ADEMI DHE HAMZA
UKË ZE NEL BUÇ PAPAJ TIRANË 1999-2009
KËNGA E PARË O PREKAZ, PREKAZ ME DIELL, PREKAZ ME HANË, PREKAZ ME QIELL, ME DY VLLAZEN FORT TË BUKUR NË SYTË E ZOTIT LOT I LUMTUR. DALLËNDYSHJA VAJTON NË PRANVERË, DIMRI I ZI I RRI NË DERË: “NA KANË PRISHË KOPUKËT FOLENË, HARRUAN BESËN, SHKELEN FENË”. REFRENI BRENGËN TIME S’E MUND HELMI, SE NJË FJALË MA ÇON ADEMI: “ILIRË! BËNI SI TË DONI, MENDOHUNI MIRË, DITË E NATË, VETËM KURRË, JU MOS BESONI SE MBIN LIRIA NË TOKË TË THATË. PËR RINGJALLJEN E ILIRISË, PO, PO, NDERIT TONË TË VËRTETË, JA KAM DHANË FJALËN PERËNDISË, S’E PUSHOJ LUFTËN PËRJETË”. ISHA MBRET, TANI MBETA SHKRET, NUK E DI ÇKA MË DUHET KJO JETË; DIKUR ISHA, POR NUK JAM MË, MË RROFTË SE PATA NAM DHE ZË.
KË NGA E DYTË O PREKAZ, PREKAZ ME DIELL, PREKAZ ME HANË, PREKAZ ME QIELL, ME DY VLLAZEN RRUFE MOTI NË SYTË E ZOTIT VDEKJE MORTI. DALLËNDYSHJA VAJTON NË PRANVERË, DIMRI I ZI I RRI NË DERË: “NA KANË PRE KOPUKËT PEMËN, SHKULEN LULET, DOGJËN VERËN”. REFRENI BRENGËN TIME S’E MUND HELMI, SE NJË FJALË MA ÇON ADEMI: “ILIRË! NUK KAM LINDUR ENDE, MOS U DASHURONI ME MINJTË MOS U KTHENI NË SHTAZË E SENDE, MOS U PUTHNI ME KAKËRDHITË. PËR RINGJALLJEN E ILIRISË, PO, PO, NDERIT TONË TË VËRTETË, JA KAM DHANË FJALËN PERËNDISË, S’E PUSHOJ LUFTËN PËRJETË”. KOMBIT TIM Ç’I KA RA PIKA ME KUÇEDRA, BUSHTRA, SHTRIGA; KËMBËKRYQ ULUR SIPAS RENDIT, NGULIN DHËMBËT NË FYT TË VENDIT.
KËNGA E TRETË O PREKAZ, PREKAZ ME DIELL, PREKAZ ME HANË, PREKAZ ME QIELL, ME DY VLLAZEN ZEMRA ME DERË, NË SYTË E ZOTIT FLLAD ME NDER. DALLËNDYSHJA VAJTON NË PRANVERË, DIMRI I ZI I RRI NË DERË: “NA KANË TUTË KOPUKËT SHPRESËN, FYEN JETËN, FRYNË KULETËN”. REFRENI BRENGËN TIME S’E MUND HELMI, SE NJË FJALË MA ÇON ADEMI: “ILIRË! KUR KE FRIKË PËR TË VDEKUR, ERA TË VJEN TERR E TMERR, JE NË JETË KËRMË E PATRETUR, SYTË S’T’I HEDHIN AS DJALL, AS FERR. PËR RINGJALLJEN E ILIRISË, PO, PO, NDERIT TONË TË VËRTETË, JA KAM DHANË FJALËN PERËNDISË, S’E PUSHOJ LUFTËN PËRJETË”. SE NGA ERDHI KJO FARË FARE, DERË MË DERË SJELL MORT E MARRE; SHPIRTI I SAJ, KJO RRENË SHTATZËNË, SHIN NDËR NE SI KALI NË LËMË.
KË NGA E KATËRT O PREKAZ, PREKAZ ME DIELL, PREKAZ ME HANË, PREKAZ ME QIELL, ME DY VLLAZEN DETE BLERIMI NË SYTË E ZOTIT VERA GËZIMI. DALLËNDYSHJA VAJTON NË PRANVERË, DIMRI I ZI I RRI NË DERË: “NA KANË FIKË KOPUKËT VATRËN, LANË DITËN, MORËN NATËN”. REFRENI BRENGËN TIME S’E MUND HELMI, SE NJË FJALË MA ÇON ADEMI: “BURRA! NJERIU ËSHTË NJERI, KUR FLIJOHET NË EMËR TË NJË FJALE, KUR DO TJETRIN SI VETEN E TIJ, ME I DALË ZOT DASHURISË SË MADHE. PËR RINGJALLJEN E ILIRISË, PO, PO, NDERIT TONË TË VËRTETË, JA KAM DHANË FJALËN PERËNDISË, S’E PUSHOJ LUFTËN PËRJETË.” NË DAÇ NA ZIEJNË, NË DAÇ NA PJEKIN, NË DAÇ NA MBYTIN, NË DAÇ NA DJEGIN; QË TA BËJNË ME VAJ NJË FËMIJË, VRASIN NËNËN QË U KA DHËNË GJI.
KË NGA E PESTË O PREKAZ, PREKAZ ME DIELL, PREKAZ ME HANË, PREKAZ ME QIELL, ME DY VLLAZEN KROJE ILIRE NË SYTË E ZOTIT VATRA MIRËSIE. DALLËNDYSHJA VAJTON NË PRANVERË, DIMRI I ZI I RRI NË DERË: “NA KANË THA KOPUKËT KULLOTËN, MBYTEN LULET, VRANË TOKËN”. REFRENI BRENGËN TIME S’E MUND HELMI, SE NJË FJALË MA ÇON ADEMI: “ILIRË! KUR T’JU MARRIN MALLI, MUA MË GJENI LUMË MË LUMË, TE ÇDO KRUA, MAJË ÇDO MALI: NA THAHEN TROJET PA UJËSHUMË. PËR RINGJALLJEN E ILIRISË, PO, PO, NDERIT TONË TË VËRTETË, JA KAM DHANË FJALËN PERËNDISË, S’E PUSHOJ LUFTËN PËRJETË”. NA HANË JETËN, NA PINË FRYMËN, LULE MË LULE PJELLIN BRYMËN, BARKPANGINJUR ME RRENA E KOB, ZILI I PASKAN DERR E KORB.