takim do të marrë pjesë edhe komisionari i policisë ndërkombëtare në largim Kai Vittrup, i cili deri në këtë datë do të ketë mbaruar pushimet. Përveç të ardhmes së SHPK-së e cila në këtë takim pritet të jetë njëra ndër pikat e diskutimit, çështja më e nxehtë pritet të jetë statusi i shkollës policore në Vushtrri. Burime të Express, shumë mirë të informuara, tregojnë se drejtori i shkollës Steve Benet dhe grupi i tij duan që shkolla policore në Vushtrri të shndërrohet në akademi të pavarur policore, pra të jetë institucion në vete. Sipas planit të Benet, në rast se do të ndodhte kështu, atëherë kjo akademi policore do të shërbente për të trajnuar jo vetëm pjesëtarë të policisë, por edhe pjesëtarë të njësive të tjera të sigurisë publike. Përveç kësaj, në rast se kjo shkollë shndërrohet në akademi dhe pavarësohet nga shtabi qendror i SHPK-së dhe Departamenti i Trajnimeve, atëherë të gjitha shpenzimet për trajnimin e policëve do të duhej të paguheshin në mënyrë të veçantë. “Dalja e shkollës nga struktura e komandës do të shkaktonte një shkarje në të gjithë strukturën komanduese e cila është duke u ripërpunuar”, tregon burimi i gazetës. Aktualisht besohet se plani i drejtorit Steve Benet është shumë më i mundshëm për realizim, pasi ai ka kohë që ka filluar përgatitjet, përkundër që shtabi qendror i SHPK-së pothuajse nuk është zënë i papërgatitur.

KONFIRMOHET TAKIMI

Veton Elshani, zëdhënës i SHPK-së, e konfirmon për Express mbajtjen e këtij takimi, por në të njëjtën kohë ai nuk jep shumë detaje. “Nga 17 gushti për disa ditë do të mbahet një seminar në Ohër”, thotë Elshani. Sipas tij, aty do të diskutohet për vizionin dhe sistemin e vlerave të SHPK-së mbi të cilat kjo polici do të ushtrojë veprimtarinë e vet. “Po ashtu do të diskutohet për planifikim dhe menaxhim të shtuar të burimeve njerëzore dhe materiale në përputhje me politikat e qeverisë së Kosovës për menaxhim racional”, shprehet Elshani për Express. Sa i përket pjesëmarrjes, zëdhënësi i SHPK-së tregon vetëm se takimi do të mbahet në nivel të menaxherëve rajonalë dhe qendrorë.

SIGURIA 13

E martë, 15 gusht 2006

KFOR-i shton patrullimet në Dukagjin PEJË, 14 GUSHT — Forcat ushtarake të Task Force Shumëkombëshe-Perëndim (TFSHP) nisën të mërkurën një ushtrim pesëditor në zonën e tyre të përgjegjësisë, me qëllim që të përmirësojnë mënyrën e operimit të trupave, kapacitetet dhe fleksibilitetin e tyre gjatë reagimeve. Një ushtrim i tillë, përveç që do t’ju lejojë kombeve pjesëmarrëse që të ushtrohen në grup, duke krijuar kështu

një skuadër të vetme, qëllimi tjetër i këtij ushtrimi, sipas zyrtarit për media të forcave italiane në Kosovë, Giuseppe Conti, është që këto forca të ushtrohen për operacione në mbështetje të paqes dhe familjarizimin e trupës në konteste operative dhe logjistike në bashkëpunim të ngushtë me institucionet lokale e ndërkombëtare, SHPK-në dhe policinë e UNMIK–ut. Conti tha se në kuadër

të ushtrimit do të zhvillohen edhe ushtrime për kontrollin e turmës së njerëzve, demonstratave dhe protestave kundër infrastrukturës dhe se gjatë kohës sa do të zgjasë ushtrimi do të shtohet edhe numri i pikave të kontrollit dhe aktiviteti i patrullimit. Zonat e ushtrimeve, sipas tij, do të jenë Patrikana e Pejës, Manastiri i Deçanit dhe Manastiri i Gurakocit, kurse ushtrimi do të bëjë të mundur

Pjesëtarët e njësive kufitare të Shërbimit policor të Kosovës kanë marrë kontrollin e kalimit kufitar në aeroportin e Prishtinës. Kështu ata kanë marrë përgjegjësinë për kalimet kufitare ndaj Shqipërisë, Maqedonisë, Malit të Zi si dhe në aeroport.

SHPK kërcënon dasmorët Ferizaj,14 gusht — Shefi i operativës regjionale në Ferizaj, major Rashit Qala, ka përsëritur faktin se gjuajtja me armë zjarri nëpër dasma dhe ahngje tjera sanksionohet me ligj. Komanda regjionale paralajmëron për këtë realizimin e një plani, sipas të cilit pjesëtarët e SHPK-së do të reagojnë kundër shkeljeve publike që bëjnë qytetarët gjatë manifestimeve të tyre familjare. Sipas major Qalajt ky plan do të nisë të zbatohet që nga nesër. “Këto ditë, nga gjuajtjet me armë zjarri nëpër dasma dhe ahengje të ndryshme kemi pasur edhe viktima. Të shtënat nëpër dasma dhe ahengje jo vetëm që rrezikojnë dasmorët dhe pjesëmarrësit në to, por rrezikojnë edhe qytetarët tjerë përrreth”, ka thënë major rashit Qala.

ngritjen e nivelit të sigurisë për të gjithë qytetarët e Kosovës në raste të ndonjë krize eventuale. Ai paralajmëroi që zhvillimi i këtyre ushtrimeve do të mund të shkaktojë probleme në trafik, ndërsa siguroi që prezenca e shtuar e trupave ushtarake gjate ditëve të ardhshme nëpër rrugët e Dukagjinit nuk ka të bëjë me asgjë tjetër, përveç se një ushtrimi normal të trupave paqeruajtëse.

“Kemi vendosur që të marrim masa rigoroze kundër këtyre dukurive. Nuk duhet të habiten dasmorët nëse i ndalë policia dhe nga ta kërkon armë”, ka thënë Qala, duke paralajmëruar xhoba edhe kundër atyre që gjatë këtyre manifestimeve dalin nëpër dritare të veturave dhe mbi to. “Nga dita e nesërme do të fillojmë t’i sanksionojmë këta kundërvajtës dhe nuk do të ketë përjashtim për askë”, ka thënë i vendosur major Qala, shef i operativës regjionale në Ferizaj. Dasmat dhe synetllëqet jo vetëm që paraqesin pamjet më primitive rrugëve të qytetit të Ferizajt, por edhe bllokojnë komunikacionin dhe rrezikojnë pjesëmarrësit në të. B.Frangu

Kapen falsifikatorët e kartelave

Në dorë të SHPK Prishtinë, 14 gusht — Njësia e hetimeve financiare ka zbuluar përdoruesit e parë të kartelave bankare false. Gjatë këtij hetimi, edhe janë arrestuar dy persona të cilët janë konsideruar si udhëheqës apo ndër njerëzit kryesorë të këtij rrjeti. Hetimet gjithashtu tregojnë se ky rrjet ka vepruar në bashkëpunim edhe me persona të tjerë nga arena ndërkombëtare. Dëmet arrijnë shumën rreth 60.000 , prandaj edhe është duke u bashkëpunuar edhe me këto vende në mënyrë që rrjeti në tërësi të zbulohet. Kjo ishte bërë pasi bankat ne Kosovë kishin bërë një kërkesë në SHPK për ndihmë rreth këtij krimi të organizuar. Kartelat bankare ishin përdorur nëpër supermarkete dhe të gjitha këto pagesa janë bërë në xhirollogari të institucioneve të ndryshme financiare, (bankave) amerikane dhe evropiane, me “Visa dhe Master Card”. Njësia policore ka arritur gjithashtu që në të njëjtën ditë

rreth orës 21 me urdhëresë të gjyqtarit të procedurës paraprake nga Gjykata e Qarkut në Prishtinë, të fillojë operacionin. Gjatë operacionit një person është arrestuar dhe është dërguar në qendrën e paraburgimit. Më 28.07.06 janë bastisur edhe dy lokacione të tjera. Njëra në Prishtinë dhe tjetra në Kamenicë të Gjilanit. Aty janë gjetur dëshmi të shumta rreth kësaj vepre si: aparat special për leximin e kartelave, kodimin dhe dekodimin e shiritave magnetik të të gjitha llojeve të kartelave. Gjithashtu njësia policore ka gjetur edhe kartela të falsifikuara blanko, por me shirita magnetik, Lap Top, CD me Softuere të ndryshëm, 1 revole mod 6.35mm, telefona mobil dhe rreth 35.000 euro. Pos materialeve elektronike, aty janë gjetur edhe lëndë narkotike si pilula “Ekstazi”, një sasi e substancave narkotike që dyshohet të jetë marihuanë dhe gjëra të tjera te vlershme, të cilat dyshohen se janë blerë me kartela të falsifikuara. Sara Rexhepi

Prishtinë, 14 gusht — Ministri i Punëve të Brendshme (MPB), Fatmir Rexhepi, kërkoi të hënën nga pjesëtarët e Shërbimit Policor të Kosovës që shërbejnë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës (ANP), që me vendosmërinë më të madhe t’i luftojnë të gjitha dukuritë e kundërligjshme dhe t’i shërbejnë me përkushtimin më të madh qytetarëve të vendit. Ministri Rexhepi i bëri këto komente në një ceremoni të veçantë organizuar në ANP, me rastin e transferimit të kompetencave nga policia kufitare e UNMIK-ut tek Shërbimi Policor i Kosovës (SHPK). Bartja e kompetencave, ndërkaq u konsiderua një e ar-

ritur e madhe për institucionet e Kosovës në përgjithësi dhe për SHPK-në në veçanti. Kjo, siç u tha në ceremoni, tregon se SHPK ka krijuar profesionalizëm dhe aftësi që të marrë përgjegjësi edhe në pikat më të ndjeshme kufitare, siç është Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës. Ministri Fatmir Rexhepi duke iu drejtuar të pranishmeve në ANP kërkoi nga policët e SHPKsë që të jenë vigjilent dhe të përgjegjshëm në kryerjen e detyrave, sepse siç tha ai, kjo është një barrë e madhe për policinë kosovare dhe për institucionet e Kosovës. Ai mes tjerash kërkoi nga pjesëtarët e SHPK-së dhe nga

stafi i Aeroportit që të jenë në shërbim të qytetarëve, por gjithnjë duke kryer me shumë përgjegjësi punën e tyre, “duke ndaluar gjithë atë që duhet ndaluar dhe duke lëshuar në qarkullim gjithë atë që lejohet”. Mes tjerash, ministri i Punëve të Brendshme tha se është projekti i Qeverisë së Kosovës që të ofrojë garanci të plotë për qarkullimin e njerëzve dhe pronën e tyre. Dhe këto garanci, sipas Rexhepit, janë në prag të pavarësisë së Kosovës që e garantojnë funksionimin e kësaj të fundit. Dhe krejt në fund ministri Rexhepi dha një mesazh duke treguar gatishmërinë e institucionet të Kosovës për të luftuar terrorizmin dhe të gjitha dukuritë tjera negative, përfshirë edhe kontrabandën, që sipas tij, dëmton shumë funksionimin demokratik të Kosovës dhe integrimet euro-atlantike. Edhe përfaqësuesit e policisë së UNMIK-ut nga ana e tyre e vlerësuar shumë të rëndësishme transferimin e kompetencave policisë së Kosovës edhe në APN. “Policia e UNMIK-ut dhe SHPK janë duke bërë një punë shumë të madhe duke iu përmbajtur gjithmonë ligjit në mënyrë profesionale. Dhe jam i sigurt se SHPK do të punojë në ngritjen e shërbimeve dhe në kooperim më te gjitha organizatat që janë të përfshira në siguri”, tha mes tjerash Jorg Ainmen, shefi i stafit të komisarit të policisë së UNMIK-ut. Ndryshe, transferimi i kompetencave në APN është edhe një hap tjetër i pavarësimit të SHPK-së nga policia ndërkombëtare. Deri më tani, ndërkaq. Shumica e stacioneve policore në Kosovë kanë kaluar nga duart e ndërkombëtarëve në ato të vendorëve. (KosovaLive)

UJ KA DËBUAR SHQIPTARËT HAGË, 14 GUSHT — Në vazhdim të gjykimit të ish kryetarit të Serbisë Millan Millutinoviqit dhe të pesë të akuzuarve bashkë me të për krime në Kosovë, dëshmitari i aktakuzës Nikë Peraj ka deklaruar sot para Tribunalit të Hagës se

Ushtria e Jugosllavisë dhe MPB e Serbisë në prill të vitit 1999 e kanë dëbuar tërë popullatën shqiptare nga lugu i Carragojës afër Gjakovës, duke bërë masakra në dy fshatra. Peraj i cili në atë kohë[ ka qenë kapiten në brigadën e Gjakovës të UJ ka

dëshmuar se me sulmin në lugun e Carragojës, në 27 e 28 prill të vitit 1999 ka komanduar gjenerali Llazareviq. Gjatë atyre dy ditëve, ka precizuar ky dëshmitar, në fshatrat Meje e Korenicë janë vrarë rreth 150 civilë shqiptarë.

14

E martë, 15 gusht 2006

Ekonomi redaktor: Viktor Buzhala e-mail: [email protected] tel: 038 542 270 fax: 038 542 275

INDEXI

$ 1.19

Chf 1.56

Telekomunikacioni në fazë të ndjeshme dhe të rëndësishme Shefi i ART, Anton Berisha, ka zhvilluar një takim me shefin e shtyllës IV të UNMIK, Joachim Ruecker, ku është konstatuar se rregullatori dhe proceset zhvillimore në sektorin e telekomunikacionit janë në një fazë të ndjeshme dhe të rëndësishme, që kërkon respektimin e kritereve profesionale. "Është biseduar për vazhdimësinë e bashkëpunimit ndërmjet shtyllës IV të

Lek 122.6

Denar 61.5

UNMIK dhe ART në kornizën rregullatore, hartimin e planit kombëtar të numeracionit, frekuencave, menaxhimin e domenit të nivelit të lartë të internetit për Kosovën dhe për mënyrën e funksionimit të rregullatorit", thuhet në njoftimin e ART. Ruecker ka siguruar përkrahjen e UNMIK për arritjen e objektivave zhvillimore, duke garantuar mosndërhyrjet e organ-

Nafta 76.55 $

Ari 515 $

eve të tjera në punën e rregullatorit jashtë kontekstit të procedurave dhe dispozitave ligjore. Gjithashtu shefi i ART ka takuar edhe kryeministrin e Kosovës Agim Çeku, ku është biseduar për zhvillimin e sektorit të telekomunikacionit. "Çeku ka përkrahur qasjen profesionale të ART dhe ka kërkuar transparencë të plotë në proceset në vijim", thuhet në njoftim.

Nikeli 6.06 $

Plumb 0.50 $

Zink 0.85 $

PTK ME BANKE POSTARE PTK synon krijimin e një banke postare e cila do të sigurojë më mirë kapitalin e saj. Sipas planit të paraparë, interesi i qytetarëve për kredi do të jetë për gjysëm më i vogël se i interesave të bankave që funksionojnë aktualisht në vend.

Avdyl Pajaziti [email protected]

Prishtinë, 14 gusht — Posta dhe Telekomi i Kosovës (PTK) është duke menduar seriozisht për kri-

jimin e një banke postare, e cila do të shërbejë në kuadër të PTK. Ekzistimin e projektit për themelimin e bankës postare e kanë pohuar zyrtarë të PTK, edhe pse, sipas tyre, projekti tani

Bashkë kundër kontrabandës Jasmin Rexhepi PRISHTINË, 14 GUSHT — Drejtuesit e doganave të Shqipërisë kanë kërkuar nga homologët e tyre kosovarë një nivel më cilësor të punës në pikat kufitare mes dy vendeve. Drejtori i përgjithshëm i doganave shqiptare, Përparim Dervishi, në një takim me drejtorin e Shërbimit Doganor të UNMIK-ut ka kërkuar që niveli i Shërbimit Doganor të jetë i cilësisë më të lartë, me qëllim të lehtësimit të shërbimeve doganore nga të dy anët e kufirit.

