SOCIOLOGJI 1.Shkruani per metoden sociometrike dhe mekanizmat ndihmes te saj-kuptimin e tyre ? 1.Me sociometri, ne kuptimin metodologjik, kuptohet faktikisht matja e dukurive dhe proceseve shoqerore. - Kjo metode konstaton simpatine edhe antipatine,terheqesine dhe refuzimin e individeve brenda grupit. -Mekanizmat ndihmes te metodes sociometrike jane :sociodrama,psikodrama dhe sociogrami . -SOCIODRAMA është formë e lojës në të cilën marrin pjesë të gjithë pjestarët e grupit, ndërsa grupi tjetër përfaqëson publikun. PSIKODRAMA është eksperiment sociometrik në të cilën individëve të caktuar u jepte te luajnë ndonjë rol në përputhjet me rolet e tyre në jetën e rëndomtë. SOCIOGRAMI ka të bëjë me mardhënjet e njerzeve në mes grupeve. 2.Shenoni format e metodes se te verejturit dhe shkruani per metoden e te verejturit ne pergjithsi ? 2.Metoda e të vrejturit është një ndër metodat më të vjetra dhe më të natyrshme e cila përdoret hulumtimin e shoqërisë dhe dukurive të saj edhe për grumbullimin e fakteve të materialeve pra metoda e te vrejturit në sociologji në kuptimin shkencor kuptohet përfshirja ndijore në mënyrë të planifikuar dhe sistematike e fakteve, -Forma të të vrejturit siciologjik janë : të vrejturit sinteti,direkt,me pjesmarrje , masovik ,te vrejturit e rasteve të veqanta të tjera. 3.Herbert Spenseri dhe qasja evolucioniste e tij ? 3.Spenseri dhe qasja evoluniste e tij- njëri nga dijetarët e shquar që me punën e tij kontriboj për themelimin e shkencës së sociologjis e në veqanti për themelimin e drejtimit evolucionist në sociologji ka qenë bashkohaniku I kontit filozofi anglez Herber Spenser,lënda e sociologjisë në frymën e parimeve evolucioniste sipas Spenserit është rritja,zhvillimi,funksionimi dhe struktura e grupit shoqëror. 4.Shkruani për metodën e intervistës,dhe ne cilat raste përdoret intervista e hapur dhe ajo e mbyllyr 4.Intervista ze vend te rendesishem ne procesin e rritjes se interesimit per hulumtimin empiric te dukurive qenese dhe proceseve kryesore, te cilat jane karakteristike per shoqerine. -Metoda e intervistes perdoret ne sociologjine bashkekohore per verifikimin dhe themelimin e shenimeve te cilat me pare jane fituar me ndihmen e metodave te tjera hulumtuese.
-Intervista eshte njera nder format kryesore te komunikimit shoqerore ,me ane te se ciles hulumtuesi I ben pyetje te ndryshme individit mbi dukurite e caktuara shoqerore. -Intervistat e hapura apo te lira perdoren kur I pyeturi ka te drejte dhe ka liri te plote ne pergjigjjet e veta te cilat mund te jene te shkurtra ,por nga ana tjeter mund te beje edhe ne forme bisede. -Intervistat e mbyllura perdoret gjate pergjigjeve te cilat I jep me “po ” ose “ jo ”. 5.Shkruaj per kuptimin e kombit dhe llojet e saj ? Kombi eshte komunitet specific popullor I njerzeve I lindur ne baz te ndarjes shoqrore te prones,perkatsisht me shthurjen e shoq.feudale dhe fillimin e shoq.kapitaliste Elementet e kombit :Origjina e perbashket,gjuha e perbashket,lidhja e gjakut,territori,kultura ,zakonet,simbolet e perbashkta,historia e perbashket etj…. 6.Sipas Tomas Hobsit njeriu per njeriun eshte ujk ( gjendja natyrore sipas Hobsit ) ? 