N J O F T I M

  • July 2020
  • PDF

This document was uploaded by user and they confirmed that they have the permission to share it. If you are author or own the copyright of this book, please report to us by using this DMCA report form. Report DMCA


Overview

Download & View N J O F T I M as PDF for free.

More details

  • Words: 1,257
  • Pages: 3
NJOFTIM

Dino Buzzati ikën nga dogana

Rreth librit me tregime humoristike
 “
 Dino Buzati ndalohet në doganë” të
shkrimtarit
...
Iliaz
Bobaj


Motra, vëllezër, qytetarë! Ka ca muaj që në doganë te Kakavijës është arratisur

në mënyrë të pa ligjshme Dino Buzzati. Ai pasi u ka paguar ryshfet nën dorë doganierëve, të cilët as nuk e njohën fare, ka çarë ferrat dhe ka marrë rrugët e botës. Me vete nuk ka as pashaportë dhe as çertifikatë lindje. Kjo e bën më të rrezikshëm veprimtarinë, më të vështirë njohjen dhe vendosjen e tij nën pranga. Shoqërimin, mosnjohjen dhe fshehjen e tij, e ndihmon shkrimtari Iliaz Bobaj, i cili vetë me familjen jeton në qytetin e Patrës. Iliazi i ka veshur petkun e një libri me 100 faqe. E ka shumfishuar në 1000 kopje e ka rrethuar me 15 shoqërues, ndër të cilët ka deputetë, barinj, kryeministra, me ara e firma “jo piramidale“ dhe i ka dhënë rrugët e prapësisë. Që ju të mos gjëndeni në befasi, unë po kaloj në doganën time këtë libër humoristik që nuk ka për qëllim t’ju bëjë për të qeshur, por, e ka me të futur. Do t’i bëj një analizë me rrënjë e me dhëmballë. T’u njoh më qëllimet që ai ka. Me sëmundjet që mbart dhe, t’ju shpëtoj nga virusi i tij. Ky libër që mban sipër dhe fotografinë e krijuesit, Iliaz, nuk është gjë tjetër veçse një grusht i mbushur me “helm” për lexuesit. Ai nuk ka pamjen e një partie që krijohet me 300 firma, të tilla ka plot. Në qëndër të vëmëndjes së tij ideologjike, “ka prishjen e balancava njerëzore, çoroditjen e mëndjeve të tyre.” Autori nuk shet hashash, siç bëhet shpesh për ti vënë njerzit në gjumë, por, ai u hedh mizat e kalit e i çorodit, u humbet besimin tek zyrtarët e qeveritrët që mezi i kemi “por që nuk na kanë“ që mezi po i ushqejmë “për të na lënë pa bukë“. Në pesëmbëdhjetë recetat e librit të tij “apo tregimeve humoristike“ siç i quan ai, përzier me humorin, shitet dhe era e rëndë e kritikës, e mosbesimit dhe e luftës ndaj së keqes. “I lajthituri Iliaz“ arrin deri aty sa thotë: “mjekra e kryeministrit duhet lënë pa krehur, pa qethur. Kryeministri të mërret me çështjet kapitale që shqetësojnë popullin“. Shtohet pyetja: - Nëqoftëse kryeministri do mërret me hallet e popullit, populli me se do mërret? E pra është më mirë që populli të mërret me hallet e tij, se të mërret me mjekrën e kreut të ministrave? Në një recetë tjetër, doktori i tregimeve të quajtura humoristike, arrin deri aty, sa të akuzojë të pa aftët për pa aftësinë e tyre. Më poshtë shpreh mendimin që ata të largohen nga postet, zyrat, të pastrohen dikasteret, institucionet prej tyre.