Sipas Dervishi, thellimi i bashkëpunimit mes doganave të Shqipërisë dhe Shërbimit Doganor të UNMIK-ut është shumë i rëndësishëm. Ai tha se ky është një bashkëpunim që lehtëson shërbimin doganor në të dy anët e kufirit, lehtëson punën e bizneseve dhe njëkohësisht lëvizjen e qytetarëve nga Kosova në drejtim të Shqipërisë dhe anasjelltas. "Kemi diskutuar për një lidhje të shpejtë të informacionit midis dy administratave tona, si shërbimin e informacionit me sistem të kompjuterizimit, shkëmbimin e informacioneve midis personelit

është vetëm në letër. Megjithëkëtë, nuk përjashtohet mundësia që kjo bankë të fillojë së punuari pas plotësimit të kritereve për një aktivitet të tillë bankar. "Në PTK ekziston projekti për themelimin e bankës postare dhe kjo do të ndodhë kur të krijohen kushtet për licencimin e saj", ka deklaruar për Express Astrit Gashi, udhëheqës për komunikim me jashtë në PTK. Por sipas burimeve të gazetës mbrenda PTK, interesi i qytetarëve për kredi do të jetë shumë i volitëshëm që nëse llogaritet me interesin e bankave tjera egzistuese në Kosovë i bie 50 për qind më lirë. Ky interes sipas burimeve të Express pohohet të jetë nga 5 deri në 6 për qind për kredi të qytetarëve. Por, krijimi i bankës postare nuk ka vetëm për qëllim fillimin e biznesit bankar të PTK, por edhe sigurimin e mjeteve të kësaj kompanie të cilat mbahen në bankat kosovare. Kjo siaps burimeve të Express, nuk do të thotë se PTK do t'i nxjerrë paratë e kompanisë që i ka të deponuara në bankat e

doganor dhe më të gjitha format e mundshme, të cilat japin informacione të sakta dhe parandalojnë ndodhjen e kontrabandës dhe evazionit fiskal", tha Dervishi. Sipas tij, kërkesa e Shërbimit Doganor të Shqipërisë është që niveli i Shërbimit Doganor të UNMIK-ut të jetë i cilësisë më të larë. Megjithëkëtë, sipas tij, nuk është shqetësuese dukuria e hyrjes ilegale të mallrave në të dyja anët e kufirit. "Hyrjet e daljet ilegale të mallrave të ndryshme janë fenomen i përmasave të vogla dhe jo shqetësues, mirëpo ne do t'i përgjigjemi me masa konkrete, si forcimin e shërbimit doganor në Qafën e Morinës dhe riorganizimin të shërbimeve doganore në

që funksionojnë në vend. Përndryshe kjo do të ishte fatale për "bankat e vogla" të Kosovës. Astrit Gashi thotë se është obligim i menaxhmentit të PTK që në pajtim me strategjinë e vet t'i sigurojë mjetet e veta sa më mirë të cilat i mban në bankat kosovare. Pikërisht PTK ishte ajo e cila kishte humbur më së shumti nga falimentimi i Bankës Kreditore të Prishtinës (BKT), ku kishte pasur miliona euro të deponuara. Dhe falimentimi i kësaj banke ka shtyrë menaxhmentin e PTK të mendojë seriozisht për paratë e veta. "Është obligim i menaxhmentit të PTK-së SH.A. që në pajtim me strategjinë e vet t'i sigurojë mjetet (paratë) e veta që i mban në bankat kosovare. Megjithëse ka ndodhur likuidimi i një banke që ka rritur pasigurinë, situata në këtë sektor tani duket se është përmirësuar dhe ne kemi vendosur që për momentin të mos bëjmë asnjë lëvizje të mjeteve, por vetëm të shtojmë monitorimin e sistemit bankar", ka deklaruar Gashi. Ai ka sqaruar për gazetën se

Qafë Prush, e cila është pjesë e Hasit, në tokë shqiptare dhe njëkohësisht modernizmin dhe përsosmërinë e shërbimeve doganore në Morinë të Kukësit, që është krahu i Kosovës", tha Dervishaj. Ndërkaq Paul Acda, drejtor i përgjithshëm i SHD të UNMIK, tha se është me rëndësi që Shërbimi Doganor të bashkëpunojë me shërbimet rajonale, sepse lufta kundër krimit ndërkufitar ekziston. Ndërkohë, sipas tij, nga pas lufta bashkëpunimi me Shqipërinë çdo vit ka përparuar. "Kontrabandistët janë si uji. Gjejnë nga një vrimë për të depërtuar dhe e vetmja mënyrë për ta ndaluar kontrabandën

ende nuk është ndërmarrë ndonjë hap konkret për krijimin e bankës postare, megjithatë sipas tij, ekzistimi i projektit ka ardhur për shkak të likuidimit të një banke kosovare, ku PTK ka pasur rreth 15 milionë euro të deponuara në të. Dhe pikërisht për këtë arsye, edhe menaxhmenti i PTK e ka hedhur idenë për krijimin e një banke të PTK. Aktualisht Posta dhe Telekomi i Kosovës nëpër bankat kosovare ka rreth 150 milionë euro, mjete këto të akumuluara nga PTK që nga përfundimi i luftës. Por, ende nuk dihet nëse me krijimin e bankës postare të PTK, do t'i lejohet kësaj kompanie shfrytëzimi i mjeteve për biznes bankar, çfarë është dhënia e kredive. Ideja e PTK për krijimin e bankës së saj ka ardhur në kohën kur ka falimentuar njëra nga bankat kosovare, BPK. Shuma e përgjithshme e mjeteve që PTK ka pasur në BKP në kohën e bankrotimit të saj, që paraqet edhe bankrotimin më të madh kosovar pas luftës, ka qenë afër 15 milionë euro.

përmes kufirit tokësor është të ndërtohet një mur, ashtu siç kanë bërë kinezët", tha Acda, duke shtuar se kjo nuk është zgjidhje që bëjnë doganat moderne. Por, sipas tij, duhet gjetur mënyra të bashkëpunimit nga të dyja anët për luftimin e atyre kontrabandistëve.

E martë, 15 gusht 2006

MARKETING 15

16 MARKETING

E martë, 15 gusht 2006

E martë, 15 gusht 2006

MARKETING

17

18

E martë, 15 gusht 2006

Edhe Gates në kërkim të vaksinës kundër HIV

Bota

Bill dhe Melinda Gates, fondacioni i të cilëve tashmë ka kontribuar me 1.9 miliardë dollarë në luftimin e SIDA-s, të dielën ka bërë të ditur se hulumtimi për ilaçet që do të parandalonin HIV, dhe që do të mund t'u ofronte më shumë mundësi femrave të afektuara do

redaktor: Faton Raçi e-mail: [email protected] tel: 038 542 270 fax: 038 542 270-2

të mund të paraqiste "një tjetër zbulim të madh" në luftimin e kësaj sëmundjeje. Çifti iu bashkua më shumë se 24.000 shkencëtarëve, aktivistëve dhe personaliteteve të njohura, por edhe njerëzve që tashmë janë HIV pozitiv dhe organizatave të shumta

humanitare që veprojnë në 132 shtete gjatë konferencës në Toronto, për të shqyrtuar mënyrat e luftimit të sëmundjes e cila tashmë ka vrarë 25 milionë njerëz që nga koha kur është raportuar rasti i parë i saj - rreth një çerek shekulli më parë.

DJEMTE E MIRE SHKATERR Apo, përse aq shumë myslimanë të rinj britanikë i kthehen dhunës kundër shtetit në të cilin u rritën? Londër, 13 gusht — rëfimet e fqinjëve për ta përmbajnë një karakteristikë të afërt dhe të mërzitshme. Njëri nga personat e arrestuar ishte "djalë dukat, dhe shumë normal"; tjetri ishte një "djalë shumë i mirë", të cilit i pëlqente të luante futboll në parkun e afërt; ndërkohë që për të tretin dikush tregoi se sapo kishte marrë vesh që qeni i vet ishte afër ngordhjes, iu kishte drejtuar atij me fjalët "Nëse të duhem, unë gjithnjë do të jem këtu për ty". Vërtetë ëmbël. Mirëpo, zyrtarët britanikë kanë të drejtë, këta tre djelmosha të mirë , së bashku me edhe disa tjerë, ishin të përfshirë në komplotin për rrëzimin e aeroplanëve që po udhëtonin nga Britania për në SHBA. Në Britani javën e kaluar u arrestuan 24 të dyshimtë, njëri nga të cilët pak më vonë u lirua. Shumica e tyre ishin nga Londra, megjithëse gjashtë u arrestuan në High Wycombe, një qytet ky tregtar mes Londrës dhe Oxford, kurse dy të tjerë në Birmingham, pra në brendësi të Britanisë. Një zyrtar britanik tregoi se grupi ishte përcjellë për më tepër se një vit, derisa pjesëtarët e tij po mundoheshin të përdornin substanca të lëngëta - dhe në dukje të parrezikshme - për konstruktimin e bombave të cilat do të detonoheshin gjatë fluturimeve me ndihmën e iPod-ëve, apo të ndonjë mjeti të ngjashëm. Zyrtarët britanikë besojnë se nëse grupi do të tentonte të kryente komplotin, ai me gjasë edhe do të kishte sukses. Dimensionet e komplotit, por edhe ngjashmëritë e tij me mizoritë e ngjashme në dy dekadat e fundit, sugjerojnë fuqishëm se 'xhihadistët' e rritur në Britani nuk po veprojnë të vetmuar. "Ekziston një lidhje me al-Qaeda", pohon një zyrtar britanik. Një lidhje e mundshme mund të jetë Rashid rruf, një britanik me prejardhje pakistaneze, i cili e lëshoi Pakistanin para disa vitesh, dhe pasi që vrau dajën e tij. Rauf, vëllau i të cilit, Tayib, është njëri nga të arrestuarit në Birmingham, ishte

arrestuar në Pakistan pak para arrestimeve në Britani. Arrestimi i Rashid Rauf ishte njëri prej faktorëve që përshpejtoi vendimin e zyrtarëve britanikë për të befasuar rrjetin terrorist, ngase supozuan se arrestimi i tij do të mund të merrej vesh shpejt në Britani. Sekretari i brendshëm pakistanez, Syed Kamal Shah, i kishte thënë revistës 'TIME' se Rauf kishte lidhje me alQaeda. "Ai është njeriu kyç dhe me shumë rëndësi", pohonte Shah. Burimet pakistaneze tregojnë se më shumë se 20 njerëz u arrestuan atje lidhur me planifikimin e komplotit, disa nga të cilët kishin lidhje me 'Lashkar-e-Jhangvi' - një grup ky fanatik militant islamik, i cili mendohet të ketë qenë përgjegjës për sulmet vetëvrasëse mbi Konsullatën amerikane në Karachi gjatë vitit 2002, dhe për vrasjen e gazetarit amerikan, Daniel Pearl, po të njëjtin vit. Një zyrtar pakistanez pohon se Rauf me gjasë bashkë me të tjerët - në Pakistan kishte vizituar të njëjtat vende dhe të njëjtit njerëz, sikurse edhe dy sulmuesit vetëvrasës që morën pjesë në sulmet vetëvrasëse me bomba të vitit të kaluar mbi metronë e Londrës. Rruga nëpër të cilën myslimanët radikalë britanikë kaluan nga shtëpitë e tyre në paralagje deri në Pakistan tashmë është aq e njohur dhe dëshpëruese sa edhe vetë tregimet mbi dashamirësinë e tyre. Mirëpo, ajo ka një rëndësi vitale për të kuptuar arsyen se përse Britania është shndërruar në një lokacion kyç të aktiviteteve të terrorizmit ndërkombëtar. Në të ka rreth 745.000 banorë me origjinë nga Pakistani, andaj asnjë popull tjetër i botës së zhvilluar nuk përballet me një rrjedhë të ngjashme të informatave dhe ideologjive ekstremiste sikur ato që transmetohen në Britani - në mënyrë apo në tjetër - nga ana e radikalëve me bazë në Pakistan. "Problem i madh për britanikët nuk është vetëm madhësia e popullatës kryesisht pakistaneze, por edhe ajo se këto komunitete mys-

limane komunikojnë më mirë dhe janë më të afërt me njerëzit dhe nëpër vendet e Pakistanit se sa që e bëjnë këtë me shumë elementë të shoqërisë britanike", deklaron një zyrtar francez. Idetë ekstremiste nga Pakistani nuk do të mbinin në Britani nëse paraprakisht nuk do të ishin plehëruar mirë. E, fatkeqësisht, ato janë plehëruar. Megjithëse komuniteti mysliman britanik prej rreth 1.6 milionësh nuk është më i madhi në Evropë, ai luan rolin e pakontestueshëm të nikoqirit për numrin më madh të të rinjve të radikalizuar, pohon analisti francez

për terrorizëm, Roland Jacquard. "Hulumtimet sjellin deri te një konkludim i këtillë. Sipas një anketimi të kanalit britanik 'Channel 4' të këtij viti, rreth 22 për qind të myslimanëve pajtohen se sulmet në metro ishin të arsyeshme sepse "britanikët mbështesin luftën kundër terrorizmit". Ata nën moshën 24 vjeçare kanë dy herë më shumë të ngjarë për të kryer ndonjë sulm se sa ata mbi moshën 45 vjeçare. Një studim i fundit i 'Pew' zbuloi se 15 për qind e myslimanëve britanikë veten e identifikojnë si fundamentalistë. Në mesin e myslimanëve të hulum-

tuar britanikë, një përqindje marramendëse prej 81 për qind - e që paraqet përqindjen më të lartë se sa ajo e myslimanëve jo vetëm në Francë dhe Gjermani, por edhe në Egjipt dhe Jordani - deklaruan se vetveten e paramendonin së pari si myslimanë, e pastaj si qytetarë të shtetit të tyre të lindjes. Përse komuniteti i myslimanëve britanikë duket të jetë aq i prekur nga idetë radikale? Disa nga shpjegimet më të shpeshta të bëra gjatë viteve të fundit duhet të hidhen poshtë. Xhamitë e mirënjohura radikale, që gjatë viteve të 90a ndodheshin në mes të 'London-

BOTA SOT 19

E martë, 15 gusht 2006

Edhe 50 të vrarë në Bagdad

Rikthehet dhuna izraelito-palestineze

Pas një serie sulmesh të përgjakshme janë vrarë 50 vetë në kryeqytetin irakian Baghdad, ndërkohë që janë plagosur edhe 150 të tjerë. Sipas njoftimeve të para të policisë fillimisht ishte goditur me raketë një shtëpi në juglindje të kryeqytetit irakian, e

Pavarësisht nga zhvillimet rreth krizës në Liban konflikti i përgjakshëm ndërmjet Izraelit dhe palestinezëve nuk ka të ndalur. Kështu, gjatë një sulmi izraelit në veri të Rripit të Gazës ka gjetur vdekjen së paku një person. Ndërkohë që armata izraelite ka

pastaj, vetëm pesë minuta më vonë, ka pasuar edhe shpërthimi i një autobombe. Sikur tërë kjo nuk mjaftoi, pas një kohe të shkurtër ka ndodhur edhe një shpërthim tjetër, atëherë kur një atentator vetëvrasës hodhi veten në ajër.

