Alen GINSBERG Kujë për Karl Solomonin1 I Pashë mendjendriturit e brezit tim të rrënuar nga çmenduria, duke vdekur për bukë, epsharë, lakuriq, zhag rrugëve të terrta në agim në kërkim të syrit të vrerosur, gazavajas, shijeparë, fytyrengjëj, duke u djegur për lidhjen e moçme hyjnore me dinamon yje-yje në makinerinë e natës, të këputur, rrecka-rrecka, zgavrat pa sy, në humbamendje, në çoje, turravrap territ mbinatyror të shtëpive të akullta, varka që çajnë majave të qyteteve të përmallura për xhazin, trutë ia treguan Qiellit, hekurudhave2, panë engjëj krahëshkruar duke u kalamendur majë kalibeve, mendjekthjellët, shkollave hëngrën dhe ndanë dije, s’i humbën sytë duke dehamendur Arkanzasin3, Blleikun4, tragjeditë e vockla të dijetarëve të luftës, u përjashtuan nga akademitë se shkruan këngë plaka të marra në dritaret e kafkave5, u strukën dhomave të parruara, në brekë, dogjën para në kosha mbeturinash, dëgjuan këngën e dajakut përtej murit,
Në origjinal: “Carl Solomon”: mik i Ginsbergut, i shtruar bashkë me të në të njëjtin spital psikiatrik më 1949. 2 Në origjinal: “El” (elevated railway): hekurudhë mbikaluese në Nju Jork, nën të cilën kalojnë rrugë të tjera. 3 Në origjinal: “Arkansas”: shtet në qendrën jugore të Shteteve të Bashkuara, që kufizohet në lindje nga Lumi i Misisipit (Mississippi River). U pranua si shteti i njëzetepestë më 1836. Për herë të parë ky rajon u eksplorua nga pjesëtarët e ekspeditës së Herndando de Sotos (Hernando de Soto) më 1541 dhe i kaloi Shteteve të Bashkuara më 1803, si pjesë e Blerjes së Luizianës (Louisiana Purchase). Litëll Roku (Little Rock) është kryeqyteti dhe qyteti më i madh i shtetit. 4 Ginsbergu kishte pamësi mistike për poetin Anglez Uilliam Blleik (William Blake, 1757-1827). 5 Ginsbergu u përjashtua nga Universiteti i Kolumbias (Columbia University) sepse shkroi fjalë të turpshme në xhamat e dritares. 1
1
u shembën me shkelma në lesh të karit, tek vinin në Nju Jork 6 mespërmes Laredos7 me një dorë marihuanë, hëngrën zjarr në hotele të pispillosura, pinë turpentinë8 te Perëdaiz Elli9, vdekje, pastruan shtatet natë për natë me ëndërra, me drogë, me makthe zgjimtare, me alkool, me kar, me koqe të pafund, të verbër më shumë se të verbërit rrugës së reve rrëqethëse, vetetëtimave të mendjes, tek hidhet drejt poleve të Kanadasë dhe Patersonit10, duke ndriçuar gjithë botën e palëvizshme të Kohës midis, njollat e qytetërimit mureve të korridoreve, shpinat e shtëpive, pemët e blerta, varrezat, agimet, të dehurat me verë majë çative, qytezat ndanë rrugëve me shëtitjen gazmore trurobëruar nga marihuana, dritat e neonit ndiz e fik, vizllima-vizllima të trafikut, diellin, hënën, drithërimat e pemëve, muzgjet gjëmimtare të dimrit Bruklinas11, britmat frymëndalëse, dritën e bukur mbretërore të mendjes, u lidhën në zinxhirë metrove me benzedrinë12 për vozitjen e pafund nga Betëri13 te Bronksi14 i shenjtë, derisa zhurma e rrotave, e fëmijëve, i futën përfund, Në origjinal: “New York”: 1. Shtet në veri-lindje të Shteteve të Bashkuara. U pranua si një nga Trembëdhjetë Kolonitë themeluese më 1788. Për herë të parë u eksplorua nga Samuel dë Shamplen (Samuel de Champlain) dhe Henri Hjudson (Henry Hudson); rajoni u mëtua si zotërim Hollandez më 1624, por ra në duart e Anglezëve në vitet 1664-1667. Ndërtimi i Kanalit të Irit (Erie Canal) dhe i linjave hekurudhore në vitet 1820 dhe 1830 solli zhvillimin e pjesës perëndimore të shtetit dhe begatinë e madhe ekonomike, çka çoi në shndërrimin e Qytetit të Nju Jorkut në qendër financiare kombëtare. Oullbëni (Albany) është kryeqyteti i shtetit dhe Qyteti i Nju Jorkut (New York City) është metropoli më i madh. 2. Qytet në jug të Nju Jorkut në Gjirin e Nju Jorkut (New York Bay), në deltën e Lumit Hjudson (Hudson River). U themelua nga Hollandezët si Amsterdami i Ri (New Amsterdam). U riemërua nga Anglezët për nder të Dukës së Jorkut. Është qyteti më i madh i vendit dhe qendër financiare, kulturore, tregtare, transporti detar dhe komunikacioni. Fillimisht përbëhej nga Ishulli i Manhatenit (Manhattan Island) dhe u rikompozua më 1898, duke përfshirë pesë qytezat e tanishme të Manhatenit (Manhattan), Bronksit (Bronx), Bruklinit (Brooklyn), Kuinsit (Queens) dhe Steitën Ailendit (Staten Island). 