6.Sipas Hobsit gjendja natyrore qe i parapriu shtetit qe i karakterizohet me luftene e te gjithve kunder te gjithve,me kete tregon se njeriu nuk eshte shoqeror per nga natyra siq ka cek Aristoteli: per te mos shfarosur krejtsisht njerzit ne luften ndermjet tyre qe shfaqen me doemos pasi qdo njeri deshiron ti plotsoj nevojat e veta.pa ua ve veshin te tjerve.behet marveshja me te cilin shtetasit japin te drejtat e veta sunduese. 7.Shkruaj per nacionalizmin dhe llojet e saj ? Nacionalizmi-ka ndikim të dyanshëm ne zhvillimin social. Në njërën anë ndjenjat e nacionalizmit janë me prirje drejt demokracisë dhe në anën tjetër disa nacionalizma kanë shkaktuar antagonizma dhe konflike shkatërruese në shek.19 dhe 20. 1-nacionalizmi klasik 2-nacionalizmi postcolonial 3-nacionalizmi nënkluturor 8.Martesa dhe llojet e saj ? Martesa me paraqitjen e formës se monogamisë merr formën e plote te institucionit shoqërore,ku lindja e fëmijëve dhe edukimi i tyre behet ne mënyre me te organizuar se me herët. Lojet e marteses -Martesa grupore –endogamia dhe egzogamia -Martesat poligamike
-martesat monogame -Martesa egzogamia-është forme kur mashkulli dhe femra nuk i takojnë një fisi -Martesa endogame-është formë kur mashkulli dhe femra janë te nje fisi-klani. -Martesa poligamike-kur burri ka me shume gra. Ndërsa grupe te martesave te veqanta kane qene SORORATI dhe LEVRATI. 9.Statika sociale dhe dinamika sociale sipas Ogyst Kontit ? Statistika Socialee- studion perberjen e shoqeris Dinamika sociale- studion zhvillimin e shoqeris.. 10.Norma morale eshte ? a.e trasheguar dhe pranohet si e till b.eshte universale dhe vlen per te gjitha koherat dhe per te gjitha rrethanat c.eshte dinamike dhe e ndryshueshme 11.Shkruaj per Emancipimin e femres ? Në drejtim të emancipimit të femrës dalin shumë pengesa të natyrave të ndryshme të cilat edhe mund të tejkalohen me një angazhim. Këto pengesa janë të natyrës së femrës dhe të natyrës së punëve të saja. Pengesat e natyrës së femrëa janë se ajo kryen funksionin biologjik I lindë fëmijët ndërsa pengesat që dalin nga natyra e puënve të saja janë se ajo I kryen punët e shtëpisë. Këto e pengojnë femrën që të angazhohet jashta tyre. Në mënyrë që ajo të I tejkalojë këto pengesa dhe të realizojë të drejtën e sajë, ajo duhet të pajiset me mjete bashkohore për tu liruar nga punët e shtëpisë qoftë edhe duke paguar nja ndihmëse për punët e shtëpisë. E drejta vlen për të gjithë ajo ju garanton kushte te barabarta edhe femrës.Me anë të saë drejtës femra hyn në marrëdhënje martese dhe është prapa e drejat ajo që rregullon në rast të shkurorzimit. 12.Koncepcioni i Marksit dhe Engelsit per shoqerin ? Marksi dhe Engelsi kan qen analitik te studimit te shoqeris kapitaliste.Per studimin e asaj shoqerie ata moren per baz jobarazin e njerezve ne shoqeri..sipas Marksit dhe Engelsitt sociologjia ka per detyr analizen e proceseve reale te njeriut,se qfar bejn e veprojn njerezit ne procesin e prodhimit.Percaktimin historik te shoqerive marksi e ben si sociolog duke u nisur nga baza e sigurimit te ekzistences se vet njeriut se pari per te jetuar,duhet te hash e te piish,te kesh nje banes,veshje dhe gjera te tjera.. Engelsi ne vepren e tij'' Pozita e klases puntore ne Angli'' mandej ' Origjina e prones private dhe e shtetit'' shtron qeshtje relevante sociologjike.Klasiket marksizmit u jan qasur problemeve sociologjike pa e permendur sociologjin si shkence...