ROJNE VENDIN!

istan'-it, i kanë ende krahët e hapur; por hetimet lidhur me sulmet me bomba mbi metrotë londineze treguan se shumica e radikalëve të rinj as që i përvetësonin fare idetë e tyre nga këto xhami. Ata idetë i përvetësojnë nëpër klube të rinjsh, ushtrimore, librari, apo thjesht në dhomën e prapme të dikujt tjetër. (Sipas hulumtimit të 'Federation of Student Islamic Societies', të bërë të ditur në shtator, vetëm 2 për qind e myslimanëve britanikë deklaruan se xhamia ishte burimi parësor për njohuritë religjioze; 31 për qind theksuan librat, pam-

fletet, web-faqet dhe video xhirimet). Nga ana tjetër, është fare e lehtë për t'u dëshmuar se lënia anash dhe diskriminimi etnik shkaktojnë radikalizëm. Shumica e të arrestuarve të javës së kaluar vinin nga familjet e klasës së mesme - ato që fëmijët e tyre i dërgojnë në shkollim universitar - dhe nga lagjet standarde britanike multi-kulturore, në të cilat myslimanët, britanikët e bardhë dhe imigrantët e sapoardhur nga Evropa Lindore jetojnë së bashku. Është e qartë se për një numër myslimanësh të devotshëm Britania moderne - me një shoqëri

pothuaj marrëzisht të parespekt, të padisiplinuar dhe të çrregulluar - paraqet një vend jotërheqës. Në anketën e 'Channel 4', 35 për qind deklaruan se preferojnë të kenë një fqinjësi myslimane, kurse 28 për qind mendojnë se shoqëria britanike nuk e trajton femrën me respekt. Nga ata me moshë 18-24 vjeçare, 1 nga 3 deklaruan se do të dëshironin të jetonin në ligjin e Sharia'tit. Njëkohësisht, një numër i konsiderueshëm rastesh vetëm sa kanë ashpërsuar raportet mes policisë dhe një pjese të komunitetit. Shumë myslimanë të intervistuar këtë javë përmendën 'Forest Gate'-in, duke iu referuar bastisjes policore në një shtëpi në 'East London' gjatë muajit qershor, kur një mysliman u plagos në krahëror, megjithëse nuk ishte gjetur asgjë që do ta lidhte atë me akuzat e pretenduara për terrorizëm. "Ka një kohë të gjatë që nuk i besoj policisë", deklaroi të premten Zee, një student i drejtësisë derisa po dilte nga xhamia në Walthamstow. "Nuk i kam besuar as para bastisjes në 'Forest Gate', ngase jemi në nishan vetëm pse jemi myslimanë". E, në anën tjetër, aty është edhe politika e jashtme e qeverisë së Tony Blair, dhe mbështetja e saj Administratës së Bushit në Afghanistan, Irak dhe në Lindjen e Mesme. Edhe kjo gjë u dëshmua qartas në anketat dhe intervistat si një shpjegim për rritjen e pakënaqësisë. "Përnjëherë qeveria britanike nuk të lejon të marrësh me vete iPod-in në aeroplan, ngase do të mund të detonoje ndonjë bombë", shprehet Beena Faridi, nga 'Britain's Islamic Human Rights Commission'. "Por, në të njëjtën kohë, ajo po i lejon Amerikës që të transportoj bomba nga dhe nëpër aeroportin Prestwick (në Skoci), në mënyrë që izraelitët kolektivisht të dënojnë Libanin për kidnapimin e atyre dy ushtarëve. Duket se qeveria ka standarde të dyfishta gjatë vlerësimit të saj të jetës, dhe kjo pastaj vetëm sa do ta nxis edhe më shumë izolimin e komunitetit mysliman", shton Faridi. "Shumëçka po grumbullohet", ndërkohë që Britania ende nuk ka zbuluar si t'i qetësoj gjërat. Burimi: Time Magazine

bërë të ditur se sulmet ishin drejtuar drejt territorit Hanun, dhe se ato kanë rezultuar si përgjigje ndaj sulmeve të kryera nga tre ekstremistë palestinezë, të cilët paraprakisht kishin hedhur raketa mbi ushtarë izraelit.

Sulmet ende të mundshme. Vetëm këtë vit janë pamundësuar katër sulme terroriste.

Bomba në aeroplan me ndihmën e foshnjës Londër, 14 gusht — Mediat britanike kanë publikuar se njëri nga terroristët e arrestuar që kishin tentuar të shkatërronin dhjetë aeroplanë civilë, kishte arritur ta bindte bashkëshorten e tij për të fshehur eksplozivin në aeroplanë të fshehur në shishen e ushqimit të foshnjës së tyre. "është tmerrësisht e paimagjinueshme që ata ishin munduar të shfrytëzonin madje edhe fëmijën e tyre",citon 'The Sunday Mirror' deklaratën e detektivit që kishte arrestuar mashkullin për të cilin dyshohet të ketë bindur gruan e vet për të kryer një vepër aq monstruoze. Polici nuk e bëri të ditur iden-

titetin e mashkullit dhe femrës në fjalë. Ndërkohë që sekretari britanik për çështje të sigurisë së brendshme, John Reid, të dielën deklaroi se si sulmet e reja në Britani janë "të mundshme", por edhe se policia që nga sulmet e vitit të kaluar në metronë londineze tashmë ka parandaluar katër sulme terroriste. Madje, shkaku i rritjes së shkallës së sigurisë në atë më të lartën - megjithëse të hënën kjo shkallë u ulë përsëri - aeroporti me frekuencën më të madhe të fluturimeve në botë, Heathrow, të dielën kishte anuluar të gjitha fluturimet e planifikuara nga ai. Burimi: Nga Agjencitë

FOTOEXPRESS

Në këtë foto, të lëshuar nga ditorja komuniste e Kubës 'Ganma', shihet lideri kubanez, Castro së bashku me kryetarin venezuelas, Hugo Chavez, në Havana, të dielën, më 13 gusht. Vizita e Chavez erdhi të njëjtën ditë kur Castro i kumtoi popullit kubanez se ai vetë do të mund të përballej me një shërim afatgjatë pas operacionit. (AP Photo/Granma, HO)



20 BOTA SOT

E martë, 15 gusht 2006

Urime ditëlindjen PC! Ai atëherë kishte vetëm 16k memorie. Peshonte 13 kilogramë, kishte një gjatësi prej 15 centimetrash, dhe kushtonte 1565 dollarë. Thënë të vërtetën, kjo s'ishte përpjekja e parë për popullarizimin e kompjuterizimit. Edhe vetë termi PC (personal computing) u shfrytëzua edhe më parë, mirëpo makina e IBM ishte

para që i shkoi përdore të shndërrohej në një standard global. PC përgjithmonë e ndryshoi mënyrën e afarizmit dhe nxiti revolucionin e kompjuterëve shtëpiak, dobitë e të cilit i shijojmë të gjithë ne sot. Duket sikur PC sot ndodhet në kulm të fuqisë. Bëhet fjalë këtu për një industri që krijon rreth 200 miliardë dollarë

në vit. Vlerësohet se në tërë botën ka rreth 1 miliardë kompjuterë, numër ky që rritet çdo ditë, e posaçërisht në vendet sikur Kina apo Amerika latine. E, si do të jetë nesër? Dikush mendon se erës së PC po i vie fundi. I këtillë është edhe Ray Ozzie, arkitekti kryesor softuerik në Microsoft. Ai jo fort moti deklaroi se erës së PC-ve po i

afrohet fundi, ngase dominimin e kompjuterëve personal gjithnjë e më tepër po e rrezikojnë softuerët e bazuar në internet, pastaj edhe gjeneratat e reja të media PC-ve - pajisje këto që mund të lidhen edhe me televizor, telefona, celularë... Por, edhe pajisjet gjithnjë e më të fuqishme portabël.

Pas 34 ditë luftimesh dhe pas vdekjes së më shumë se 1000 njerëzve, armët u ndalën. Të dyja palët pretendojnë të kenë fituar. Megjithëse, armata izraelite dhe Hizbollah iu përmbajtën armëpushimit vetëm për 3 orë.

Remi në Liban Jerusalem, 14 gusht — Izraeli i Hizbollah armëpushimit iu përmbajtën vetëm gjatë paradites të së hënës sipas kohës lokale, ndërkohë që të dyja palët pretendojnë se gjatë 34 ditë luftimesh të përgjakshme fituan pozita më të mira, gjegjësisht se e fituan luftën.

Konflikti i parë Ushtarët izraelit në jug të Libanit shtien në një grup pjesëtarësh të armatosur të Hizbollah, të cilët po u afroheshin "në mënyrë kërcënuese", kështu që gjatë kësaj kohe u qëllua njëri nga ta, publikoi armata izraelite. Në raportin e armatës nuk tregohet nëse guerili ishte vrarë apo plagosur, megjithëse theksohet se ushtarët izraelit reaguan në vetëmbrojtje. Konflikti afër fshatit Hadatha ndodhi vetëm tri orë pas hyrjes në fuqi të armëpushimit mes

Izraelit dhe Hizbollah. Izraeli nga lufta libaneze doli me një përparësi dhe ai rreptësisht do t'i përmbahet rregulloreve të marrëveshjes për armëpushim të cilin e arriti OKB me kryeministrat izraelit dhe libanez, theksoi zëdhënësi i ministrisë izraelite të punëve të jashtme, Mark Regeev. "Gjendja në terren është e favorshme, por edhe situata diplomatike është e favorshme për Izraelin", tha Regeev gjatë reagimit të parë të qeverisë izraelite pasi që armëpushimi hyri në fuqi. "Sheti brenda shtetit" i Hizbollahut është shkatërruar, sikurse edhe konceptet e kësaj organizate militante për të qëlluar ushtarët izraelit përtej kufirit, shtoi Regeev. "Për Izraelin shkatërrimi i pranisë së Hizbollah në jug të Libanit paraqet një plus të madh", përfundoi ai.

Armata izraelite të hënën publikoi se kufizimet e imponuara të lëvizjes në jug të Libanit mbesin në fuqi "tani për tani", përkundër një lumi të tërë refugjatësh libanez që po tentojnë të kthehen nëpër shtëpitë e tyre në pjesët jugore të vendit. Po ashtu të hënën, dhe pas hyrjes në fuqi të armëpushimit, Hizbollah filloi të shpërndaj pamflete në jug të Libanit, përmes të cilave u uron banorëve fitoren e madhe dhe u falënderon qytetarëve për durimin gjatë 34 ditëve të kaluara të luftës me Izraelin. Aktivistët e Hizbollah shpërndanin pamflete përgjatë rrugës kryesore që çon drejt qyteteve jugore Nabatijeh, Tira dhe Sidon. "Ju urojmë fitoren e madhe, të cilën e arritëm me ndihmën e Zotit, të muxhahedinëve dhe të durimit tuaj", shkruante në pamflete.

Armëpushimi paraqet vetëm hapin e parë të procesit që përfshinë edhe pozicionimin e 15000 ushtarëve libanez dhe të poaq pjesëtarëve të forcave të OKB përgjatë fushëbetejës së deridjeshme në jug të Libanit. Armata izraelite, e cila momentalisht në rajonin e jugut të Libanit numëron rreth 30.000 ushtarë, do të duhej që relativisht shpejtë të filloj me tërheqjen e këtyre forcave. Qëllimi është që këto forca të kthehen në vijën veriore të kufirit izraelit brenda 10 ditësh, gjegjësisht sapo armata libaneze të jetë e gatshme që të hyj në atë zonë. Kur të kryhet me pozicionimin gradual të armatës libaneze dhe të forcave të OKB, forcat izraelite do të tërhiqen gradualisht nga atje. Kryeministri izraelit, Ehud Olmert, i urdhëroi armatës ndërprerjen e zjarrit qysh në agim -

sipas kohës lokale - por që të shtihet vetëm në vetëmbrojtje. Megjithatë, sulmet ajrore vazhduan praktikisht deri në momentin e hyrjes në fuqi të armëpushimit. Radioja e armatës izraelite njoftoi se ishin gjuajtur 175 caqe, në mesin e të cilave edhe 11 rampa për lansim raketash. Në orën e fundit deri në fillimin e armëpushimit u sulmua edhe selia e Frontit Nacional (pro-sirian) për Çlirimin e Palestinës, në kampin palestinez të refugjatëve në afërsi të portit të Sidonit, në jug të Libanit. Gjatë sulmit është vrarë së paku një person. Ndërkohë që gjatë sulmit ajror mbi fshatin Brital, në lindje të Libanit dhe afër kufirit me Sirinë, janë vrarë së paku nëntë civilë. Burimi: Nga Agjencitë

21

E martë, 15 gusht 2006

Çifti Beckham e sheh Surin

Arté

Ylli i Hollywoodit, Tom Cruise me vite është mik me David dhe Victoria Beckham, ndërsa sot u ofron një "nder të veçantë" sikur fatlum të rrallë ta shikojnë të voglën Suri. Para se ta shohin të voglën Suri, Victoria dhe David Beckham

tel: 038 542 270 fax: 038 542 270-2

kanë marrë urdhra që nuk ju lejohet ta incizojnë, as ta mbajnë në dorë, si dhe të mos përkulen në afërsi të saj që ta shohin më mirë. Religjioni i Tom Cruise sugjeron që fëmija gjashtë muajt e parë duhet të jetë në qetësi për arsye që të mos traumatizohet

dhe të mos ketë pasoja të mëvonshme. Është e çuditshme që të voglën Suri e ka parë edhe ish dashnorja e Cruise, Penelope Cruz, e cila e ka ndarë nga Nicole Kidman, pos tjerash ajo i ka thënë gazetarëve që e vogla Suri është shumë e ëmbël.

Muzeu i të mëdhenjve

Muzeu "Tate Modern" në Londër

Tani në muzeun prestigjioz "Tate Modern", përveç veprave të njohura të artistëve botëror, të gjithë artdashësit mund të shohin edhe një vepër të një artisti shqiptar. Është kjo video vepra "Dami i Colori" e artistit Anri Sala. Alban Muja [email protected]

Londër, Angli, 14 gusht — Tani veç njihej si njëri prej muzeve më të mëdhenj të artit modern dhe bashkëkohor në botë. I ndërtuar në vitin 2000, "Tate Modern" edhe pse i ri në moshë ka koleksionet e veprave të artistëve më të mëdhenj botëror. Me një arkitekturë moderne, çdo gjë në vend, me pesë kate galeri dhe hapësira për ekspozim, por edhe me bibliotekë të pasur me libra të artit dhe monografi të artistëve me të njohur, me bare brenda ndërtesës, si dhe hapësira me ekrane ku mund të shihen dokumentarë për artistët që benë që me artin e tyre të ndryshojnë botën, muzeun "Tate Modern" e bëjnë të madh. Të pesë katet e këtij muzeu prestigjioz çdo ditë janë të stërm-

bushur me mijëra vizitorë nga tërë bota, të cilët vijnë të shohin nga afër veprat e artistëve të mëdhenj si Pablo Picasso, Salvador Dali, Andy Warhol, Marcel Duchamp, Joseph Beuys, Wassily Kandisky, Francis Bacon, Jeff Koons e shumë emra të tjerë të njohur në skenën e artit botëror modern dhe bashkëkohor. Por tani të gjithë ata që shkojnë për të parë këto vepra madhështore mund të shohin për herë të parë edhe një vepër të një artisti shqiptar, që tani është në koleksion të "Tate Modern". Është kjo vepër e njërit nga video artistët më të njohur botëror, artistit shqiptar Anri Sala, i cili është ndër artistët e rrallë të gjeneratës së tij që gjenden me veprat e tyre në ketë muze të njohur të artit. "Dami i Colori" quhet vepra e Sales, e cila bashkë me shumë vepra të emrave të mëdhenj të ar-

tit gjendet në 'Tate'. Video e cila flet për ngjyrat e kryeqytetit shqiptar, Tiranes, që duke u munduar të kalohet post-komunizmi, shihet qyteti i Tiranes tërësisht i çrregulluar, deri sa më ngjyrat e ndezura lyhen muret e ndërtesave të vjetra të Tiranes, që e bënë kryeqytetin shqiptar të duket jo i zakontë. Sala në këtë video ka filmuar prefektin e Tiranës Edi Rama, derisa ai flet edhe për vështirësitë dhe pyetjet që iu kanë bërë në lidhje me këtë ndërrim drastik të Tiranes, që vazhdon të ndodh edhe sot. Në 'Tate Modern' këto ditë është hapur edhe ekspozita e njërit prej piktorëve më të njohur të shekullit XX, abstraksionistit rus Wassily Kandinsky. Në këtë ekspozitë të tij janë ekspozuar shumica e veprave të tij të njohura. Kjo ekspozitë e Kandinskyt do të

jetë e hapur për vizitorë gjatë tërë muajit gusht dhe shtator, por e hapur në "Tate" vazhdon të jetë edhe ekspozita e piktorit të njohur Marko Rotko, që për dallim nga ekspozita e piktorit rus, kjo mund të vizitohet falas. Një pjesë e madhe e ekspozitave dhe veprave në koleksion në këtë galeri të njohur botërore mund të shihen falas nga vizitorët që janë të shumtë, përveç atyre që sjellën nga galeritë dhe muzetë e ndryshëm botërorë. Vetëm në "Tate modern" gjatë vitit 2005, sipas të dhënave që janë publikuar nga muzeu, ka pasë 3 900 000 vizitorë, derisa një numër të madh vizitorësh kanë edhe tre muzetë që janë si pjesë e "Tate", "Tate Britain", i cili është vetëm 15 minuta larg me anije nga 'Tate Modern', linje kjo e rregullt për turistë për t'i ofruar edhe ketë

mundësi që të shohin të dy muzetë, ky i fundit është i njohur me koleksionin e veprave të shekullit 18 dhe 19, por edhe për shkak se çdo vit ndahet shpërblimi prestigjioz i artit bashkëkohor "Turner Prize". Pastaj pjesë e "Tate" janë edhe " Tate Liverpool", që po ashtu ka një koleksion mjaftë të mirë të veprave bashkëkohore si dhe "Tate St Ives" që gjendet në qytetin e vogël bregdetar St Ives në regjionin e Cornwall, qytet ky që shtrihet në jug-perëndim të Anglisë. Edhe ky muze i artit ka mjaft vepra në koleksion, por për dallim nga "Tate Modern" dhe "Tate Liverpool" në "Tate St Ives" ka më shumë vepra në pikturë dhe koleksione të artistëve vendas, por edhe ky muze sikur tre muzetë tjerë të njohur si "Tate", ka vizitorë të shumtë.