Ç’është kjo?shtroj pyetjen unë.Ku e gjën këtë të drejtë “çikëçrrimtari”? Nëqoftëse sipas mendimit të tij,do luftojmë të pa aftët, u do hanë të aftët që fshihen pas petkut të tyre? Kuptohet fare lehtë. I ashtuquajturi shkrimtar ,”e keqja është se këtë mendim kanë dhe të tjerët për të”, kërkon që të rrisë papunësinë,e cila do rëndojë dhe më shumë në shpatullat e qeverisë. E cila si demokratike që është,i ka lënë të gjithë të lirë.Të mërren me çdo punë që të duan,vetëm të lënë pushtetarët të punojnë të qetë, për të handakosur dhe më thellë vëndin në krizë. Në një tregim “tregim i thënçin se vetëm tregim nuk është”, kryeguzhinieri i gatimit të këtyre gjëllëve,arrin deri aty,sa dënon hapur policinë për veprimet e pa ligjshme.Autori mendon, se polici i rendit është si shkrimtari,që rendit gërmat për të shprehur një mendim apo kritikë.Nuk e kupton që polici ,ka për qëllim,të prishë këtë renditje,e të rendisë në portofolin e tij disa miljona,për rritjen e mirqënies së familjes e të “shtetit”.Polici vëllezër lexues,dihet,nuk është institucion prodhues,por,shpërdorus.Kjo që bëjnë policët tanë është një arritje.Ata biznesin e tyre po e kthejnë në fitimprurës . Ç’të keqe ka pse nga hajdutët e matrapazët,pasurohen dhe policët.Pse për të thatët do digjet dhe ndonjë i njomë?Këtu po digjet i gjithë vëndi e s’po pyet njeri. Kompozitori i këtyre këngëve “tregimeve humoristike” do që të prishi harmoninë e krijuar,ndërmjet njerzve dhe pronës,ndërmjet shtetit dhe individit,”nëqoftëse mund ta quajmë kështu”.Shteti ka dhënë fjalën për pronën dhe jo letrën për të.Dhe shteti vëllezër mbahet nga fjalët,me ato u mbush mëndjen votuesve.Fjalët i mërr era,ndërsa letra nuk bie nga vlera,do thotë dikush. Atherë çfar duhet të bëjë shteti,të japë fjalën,apo,të japi letrën?Kompozitori i librit në fjalë,mendon, se duhet të mbajë fjalën e dhënë në votime.Pastaj vëllezër,fjalë qenë ato,ca i dëgjuan,ca nuk i dëgjuan.Plus që ato ditë frynte dhe një erë e tërbuar prapagande që i shpërndau premtimet s’di se ku.Që ato të mblidhen duhet të kalojnë katër vjet. Vëllezër!Në qoftëse qeveria do japi tokat,ajo vetë çfar do mbajë? Ku do kullosin gjithë këta ministra, zëvëndësit e tyre,apo kopetë që kanë nga pas?Ndaj kompozitori i këtyre këngëve që “me qëllim”i quan tregime humoristike,nuk jemi dakort me mendimin tuaj.Duhet bërë ndarje e drejtë e punëve.Shteti letrat,privati pjeprat.Privatët vriten,gjyqtarët rriten.Privatët mbjellin sherrin,gjyqtarët i mjelin,i tjerrin.Siç e shikon zoti Iliaz,të gjithë gjënden në punë,” pak rëndësi ka se ç’far pune bëjnë”. Ne tregimin “Samiu qëlloi me granathedhës”psikologu dhe shkrimtari në fjalë,hyn aq thellë ,sa mundohet të prishë traditën tonë të lashtë. Ai ndër të tjera thotë “Armët e rrëmbyera duhet të dorzohen,që të qetësohet populli e të stabilizohet vëndi”.Ku është parë e dëgjuar një gjë e tillë?Të parët kanë thënë:”Ç’do fshat e do nga një budalla”,atherë ç’do shtëpi nuk e do nga një armë? Jo,po të krijojmë unitetin,të jemi të lirë në mendime,që të ecim përpara.Po mirë o zoti,Iliaz,o miku im Iliaz,nëqoftëse do mirkuptohemi me kë do vritemi?Nëqoftëse do puthemi,me kë do haemi e grindemi?Këtu po veriten vetë pushtetarët se janë të pleksur,ti thua të rrimë ne.Po ne shëmbullin e tyre do ndjekim,e fjalën e tyre do dëgjojmë.Në fund të fundit pse ua dhamë votën?Që të na lënë ta bëjmë ligjin vetë,ndryshe ç’u kuptuam?! Diku në një rrëfenjë tjetër me titull “Dënimi në mungesë” autori e vë veten në vëndin e juristit.Kërkon me ngulm, që,të gjithë të dënuarit në mungesë të jenë nëpër burgje.Të kryejnë dënimin për të cilin janë fajsuar.O i dashuri im Iliaz,pse tregohesh kaq naiv.Këtu qëllimi nuk është që të dënohen fajtorët,por,të pafajsohen prokurorët.Ata duke bërë dënimin në mungesë,

rrojnë me shpresë,se gjithnjë në karrige do mbesë.Qëllimi nuk është që të zihet hajduti,prokurori e dënoi dhe në xhep lekët i futi.Fajtori është i lirë,kjo është e mirë,lëmi ka akoma për të shirë. Ti si mendon o zotëri,të mbushim burgjet,të punësojmë njerëz për ti ushqyer?Nuk është më mirë që ata të jenë të lirë e të punojnë për të na ushqyer ne me ryshfete?Ah! o miku im sa prapa mbete.Në këtë lojë të madhe,të gjithë,kërkojnë të hanë drithë. Siç e dëgjoni dhe shikoni të dashur lexues,autori në fjalë,nëpërmjet gërmave si kokrrat e grurit,kërkon të mbjellë në ndërgjegjen e sejcilit prej jush,dashurinë ndaj pronës,ndaj ligjshmërisë së saj.Drejtësi në organet gjyqësore,në qëndrat e votimit e të tjera.Të njëjtat mendime ai i shpreh dhe në tregimet e tjerë që unë nuk i përmënda,por,janë po aq të rrezikshëm sa të si – përpërmëndurit dhe,më keq akoma.Ndaj vëllezër lexues,kudo që do ndodheni në rrugë,kafene,shkolla,institucione,Dino Buzzatin blijeni,lexojeni me kujdes. Të mësoni si të bëheni të mirë,që pastaj të bëni paudhësitë tuaja,për të qënë në luftë me mendimet e autorit dhe,brënda vendimeve të qeveritarëve e drejtësisë.Se vetëm kështu,munndemi që të ardhmen e mirë ta çojmë sa më larg,e të këqiat që vinë nga larg ti kemi sa më pranë.

Me respekt P I L O ZYBA

[email protected].

Related Documents

N J O F T I M
July 2020 19
I N F O R M At I O N
July 2020 17
I N F O R M At I O N
June 2020 25
Co A L I T I O N F O
June 2020 5
I N T E R N A T I O
May 2020 28
A N I M P O R Ta N T
June 2020 17