7 Në origjinal: “Laredo”: qytet në Teksas (Texas) në kufi me Meksikën. 8 Në origjinal: “turpentine”: esencë e avullueshme e holluar vaji (C10H16), i cili përftohet përmes distilimit të avullit, përmes mjeteve të tjera prej druri ose rrëshirës së disa pishave të caktuara, për t’u përdorur si hollues ngjyrash, si tretës dhe, në mjekësi, si vaj për fërkim. 9 Në origjinal: “Paradise Alley”: lagje e varfër në anën e poshtme lindore të Nju Jorkut; vendi ku zhvillohen ngarjet e librit të Xhek Keruakut (Jack Kerouac, 1922-1969) Subterraneans (Të nëndheshmit, 1958). Autor i “Brezit Grushtdhënës” (Beat Generation). 10 Në origjinal: “Paterson, New Jersey”: vendbanimi i Ginsbergut. 11 Në origjinal: “Brooklyn”: qytezë e Qytetit të Nju Jorkut në jug-lindje të Nju Jorkut, në perëndim të Long Ailendit (Long Island). Kolonizatorët hollandezë u vendosën në këtë zonë më 1636 dhe 1637, duke themeluar më 1645 katundin e Breukelenit (Breuckelen) pranë truallit të sotëm të qendrës së qytezës. Anglezët i dhanë emrin e sotëm dhe komuniteti i shtuar u bë pjesë e Qytetit të Madh të Nju Jorkut më 1898. 12 Në origjinal: “benzedrine”: markë fabrike që përdoret për një lloj amfetamine. 13 Në origjinal: “Battery”: park në cepin jugor të Ishullit të Manhatenit, në skajin e sipërm të Gjirit të Nju Jorkut, në jug-lindje të Nju Jorkut. Është trualli i fortifikimeve të para të Hollandezëve dhe Anglezëve, dhe i Kështjellës Klinton (Castle Clinton), ndërtuar më 1808 për të mbrojtur portin. 14 Në origjinal: “Bronx”: metroja e qytetit të Nju Jorkut, e cila fillon në veri në Betëri (Battery), kalon në skajin jugor të Ishullit të Manhatenit dhe përfundon në Kopshtin Zoologjik të Bronksit (Bronx Zoo). 6
2
dridhanakë, gojëkyçur, të shtrydhur, trumpirë, shkëlqimvdekur në dritën e zymtë të kopshtit zoologjik, u fundosën gjithë natën në dritën e nëndetshme të Bikfordit 15, vërshuan jashtë, dolën në breg në krahët e birrës së ndenjur, pasdite, te Fugazi16 i zbrazur, duke dëgjuar gjëmën e zisë në gramafonin17 me hidrogjen, biseduan shtatëdhjetë orë pa nda, nga parku te jataku, në Belvju18, në muze në Urën e Bruklinit19 humbën ushtri me kuvendarë platonikë20 duke u hedhur pragjeve, përtej shpëtimit nga zjarri, përtej parvazeve të dritareve, përtej Impajër Stejtit 21, përtej tuleve lakuriqe të bythës, duke dërdëllitur, duke u çjerrë, duke vjellë, duke treguar nën zë kujtime, anekdota, shkelmat që ua nxorrën sytë vendi, elekroshoke spitalesh, qeli, luftëra, mençuri të tëra, zbrazur vetëm te sjellja ndërmend shtatë ditë e netë me sy shkëlqimtarë, duke ushqyer sinagogat 22 me mishin e shtateve të tyre, hedhur nëpër trotuare, u vyshkën në zemër të kurrkundit, të Zenit23, të Nju Xhersit24, duke lënë gjurmën e kartolinave me pamje të dykuptimta të Bashkisë së Qytetit të Atlantikut25, duke u mbytur në djersë Lindore, në kockëbluarje Tangeriane, në migrena Kine26,
Në origjinal: “Bickford’s”: kafe në qytetin e Nju Jorkut që rri hapur gjithë natën. Në origjinal: “Fugazzi’s”: bar në fshatin Grinuiç (Greenwich Village) të qytetit të Nju Jorkut. 17 Në origjinal: “jukebox”: gramafon që punon me monedhë, i pajisur me butona që shtypen për përzgjedhjen e këngës së dëshiruar. 18 Në origjinal: “Bellevue”: spitali publik i qytetit të Nju Jorkut, ku trajtohen personat që vuajnë nga çrregullime mendore. 19 Në original: “Brooklyn Bridge”: urë e varur e ndërtuar ndërmjet Manhatenit dhe Bruklinit në fund të shekullit XIX. Pas ndërtimit, Ura e Bruklinit ishte ura e varur më e gjatë në botë. 20 Në original: “platonic”: dëshirë fizike transhendente, e cila priret drejt spiritualitetit dhe idealitetit të kulluar. 21 Në origjinal: “Empire State”: The Empire State Building në Qytetin e Nju Jorkut. 22 Në origjinal: “Synagogue”: ndërtesë ose vend takimi për adhurim dhe udhëzime fetare, sipas Judaizmit. 23 Në origjinal: “Zen”: (Zen Buddhism), shkollë Kineze dhe Japoneze e Budizmit Mahajana, e cila mëton se përndritja arrihet përmes meditimit, vetësoditjes dhe intuitës, dhe jo përmes besimit dhe përkushtimit. 