22 ARTÉ

E martë, 15 gusht 2006

Disney nuk heqë dorë nga filmat e Gibsonit Kompania Walt Disney zyrtarisht ka deklaruar se do të vazhdojë me distribuimin e filmit "Apocalypto", film ky i cili është i xhiruar nga Mel Gibson, duke demantuar zërat rreth asaj që bashkëpunimi ka për qëllim të

distancohet nga incidenti i bërë para disa ditësh i Mel Gibsonit. Në Disney kanë thënë se nuk është e vërtetë që pas incidentit kanë marrë vendim që t'i shesin të drejtat në filmin e përmendur. Fjala është për një triler, i cili ka

mbledhur një ekip aktorësh jo të njohur, ku Mel Gibson e ka bërë regjinë, ndërsa në film nuk aktron. I vetmi "ndëshkim" që do ta kap atë është mospjesëmarrja në promovimin e tij. Edhe pse ardhmëria e këtij filmi nuk është

në pikëpyetje, e njohur është se Mel Gibson disa punë vetëm se i ka humbur, p.sh kompania ABC ka hequr dorë nga xhirimi i serialit rreth holokaustit të cilin është dashur ta paraqes shtëpia e produksionit të Mel Gibsonit.

Në mesin e më të mirëve Lirijon Kadriu, dizajner nga Prishtina, me punimin e tij arrin të hyjë në mesin e 30 dizajnerëve më të mirë të Evropës.

Lirijon Kadriu / FOTO: JETMIR IDRIZI

Alfred Beka [email protected]

Prishtinë, 14 gusht — I ulur në kolltuk, në zyrën e ilustruar me punimet e tij, dizajneri Lirijon Kadriu fillon të flasë për përshtypjet që i ka lënë përvoja e tij e fundit, e kjo është përfshirja në mesin e 30 dizajnerëve më të mirë të Evropës. I emocionuar dhe duke

buzëqeshur, Kadriu tregon për pjesëmarrjen e tij në "EULDA"(The European Logo Design Annual 2006), garë kjo për logot më të mira në Evropë, prej së cilës ai nuk është kthyer duarthatë. "Është për herë të parë një organizim i atij niveli të lartë që mundohet t'i shpërblejë logot ma të mira që kanë shënuar vitin e kaluar në Evropë", shprehet

Kadriu, i cili ka diplomuar në Fakultetin e Arteve, drejtimin e dizajnit grafik në Prishtinë dhe më pas ka kryer studimet postdiplomike në Ecole Superiore des Artes Visuel në Geneve të Zvicrës (shkollë kjo e arteve e themeluar me 1748). Nëse hapni faqen e internetit të EULDA-s dhe klikoni të fituesit e çmimit "Best of Nation Award", menjëherë të parin do të shihni

emrin e Lirijon Kadriut dhe logon e tij, që e ka bërë për postën e Kosovës. "Me vijnë ftesa të llojeve të ndryshme për gara të tilla. Kjo më është dukur interesant dhe kam marrë pjesë", shprehet Kadriu, i cili në garën për logon më të mirë, ku kanë marrë pjesë rreth 1000 dizajnerë, fillimisht është seleksionuar në mesin e 378 artistëve që kanë konkurruar nga 36 shtete të ndryshme, për t'u klasifikuar më pas në mesin e 30 dizajnerëve më të mirë, të cilët janë shpërblyer me çmimin "Best of Nation Award". Me këtë shpërblim ai i ka bërë nder Shqipërisë, pasi që në garë është paraqitur si përfaqësues i Shqipërisë e jo i Kosovës. Duke folur me krenari për përkatësinë e tij kombëtare, Kadriu tregon se e ka përfaqësuar Shqipërinë pasi që është shqiptar. "Unë e kam paraqitë Kosovën si një provincë të Shqipërisë", shprehet ai, duke thënë se s'do të kish pasur problem edhe po të paraqitej si përfaqësues i Kosovës,

pasi që Kosovën e ka prezantuar edhe më parë në ekspozita në vende të ndryshme si në Teheran, në Bienalen e posterit teatral në Poloni, pastaj në Ternovo të Çekisë etj. Kjo nuk është hera e parë që Kadriu e prezanton Shqipërinë në arenën ndërkombëtare. "Një herë e kam përfaqësuar Shqipërinë në Bienalen e Mexicos në vitin 2002", tregon Kadriu, i cili ka marrë pjesë nëpër ekspozita të vendeve të ndryshme si në Poloni, Meksikë, Iran, Çeki, Spanjë etj. Logoja me të cilën Kadriu ka marrë pjesë në këtë garë është ajo e postës së Kosovës, me të cilën ai ka fituar, në vitin 2004, çmimin e parë në konkursin anonim të organizuar nga PTK. Ai tregon se kah fillimi i tetorit do të botohet libri ku do të futen të gjitha logot që kanë fituar dhe ato që janë seleksionuar. "Çdo logo do ta ketë nga një faqe", tregon Kadriu, për librin, në të cilin në faqen e parë me siguri që do të jetë logoja nga Kosova.

Bashkohen albanologët Dje filloi edicioni i 25-të i Seminarit të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Shqiptare, i cili do të mbarojë punimet me 25 të këtij muaji. Alfred Beka [email protected]

Prishtinë,14 gusht — Nuk mund të mos vërehej gëzimi që ndjenin. Buzëqeshja e tyre e vazhdueshme tregonte se mëzi kanë pritur që të fillojë edicioni i 25-të i Seminarit për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare. Albanologë nga vendi dhe nga mbarë bota mund të shiheshin në amfiteatrin e Fakultetit Filologjik, të përbashkuar drejt një qëllimi të vetëm: përhapjes, zhvillimit dhe studimit të gjuhës, letërsisë dhe kulturës shqiptare, jo vetëm në vend por në tërë botën. Në hapje të këtij seminari, Fadil Raka, kryetar i Këshillit Organizativ, tha se seminari ka një traditë 32 vjeçare shumë të begatshme, të cilën e karakterizojnë vlerat e qëndrueshme, thellësisht shkencore e kulturore dhe orientimi i theksuar pozitiv i kultivimit të miqësisë dhe tolerancës midis

popujve, gjuhëve dhe kulturave të tyre. "Shumë studiues të huaj, të ardhur nga vende të ndryshme të botës, në këtë seminar e kanë mësuar gjuhën shqipe dhe i kanë thëlluar njohuritë e tyre për shkencën dhe kulturën shqiptare", tha Raka. Ai njoftoi se në kuadër të këtij seminari do të organizohen tri nivele të kurseve, për ata të cilët vijnë për herë të parë dhe që nuk e dinë asnjë fjalë shqip, për ata të cilët kanë qenë ndonjëherë dhe që e din pjesërisht shqipen dhe kursi i tretë për ata të cilët dëshirojnë t'i thellojnë njohuritë e tyre për letërsinë dhe historinë shqiptare. Në këtë seminar gjithashtu do të mbahen 6 ligjërata; 2 ligjërata nga gjuhësia, 2 nga letërsia dhe një nga arkeologjia dhe muzikologjia shqiptare, ku do të ligjërojnë albanologë të ndryshëm nga Kosova, Shqipëria dhe albanologë nga vise të ndryshme të Evropës. Ndërsa, në dy ditët

e fundit të këtij seminari do të mbahet sesioni shkencor në dy nivele. Sesioni shkencor i letërsisë që ka temë bosht "Miti në letërsinë shqipe" për të cilën do të lexohen mbi 50 kumtesa nga studiues të ndryshëm, dhe sesioni i gjuhësisë që ka për temë probleme aktuale të kulturës së gjuhës, ku gjithashtu janë paraqitur mbi 50 studiues të cilët do ta trajtuar këtë temë. Ndërkaq, bashkëdrejtori i seminarit nga Tirana, Ethem Likaj, tha se vlerat e këtij seminari po rriten nga viti në vit. "Edhe ne vet habitemi nga pasuria dhe vlera e këtij seminari. Seminari i sivjetmë, për tematikën e gjuhës do të njohë vështirësitë e kulturës së gjuhës, tanimë jo në vetvete por me përcaktimin e detyrave konkrete", tha ai, dhe u shpreh i bindur se analizat, përfundimet dhe rekomandimet e gjuhës nuk do të ngrehin pengesa por do t'i rrafshojnë ato në të mirë të gjuhës. Ministri

i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Agim Veliu tha se seminari i 6-të në liri dhe i 25-ti me radhë, mbetet ngjarja më e rëndësishme për kulturën tonë, e cila me identitet po zë vendin e vet në proceset kulturore euro-perëndimore. "Seminari i gjuhës, letërsisë dhe kulturës shqiptare, sot ka krijuar fizionominë unikate përmbajtjesore me sesione shkencore, ligjërata, kumtesa, kurset e gjuhës shqipe dhe angazhimet e studiuesve të kulturës shqiptare", tha Veliu. Ndërkaq, Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Rexhep Ismaili, tha se 'Seminari tashmë e ka krijuar historinë e vet si vend ku vihet për të marrë pjesë në një shkëmbim intensiv përvojash, informatash, dijesh në fushën e gjuhës dhe letërsisë shqiptare. Seminari i 25-të i Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Shqiptare do të vazhdojë punimet deri me 25 gusht.

ARTÉ 23

E martë, 15 gusht 2006

Jared Leto nuk i përballon paparacët Aktorja Lindsay Lohan thotë se për prishjen e lidhjes së saj me Jared Leto i fajëson paparacët, sepse ai nuk ka mundur të përballojë aq shumë turrje rreth saj. Edhe pse vetë aktori, nuk është i mësuar në prekje të intimitetit,

Ka 50 vjetorë që duhen përkujtuar. Bertold Brecht vdiq më 14 gusht të vitit 1956. Revolucioni hungarez (vazhdojnë ta quajnë "faktet e Hungarisë") dështoi mes tetorit dhe dhjetorit të vitit 1956. Pra për disa muaj apo diçka më tepër u evitua që Brecht t'u bashkohej atyre punëtorëve hungarezë, ose ndoshta disa muaj ose më tepër i evituan Brechtit të renditej në radhët e represionit të përgjakshëm të revoltës hungareze. Askush nuk mund ta thotë, madje as ai vetë po të ishte gjallë. Megjithatë kishte pasur një precedent, revolta e punëtorëve në Berlinin Lindor në vitin 1953. Brecht kishte hezituar. Ai shkruan: "Nuk do të kishte qenë/ më e lehtë atëherë që qeveria/ të zgjidhte popullin/ dhe do të zgjidhte një tjetër?", por këto vargje do të mbeten në sirtar. Në publik kritika kishte marrë fund për të konfirmuar besimin e tij ndaj partisë. Në një faqe të ditarit të tij kishte nxjerrë argumentin më torturues për të shpëtuar Partinë dhe Klasën. "Kishim këtu përpara nesh klasën, që kishte arritur në zhgënjimin maksimal, por gjithmonë klasë... I njëjti moment në të cilin pashë proletariatin...sërish edhe një herë, përballë armikut të klasës, kapitalizmit të erës fashiste, pashë edhe të vetmen forcë që ishte në gjendje ta largonte". Proletariati dhe asgjë veç tij. Një argument i tillë nuk ka se ç'të bëjë, jo i vetëm të paktën, me një oportunizëm. Brecht është vërtet i ndarë. E famshmja hije e dyshimit, që në të vërtetë përputhet me nevojën për veprim, mund ta gënjejë lexuesin. Komandamenti politik është një gjë, jeta është diçka tjetër. Asnjë protagonist i teatrit klasik nuk i ka interesuar Brechtit sa Hamleti. Për më tepër, Hamleti nuk është vetëm princi i trishtë i hezitimit dhe dilemës. Është edhe një specialist i hakmarrjes. Klasa punëtore duhet të ndalë dorën: kjo për të shpëtuar veten. Dhe për hakmarrjen e saj. Brecht, që beson në atë variant të marksizmit që ishte "materializmi dialektik", i përshkruante të dyja anët e gjërave, edhe në mënyrë të thjeshtë, duke përsëritur të njëjtat fjalë si një shkallë që ngjitet dhe zbret, shkon tek pikëpyetja dhe kthehet tek pikëçuditësja. Përfundimet e tij kanë pasur zakonisht thirroren. "Për të larguar një pikëpyetje/ më shumë se sa një përgjigje/ mjafton një veprim". Brecht dinte të luante me dialektikën, me tezën dhe antitezën, derisa gjithçka e hedh në ajër: sinteza. Duke nxjerrë thëniet kryesore të teatrit mund të themi se në fillim vjen stomaku, më pas morali; e palumtur toka që ka

kështu që çdo dalje me Lindsay ka qenë shumë e mërzitshme, sepse gjithmonë e kanë ndjekur paparacët. Më në fund nuk ka mundur të qëndrojë, kështu që lidhja e tyre është ndërprerë.

Jared dhe Lindsay në lidhje kanë qenë prej muajit tetor të vitit të kaluar, e cila është zbuluar pasi që Leto e ka shpëtuar Lindsayin nga disa sulmues në një klub nate. Jared njërin nga sulmuesit e ka mbështetur për muri dhe e ka

BERTOLD BRECHT KUNDER KOHES Dje u bënë rrafsh 50 vjet nga vdekja e njërit prej shkrimtarëve më të mirë gjermanë.

nevojë për heronj; ç'do të thotë të vjedhësh një bankë, në vend që ta themelosh atë? Dhe nga kjo vijnë sloganet. Zgjedhja e komunizmit: "Është e arsyeshme: çdokush e kupton. Është e thjeshtë...Është gjëja e thjeshtë ajo që vështirë se bëhet". Zgjedhja e partisë: "Kush është vetëm ka dy sy, partia ka mijëra sy". Por kush është partia? "Jemi ne". Ti, unë dhe ju: ne të gjithë". Zgjedhja e dialektikës: "Kush i ka njohur kushtet e saj, si mund të heqë dorë?"...Intelektuali që Brecht ka dëshiruar të jetë, merr pjesë dhe më saktë merr parti. Partia qëndron mes individit, emër i vakët dhe i vetmuar, që do të maskojë frustrimin e një klase mbi tjetrën. Kësaj përqasjeje Brecht i dedikon talentin e tij. Zgjedhja e partisë e çon drejt pjatave të tilla si: "Partia është pararoja e masave/ dhe e drejton luftën e saj/ me metoda klasike,

që burojnë/ nga njohja e realitetit". Edhe partia e mijëra syve tingëllon që larg si një pushti. Po kush është partia? Do të themi rregullin e trishtuar se është më mirë të gabosh me partinë, se sa të kesh të drejtë i vetëm: "Mos e përshkruaj pa ne rrugën e drejtë/ pa ne është/ më e gabuara". Së fundi zonja Angela Merkel ka dashur të rikthejë tek Gjermania e Bashkuar zemrën sekrete të Brecht. Mundet që për dashurinë ndaj atdheut, të lexohen në mënyrë të ëmbël shkrimet. Për më tepër gazetat thonë se gjermanët mezi e kujtojnë një farë Bertold Brecht. "Të duash diçka të re është antike, e re është të duash diçka të vjetër". Përkujtimet në një hapësirë kohore prej 50 vitesh apo 5 shekujsh, përfundojnë gjithmonë atje: tek aktualiteti. Aktualiteti i Brecht. Do të jetë e lehtë ta deklarosh joaktual. Akoma më e lehtë ta shenjtërosh ak-

tual një herë e përgjithmonë, për më tepër që është "një klasik". Brecht dëshironte të ishte mësues i klasës punëtore, një njeri që shkonte në shkollën e proletariatit. I gatshëm të mbante një xhaketë të ngushtë pas dhe një beretë punëtori. Në rini ka qenë i mbushur me vetveten dhe me dëshirën për t'u shprehur "Unë, Bertold Brecht..." Më pas kohërat u bënë gjithmonë e më të errëta. Teatri do të ishte kolektivi i Brecht, aleati dhe konkurrenti i partisë. Duke parë sot obsesionin e tij për teatrin epik dhe efektin V (Verfremdung), duket më pak e rëndësishme dhe më shumë teori se sa praktikë të shpëtosh atë distancë që i lejon teatrit një linjë më pak dytësore se sa partisë. Në teatër, edhe heroizmi më i jashtëzakonshëm ndalet tek durimi dhe "heronjtë kukulla". Si Nëna Kurajo. "Falë Zotit lëshojnë hungërima. Nuk janë ujq, janë njerëz dhe tërhiqen drejt parave. Përpara njerëzve korrupsioni është si varfëria përpara Zotit. Korrupsioni është shpresa jonë e vetme. Derisa ekziston ai, gjykatësit janë më mitikë dhe në gjykatë një i pafajshëm mund të shuhet". Si heroi i një bote ku gjërat shkojnë shumë mirë: "Më mirë frikacak se i vdekur". Si në disa sallone të Santa Monikës (Amerika nuk ishte për Brecht): pashë që të gjitha vendet ishin të zëna, u ulëm në pjesën e të padrejtëve. Në marksizmin e Brechtit ka një drejtim për tek komunizmi popullor që varfëron botën. Tek vepra e tij "Antigona", lufta e tebanëve nuk zhvillohet për pushtet më tepër, se sa për fuqi ekonomike. Diçka e tillë ndodh në botë, e interpretuar si luftë universale për naftë. Nafta nuk e shuan urinë. Raca ariane e Hitlerit ishte një shembull dizinteresi, kur bëhet fjalë për të zhdukur sa më shumë hebrenj të ishte e mundur përpara disfatës së sigurt, edhe me kushtin e humbjes së informatorëve në front. Por edhe te Brecht ka një pamje të lodhjes vdekjeprurëse të gjeneratave të shkuara (dhe të tashme) që tek asnjë lexues i ri nuk duhet të mungojë. "Kush e ndërtoi Tebën e 7 portave?... / Ku shkoi nata që përfundoi Murin e Madh, / muratorët?". Falë Zotit zanati i intelektualit nuk është më i shtrënguar në morsë. Është diskutimi

mbajtur derisa ka arritur policia. Se sa shumë e ndjekin paparacët, dëshmojnë edhe fotografitë ku Lindsay shihet duke dalë nga vetura në fustan të shkurtër, ku në moment i shihen edhe brekët e saja.

