SIPËRFAQET GODITËSE TË KARATESË Karate goditjet janë ngushtë të lidhura me përdorimin e një numri të madh të sipërfaqeve goditëse. Gjeneza dhe zhvillimi i karatesë si shkathtësi mbrojtëse, kundër kundërshtarëve të armatosur, ka kushtëzuar përdorimin e të gjitha sipërfaqeve goditëse të mundëshme në trup, të cilat të përforcuara me trajnim janë bërë armë e njeriut duarthatë. Në karate - Do sipërfaqet goditëse mund ti ndajmë në sipërfaqe goditëse me dorë të mbyllur (grusht) dhe të hapur, sipërfaqe goditëse të pjesës së epërme të duarëve sipërfaqet të pjesës së lartë të trupit dhe sipërfaqet goditëse të këmbëve. Në sipërfaqet goditëse me dorë të mbyllur bëjnë pjesë: 1. Balli i grushtit (seiken) kjo sipërfaqe goditëse përdoret në goditjet me grusht (tsuki waza). Ndërsa kur përdoren pjesët e tjera të dorës për të goditur siç janë grushti me shpinën e dorës, grushti si çekan (tsetui) etj të cilat janë të diskutuara më poshtë klasifikohen si strajkime (uchi waza) teknikat e strajkimeve. 2. Grushti me shpinën e dorës (uraken) 3. Grushti si çekan (tsetsui – kencui) 4. Grushti me nyjen e gishtit tregues (ippon ken) 5. Grushti me nyjen e gishtit të mesëm (nakadaka ippon ken) 6. Oyayubi ipoon ken (kjo sipërfaqe goditëse është e ngjashme me sipërfaqen goditëse balli i grushtit sepse dora është e mbyllur grusht, përveq se këtu caku goditet me nyjen e gishtit të madh të dorës. Në sipërfaqet goditëse me dorë të hapur bëjnë pjesë 7. Dora në fromë të shtizës (nukite) 8. Dora në formë të shtizës me dy gishta (me gishtin e mesëm dhe tregues) (nihon nukite) 9. Dora në formë të shtizës me një gisht (me gishtin tregues) (ippon nukite). 1. Dora në formë të thikës ose shpatës (shuto) 11. Tehu i mbredshëm i dorës (haito) e kundërta e shutos sepse në shuto caku goditet me tehun e jashtëm të dorës, ndërsa në haito me tehun e mbredshëm të dorës. 12.Shpina e dorës (haishu) 13. Rrënja e pëllëmbës së dorës (teisho – shotei) 14.Goja e tigrit (koko) 15. Koka e kurrilës (kakuto) 16. Këmba e shqiponjës (washide) Sipërfaqet goditëse te pjesës së epërme duarëve 18.Parakrahu (ude) 19.Bryli (hijii) Sipërfaqet goditese të pjesës së epërme të trupit Këta janë: 20.Koka atama 21.Krahu, dhëmbët Sipërfaqet goditëse të këmbëve 22. 23. 24. 25. 26. 27. 28. 29.
Kërciri ikëmbës(ashti tibia) (sune) Pjesa e sipërme e shputës (haisoku) Majet e gishtërinjëve (tsumasaki) Mollëza e shputës (koshi) Tehu i jashtëm i shputës (sokuto) Thembra (kakato) Tehu i mbredshëm i shputës (teisoku) Gjuri (Hiza)
Florent Krasniqi 2DAN