24 Në origjinal: “New Jersey”: shtet i pjesës qendrore-lindore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pranë Oqeanit Atlantik. U pranua si një nga Trembëdhjetë Kolonitë themeluese më 1787. Fillimisht aty u ngulën kolonistët Hollandezë dhe Suedezë në vitet 1620 dhe 1630, pastaj iu kalua Anglezëve, si pjesë e Hollandës së Re (New Netherland) më 1664; u bë provincë Mbretërore më 1702. Kjo koloni pati rëndësi strategjike gjatë Revolucionit Amerikan, duke u shndërruar në sheshin e mjaft betejave kryesore, duke përfshirë dhe ndeshjet në Trenton (Trenton), Prinston (Princeton) dhe Monmauth (Monmouth). Trentoni është kryeqyteti, ndërsa Njuarku (Newark) është qyteti më i madh. 25 Në origjinal: “Atlantic City Hall”: Bashkia e Qytetit të Atlantikut. Qyteti i Atlantikut ndodhet në jug-lindje të Nju Xhersit pranë Oqeanit Atlantik. Është vendpushim i njohur dhe qendër takimesh të rëndësishme, me një shëtitore të famshme përgjatë bregut të oqeanit. Bixhozi u ligjërua më 1978. 26 Në origjinal: “Tangiers”: qytet në Afrikë; Kina, shtet në Azi: burimet e drogës që importohet në Shtetet e Bashkuara. 15 16
3
shkaktuar nga mbeturinat e drogave në dhomën e zymtë të Njuarkut27, u vërdallosën si kali në lëmë në mesnatë në oborrin e hekurudhës, duke vrarë mendjen nga t’ia mbanin, shkuan, pa braktisur zemra të thyera, ndezën cigaret në vagonë mallrash, në vagonë mallrash, në vagonë mallrash që çanin përmes borës drejt fermave vetmitare për te nata e të parëve, studiuan Plotinin28, Ponë29, Shën Gjonin e Kryqit30, telepatinë, kërcimin e kabalës31 ngaqë kozmosi, pa vetëdije, u drodh te këmbët e tyre në Kanzas32, të vetmuar çanë rrugët e Aidahosë33 duke kërkuar engjëj indianë vizionarë, engjëj indianë vizionarë ishin ata vetë, besuan se ishin të çmendur vetëm kur Baltimora34 vizllonte në dehashpirt mbinatyror, hipën si fuza në limuzina me kinezorizin e Oklahomas35, duke ndjekur ritmin e shiut imcak të mesnatës dimërore të qytetit vocërrak, u shalakatën barkmpakur, fillikat, anekënd Hjustonit36, duke kërkuar xhazin, të qirën, Në origjinal: “Newark”: qytet në veri-lindje të Nju Xhersit në Gjirin e Njuarkut (Newark Bay), ku futet Oqeani Atlantik, ballë për ballë me Qytetin e Xhersit (Jersey City) dhe në perëndim të Qytetit në Nju Jorkut. U themelua nga Puritanët më 1666 dhe sot është port hyrës i rëndësishëm dhe tejet i industrializuar. 28 Në origjinal: “Plotinus”: filozof romak (105-170) që përkrahte ndjekjen e përvojave dehamendëse dhe pamësore. 29 Në origjinal: “Poe”: Edgar Alen Po (Edgar Allan Poe, 1809-1849), poet dhe prozator amerikan. 30 Në origjinal: “St. John of the Cross”: mistik dhe poet fetar spanjoll (1542-1591). 31 Në origjinal: “kabbalah”: interpretim mistik i shkrimeve hebreje të mishëruara në stilin “bop” të xhazit të fundviteve 1940. 32 Në origjinal: “Kansas”: shtet në qendër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. U pranua si shteti i tridhjetekatërt më 1861. Në bazë të organizimit territorial, sipas Aktit Kenzës-Nebraska (KansasNebraska Act) të vitit 1854, i cili parashikonte se do të klasifikohej si shtet i lirë ose i skllavëruar në bazë të sorvanitetit të popullit; u shndërrua në fushëbetejën e vërtetë që njihet me emrin “Kenzësi që kullon gjak” (Bleeding Kansas), mes fraksioneve që përkrahnin lirinë dhe fraksioneve që përkrahnin skllavërinë (1854-1859). Më në fund, Kenzësi u pranua si shtet i lirë. Topeka (Topeka) është kryeqyteti i tij dhe Uiçita (Wichita) qyteti më i madh. 33 Në origjinal: “Idaho”: shtet në veri-perëndim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. U pranua si shteti i dyzetetretë më 1890. U eksplorua për herë të parë nga ekspedita e Ljuisit dhe Kllarkut (Lewis and Clark) më 1805; rajoni u sundua bashkarisht nga Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara nga viti 1818 deri më 1846. Aidahoja u bë territor më vete më 1863. Boizeja (Boise) është kryeqyteti dhe qyteti më i madh i këtij shteti. 