13.Koncepcioni i Platonit per shtetin ? Mos pajtime me te shpeshta ne literatur ekzistojn rreth koncepcioneve shoqerore te Platonit.te paraqitura ne vepren e tij'' Shteti''.Ideali i te ashtuquajturit shtet te drejt i platonit eshte idealizmi i shoqeris klasore antike.idealizmi i cili synonte ruajtjen e shoqeris me klasa dhe amshimin e polisit.i pakenaqur me gjendjen ekzistuese dhe duke kundershtuar Demokracin atinase Platoni krijon tipin e polisit ideal pikerisht per te penguar shkaterrimin e polisit antik dhe te sistemit skllavopronar.Qellimi I shtetit eshte realizimi i se drejtes.sikurse shpirti i njeriut qe perbehet prej pjeseve kryesore:Intelektit,vullnetit(energjis),dhe epsheve te ulta(pasioneve) dhe shteti perbehet prej 3kastave:kastes se filozofeve(qe eshte intelekti i shpirtit), kastes se luftetareve(vullneti,energjia,)dhe kastes se zejtareve dhe tregtareve. 14.Shkruani fete etike te lindjes se Larget ? Hinduizmi,Budizmi,Konfucianizmi dhe Tooizmi 15.Qka kuptoni me kombin e kultures dhe kombin e shtetit ,cekni shtete respective ne te cilat kan qen karakteristike keto dy menyra interpretimi per kombin (ese) Kombi klasifikohet ne dy grupe ne : a)komb I kultures dhe b)komb I shtetit. -Keto dy kombe mbeshteten mbi nje pasuri te caktuar kulturore, qe eshte perjetuar dikur bashkarishte dhe si e tille mbeshtetet me teper ne fuqin bashkuese te nje historie e ten je kushtetute te perbashket politike. -Rrenjet jane me te fuqishme dhe me organike kurse plebishiti eshte I pasigurte por eshte edhe me I fuqishem. -Shtetet si Franca dhe Britania e Madhe, SHBA dhe Zvicra pas Revolucionit Francez kombin e kuptuan si nje njesi politike qytetaresh te cilet jane te barabarte perpara ligjit ,pavaresisht nga pozicioni shoqeror, prejardhja ,gjuha ose feja , ndersa sipas Gjermanis dhe Italise kombin e mbeshtesin mbi gjuhen dhe kulturen e atij shteti. -Në literature autorët interpretimin e kombit të shetit e quajnë koncept perendimor, kurse konceptin e kultures e quajten koncept evropiano-qëndror 16.Partit politike jane formuar per her te pare? a)Gjermani b)Angli c)Franc d)SHBA 17.Cila nga keto fe ka lindur ne shek Vll te eres sone?