në lidhje me militantin intelektual (për çfarë?) apo tashmë është e riparueshme. Për më tepër, në demokracinë televizive dhe popullore është e vështirë të ketë personalitete të mëdha dhe me autoritet: ka diva që janë pranë arritjes së gjithçkaje dhe fansa në delir, në pritje që të thirren në skenë nga drejtuesi. Por nuk mbaruan aspak. Përkundrazi nevoja dhe e bukura për të marrë pjesë është më e madhe se sa nevoja për të qenë pjesë e një partie. Këtu ka një ndryshim të madh. Devotshmëria ndaj kolektivit, ku bën pjesë deri në ideologji, komunizmi, duket zgjedhja e vërtetë e intelektualit në intervalin midis dy luftërave. Ky angazhim ka një ideale pozitive dhe një negative, komunizmi dhe antifashizmi: që do të reduktoheshin në një, përmes rrugës që Bashkimi Sovjetik dobësoi deri në vdekje kundërshtarin e komunizmit, duke forcuar antifashizmin. Nëse nuk ishte ende Sovjeti ishte Stalingrad. Dhe për shumë kohë, në shekullin e pasluftës, antifashizmi jetoi si një pjellë e politikës së majtë. Sot intelektuali, duhet të "marrë pjesë", por me një kusht të dyfishtë të vetmisë personale dhe të ambicies universale. Duhet ndjekur rruga që të çon te "njeriu", maska që luan proletariati. Është e vështirë sepse lufta e klasave është lufta mes të pasurve dhe të varfërve, nuk ka përfunduar aspak, është lufta që mban të mbërthyer tokën. Partia luan në dy tryeza: njëra më e ngushtë dhe e pamundur të hiqet dore, tjetra e madhe sa vetë planeti dhe mbijetesa e tij. Asnjë lloj besnikërie ndaj kolektivit, në parti mund të bëhesh absolut. Hipokrizisë njerëzore i duhet larguar hipokrizia jonjerëzore. Brecht insiston sipas mënyrës së tij te mallkimi i historisë, se revolucioni nuk është një drekë e madhe dhe aq më pak rezistenca ndaj racës: "Mjerë ne, që duam të hedhim bazat e mirësisë, as ne vetë nuk do të mund të jemi të mirë". Veprimi politik sugjeron xhentilesën. "Oh është e bukur të lulëzosh kopshtin, për ta bërë atë të gjelbër!". Ishte viti 1943. Pikërisht në atë kohë plumbi ishte e rëndësishme të kultivonte kopshtin e tij. Ualter Benjamin, miku më i mirë që mund të dëshirohej, citon zotin Keuner, alteregon letrare të Brecht. Keuner e dashuron pemën që rritet në kopshtin e tij. Miqtë e ftojnë të shkojë me ta në pyll dhe ai refuzon. Po si është e mundur, nuk kishte thënë që i pëlqen pemët? Zoti Keuner përgjigjet: "Kam thënë që dua pemën që rritet në kopshtin tim".

24 ARTÉ

E martë, 15 gusht 2006

Kelly Brook dhe Billy Zane ende së bashku Një tabloid britanik para pak kohësh ka njoftuar se Kelly Brook dhe Billy Zane e kanë ndërprerë fejesën dhe e kanë anuluar martesën. Këtë pohim e ka mohuar nëna e Kellyt.

"Kelly dhe Billy ende janë së bashku dhe gjithçka është në rregull me lidhjen e tyre. Do të martohen gjatë këtij viti", ka treguar Sandra Parsons, nëna e Kellyt. Çifti martesën e ka paralajmëruar për këtë verë,

por si duket për një arsye është caktuar për më vonë. Martesa do të bëhet në stilin grek dhe ndoshta do të bëhet ceremonia edhe në Greqi. Ceremoniali do të mbahet vetëm me familjarët e afërt.

BINJAKET (21/V-21/VI) Nuk do te keni asnje emocion pasionant sot, por kjo eshte zgjedhja juaj. Eshte momenti per mbyllur nje histori te vjeter dhe per te nisur nje te re.

GAFORRJA (22/VI-22/VII) Kush ka nje bisede te pambyllur me partnerin ben mire te zgjedhe dialogun si rrugedalje. E rendesishme eshte qe te flitet me zemer dhe qetesisht.

e dëshpëruar

LUANI(23/VII-22/VIII) Sot do te jeni shume te mire me te gjithe. Diplomacia do te jete arma juaj me e forte dhe keshtu do te evitoni konfliktet me embelsi dhe predispozicion.

Jenna para pak kohësh në vendin e saj të lindjes Las Vegas e ka fituar një skulpturë nga dylli në muzeun Madame Tussauds, në të cilin është emëruar si aktore e parë e filmave për të rritur. Skulptura është "e ngjallur", kur vizituesit i afrohen që t'ia prekin tatuazhin, Jenna iu pëshpërit mesazhe seksi.

Kid Rock - zhgënjim i vërtet në shtrat

DASHI (21/III-19/IV) Dikush do te perpiqet tua veshtiresoj diten. Kini kujdes te mos bini ne tundimin e egzagjerimit sepse mund te humbisni pozitat e fituara dhe te krijoni keqkuptime. DEMI (20/IV-20/V) Kujdes nga situatat e disfavorshme qe mund te lindin nga fakti qe ju nuk i shprehni qarte idete tuaja. Nqs evitoni polemikat e panevojshme gjithcka do te shkoje mire.

Jenna Jameson Ylli i famshëm pornografik ka marrë pjesë në sezonin e kaluar "Lingerie Bowl", version erotik i futbollit amerikan, në të cilin bukuroshet luajnë vetëm me ndërresa të brendshme. Ato pos tjerash u ofrojnë shikuesve kënaqësi duke u treguar gjokset dhe prapanicën. Jennes 32 vjeçare kompanitë e sigurimit kanë refuzuar t'i sigurojnë lëndimet gjatë kësaj loje të ashpër, por edhe producentët e filmave të saj ia kanë ndaluar pjesëmarrjen. Jenna për arsye të kësaj është e dëshpëruar dhe e mërzitur sepse si vajzë e vogël shumë shpejt mund t'i fitojë kundërshtaret më të forta".

HOROSKOPI

VIRGJERESHA (23/VIII-22/IX) Dite shume e mire qe do tju hapi rruge te reja dhe te paparashikuara. Do te afroheni me personazhe qe jane te rendesishem per te arritur synimet tuaja.

Pasi që biondina seksi Pamela Anderson është martuar në jaht në St. Tropez me muzikantin Kid Rock, është paraqitur ish dashnorja e tij Jill Gulseth, e cila i parashikon seksi Pamelës zhgënjim në shtrat. Fotomodelja 22 vjeçare Jill dhe Kid kanë dalë së bashku tre muaj dhe se ajo është e njoftuar mirë me aftësitë e tij seksuale. Ajo pohon se 45 vjeçari Kid është një xhentëlmen i vërtet, i cili gjithmonë ka paguar darket e tyre dhe se e ka vozitur me aeroplanin e tij privat, por nuk është treguar sikur 'macho man'. Në dushin e përbashkët asnjëherë nuk është përpjekur që të bëj dashuri, ajo gjithmonë është dashur që ta merr iniciativën dhe të përfundojnë në shtrat. I kujtohet vetëm një seks i trentë kur e ka quar në studion e vet për incizim, ku atje kanë bërë dashuri përmbi aparaturën teknike. Për martesën e tij me Pamela Andersonin e ka kuptuar nga lajmet në televizion dhe shumë është zhgënjyer në të. Për këtë arsye ajo deklaron nëpër tabloide që "mashkulli i cili është martuar në jaht në Francë, në shtrat është zhgënjim i vërtet dhe se Pamela me të nuk do të kënaqet shumë në seks". Vetëm se është paralajmëruar se çifti i sapomartuar dëshiron që ta xhirojë një film pornografik, sikur Pamela që e ka bërë me burrin e saj të parë, por problemi qëndron aty që Kid nuk e ka "bishën" sikur të Tommy Lee, kështu që në film do të iu duhet që ta fusin edhe ndonjë "efekt special".

PESHORJA (23/IX-22/X) Beni mire te jeni te duruar dhe te veproni me qetesi. Keni shume ankth per te pare rezultatet e punes tuaj, por faktet tregojne qe ato do te vonojne. AKREPI (23/X-21/XII) Ne fund te dites do jeni shume te lodhur dhe nervoz. Kujdes ne marrdheniet ne cift sepse merrni shume durim nga partneri dhe jepni vetem grindje. SHIGJETARI (22/X-21/XII) Mbani mend qe jep me shume kenaqesi nje dhurate e vogel e dhuruar me zemer sesa nje e madhe e dhuruar me ftohtesi. Jepini me shume rendesi emocioneve. BRICJAPI (22/XII-19/I) Pavaresisht qellimeve tuaja te mira do te ndiheni te tradhetuar nga miqte tuaj me te mire. Do te keni kenaqesi profesionale qe do tju mbushin me optimizem. UJORI (20/I-18/II)

Reagoni ndaj melankonise qe do tju kapi papritur. Mundohuni te frekuentoni ambjente te zhurmshme dhe shoqeri alegro.

PESHQIT (19/II-20/III) Do te ndiheni terheqes dhe te deshiruar, gati per nje takim te ri apasionant. Per te shijuar cdo moment mjafton qe te qetesoheni dhe te largoni te gjithe motivet qe mund te sjellin tension.

TRIVIA - TV TIPS 25

E martë, 15 gusht 2006

E MARTË

E MËRKURË

E ENJTE

Mot me diell. Temp. 30º C.14 º C.

Mot me re dhe Mot me re dhe diell. diell. Temp. 34º C.18 º C. Temp. 35º C. 20 º C.

E PREMTE

E SHTUNË

E DIELE

Mot me re dhe diell. Temp. 34º C.17 º C.

Mot me re dhe diell. Temp. 33º C.17 º C.

PRISHTINA Mot me re dhe diell. Temp. 29º C.12 º C.

PRIZRENI Mot me re dhe diell. Temp. 32º C.16 º C.

Mot me re dhe diell. Temp. 32º C.17 º C.

Mot me diell. Temp. 35º C.22 º C.

Mot me diell. Mot me diell. Temp. 37º C. 23 º C. Temp. 36º C. 21 º C

Mot me re dhe diell. Temp. 34º C.18 º C.

Mot me re dhe diell. Temp. 28º C.14 º C.

Mot me re dhe diell. Temp. 32º C. 20º C.

Mot me re dhe diell. Temp. 34º C. 21º C.

Mot me re dhe diell. Temp. 31º C.17 º C.

PEJA Mot me re dhe diell. Temp. 28º C.13 º C.

Mot me diell. Temp. 33º C. 18º C.

Gjendja e atmosferës në vendin tonë sVendi ynë do te jete nën ndikimin e veprimit te sistemit frontal te masave ajrore me veti të përafërta fizike Moti Për rrjedhojë moti do të me vranësira,të cilat gjatë ditës kanë mundësi që të përcjellën me riga lokale shiu Temperaturat Temperatura minimale do te luhatët nga (14) deri ne (17) gradë celsius,maksimalja, nga (22) deri ne (25) grade celsius Shtypja atmosferike Shtypja atmosferike 945 deri ne 958 milibar Lagështia relative e ajrit Lagështia relative e ajrit ne mëngjes 90%,gjate ditës do të zbres në 47% Dukshmëria horizontale Dukshmëria horizontale nga 1 deri në 13 kilometra Era Do të këtë erë nga ana e jugut dhe jugperëndimit me shpejtësi 1 deri ne 5 metra ne sekondë

07:00 Programi i mëngjesit 09:30 Top Shop 10:00 Lajmet Radio Kosova 10:05 Programi arsimor 11:00 Lajmet Radio Kosova 11:05Programi për fëmijë 11:50Top Shop 12:00Lajmet Radio Kosova 12:05Magazina boshnjake-Mostovi r 13:00 Lajmet Radio Blue Sky 13:05 Amazing be njeri r 13:30 Kult r 14:00 Lajmet Radio Blue Sky-në gjuhën serbe 14:05 Pro arte 15:00 Lajme 15:05 Pro arte - vazhdim 15:30 Top Shop 16:00 Programi arsimor 17:00 INFO 17:10 LAJME- Për personat e shurdhër 17:15 VESTI - Për personat e shurdhër 17:20 Program për fëmijë 17:45 HABER 17:55 VIJESTI 18:05 Videoklipe 18:10 Telekuizi 18:25 Film vizatimor 18:45 Just for laughs 19:00 VESTI 19:10 Videoklipe 19:20 Marketing 19:30 LAJMET 20:00 20:05 20:10 20:30

Marketing Sport Plus Serial: Spin City Serial: Friends

21:05 22:00 23:00 23:15

Drejtpërdrejt Serial: Central Park West BLIC Etnika

"Drejtpërdrejt" është emision kryesor javor politik .Shtrohen temat që janë në qendër të interesimit të opinionit. Udhëheqësit, përmes bashkëbisedimit me trekatër pjesëmarrës kompetentë, diskutojnë problemet aktuale politike, ekonomike e shoqërore, pra çështjet më me relevancë dhe më të fokusuara. Është koncipuar si një emision debatues, ku shtrohen e kundërvihen opinione dhe argumente të ndryshme.