34 Në origjinal “Baltimore”: qytet në veri të Merilendit (Maryland), në krah të Gjirit Çespik (Chesapeake Bay), në veri-lindje të Uashingtonit, Distrikt i Kolumbias (Washington, D.C.). Qysh në shekullin XVIII vazhdon të mbetet një nga portet me më shumë punë. 35 Në origjinal: “Oklahoma”: shtet në qendrën jugore të Shteteve të Bashkuara. U pranua si shteti i dyzetegjashtë më 1907. Pasi u eksplorua nga Spanjollët, filloi të popullohej më 1889. Pjesa perëndimore u organizua më 1890 si Territori i Oklahomës (Oklahoma Territory), i cili u bashkua me Territorin Indian fqinj (Indian Territory), duke krijuar kufijtë e sotëm shtetërorë. Shkretimi për shkak të thatësirës dhe stuhive të pluhurit të viteve 1930 detyroi shumë fermerë të shpërnguleshin në perëndim si punëtorë migrantë. Qyteti i Oklahomës (Oklahoma City) është kryeqyteti dhe qyteti më i madh i këtij shteti. 36 Në origjinal: “Houston”: qytet në jug-lindje të Teksasit, në veri-perëndim të Gelvistonit (Galveston). U themelua më 1836 dhe mori emrin e Sem Hjustonit (Sam Houston); është bosht kryesor industrial, tregëtar dhe financiar, qendra e industrisë hapësinore të Shteteve të Bashkuara, si dhe port i thellë që lidhet me Gjirin e Gelvistonit (Galveston Bay) dhe me Gjirin e Meksikës (Gulf of Mexico) përmes Kanalit Lundrues të Hjustonit (Huston Ship Channel). Hjustoni është gjithashtu edhe qyteti më i madh i Teksasit. 27
4
supën, ndoqën Spanjollin mendjendritur për të biseduar për Amerikën 37 dhe Pavdekësinë, pa ia dalë mbanë, morën rrugën për Afrikë38, u zhdukën në palcën e vullkaneve të Meksikës 39, duke lënë pas vetëm hijen e rrobave, llavën, hirin e poezisë, shpërndarë në Çikagon40 e shndërruar në oxhak, u shfaqën në Uest Kost41 duke gjurmuar FBI-në42, me mjekra, në brekë, me sy të mëdhenj dhe pacifistë, me lëkurë të errët dhe joshëse, duke shpërndarë trakte të pashkoqitshme, hapën vrima me cigare të ndezura në krahët e vet, duke protestuar kundër mjegullës narkotike të duhanit të Kapitalizmit43, shpërndanë pamflete superkomuniste në Juniën Skuer44, duke qarë, duke u zhveshur, kur sirenat e Los Alamosit45 me vajin e tyre i shtrinin përdhe, shembnin Murin, madje shembnin edhe tragetin për në Steitën Ailand46, u ra të fikët duke qarë në palestra të bardha, lakuriq, duke u dridhur përpara makinerisë së skeleteve të tjera, kafshuan hafijet në qafë, u çorrën nga kënaqësia në makina policie, ngaqë nuk kishin bërë asnjë krim, përveç gatimit të gjellës së vet të egër të pederastisë 47 dhe Në origjinal: “America”: 1. Shtetet e Bashkuara. 2. Masat tokësore dhe ishujt e Amerikës së Veriut, Amerikës së Jugut, Meksikës dhe Amerikës Qendrore, që përfshihen në Hemisferën Perëndimore. 38 Në origjinal: “Africa”: kontinenti i dytë për nga madhësia në botë, që shtrihet në jug të Europës ndërmjet Oqeanit Atlantik dhe Oqeanit Indian. Afrika, kontinenti më i nxehtë i botës, ka burime të panumërta minerare, shumë nga të cilat janë ende të pashfrytëzuara. 39 Në origjinal: “Mexico”: vend në qendrën jugore të Amerikës së Veriut, i cili u banua nga Aztekët dhe Majat e të tjera fise, para se të zbulohej nga Kolombi. Meksika u pushtua më 1521 nga Hernando Kortezi (Hernando Cortéz) dhe u sundua nga Spanjollët deri më 1821. Traktati i Guadlup Hidalgos (Guadelupe Hidalgo), që përfundoi me Luftën e Meksikës (1864-1848), ua fali të gjitha tokat në veri të Rio Grandes (Rio Grande) Shteteve të Bashkuara. Qyteti i Meksikos është kryeqyteti dhe qyteti më i madh i vendit. 40 Në origjinal: “Chicago”: qyteti më i madh i Illinoit (Illinois) në pjesën veri-lindore të shtetit, pranë Liqenit të Miçiganit (Lake Michigan). Është port kryesor dhe qendër tregëtare, financiare, industriale dhe kulturore e Perëndimit Qendror (Middle West). Qyteti për pak desh u shkatërrua nga një zjarr rrënues më 1871. 41 Në origjinal: “West Coast”: rajon i pjesës perëndimore të Shteteve të Bashkuara që kufizohet me Oqeanin Paqësor dhe përfshin Uashingtonin, Oregonin (Oregon) dhe Kaliforninë (California). 42 Në origjinal: “FBI”: Federal Bureau of Investigation, Byroja Federale e Hetimit. 43 Në origjinal: “Capitalism”: sistem ekonomik në të cilin mjetet e prodhimit dhe të shpërndarjes janë pronë private ose e përbashkët dhe zhvillimi është në raport të drejtë me akumulimin dhe investimin e fitimeve të nxjerra në tregun e lirë. 44 Në origjinal: “Union Square”: vend takimi për folësit dhe protestuesit radikalë në Qytetin e Nju Jorkut. 45 Në origjinal: “Los Alamos”: ndodhet në Nju Meksiko (New Mexico), vendi ku u krijua bomba atomike. 46 Në original: “Staten Island”: qytezë e Qytetit të Nju Jorkut e bashkëpërfshirë me Steitën Ailendin e Gjirit të Nju Jorkut në jug-perëndim të Nju Jorkut, në jug-perëndim të Ishullit të Manhatenit. U vizitua për herë të parë nga Henri Hjudson (Henry Hudson) më 1609. Ishulli u popullua përfundimisht në mes vë viteve 1600 dhe u bë pjesë e Qytetit të Nju Jorkut më 1898. Emri i qytezës u ndryshua zyrtarisht në Prill të vitit 1975, megjithëse ishulli ende formon Kantonin e Riçmondit (Richmond). 47 Në origjinal: “pederasty”: zhvillimi i marrëdhënieve seksuale nga meshkujt e rritur me meshkuj të mitur (American Heritage Talking Dictionary). 37