a)Krishterizmi b)Islamizmi c)Budizmi d)Konfuqizmi 18.Nacionalizmi postkolonial ka qen karakteristik per shtetet si? a.gjermani b.austri c.gane d.nigeri 19.Nacionalizmi nenkulturor paraqitet? a.me lindjene shtetit komb b.si levizje brenda shtete-kombeve te formuara me heret c.ne vendet te cilat kan qe dikur te kolonializuara 20.Endogamia eshte ? a)Martes jashta fisit b)Martes me gruan e vellaut c)Martes mbrenda fisit 21.Me familjen patriarkale kuptojme ? a)Sundimin e gruas ne familje b)Barazin ne mes burrit dhe gruas c)Sundimin e kryefamiljarit 22.Perkufizimi i partive politike, kur eshte bere paraqitja e tyre dhe ne cilin shtet dhe beni klasifikimin e tyre ( dmth klasif. e partive ) ? Partitë politike do te thotë grup i njerëzve me mendime ,qëllime dhe pikëpamje te njëjta ndaj rregullimit shtetëror me intencë dhe lufte për përvetësimin e qëllimeve te veta. Nga ana shkencore zgjerimi i tyre zgjerohet :Ato janë forme kryesore e superstrukturës juridiko-politike.Ato jane organizata me interes te njejt politik ,ideologji te njëjte te cilat shprehen ne programin e tyre. Ato janë bartëse te interesave te
grupeve shoqërore për marrjen e pushtetit politik ne mënyrë demokratike dhe për mbrojtjen e interesave te grupeve .Ato jane shfaqur si rezultat I diferencimit shoqërore, politik dhe ideor,ne baze te synimeve te disa grupeve te veçanta shoqërore. Origjinën e kane qysh nga antika kurse Anglia konsiderohet si djepi i partive moderne politike. Partitë politike mund te klasifikohen sipas përbërjes klasore ,mirëpo nuk do te thotë se kjo pasqyron ndarjen themelore te klasave qe ekzistonin ne atë shoqëri. 23.Kombet - shtetet u krijuan ? a)Si rezultat i sovranitetitm te shteteve dhe fuqise bashkuese te tyre b)Si rezultat i ngjashmerive te kultures,gjuhes dhe historis c)Si rezultat i religjionit te perbashket 24.Per cila shtete ka qene karakteristik Nacionalizmi klasik ? Francen,Gjermanin,Britanin dhe Italin 25.Me konceptin poligjeni kuptojme ? a)Martesen e burrit spo gruas me më shume se nje partnere ne te njejten kohe b)Martesen e gruas me me shum se nje burr ne te njejten kohe c)Martesen e burrit me me shum se nje grua ne te njejten kohe 26.Qka kuptoni me nocionin familje ? Familja është një ndër institutet më me rëndësi dhe paraqet formën e veqant dhe specifike të mardhënieve shoqërore. 27.Cili eshte dallimi ne mes familjes patriarkale dhe nukleare ? Dallimi ne mes familjes Patrialkale dhe nukleare qendron se ne familjen patrialkale cdo gje I refrohet kryefamiljarit, kurse ne familjen nukleare kemi nje harmoni ne mese anetarve te familjes 28.Levirati dhe karakteristikat e saj ? Levirati eshte kur ndonje mashkull i familjes se vellaut te vdekur ''kthen gruan '' martohet me gruan e vellaut te vdekur 29.Koncepcioni i Stalinit per kombin ? 'Kombi eshte nje bashkesi e qendrueshme njerzish e lindur historikisht e ngritur mbi bazen e bashksis se gjuhes,te territorit,te jetes ekonomike dhe akrakterit psiqik qe shprehet ne bashksin e kultures'' 30.Shkruani rreth moralit ?
Funksion kryesor shoqëror i moralit është rregullimi i veqnt i sjelljeve dhe marrdhënjeve ndërmjet njerzve. Morali përher fillon me vetëdijën shoqërore dhe është një ndër rregullat kryesorë të shoqërisë. Atë përbëjnë rregullat dhe normat e sjelljes ne mes të njerzve në kuadër të shoqërisë.Morali nuk është veti e tasheguar por është e momentit krijohet ne momnetin e caktuar. Dallimi kryesor në mes të moralit dhe jurisprudencës qendron se pas jurisprudencës qëndron fuqia materialiste e shteit ndërsa pas moralit qëndron brejtja e ndërgjegjës pra nuk ka sanksion. 