00:00 Lajme 00:05 Videoklipe 00:15 Zëri i Amerikës -në gjuhën serbe 00:45 Film artistik 02:15 Serial: Friends r 02:45 Serial: Spin City r 03:15 Film artistik r 05:00 Serial: Central Park West r 06:00 Drejtpërdrejt r 07:00 Programi i mëngjesit

26 FJALËKRYQI

E martë, 15 gusht 2006

SHPALLJE TË VOGLA 27

E martë, 15 gusht 2006

PALUAJTSHMËRI SHITJE Shitet shtëpia 115m2, me 5 ari truall në hyrje të Çagllav-

icës, nga ana e Prishtinës. Vetem 30 metra larg nga magjistrala Prishtinë- Gjilan. Informatat: 044/ 651 140. (15.08.2006) Shitet banesa 62m2 në Prishtinë te KK, afër Pro Credit Bankës, në katin e III-të. KA mundësi ndërrimi me ndonje banes tjetër. Informatat: 044/ 142 197. (15.08.2006) Shiten troje 2 hektarë në Sllatinë të Madhe, afër magjistrales Prishtinë-Pejë. Trojet janë të përshtatshme edhe për afarizëm. Ka mundësi ndërrimi me ndonjë banes në Prishtinë. Informatat: 044/ 142 197. (15.08.2006) Shes shtëpinë e vjetër me 3,5 arë oborr - në rrugën e "Llapit" (afër tregut të gjelbërt)- me mundësi ndërimi me ndonjë banesë a shtëpi të përshtatshme banimi. Tel: 044/ 427 087 (15.08.2006) Shiten banesa ekskluzive në Bregdetin e Vlores, 15 metra larg detit. Banesat janë të madhësisë së ndryshme prej 32m2 deri në 130m2. Çmimet janë të volitshme dhe ka mundësi kreditimi deri në 5 vjet. Informatat: 038/ 548 794- pas orës 16.00, 044/ 250 378, 0290/ 22 518. (15.08.2006) Shes banesën te stacioni i policisë Qendra, kati XI-të, 80m2. Ka rënditje shumë të mirë. Çmimi 45.000 euro. Tel: 038/ 502 529, 044/ 443 555 (15.08.2006) Shes banesën në Bregun e Diellit, te xhambazt, kati i I-rë, 46m2. Çmimi 30.000 euro. Tel: 038/ 502 529, 044/ 443 555 (15.08.2006) Shes banesën në Bregun e Diellit, te Posta, kati i I-rë, 60m2. Ka dy dhoma dhe kuzhinë. Çmimi 45.000 euro. Tel: 038/ 502 529, 044/ 443 555 (15.08.2006) Shes banesën në Kurriz, kati i I-rë, sipërfaqja 119m2, e renovuar. Çmimi 105.000 euro. Tel: 038/ 247 713, 044/ 197 000 (15.08.2006) Shitet 10 ari truall, buzë rrugës, përballë Hotelit "Princi i Arbërit". Tel: 044/ 233 020 (15.08.2006) Shes banesën në Ulpianë, te Soliterat, kati IV-të, sipërfaqja 65m2, e renovuar. Çmimi 62.000 euro. Tel: 038/ 247 713, 044/ 197 700 (14.08.2006) Shes banesën në Kurriz, kati i V-të, sipërfaqja 100m2. Çmimi 85.000 euro. Banesa është e renovuar. Tel: 038/ 247 713, 044/ 197 000 (14.08.2006) Shes banesën në Bregun e Diellit, zona qendra, kati VII-të, sipërfaqja 60m2. Çmimi 42.000 euro. Tel: 063/ 1833 792 (14.08.2006) Shes banesën në Fushë-Kosovë, te "Aviano", kati II-të, sipërfaqja 70m2. Çmimi 37.000 euro. Tel: 063/ 1833 792 (14.08.2006) Shes 5 banesa nga 38m2, 60m2, 77m2, 80m2 dhe 98m2.

Banesat gjendën rrugës për Gërmi. Tel: 044/ 637 230, 044/ 244 858, 044/ 137 490, 038/ 516 668. (14.08.2006) Shiten 2 hektarë tokë në fashatin Bardhosh. Ka mundësi ndarjeje në 1 hektarë. E përshtatshme për truall. Çmimi i volitshem. Informatat: 044/ 114 252, 038/ 244 638, 036/ 775 76 75. (13.08.2006) Shiten 5 ari truall me themel të dy bodrumeve, në rrugën "Isa Kastrati" nr.40 të Universiteti Mileniumi i Tretë. Informatat: 044/ 167 176, 044/ 315 257. (13.08.2006) Shiten 50 ari truall në Raushiq te shkolla, 3 km prej Peje në drejtim të Deqanit. Trualli është afër asfaltit. Pronari shqipëtar. Informatat: 044/ 297 641, 044/ 282 820. (13.08.2006)  Shitet banesa në Dardani, në Kurriz, kati V-të. Banesa është e renovuar, ashensori punon, dhe ka ngrohje qendrore. Informatat: 044/ 426 375( e hënë e premtë, nga ora 18.00), shtunë e dile prej 09.00-22.00. (12.08.2006) Urgjent dhe me çmim mjaft të volitshëm shitet banesa tridhomëshe 76m2, ne katin e III-të, e cila gjendet në Prishtinë, përballë restorant "Davidof" dhe mbrapa dyqanit " Daxa electronic". Informatat: 044/ 296 811. (12.08.2006) Urgjent dhe me çmim të volitshëm, shitet ose lëshohet me qira lokali 34m2, me mundësi zgjerimi edhe për një katë. Mund të bëhet ndrrimi edhe me banesë, sipas marrëveshjës. Lokali gjendët në Prishtinë, në "Qafë", rruga e UÇK- së. Tel: 044/ 296 811 (12.08.2006)

ME QIRA LËSHOHEN Lëshohet me qera banesa për zyre, përballë hotel Grandit.

Banesa ka 80m2, telefon, internet. Informatat: 044/ 117 828. (15.08.2006) Lëshohet lokali me qera në Prishtinë, në rr. Kroi i Bardhë. Lokali ka 18m2 dhe depo 20m2. Çmimi mjaft i volitshem. Lokali është mjaft i përshtatshme për çdo veprimtari. Informatat: 044/ 661 485, 044/ 202 447. (15.08.2006) Lëshoj katin e shtëpisë me qera, 80m2 në Prishtinë, rr. Isa Kastrati. Kati është i pamobiluar, ka hyrje të veçantë, ka 5 ari oborr. Çmimi është mjaft i volitshem. Informatat: 044/ 661 485, 044/ 202 447. (15.08.2006) Lëshohen dy banesa me qera, ne kat të dytë dhe të tretë. Janë të mobiluara, me internet, kabllovik, xhakuzi, etj. Preferohen ndërkombëtarët. Informatat: 044/ 265 020. (15.08.2006) Lëshohet me qira kati i parë i shtëpisë, me hyrje të veçantë, e pa mobiluar, me oborr, mundësi parkingu. Gjendët në rr."Llapi", pranë restorant "Dida". Tel: 044/ 233 020 (15.08.2006) Lëshohet me qera banesa dydhomëshe, në Dardani, të Santea. Banesa është e mobiluar, me kabllovik, dhe ngrohje

Njoftim për shpalljet e vogla Të gjitha shpalljet e juaja mund t’i dorëzoni dhe t’i botoni falas në këtë faqe të gazetës Express. Megjithëkëtë ju lusim që të dhënat e shpalljes t’i sillni në recepcionin e zyrës së gazetës Express, nëse dëshironi që ato të botohen. Adresa: Dardania SU 1/1, Prishtinë. Numri i kontaktues 038 542 270.

qendrore. Preferohet për staf nderkombëtar dhe familjar. Qeraja 320 euro në muaj. Informatat: 044/ 114 252, 038/ 244 638, 063/ 775 76 75. (13.08.2006) Lëshoj lokalin me qera me dy nivele, në qendër të Prishtinës i përshtatshme për zyre, restorant, etj. Lokali ka rreth 110m2, dhe gjndet në rr. "Fehmi Agani" H3. Çmimi sipas marrëveshjes. Informatat: 044/ 264 236. (13.08.2006)  Lëshohet banesa tridhomëshe më qera në Breg të Diellit, në katin e III-të. Banesa është e renovuar dhe ka dy dhoma gjumi, sallon, kuzhinë, dy banjo dhe terasë. Mobilet e reja. Çmimi 500 euro ( I negociueshem). Informatat: 044/ 148 564. (12.08.2006)  Lëshoj lokalin me qira. Lokali gjendët në rr. “Llapi”(afër tregut të gjelbërt) në Prishtinë. Është i përshtatshëm për çdo veprimtari. Info: 044/ 249 674 (10.08.2006)  Lëshohet banesa dydhomëshe me qira, për studentë apo familjar në Breg të Diellit 2, blloku 16, nr. 11. Çmimi deri 250 euro. Banesa është e mobiluar. Të interesuarit mund ta shohin banesën pas orës 18.00. Informatat: 044/ 158 931, 044/ 665 982. (10.08.2006)  Lëshohet me qira banesa dydhomëshe me kuzhinë, 62m2, në lagjën Aktashi III, afër restorant “Rugova”. Banesa është e renovuar dhe e mobiluar. Informatat: 044/ 252 393. Parapëlqehët avansi. (10.08.2006)  Lëshohet me qira banesa 40m2 në Dardani. Preferohën çiftet dhe familjët e vogla. Informatat: 038/ 555 935, 044/ 111 326. (10.08.2006)  Lëshohet me qera banesa dydhomëshe në Ulpianë për një çift bashkëshortor. Banesa ka ngrohje qendrore dhe është e mobiluar. Paradhënie e domosdoshme. Informatat: 038/ 229 826, 044/ 149 256, nga ora 18.00- 22.00. (09.08.2006)  Lëshohet lokali me qira 40m2, i cili është në dy nivele, është i kompletuar dhe shumë i përshtatshëm për zyrë, ordinancë, etj. Lokali gjendët në Dardani, prapa postës së re. Tel: 038/ 555 189, 044/ 656 071 (09.08.2006)  Lëshoj shtëpinë me qira në Fushë-Kosovë. Shtëpia është afër udhëkryqit, ka 110m2. Ambient i qetë për banim. Ka oborr, garazh dhe bodrum. Përparësi kanë familjarët. Tel: 044/ 261 968, 038/ 258 109 (pas orës 20.00). (09.08.2006)  Lëshohet shtëpia me qira në rrugën “Mustaf Hoxha”, afër “Dodonës”. Tel: 038/ 225 444. (08.08.2006)  Lëshohet banesa me qira për femra studente ose punëtore. Banesa gjendet afër Fakultetit Juridik ( Ekonomik). Informatat: 044/ 605 508, 038/ 227 596. (08.08.2006)

KËRKOHEN Kërkoj banes njëdhomëshe me qera për ta shfrytëzuar si

IREX is seeking a Media Adviser The International Research and Exchanges Board (IREX) is administering the Kosovo Media Assistance Program (KMAP) under a contract with USAID. The program provides assistance to independent media in Kosovo. The KMAP Media Adviser will be responsible primarily for working with local television stations and other media partners in order to raise standards of journalism and improve the quality of news production in an effort to assist these media outlets to become successful businesses. This position requires at least five years of professional broadcast journalism experience with practical work experience in an international or national news organization and demonstrated ability to produce professional quality television news programs. Previous training and/or consulting experience is preferred. The IREX Media Adviser will be expected to work independently with colleagues at local stations and other media partners, and to work as a team with other IREX staff in developing and implementing training programs and other activities designed to support independent media in Kosovo. Applicants must speak, read and write English, as it is the working language of the KMAP office, and have computer competence in MS Word and Excel. The position requires regular travel throughout Kosovo. All applications will be kept confidential. Please write, email or fax expressions of interest, with CV, no later than August 31, 2006 to: IREX Office Pejton City Bell Popova 6 [email protected]. or fax 038-229-131 Applicants are also encouraged to provide videotapes or other examples of their work.

atele. Lagjet e preferuara Dardania dhe Ulpiana. Informatat: 044/ 111 350. (13.08.2006)  Kërkoj banesë njëdhomëshe, lagjet e preferuara: Ulpiana, Santea dhe Dardania. Personi është ndërkombëtar. Informatat: 044 / 477 - 548 (09.08.2006)  Urgjentisht një Kanadez kërkon banesë ose katë të shtëpisë me qira. Banesa ose kati i shtëpisë duhen të jenë mirë të rregulluar dhe me ngrohje qëndrore. Preferohet të jetë një dhomëshe ose dy dhomëshe dhe me mobile të reja. Afati i qendrimit për një vitë. Tel: 044/ 283 352, 063/ 8222141. (09.08.2006)  Një familjar kërkon banesë (jo shtëpi) njëdhomëshe me qira, për një kohë më të gjatë. Lagjet e preferuara: Ulpiana, Qendra, Dardani etj. Tel: 044/ 129 080 (09.08.2006)  Për stafin e Unionit Evropian dhe policët ndërkombëtarë ( Amerikanë) kërkojmë shtëpi dhe banesa me qira në Prishtinë dhe në rrethinën e Prishtinës. Çmimet duhet të jenë të arsyeshme. Tel: 044/ 283 352, 063/ 8222141 (09.08.2006)  Dy persona kërkojnë banes me qera. Informatat: 044/ 257 214, 063/ 752 0224. (06.08.2006)  Një çift familjar kërkon banesë apo garsonjerë me qera. Informatat: 044/ 222 978. (05.08.2006)  Kerkoj nje garsoniere me qera ne Prishtine.Lagjet e preferuaraSantea,Dardania,Ulpiane.Informatat:044 336 879 (05.07.06)  Kërkojmë banesë dy dhomëshe. Kontakt: 044/425 502; 063/7385750.  Kërkojmë banes me qera, të mobiluar mirë për dy apo tre persona, për një kohë sa më të gjatë. Çmimi prej 200 deri në 300 euro. Lagjet e preferuara Ulpianë, Dardani. Informatat: 044/ 402 192, 044/ 267 905. (02.08.2006)  Një çift kërkon banes njëdhomëshe apo garsonjërë me qera. Lagjet e preferuara Dardani, Ulpianë, Qendra. Çmimi i arsyeshem. Informatat: 044/ 661 557.

(02.08.2006)  Dy kolegë kërkojnë një garsoniere, kushtet duhet të jenë të

mira. Tel: 044 160 736  Urgjentisht kërkoj banesë më qira, garsonierë ose 1 dhomëshe. Lagjet e preferuara: Ulpiana, Dardania ose Qendra. Të interesuarit të paraqiten në tel. 044 162 933 (01.08.2006)

VETURA SHITJE Shitet autobusi Mercedes 0303. Viti i prodhimit: 1991. Çmimi

i volitshëm për vetëm 3.830 euro. Tel: 044/ 321 742 (15.08.2006)  Shitet kombi TAM, viti i prodhimit 1984, lloji i motorit diesel 75T5. I regjistruar ne gjendje të rregullt. Çmimi mjaft i volitshem-1000 euro. Informatat: 044/ 156 923, 038/ 543 544. (07.08.2006)  Shitet vetura 1.6 EFI (GSI), sport, benzin, i regjistruar. Viti i prodhimit 1991, ngjyrë e zezë. Çmimi mjaft i volitshem-2000 euro. Informatat: 044/ 156 923, 038/ 543 544. (07.08.2006)  NP “Rilindja”, NSH shitja Prishtinë, shet kamionin “Mercedes”, furgon, tri dyer, viti i prodhimit 1991, dhe dy automjete Wolksvagen”passat, viti i prodhimit 1987. Automjetet mund të shihen çdo ditë pune në parkingun e “Rilindjes”. (05.08.2006)  Shitet Opel Corsa 1.2 kë, benzin. Viti i prodhimit 1994, i regjistruar Ks deri me 17.03.2007. Ngjyrë e kuqe , ne gjendje të rregullt. Çmimi 2700 euro. Informatat:044/ 294 059. (27.07.2006)  Shitet vetura Opel Vectra, 1.6 benzin, KS. Viti i prodhimit: 1989. Vetura është në gjendje shumë të mirë, bëjmë edhe ndrrim. Çmimi 2.300 € tel: 044/ 157 844 (24.07.2006) (08.07.2006)

TË NDRYSHME

Ndërroj truallin 7.10 ari ( në rr. Xhemajl Ibishi, 21m buzë

asfaltit, te Medresja e re), me një shtëpi të përshtatshme për banim. Informatat: 044/ 427 087. (15.08.2006) Shitet Inventari komplet për çebabtore, në Gjilan. Tel: 044/ 322 247 (15.08.2006)  NUK HUMBNI ASGJË- VETËM MUND TË FITONIProvoni dhe binduni vet ! Nëse keni pasur ndonjë fatkeqësi në komunikacion rrugor apo në punë, ku Ju apo ndonjë antarë i familjës suaj mund të jetë lënduar apo të ketë vdekur, atëherë DREJTOHUNI EKSPERTIT PËR NDIHMË NË REALIZIMIN E DËMSHPËRBLIMIT ! Edhe nëse ju mendoni se keni një pjesë të fajit për fatkeqësinë, ne kemi mundësi profesionale dhe teknike që Ju të realizoni dëmshpërblimin aq sa do të befasoheni ! Nëse jeni të interesuar drejtohuni ekspertit të trafikut dhe mbrojtjës në punë: Mr.Sci. Veli Jerliu, ekspert gjyqësor, specialist. Tel: 044/ 250 570 dhe 038/ 558 987 (12.08.2006)  Është hapur butiku H&M – moda perendimore, me çmime të volitshëme, konfeksion për femra. Adresa : “Kroi i Bardh”, nr 102, Prishtinë. (10.08.2006)  Urgjentisht shitet kioska, te tregu i ri. Çmimi sipas marrveshjës. Tel: 044/ 443 470 (10.08.2006)  Një inxhinier i ndërtimtarisë, i diplomuar me përvoj punë, kërkon punë. Inforamatat: 044/ 333 747. (10.08.2006)  Përkthyese e autorizuar gjyqësore për gjuhën gjermane. Bëjm përkthimin profesional të të gjitha llojeve të dokumentacionit. Tel: 044 441 191. (08.08.2006)  Urgjent, restoran ”Bursa i Skender”në Prishtinë, kërkon dy banakiere dhe dy kamarierë, përparësi kanë ata që njohin gjuhen angleze. Informatat: 044/ 215 275. 038/ 544 066. (04.08.2006)  Urgjent kërkoj një pastruese për banesë. Tel: 044/ 232 932 (03.08.2006)  Urgjent shitet inventari për ëmbëltore, apo me inventarin e shitur lëshohet me qera lokali në qytezen Pejton. Informatat: 044/ 452 780.  Shitet inventari i përdorur vetëm dy muaj. Mund të përdoret për restorant, fast-food, ëmëltore, etj. Informatat: 044/ 113 749. (03.08.2006) Salloni i flokëtarisë “Wella Hair Studio”kërkon një punëtore me provoj pune si dhe një nxënëse. Informatat: 044/ 666 766. (03.08.2006)

28

E martë, 15 gusht 2006

Sport redaktor: Afrim Tovërlani e-mail: [email protected] tel: 038 542 270 fax: 038 542 270-2

Rigano drejt Messinas Messina është në prag të transferimit të sulmuesit veteran Christian Rigano nga Fiorentina, kanë bërë të ditur mediat italiane. Lojtari thuhet se dëshiron të përfundojë përgatitjet para sezonit të ri me trajnerin Cesare Prandelli, para se të vendosë të largohet nga Firenca. Messina nuk është klubi i vetëm që interesohet për Riganon, pasi në garë për transferimin e tij besohet të jetë edhe Empoli që dëshiron të sjellë sulmuesin i cili ndihmoi Fiorentinën të ngjitet nga Serie C2 në atë A.