5
intoksikimit, u shkrehën në vaj metrove, i zvarritën çative, tek tundnin kokrrat e koqeve, dorëshkrimet, i lejuan motorçiklistat e shenjtë t’i qinin në bythë, klithën nga kënaqësia, qinë dhe u qinë në gojë nga ata serafimë48 njerëzorë, detarë, përkëdhelje të dashurisë së Atlantikut49 dhe Karaibeve50, shkërdhyen në mëngjes, në mbrëmje, në trëndafilishte, në barin e parqeve, në barin e varrezave, duke shpërndarë lirshëm spermën te çdo krijesë, teshtitën se teshtitën duke u përpjekur të qesëndisin, por përfunduan në ngashërima te një kthinë në Banjo Turke51, shi aty ku engjëlli flokartë dhe lakuriq erdhi për t’i çarë me shpatë, dashnorët ua morën tre plakat gërnjare të fatit 52, sytekja53 e dollarit heteroseksual, sytekja që të lutet sapo del nga mitra, sytekja që s’bën gjë veç rri ulur në bythë dhe ndan fijet e arta mendore të tezgjahut të mjeshtrit, qinë dhe u qinë dehashpirtshëm me burra e gra, s’u ngopën me një shishe birrë, me dashnorë a dashnore, me një paketë cigare, me një qiri, ranë nga shtrati, vazhduan nëpër dysheme, dolën në korridor, u ra të fikët te muri me vegimin e pidhit të mbramë, u kthyen për t’i shpëtuar brejtjes së mbrame të ndërgjegjes, ëmbëlsuan rrëmbimet e miliona vajzave, duke u dridhur në perëndim të diellit, në mëngjes sytë i kishin të skuqur, por përgatiteshin për të mjaltësuar rrëmbimin e lindjes së diellit, duke zbuluar bythët te mullarët, duke u zhveshur lakuriq në liqen, dolën për të kurvëruar nëpër Kolorado54 në pafundësi makinash nate të vjedhura, N.
Në origjinal: “seraphim”: qenie qiellore që ka tre palë flatra. Sipas teologjisë së Krishterë, me një palë flatra mbulon sytë, për të mos u verbuar nga shkëlqimi i Zotit, me një palë flatra mbulon këmbët, për të mos u parë prej Zotit dhe me një palë flatra fluturon. Një nga togat kryesore të engjëjve. 49 Në origjinal: “Atlantic”: 1. Për, në, pranë, mbi ose që lidhet me Oqeanin Atlantik. 2. Për, në, pranë, mbi ose që lidhet me bregun lindor të Shteteve të Bashkuara. 3. Për ose që ka të bëjë me vendet që lagen nga Oqeani Atlantik, sidomos ato të Europës dhe të Amerikës së Veriut. 50 Në original: “Caribbean”: 1. Për ose që lidhet me Detin e Karaibeve, ishujt e tij ose me brigjet e tij të Amerikës Qendrore dhe Jugore, ose me popujt dhe kulturat e këtij rajoni. 2. Për ose që lidhet me Karibët, gjuhën ose kulturën e tyre. 51 Në origjinal: “Turkish Bath”: 1. Banjo me avull që shkakton djersitje të madhe dhe shoqërohet me dush dhe masazh. 2. Vend tejet i nxehtë. 52 Në mitologjinë klasike, Fatet janë tre perëndeshat e fatit. E para, Klothoja, dredh fillin e jetës vetjake të njeriut, e dyta, Lakesa, përcakton gjatësinë e tij dhe e treta, Atropos, e këput atë. 53 Në origjinal: “the one eyed shrew”: gërnjarja me një sy. 54 Në origjinal: “Colorado”: shtet në qendrën perëndimore të Shteteve të Bashkuara. U pranua si shteti i thridhjetetetë më 1876. Për herë të parë u eksplorua nga Spanjollët në shekujt XVI dhe XVII. Ky rajon iu shtua Shteteve të Bashkuara përmes Blerjes së Luizianës më 1803 dhe dorëzimit të tij nga Meksika më 1848. Territori i Kolorados u organizua më 1861. 48
6