31.Mendimet e mesjetes cilave drejtime u takojn ? Koncepcioni I shoqërisë në epokën e shkatërrimit të shoqërisë skllavoproare dhe te zhvillimit të feudalizmit u shpreh ne dy forma: në kristiane-religjiose dhe në natyrale-historike. 32.Cilet nga keta autore permendet ne tekstet sa i perket aplikimit te metodes kompearative – krahasuese ? a)Marksi b)Hobsi c)Dyrkemi d)Rusoi 33.Cili nga keta autor eshte perfaqesues i drejtimit funksionalist ne sociologji ? a)Hobsi b)Talkot Parsons c)Ferdinand Tenis d)Robert Merton. 34.Ne cilen periudhe eshte studijuar njeriu ? Ne periudhen e Antropologjis 35.Shkruaj per Sororatin dhe Leviratin ? Sororati -kur burri (dhenderri) martohet me me motren e gruas, .Kjo forme e marteses behet zakonisht pas vdekjes se gruas, por ngjan qe ajo martese te behet edhe sa eshte gjalle gruaja. Levrati –kur vellai gjalle apo ndonje mashkull tjeter i familjes se vllaut te vdekur “Kthen gruan” martohet me gruan e vellaut te vdekur pra me te vejen e tij. 36.Kush eshte përfaqsues i teoris organike mbi shtetin ? a)Ogyst Konti
b)Toma Akuini c)Herbert Spenseri d)Augustini 37.Kush eshte themelues I teorisë së materializmit historik ? a)Engelsi b)Aristoteli c)Platoni d)Marksi 38.Qfar eshte hipoteza ne sociologji ? Hipoteza ne sociologji eshte supozim apo mendim ende i pa verifikuar . 39.Përfaqsues I teoris mbi epshin seksual libidosi është ? a)Talkot Persons b)Sigmund Frojd c)Herbert Spenseri d)Fridman 40.Njeriu per nga natyra e tij eshte qenie politike ka thene ? a)Platoni b)Aristoteli c)Halduni d)Hobsi 41.Biandria ka te bej ? a)me martesen e nje burri me dy gra b)me lidhjen e bashkesise seksuale te nje gruaje me me shume burra apo meshkuj c)kur gruaja gjendet ne raportin martesor me dy burra 42. Cila fjale perdoret per identifkimit te kombit ne vendet Arabe?
Umma 43. Llojet e martesave Poligamike? Poligjinia Poliandria Bigamia Biandria 45.Drejtimet e mendimit mbi etnin? Primordialistët-për të cilët etnjia përfaqëson diqka të ndryshme e cila përcaktohet nga prejardhja dhe kultura e përbashkët. Dhe Konstruktivistët- të cilët vendosin në plan të parë rrethanën që etniciteti përfaqëson një mënyrë modern për ti organizuar ndryshimet kulturore në mënyrë sociale dhe politike.Primordialistët tej etinja shohin diqka të dhën më herët ndëras konstruktivistët diqka që lind kur bëhen shkëmbime të ndërsjellta në mes të grupeve. Feja, gjuha dhe zakonet e kultura nuk janë në gjendje që të vetme të krijojnë një identitet etnik. 46. Permend tri llojet e Rendeve me Europen Mesjetare? Kleri I lart Pronaret Qytetaria 47.Flisni per Familjen Nukleare Ky tip i familjes përbehet nga prindërit dhe fëmijët e tyre. Zhvillimi teknik dhe teknologjik ka bere zhdukjen e formave te vjetra te familjes ku funksion kryesor ishte prodhimi. Nder funksionet me te reja janë funksioni edukativ dhe mënyra e socializmit te fëmijëve ne familje.Karakteristik tjetër e kësaj familje është rënia e mortalitetit dhe natalitetit. Ne ketë rënie ndikojnë punësimi i femrës, arsimimi i saj, integrimi i saj ne shoqëri etj. Ne ketë zhvillim paraqitet lëvizja feministe e cila lufton për drejta te barabarta me mashkullin ne shoqëri. 48.Cilat nga keto fe konsiderohen monoteiste? a)Hinduizmi, Taoizmi b)Judaizmi, Krishterimi, Islami c)Anemizmi,toteizmi
49.C’eshte Toteizmi dhe Anemizmi? Toteizmi-besim në kafshë dhe pemë se kanë fuqi mbinatyroe ANIMIZMI-besim se shpirarat e popullojnë botën të njejten kohë si qeniet njerzore 50.Numro se paku 3 metoda te Sociologjise? a.METODA E TË VËREJTURIT b.METODA E EKSPERIMENTIT c.METODA STATISTIKORE