Miliarderi amerikan blen Aston Villan

Beckham, rezervist në Real ?

Miliarderi amerikan, Randy Lerner ka blerë Aston Villan, ka bërë të ditur klubi nga qyteti i Birminghamit. Lerner për aksionet e Aston Villas ka ofruar 93 milionë euro që paraqet një shifër për 47 për qind më të lartë se ajo që ofroi në korrik të vitit 2005, kur për herë të parë pranoi se dëshiron të blejë klubin. Lerner është pronar i ekipit Cleveland Browns që garon në ligën profesionale të hokejit, NHL, derisa ardhja e tij në Aston Villa do të thotë se presidenti Doug Ellis do të largohet nga klubi, pas 38 viteve qëndrimi.

David Beckham rrezikon të fillojë si rezervist sezonin e ri në Real Madrid. Ish kapiteni i Kombëtares angleze ditë më parë nuk u ftua në skuadrën e luanëve nga selektori i ri, Steve McClaren, derisa tani rrezikon të humb edhe vendin e tij në formacionin bazë të Real

Madridit. Trajneri i ri i Realit, Fabio Capello, besohet se dëshiron që në vend të Beckhamit të përdorë Cicinhon. Braziliani startoi para anglezit në ndeshjen e fundit përgatitore gjatë turnesë në SHBA dhe tha se “luaj aty ku më vendos trajneri”.

Synon te konfirmohet

Gravesenit i pëlqen Newcastle Mesfushori i Real Madridit, Thomas Gravesen, ka konfirmuar se është i interesuar të kalojë në Newcastle. Reprezentuesi danez është në shitje dhe menaxheri i Newcastle, Glen Roeder, ka filluar bisedimet për transferimin e ish lojtarit të Evertonit. “Newcastle është një opsion i shkëlqyeshëm”, tha Gravesen për të përditshmen The Sun. “E njoh mirë këtë ekip dhe tifozët. Të jem bashkëlojtar i Michael Owen do të jetë një nder për mua”, shtoi ai.

Torino mohon bisedimet me Vierin Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka deklaruar se klubi i tij nuk i ka ofruar kontratë Christian Vierit. Mediat italiane kanë spekuluar se Torino ka kontaktuar me Vierin për transferimin e tij në Delle Alpi, por kreu i klubit Granata ka mohuar ato. “Miqësia mes Vierit dhe Pancaros e Abbiati është diçka pozitive, por nuk është e vërtetë se ne kemi filluar bisedimet. Ajo që ka rëndësi është motivimi i lojtarit”, tha Cairo.

Reyes shpreson të kalojë në Real Jose Antonio Reyes ka ritheksuar dëshirën të kalojë në Real Madrid. Drejtori sportiv i klubit nga Bernabeu, Predrag Mijatovic, javën e kaluar ka biseduar me nënkryetarin e Arsenalit, David Dein, por marrëveshja ende nuk është arritur. Reyes shpreson që klubet të arrijnë marrëveshje, meqë, sipas tij, menaxheri i topxhinjëve, Arsene Wenger është i informuar se ai dëshiron të kthehet në shtëpi. “I kam thënë Wengerit dhe kryetarit të klubit se oferta nga Real Madrid është vështirë të refuzohet. Ëndërroj të luaj në Madrid”, tha Reyes.

Kombëtarja shqiptare është grumbulluar në San Marino të hënën. Skuadrës i është bashkangjitur edhe Debatik Curri, me synim ta bindë kroatin se e meriton të jetë pjesë e kuq e zinjve. Valdet Hasani Mbrojtësi i majtë i skuadrës ukrainase Vorskla Poltava, Debatik Curri, iu ka bashkuar Kombëtares shqiptare, në San Marino dhe do të zhvillojë stërvitjen e parë së bashku me kuq e zinjtë me synim që ta bind elektorin Otto Bariç ta ftojë në të ardhmen. Emri i kosovarit nuk ka figuruar në listën e të ftuarve nga selektori Bariç, por sipas shefit të ekipeve kombëtare Besink Çela, kalimi i mbrojtësit Tefik Osmani te skuadra e shpresave ka bërë që Curri të ftohet në Kombëtare për ndeshjen miqësore të së mërkurës. “Po, Debatik Curri është ftu-

ar për ndeshjen kundër San Marinos. Kalimi i Tefik Osmanit te skuadra e shpresave ka bërë që Bariç ta ftojë Currin”, u shpreh Çela për Express. Në anën tjetër, lojtari është shprehur i lumtur pasi është ftuar në Kombëtare për ndeshjen miqësore kundër San Marinos. “Natyrisht, ndihem i lumtur që më kanë ftuar pasi njëherë ma çuan ftesën e më vonë më thanë se Bariç nuk të ka përfshirë në listë”, u shpreh ai përmes telefonit, nga aeroporti i Kievit të hënën, pak çaste para se të nisej drejt Italisë. Lojtari më i mirë i Vorsklas beson se do ta japë maksimu-

min nëse trajneri kroat do i jep rast të luajë, duke synuar të shmang ndonjë mënjanim të sërishëm në të ardhmen. “Jam i gatshëm të luaj, kjo do të varet se sa do të na japë rast trajneri” theksoi ai. “Tani, nëse futem në fushë, do ta jap maksimumin dhe ta bind se meritoj të ftohem në Kombëtare”, thotë anëtari më i ri i Kombëtares shqiptare. Një herë, ai ka dëshmuar cilësitë, në fanellën e Kombëtares. Në ndeshjen kundër Gjeorgjisë edhe vetë gjermani Biregel kishte vlerësuar lart paraqitjen e Currit. Sa i përket mënjanimit të papritur të Currit nga lista prej 22 emrave të zgjedhur nga Bariç, Besnik Çela tha se “Debatiku ka qenë në listën rezervë të Bariçit. Në këtë listë janë gjendur edhe gjashtë futbollistë të cilët janë në listën rezervë”, deklaroi ai. “Lista e selektorit ka pasur 30 emra, por ai ka zgjedhur 22 dhe të tjerët kanë mbetur rezervë. Në rast së ndonjë futbollist pëson lëndim, atëherë zëvendësuesi është ndonjëri nga këta futbollistë”. Ndeshja kundër San Mari-

nos do të zhvillohet të mërkurën ndërsa skuadra shqiptare do të zhvillojë stërvitjen e vetme një ditë më herët.

Liria rik Erdogan Celina është rikthyer në postin e trajnerit të KF Liria. Tani me synim mbetjen në ligë dhe krijimin e një ekipi që premton për të ardhmen.

SPORT 29

E martë, 15 gusht 2006

Shansi i fundit për Van der Meyde

Dua të fitoj me Inter

Menaxheri i Evertonit, David Moyes, ka paralajmëruar mesfushorin Andy Van der Meyde se ai ka shansin e fundit të dëshmohet. Holandezi 26 vjeç javën e kaluar është dërguar në spital, pasi ka theksuar se në një klub të natës në pijen e tij dikush ka

Alvaro Recoba ka mohuar spekulimet se do të largohet nga Inter, duke theksuar se dëshiron të fitojë dhe të përfundojë karrierën me klubin nga Giuseppe Meazza. Reprezentuesi uruguajas i cili së fundi vazhdoi kontratën me Interin, spekulohej se do të largohej nga

futur drogë. Moyes e ka gjobitur atë dhe për ueb faqen zyrtare të Evertonit ka deklaruar se “ne dëshirojmë që lojtarët të kënaqen, por vetëm në kohën e duhur. Nëse dëgjoj përsëri që ai ka thyer rregullat, atëherë nuk do të ketë shans tjetër”.

klubi pas ardhjes së Hernan Crespos dhe Zlatan Ibrahimoviç. Por, Recoba deklaroi se “dëshira ime e vetme është ajo të fitoj me Interin dhe të qëndroj në Milano deri në fund të karrierës. Është normale që asnjë lojtar nuk e ka vendin e garantuar”.

Valdet Hasani Prishtinë, 14 gusht — Fituesit e dy trofeve nga vitit i kaluar dhe dy pretendentët për titullin e kampionit sezonin e ri do të takohen në Mitrovicë të martën, në ndeshjen e Superkupës që njëkohësisht do të jetë edhe prova gjenerale për të dy skuadrat para se zyrtarisht të nisë kampionati i radhës. Nga radhët e Besë gjatë verës janë larguar disa lojtarë, por është kthyer Ilir Nallbani që ka udhëhequr pejanët drejt titullit të kampionit një vit më parë. Skuadra tashmë i ka përfunduar përgatitjet, ndërsa gjatë verës ka angazhuar edhe disa futbollistë tjerë për të zëvendësuar lojtarët e larguar. Sulmuesi i skuadrës bardh e kaltër Uliks Emra, beson se Prishtina do ta fitojë këtë trofe duke u bazuar në ndeshjet e të kaluarës që kanë zhvilluar këto dy klube. “Ne jemi të përgatitur maksimalisht për këtë ndeshje. Duke u bazuar në të kaluarën, besoj se do të shënojmë fitore dhe kështu do ta bëj një start të mirë para fillimit të kampionatit. Por, mos të harrojmë që edhe Besa është një kundërshtar i fortë”, theksoi sulmuesi prizrenas. Trajneri i kampionit aktual Be-

Për nismë të mbarë

sa, Genc Hoxha, nënvizon se përballjet mes skuadrës së tij dhe Prishtinës gjithmonë kanë sjellë du-

VISAR BERISHA NËNSHKRUAN ME PRISHTINËN Qendërmbrojtësi i Lirisë së Prizrenit, Visar Berisha, ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me KF Prishtinën. Këtë e ka bërë të ditur drejtori i klubit nga kryeqyteti, Arbnor Morina. Berisha ishte pjesë e ekipit U20 të Prishtinës që mori pjesë në Turneun e Montheyt, me të cilin ishte paraqitur në të katër ndeshjet që bardh e kaltrit zhvilluan këtë verë në Zvicër.

kthen Celinen Valdet Hasani Erdogan Celina është rikthyer në postin e trajnerit të KF Liria, të hënën, kur ka mbetur më pak se një javë deri në fillimin e sezonit të ri të futbollit. Celina është pajtuar të udhëheqë prizrenasit në sezonin e ri, edhe pse shumica e futbollistëve kryesorë të ekipit tashmë janë larguar drejt klubeve tjera të Superligës. Të hënën ai gjithashtu drejtoi Lirinë në stërvitje për herë të parë që prej sezonit të kaluar, ndërsa menjëherë pas pesë ditësh duhet të udhëheqë skuadrën në takimin e xhiros së parë si vendas kundër

Besianës. Celina ka pranuar të rimarrë drejtimin e Lirisë pas formimit të kryesisë së re të klubit, e cila ka premtuar se do të përmirësohet gjendja financiare. Pikërisht për shkak të mungesës së mjeteve financiare, Liria është ekipi që i ka filluar më së voni përgatitjet, fillimisht pa trajner. “Me ardhjen e kryesisë së re, unë jam emëruar sërish trajneri i skuadre së Lirisë. Kam arritur një marrëveshje me kryesinë që unë ta udhëheq skuadrën deri në fund të kampionatit”, u shpreh Celina të hënën. Ai pohon se gjendja momentale në skuadër është e vështirë, pasi përgatitjet për sezonin e ri kanë

ele të forta. “Jemi mirë të përgatitur maksimalisht për këtë ndeshje. Prishtina është kundërshtar i fortë, takimet kundër Besës gjithmonë kanë zgjuar interesim të madh dhe epilogu ka qenë i paqartë” , thotë Hoxha. “Jam optimist dhe besoj se do të shënojmë fitore”, shtoi Hoxha. Kapiteni i pejanëve Haxhi Zeka, thotë se së bashku me lojtarët e tjerë do ta japë maksimumin për

filluar tepër vonë. Ish trajneri i Besës së Pejës është i vetëdijshëm se ekipi është dobësuar dukshëm me largimin e disa futbollistëve kryesorë. “Prej përfundimit të luftës skuadra e Lirisë kurrë nuk ka qenë në këtë gjendje .Tash nuk na mbetet tjetër veçse të mundohemi ta kompensojmë sa më parë këtë pauzë të gjatë”, theksoi Celina. “Skeleti i ekipit është larguar, thotë ai, ne kemi nevojë shumë për përforcime, por nuk po mundemi mi mbajt as lojtarët tanë”. Sipas tij, synimi primar i Lirisë për sezonin e ri është të sigurojë statusin e anëtarit të Superligës, duke treguar lojëra të mira. Ai nënvizon se formimi i një ekipi me lojtarë të rinj që premtojnë për të ardhmen është një nga objektivat me rëndësi.

t’ia arritur ta fitojnë Supërkupën. ”Ne jemi të përgatitur mirë fizikisht dhe të gjithë lojtarët do ta japim maksimumin në këtë ndeshje. Me rëndësi është të fitojmë dhe besoj se këtë gjë edhe do ta bëjmë”, u shpreh golashënuesi më i mirë i Kosovës. Në anën tjetër, trajneri i fituesit të Kupës, Kujtim Shala, ka besim të madh te lojtarët e tij. “Lojtarët e mi gjatë tërë javës kanë punuar me një përkushtim të

“Në këtë sezon do të mundohemi të tregojmë lojëra të mira dhe ta krijojmë një skuadër të re e cila do t’i shërbejë Lirisë dhe qytetit të Prizrenit në të ardhëm” . “Natyrisht synimi i parë është mbetja në ligë e pastaj nëse na jepet rasti, edhe të luftojmë për më lart”, deklaroi Celina. Skuadra e Lirisë përgatitjet për stinorin e ri i ka filluar para një jave, nën udhëheqjen e kapitenit të ekipit Ismail Berisha. Nga ekipi prizrenas janë larguar Flamur Kyqyku, i cili ka shkuar te Shkëndija e Tetovës, Erdogan Brando, Robert Gjeraj dhe Fati Karahoda kanë përforcuar kampionin aktual Besën

Dy ekipet që edhe sivjet pritet të jenë ndër pretendentët kryesorë për titull, takohen në kuadër të Superkupës. Ashtu si Besa, edhe Prishtina synon fitoren për të bërë një hap të mbarë disa ditë para se të nisë sezoni i ri. madh. Personalisht unë jam optimist që Superkupën do ta sjellim në Prishtinë”, u shpreh Shala. Ndeshja ndërmjet Prishtinës dhe Besës do të zhvillohet të martën në stadiumin ‘Riza Lushta’ në Mitrovicë në ora 17:00, ndërsa menjëherë të shtunën do të nisë sezoni i ri.

e Pejës, kurse Visar Berisha ka kaluar në radhët e Prishtinës.

30 SPORT

E martë, 15 gusht 2006

Ronaldo dhe Guti mbeten në Real Presidenti i Real Madridit, Ramon Calderon, ka bërë të ditur se sulmuesi Ronaldo dhe mesfushori Guti nuk do të largohen nga Santiago Bernabeu. Braziliani dhe spanjolli spekulohej se do të largoheshin nga klubi mbretëror pas ardhjes së Emerson dhe Van

Nistelrooy. Mirëpo, kreu i gjigantit madrilen ka deklaruar se “Ronaldo dhe Guti mbeten me ne. Jam i bindur se Ronaldo do të vazhdojë me Realin e kjo vlen edhe për Gutin. Është normale që ata të kërkohen sepse janë lojtarë të shkëlqyeshëm”, tha Calderon.