K.55, heroi i fshehtë i këtyre poezive, karderri dhe Adonisi56 i Denverit57 - rroftë kujtimi i shkoklimit të vajzave në parkingje të zbrazura, pas kioskave, rradhëve gërdalla të kinemave, majë maleve, në shpella, ose i shkërdhimit të kameriereve kacere buzë rrugëve të njohura, fustanngritura, të vetmuara, sidomos i solipsizmave58 në pikat e fshehta të karburantit të gjuetarëve të prostitutave, edhe në rrugicat e qytetit të lindjes, u venitën në filma meranë, të fëlliqur, ndërruan turnet nëpër ëndërra, u zgjuan në Manhatenin59 e papritur, mblodhën laçkat, dolën nga qilaret, u varën sipër me Tokain60 e pashpirt, me tmerret e ëndrrave të hekurta të Thërd Avenjusë 61, morën në thua te zyrat e papunësisë, ecën gjithë natën me këpucët plot gjak nëpër doket e pirgjeve me borë, duke pritur të hapej dera në Ist Rivër62, për te një dhomë plot avuj të nxehtë dhe opium, krijuan drama të mëdha me vetëvrasje, në apartamente, në brigjet e thepisura të Hjudsonit63, nën dritën e kaltër luftarake të hënës lundërtare, mbi kokat e tyre do të vihen kurora dafine të fikti, hëngrën mishin e zier të qengjit të imagjinatës ose tretën gaforre në fundin e përbaltur të lumenjve të Bauerit64, qanë për romancën e rrugëve me karrocat e dorës ngarkuar me qepë dhe muzikë të keqe, u ulën në gopa pidhi, duke dihatur në terr poshtë urës, u ngritën për të ndërtuar klaviçembalët në podet e veta, u kollitën te kati i gjashtë i Harlemit65, mes kurorave të flakëve, nën qiellin e vremtë, Në origjinal: “Neal Cassady”: shkrimtar i Brezit Grushtdhënës, mik i Ginsbergut dhe i Xhek Keruakut. 56 Në origjinal: “Adonis”: sipas Mitologjisë Greke: 1. I ri me bukuri vrastare që dashurohej nga Afërdita. 2. Djalë i ri shumë i pashëm. 57 Në origjinal: “Denver”: kyeqyteti i dhe qyteti më i madh i Kolorados (Colorado). Shtrihet në pjesën qendrore veriore të këtij shteti, në jug të Lumit Plet (Platte River). U themelua nga arkërkuesit më 1858 dhe u bë kryeqytet më 1867. 58 Në origjinal: “solipsism”: teoria filozofike sipas së cilës uni është e vetmja gjë që ekziston dhe prandaj krejt pëvoja është thjesht subjektive. 59 Në origjinal: “Manhattan”: qytezë e Qytetit të Nju Jorkut në jug-lindje të Nju Jorkut, që shtrihet kryesisht në Ishullin e Manhatenit dhe në skajin verior të Gjirit të Nju Jorkut. Pitër Minuiti (Peter Minuit) e bleu ishullin më 1626 nga Indianët e Manhatenit me mallra që kapnin vlerën e 24 dollarëve amerikanë. Ngulimi i Amsterdamit të Ri që ndodhej në cepin jugor të ishullit, i cili mori emrin Jorku i Ri (New York), në kohën kur Anglezët e morën nën kontroll më 1664, u zgjerua, duke u shndërruar në qendrën financiare, tregtare dhe kulturore të Shteteve të Bashkuara. 60 Në origjinal: “Tokay”: verë e fortë, e ëmbël dhe e lirë në çmim, e cila tradicionalisht përdoret nga pijetarët e rrugës. 61 Në origjinal: “Third Avenue”: një nga rrugët kryesore të Manhatenit. 62 Në origjinal: “East River” (Lumi i Lindjes): lumi që ndan Bruklinin nga Ishulli i Manhatenit. 63 Në origjinal: “Hudson River”: Lumi i Hjudsonit në qytetin e Nju Jorkut, në dy anët e të cilit ka pallate banimi shumëkatëshe. 64 Në origjinal: “Bowery”: zonë periferike në skajin jugor të Ishullit të Manhatenit. 65 Në origjinal: “Harlem”: pjesë e Qytetit të Nju Jorkut në veri të Manhatenit, që kufizohet nga lumi i 55
7
rrethuar nga magjet rrangalla të portokallta të teologjisë, shkarravitën gjithë natën duke u përkundur, duke u rrokullisur pëmbi uratat e bardha, që në mëngjesin e verdhë ishin strofa endur me broçkulla, gatuan kafshë, mushkri, zemra, këmbë, bishta, supë rrepash, të gjitha të kalbura, kuleçë, duke ëndërruar mbretërinë e kulluar të perimeve, u zhytën nën kamionat e mishit në kërkim të një kokrre veze, flakën orët nga çatia për të hedhur votën për Përjetësinë jashtë Kohe, orët me zile u ranë mbi kokë çdo ditë të dhjetëvjeçarit në ardhje, prenë kyçet tri herë rradhazi pa ia dalë mbanë, hoqën dorë dhe u detyruan të hapin shitore antikash, ku thanë se po plakeshin dhe qanë me ligje, u dogjën të gjallë veshur me kostume të pafajshme kadifeje në Medison Avenju 66, mes shpërthimeve të vjershave të plumbta, mes kërcëllimave të dehura gjer në helmim të regjimenteve të hekurta të modës, mes çjerrjeve të nitroglicerinës 67 së zanave të reklamave, mes avujve të ipritit 68 të redaktorëve të mençur dhe të ligj, u shtypën nga taksitë e dehura të Realitetit Absolut, u hodhën nga Ura e Bruklinit, kjo ka ndodhur vërtetë, u larguan pa nam e nishan, u harruan në shushatjen fantazmë të shtigeve të rrugëve së supës dhe të zjarrfikseve të Çajnataunit69, pa pirë asnjë birrë falas, kënduan të dëshpëruar matanë dritareve, u rrëzuan nga dritaret e tramvajit, u hodhën në Pasaikun70 e fëlliqtë, iu kërcyen zezakëve, mbuluan rrugën me të bërtitura, hodhën valle