Valencia pas Martins Sipas mediave spanjolle, Valencia është gati të rivalizojë Newcastlen për transferimin e sulmuesit të Interit, Obafemi Martins. Reprezentuesi nigerian nuk besohet të ketë të ardhme në Inter dhe kjo ka bërë që ai të kërkohet nga disa klube angleze përfshirë

Newcastle. Mirëpo, mediat spanjolle kanë bërë të ditur se Valencia ka ofruar 12 milionë euro për Martins, të cilit i kanë përgatitur ofertë gjashtëvjeçare. Ditë më parë trajneri i Valencias, Quique Sanchez Flores, ka deklaruar se “duhet të përforcohemi në sulm”.

MË FALNI! Andriy Shevchenko kërkon falje nga tifozët e Milanit, nëse i ka ofenduar ata kur puthi fanellën e Chelseas pas shënimit të golit kundër Liverpoolit. Ukrainasi insiston se këtë e ka bërë pa kurrfarë qëllimi, duke theksuar se përkrahjen e tifozëve të skuadrës së re do ta fitojë duke treguar lojë të mirë dhe jo me gjeste.

Sulmuesi i Chelseas, Andrei Shevchenko ka deklaruar të hënën se ai nuk ka pasur për qëllim të ofendojë tifozët e AC Milanit kur ka puthur shenjën e klubit të tij të ri, pas golit që shënoi kundër Liverpoolit të dielën. Reprezentuesi ukrainas, në një konferencë për shtyp, u tha gazetarëve se ky ishte një gjest i momentit, me

të cilin nuk ka dashur të jep kurrfarë mesazhi. Në takimin ku Chelsea u mposht nga Liverpool 2-1, ai ka puthur dresin e Chelseat, edhe pse për të kjo ishte vetëm loja e parë zyrtare me londinezët. Mediat italiane më pas kanë njoftuar se disa sektorë të tifozëve të Milanit janë ndjerë të ofenduar nga gjesti i Shevchenkos. “Unë e puth vetëm fanellën e Kombëtares së Ukrainës. Kjo është e vërteta. Ajo është fanella që për mua vlen më së tepërmi. Nuk e di se çka bëj kur festoj një gol. Por, sinqerisht nuk ishte qëllim i imi të ofendoj askënd”, tha Shevchenko. Ish sulmuesi i Dinamo Kiev i cili në vitin 1999 për 26 milionë funta kaloi në AC Milan, thekson se në San Siro është ndjerë si në familjen e tij dhe insiston se përkrahjen

Shevchenko duke puthur fanellën e Chelsea-s e tifozëve rossonerë e ka fituar me Ukrainën drejt kualifikimin për lojën që ka shfaqur dhe jo me gjeste. çerekfinale para se të eliminoheshin Këtë ai synon ta bëjë edhe në nga Italia. Chelsea. Shevchenko tha se ndihet i lum“Në Milan ndihesha si në famil- tur pasi ka shënuar golin e tij të parë jen time. Atje fitova përkrahjen e në fanellën e Chelseat. tifozëve me kualitetin e lojës që “Ndihem i lumtur dhe njëkohëkam treguar dhe kam qëndruar në sisht i lehtësuar që kam shënuar San Siro për shtatë vite. Nuk kam golin e parë për Chelsean, por më fituar përkrahjen me gjeste dhe fes- vjen keq që kjo nuk mjaftoi që ekipi time, por me punë të vështirë dhe të fitojë”, tha ai. me aftësinë të luaj futboll në fushë. Numri 7 i klubit nga Stamford Këtë dua ta bëj edhe në Chelsea”, Bridge është befasuar nga përkrahshtoi ai në një ngjarje të organizuar ja e tifozëve dhe atmosfera që ka nga kompania e veshmbathjeve mbretëruar në stadiumin Milenisportive Reebok. um të Cardiff, ku skuadra e tij të Shevchenko i cili muajin e dielën u takua me Liverpoolin. ardhshëm mbush 30 vjet, i është “Tifozët treguan respekt të madh bashkuar Chelseat nga Milan për për lojtarët dhe atmosfera ishte 30 milionë funte pak para fillimit shumë e mirë. Të them të drejtën të Kampionatit botëror në Gjer- jam befasuar nga përkrahja e tyre”, mani, ku si kapiten udhëhoqi përfundoi Sheva.

JUVE ME 5 YJE ZAMBROTTA DËBOHET NGA TAKSI Përforcimi i ri i Barcelonës, Gianluca Zambrotta, është bindur me të ardhur në qytet se të gjithë banorët katalanë nuk janë tifozë të klubit të tij të ri. Djelmoshat e trajnerit Frank Rijkaard të hënën në mëngjes janë kthyer në bazë, pas turneut përgatitor për sezonin e ri që e zhvilluan në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Dhe kur reprezentuesi italian Zambrotta, i lodhur nga rruga, ka kërkuar taksi për t’u kthyer në shtëpi, shoferi e ka dëbuar nga vetura e tij. Vozitësi i taksisë ishte një tifoz i klubit tjetër nga qyteti i Barcelonës, rivalëve të Espanyolit. “Jam tifoz i Espanyolit andaj në veturën time nuk ka vend për lojtarë të Barcelonës. Ju lutem dilni jashtë”, ka cituar Zambrotta vozitësin. Ish mbrojtësi i Juventusit është dashur të kërkonte një tjetër taksi dhe kësaj radhe qëlloi në një vozitës që ishte tifoz i Barcelonës.

Ky nuk i kishte pranuar të hollat nga lojtari. Rivaliteti mes Espanyolit dhe Barcelonës zgjat tash e 100 vite, pasi Barcelona është themeluar me 1899 derisa Espanyol vetëm një vit më vonë. Këto dy klube zyrtarisht do të

hapin sezonin e ri në Primera Division, kur në stadiumin olimpik të qytetit takohen më 17 gusht për Superkupën e Spanjës, pasi Barcelona është kampion i La Ligës, kurse Espanyol fitues i Kupës së Mbretit.

David Trezeguet dhe Mauro German Camoranesi nuk do të largohen nga Juventus. Ata do të mbeten dhe do të luajnë rol të rëndësishëm në të ardhmen e klubit nga qyteti i Torinos. Lajmin e ka bërë të ditur drejtori sportiv i Juventusit, Alessio Secco, i cili për të përditshmen italiane Gazzetta dello Sport ka deklaruar se “Trezeguet dhe Camoranesi do të mbeten në klub, sikurse edhe Del Piero, Buffon dhe Nedved”. “Shumë lojtarë janë larguar, por këta që po i përmend kanë vendosur të mbesin sepse kanë besim në projektin e klubit”, shtoi ai. Trezeguet thuhet se ka vendosur të mbetet pasi ka kuptuar se nga Juventus nuk është larguar miku i tij i ngushtë Camoranesi dhe treshja Del Piero-NedvedBuffon. “Ai (Trezeguet) është i vetëdijshëm se nuk është lehtë të kthehemi në Serie A në vitin e parë me minus 17 pikë, andaj qëndri-

mi i tij është shumë i rëndësishëm për klubin. Së bashku me tre kampionë të botës do të kemi një ekip të fortë dhe gjasa më të mëdha të kthehemi atje ku e kemi v e n d i n ”, është shprehur Secco. Edhe në vendimin e Camoranesit besohet se rol të rëndësishëm ka luajtur qëndrimi i bashkëkombësve të tij Del Piero dhe Buffon. Kapiteni i Juventusit, Alessandro del Piero, ishte lojtari i parë i cili konfirmoi se nuk do të largohet nga klubi, pavarësisht përjashtimit në Serie B.

SPORT 31

E martë, 15 gusht 2006

Portsmouth kërkon Forlan

Schumacher shënoi golin e muajit

Menaxheri i Portsmouth, Harry Redknapp, ka shprehur interesim për sulmuesin e Villarreal, Diego Forlan. Pompey tanimë duket një ekip shumë më i fortë se ai nga sezoni i kaluar falë transferimit të Sol Campbell dhe David James, por Redknapp refuzon të ndalet

Michael Schumacher është në ndjekje të Fernando Alonsos për titullin e kampionit në F1, por për dallim nga spanjolli, ai tanimë ka fituar një titull, atë të realizatorit të golit më të bukur të muajit në një ndeshje futbolli. Schumacher njihet si adhurues i madh i futbollit,

me kaq. Ish sulmuesi i Manchester United, Forlan, gjendet në listën e kërkesave të tij edhe pse 27 vjeçari ka kontratë me Villarrealin deri në vitin 2010. “Nëse më ofrohet mundësia do ta transferoj Forlanin”, tha Redknapp.

derisa televizioni gjerman Westdeutscher Rundfunk që rregullisht zgjedh golin e muajit ka shpallur atë të Schumacherit në minutën e 23 të ndeshjes miqësore midis pilotëve të Formula 1 dhe lojtarëve profesionistë si golin më të bukur për muajin korrik.

DO TË KTHEJMË SHPIRTIN FITUES Raul është optimist se në sezonin e ri, Real Madrid do t’i jep fund pritjes trevjeçare për tituj. Kapiteni i klubit mbretëror është i kënaqur me punën e trajnerit Fabio Capello dhe insiston se në Santiago Bernabeu të gjithë lojtarët do të kenë rastin të dëshmohen. Ikona e Real Madridit, Raul Gonzales, publikisht ka lavdëruar regjimin dhe metodat e vështira të punës të aplikuara nga trajneri i ri Fabio Capello, në përgatitje për sezonin e ri. “Me Capellon puna po shkon shumë mirë. Ai ka ide të qarta se çka kërkon nga grupi - punë të madhe dhe kjo është e qartë në çdo stërvitje”, shpjegoi kapiteni i Realit. “Do të jetë sezon i gjatë dhe ne kemi formuar ekip të fortë. Të gjithë lojtarët do të kenë rastin e tyre të dëshmohen, sepse e dinë se do të vjen koha që secili të dhurojë diçka pozitive për Real

Madridin”, shtoi Raul. Reprezentuesi spanjoll ndien se turneu në SHBA i ka dhënë shumëçka të mirë ekipit për sezonin e ri, që derisa klubi nga Santiago Bernabeu synon të fitojë sa më tepër tituj të cilët u mungojnë për tre sezone me radhë. “Gradualisht jemi duke u përmirësuar, por na duhet edhe pak kohë. Ende jemi duke u adaptuar me lojtarët e rinj, pasi ka vetëm disa ndeshje që luajnë së bashku. Jam i bindur se kur t’i zhvillojmë disa lojëra, do të kuptohemi më mirë. Sinqerisht mendoj se Real Madrid do të fitojë shumë trofe në këtë sezon dhe të arrijë të kë-

REAL DORËZOHET PËR KAKA, ROBBEN DHE FABREGAS Presidenti i Real Madrid, Ramon Calderon, ka pranuar se tre lojtarët të cilët kishte premtuar se do t’i transferojë gjatë verës, nuk do të mbërrijnë në klub gjatë këtij sezoni. Gjatë kampanjës elektorale për president të klubit, Calderon pati premtuar se do të sjellë mesfushorin e Milanit, Kaka, atë të Arsenalit, Cesc Fabregas dhe Arjen Robben nga Chelsea, por lojtarët kanë refuzuar të negociojnë transferimin në Spanjë. Calderon ka njoftuar se vendimi i Realit që t’i ndërpresë përpjekjet për këtë treshe ka ardhur pasi trajneri Fabio Capello dhe drejtori sportiv Predrag Mijatovic ndiejnë se klubi ka nevoja të tjera. “Do të dëshiroja që ata të tre të vijnë këtu”, tha të hënën Calderon për ueb faqen zyrtare të Real Madrid. “Por, kushti ka qenë që ardhja e tyre të varet nga vendimet e Capellos dhe Mijatovicit, dhe tani ata nuk janë prioriteti ynë. Nuk do të përzihemi në këto çështje”, shtoi ai. Milan ka kritikuar Realin rreth përpjekjeve të tyre për të joshur Kakan të kalojë në Bernabeu dhe për këtë nënkryetari Adriano

Galliani i ka shpallur luftë gjigantit nga Bernabeu. Calderon ka deklaruar se rossonerët janë përgjigjur duke u munduar ta transferojnë Ronaldon. Real deri më tani gjatë afatit kalimtar veror është përforcuar me ish lojtarët e Juventusit Cannavaro e Emerson dhe sulmuesin holandez Ruud van Nistelrooy, derisa është në pritje të marrëveshjes për sulmuesin e Arsenalit, Jose Antonio Reyes.

naqë tifozët e tyre”, u shpreh Raul. Numri 7 i Realit komentoi edhe rolin e tij në sulmin e ekipit Merengues. “Është folur shumë për RaulCassano-Van Nistelrooy, por kemi shumë opsione, edhe pse është e vërtetë se në këto ndeshjet e fundit kemi luajtur kështu. Për mua nuk është problem me kë luaj, Ruud ose Cassanon, edhe pse nuk duhet të harrojmë as Baptistan dhe Robinhon”. Duke pasur parasysh se Merengues sezonin e ardhshëm do të garojnë në Ligën e Kampionëve, Primera Division dhe Copa Del Rey, sulmuesi Raul është i bindur se të gjithë lojtarët do të kenë rastin të dëshmohen sa janë pjesë e rëndësishme e klubit. “Zgjedhja i takon trajnerit Capello, mirëpo mendoj se me ndeshjet që na presin gjatë tërë sezonit, të gjithë do të kenë rast të luajnë, përfshirë edhe sulmuesit që lua-

jnë rol të rëndësishëm në klub”, vazhdoi Raul. Sa i përket faktit se Capello si zakonisht kërkon mbrojtje të fortë që pranon pak gola, kapiteni deklaroi se “ai është duke punuar shumë në mbrojtje, por edhe në mesfushë e sulm. Për dallim me sezonet e kaluara, jemi duke punuar më tepër të mbajmë kontrollin e topit dhe me sulme të gjata të krijojmë raste. Këto janë elementet kryesore në të cilat jemi duke punuar”, shpjegoi ai. Raul është optimist për sezonin e ri. “Ndiej se këtë vit me ekipin që kemi ndërtuar do të kthejmë shpirtin fitues dhe do të shënojmë fitore të cilat çdo tifoz i Real Madridit i ka pritur gjatë”, përfundoi ai.

UEFA NOMINON MË TË MIRËT Dymbëdhjetë yje e përbëjnë listën e nominimeve për çmimet që ndan UEFA për lojtarët më të mirë të edicionit të kaluar të Ligës së Kampionëve, derisa fituesit do të bëhen të ditur më 24 gusht, kur edhe tërhiqet shorti për përcaktimin e grupeve. Lista e kandidatëve ndahet në katër kategori: UEFA portieri më i mirë, mbrojtësi, mesfushori dhe sulmuesi më i mirë i vitit. Fituesit do të përcaktohen nga grupi i trajnerëve dhe ekspertëve të 16 ekipeve pjesëmarrëse në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve për sezonin 2005/06, dhe anëtarëve të grupit teknik-studiues të UEFA-s. Ndërsa mesfushori i Sevillas, Enzo Maresca është përfshirë në listën e kandidatëve për lojtarin më të mirë në Kupën UEFA për sezonin 2005/06 së bashku me bashkëlojtarët Daniel Alves dhe Javier Saviola. Në listë gjendet edhe sulmuesi i Middlesbrough, Mark Viduka.

UEFA mbrojtësi më i mirë i vitit: Fabio Cannavaro (Juventus) Emmanuel Eboué (Arsenal FC) Carles Puyol (FC Barcelona)

Lista e nominimeve:

UEFA mesfushori më i mirë i vitit: Deco (FC Barcelona) Juninho Pernambucano (Olympique Lyon) Juan Román Riquelme (Villarreal CF)

UEFA portieri më i mirë i vitit: Gianluigi Buffon (Juventus) Grégory Coupet (Olympique Lyon) Jens Lehmann (Arsenal )

UEFA sulmuesi më i mirë i vitit: Samuel Eto'o (FC Barcelona) Thierry Henry (Arsenal FC) Ronaldinho (FC Barcelona)

32 MARKETING

E martë, 15 gusht 2006

Related Documents

888
December 2019 33
888
November 2019 29
888
June 2020 18
888.docx
November 2019 20
888.docx
June 2020 11
Liber 888
December 2019 22