zbathur mbi gota vere të thyera, copa-copa i bënë pllakat e gramafonit të xhazit nostalgjik gjerman të Europës së viteve ’30, përpinë uiskin, vollën me gulçima në halenë e larë me gjak, u buçitën te veshët ofshamat dhe boritë e lokomotivave me avull, Harlemit dhe Lumi i Lindjes. Këtu Pitër Staivësënti (Peter Stuyvesant) themeloi qytezën Hollandeze të Nieuv Harlemit (Nieuw Haarlem) më 1658. Vërshimi i vrullshëm i popullsisë me ngjyrë në fillim të vitit 1910 e shndërroi atë në një nga komunitetet më të mëdha të zezakëve të Shteteve të Bashkuara. Gjatë viteve 1920, lulëzimi i artit dhe i letërsisë së zezakëve u njoh me emrin “Rilindja e Harlemit” (Harlem Renaissance). Pas Luftës së Dytë Botërore shumë Hispanikë u vendosën në Harlemin Lindor (ose Spanjoll). 66 Në origjinal: “Madison Avenue”: në Qytetin e Nju Jorkut, qendra e firmave të reklamave dhe të botimeve ku, siç thuhej, konformistët e klasës së mesme tradicionalisht vishnin kostume të ngjashme kadifeje bojëhiri. 67 Në origjinal: “nitroglycerine”: lëng i trashë me ngjyrë të verdhë të çelët (CH2NO3CHNO3CH2NO3), që shpërthen në rast tronditjeje ose kontakti me nxehtësisnë. Përdoret për prodhinim e dinamitit dhe të xhelatinës shpërthyese dhe si medikament për zgjerimin e enëve të gjakut. 68 Në origjinal: “mustard gas”: Lëng i lyrshëm dhe i avullueshëm [(ClCH2CH2)2S] që gërryen lëkurën, mukozën dhe shkakton dëmtime të rënda, nganjëherë fatale, në sistemin respirator. U përdor për herë të parë gjatë Luftës së Parë Botërore si lëndë kimike luftarake. 69 Në original: “Chinatown”: lagje ose pjesë qyteti e banuar kryesisht nga Kinezët. 70 Në origjinal: “Passaik”: lumë, i njohur për ndotjen e tij, i cili kalon pëmes zonës industriale të Nju Xhersit.
8
zbritën në vig nëpër autostradat e së shkuarës duke udhëtuar për te njëri-tjetri në makina me mitra shpejtësie të transplantuara - për te burgu i Golgotës71 - për te vështrimi i vetmuar ose mishërimi i xhazit të Birmingamit72, i ranë vendit kryq e tërthor për shtatëdhjetë e dy orë për të zbuluar nëse kisha vizion, nëse kishe vizion, nëse kishte vizion, për të gjetur Përjetësinë, shkuan në Denver, vdiqën në Denver, u kthyen në Denver dhe pritën më kot, soditën Denverin, ngrohën vezë, vetmituan në Denver, në fund u larguan për të zbuluar Kohën, tani Denveri është i shkretë, i mungojnë heronjtë e vet, ranë në gjunjë në katedrale të pashpresa, duke u lutur për shpëtimin, dritën, gjinjtë e njëri-tjetrit, derisa shpirti ndriçoi flokët e veta për një çast, shtrydhën trutë në burg, duke pritur kriminelët e pamundshëm me koka të arta dhe hijeshinë e realitetit në zemrat e veta, i kënduan bluze të ëmbla Alkatrazit73, u kthyen në Meksiko për të mbjellë dhe rritur zakonin e vjetër74, në Roki Maunt75 te Buda76 i ëmbël, në Tanxhier, te djemtë, në Paqësorin Jugor77, te lokomotiva e zezë, në Harvard78, te Narcizi79, në Udloun80, në orgji, në varr, kërkuan gjyqe njerëzore që akuzonin radion për hipnozë, u lanë në çmendurinë e trupit gjykues të pashpirt, në duart e tyre, gjuajtën me patate dhe sallatë ligjëratat mbi dadaizmin81 në Harvardin e Proletariatit 82 dhe mandej u paraqitën në shkallët prej graniti të çmendinës me koka të rruara, me fjalime palaçosh për vetëvrasje, duke kërkuar t’ua nxirrnin marrëzinë jashtë Emri në Hebraisht i Kalvarit, vendi ku u kryqëzua Krishti. Në origjinal: “Birmingham”: 1. Qytet në Anglinë qendrore në veri-perëndim të Londrës. Është qendër kryesore industriale dhe nyje transporti. 2. Qytet në qendrën veriore të Alabamës (Alabama) në veri-lindje të Taskëlusas (Tuscaloosa). Qyteti më i madh në këtë shtet dhe rajon minerar dhe industrial. 3. Qytet në veri-lindje të Miçiganit, rrethinë rezidenciale e Detroitit (Detroit). 73 Në original: “Alcatraz”: ishull shkëmbor në perëndim të Kalifornisë në Gjirin e San Franciskos (San Francisco Bay). Nga viti 1859 deri më 1933 ka shërbyer si burg ushtarak dhe pastaj, deri më 1963, shërbeu si burg federal. Sot është vend që tërheq shumë turistë. Ishulli është njohur për një kohë të gjatë me emrin “Shkëmbi” (the Rock). 74 Autori i Brezit Grushtdhënës, Uilliam S. Barraus (William. S. Burroughs, 1914-1997), homoseksual dhe drogëpërdorues, pat jetuar në Meksiko dhe në Tanxhier të Afrikës së Veriut. 75 Në origjinal: “Rocky Mount”: Xhek Keruaku jetoi në Roki Maunt të Karolinës së Veriut (North Carolina). 76 Në origjinal: “Buddha”: (563?-483? para Krishtit), filozof Indian dhe themelues i Budizmit, i cili lindi në Kapilavastu të Indisë, në zemër të Nepalit të sotëm. Ishte i biri i kryetarit të kastës së luftëtarëve Sakaja (Sakya), emri i përveçëm i të cilit ishte Sidarta (Siddhartha). Në vitet e fundit të jetës ai u njoh gjithashtu si Sakiamuni (Sakyamuni), domethënë, i Dituri i Sakjave. Emri Gautama Buda është kombinim i mbiemrit “Gautama” dhe i titullit “Buda”, që do të thotë “i Përndrituri”. 77 Nill Kasadei punoi për Hekurudhën e Paqësorit Jugor (Southern Pacific Railroad). 78 Në origjinal: “Harvard”: Universiteti i Harvardit (Harvard University), institucion i arsimit të lartë, më i vjetri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Kembrixh të Mesëçusetsit (Cambridge, Massachusetts). 79 Në origjinal: “Narcissus”: figurë e mitologjisë Greke, i cili ra në dashuri me shëmbëlltyrën e vet. 80 Në origjinal: “Woodlawn”: varrezë në Bronks, Nju Jork. 81 Lëvizje në art dhe letërsi që përkrah absurditetin dhe irracionalitetin e qëllimshëm. 82 Në origjinal: “CCNY”: Kolegji i Qytetit të Nju Jorkut (City College of New York). 71 72
9
trurit me bisturi83, në vend të kësaj u dhanë beton të zbrazur nga insulina, Metrazol 84, goditje elektrike, iu bënë hidroterapi, psikoterapi, terapi profesionale, i kthyen në topa pingpongu, humbën kujtesën, në protestat serioze përmbysën vetëm një tryezë simbolike pingpongu, u prehën një çast për shkak të katatonisë85, u kthyen vite më vonë, vërtetë kokëzbathur, veç me një rrëke gjaku, lotësh dhe gishtash, tek i çmenduri i dukshëm, i dënuar në pavijonet e qytetçmendinave të Lindjes, te korridoret kutërbuese të Shtetit të Shtegtarit86, të Roklendit87, të Greistounit88, duke u kacafytur me jehonat e shpirtit, duke u përkundur, duke u rrokullisur në mesnatë, në vetmi, në stola, në mbretëritë e odave të dashurisë, ëndërra e jetës makth, trupat e ngurosur të rëndë sa hëna, më në fund me nënën ******89, me librin e mbramë fantastik hedhur matanë dritares së kasolles, me derën e mbrame të mbyllur në orën 4 pas dite, me telefonin e mbramë të përplasur për mur gjatë përgjigjes, me dhomën e mobiluar së mbrami, të zbrazur nga çdo orendi, me trëndafilin e verdhë prej letre të zhubravitur te një varëse teli në dollap, madje, edhe kjo përmes përfytyrimit, thjesht përmes një grimce të vogël shpresëdhënëse të humbamendjes – ah, Karl90, kur ti s’je mirë, as unë s’jam mirë, ti tani je vërtetë pjesë e supës së përgjithshme kafshërore të kohës – ndaj vrapuan përmes rrugëve të acarta të qytetit, të pushtuar nga shkrepëtima e beftë e alkimisë së përdorimit të elipsës, të katalogut, të metrit, të avionit drithërues, ëndërruan dhe hapën hendeqe të mishëruara tek Koha dhe Hapësira, përmes imazheve të kundërvëna, kapën në kurth kryeengjëllin ndërmjet dy imazheve pamësore, bashkuan foljet themelore, bashkuan emrin dhe vizën e ndërgjegjes, duke u
Në origjinal: “lobotomy”: ndërhyrje kirurgjikale që këput nervat e lobeve frontale të trurit, për të qetësuar çrregullimet akute mendore. 84 Në origjinal: “Metrazol”: lloj droge që përdoret për trajtimin e shokut në terapitë mjekësore. 85 Në origjinal: “catatonia”: çrregullim i rëndë mendor, si rrjedhojë e të cilit pacienti humbet aftësinë ose vullnetin për të lëvizur. 86 Në origjinal: “Pilgrim”: një nga separatistët Anglezë që themeloi koloninë e Plimëthit (Plymouth) në Anglinë e Re (New England) më 1620. 87 Në origjinal “Rockland”: qytet në lindje të Mesëçusetsit dhe në jug-juglindje të Bostonit (Boston). Është qendër industriale. 88 Në origjinal: “Greystone”: tre spitale për trajtimin e të sëmurëve mendorë afër Qytetit të Nju Jorkut. E ëma e Ginsbergut vdiq në Greistoun më 1956. 89 Në origjinal: “******” (“insane”): e çmendur. 90 Në origjinal: “Carl”: Karl Solomoni. 83
10
hedhur nga ndjesia e Pater Omnipotens Aeterna Deus91, për të krijuar sintaksën dhe për të matur prozën e varfër njerëzore, për të qëndruar më këmbë para teje, gojëmbyllur dhe të mençur, duke u dridhur nga turpi, të hedhur poshtë, por prapëseprapë, duke e rrëfyer shpirtin, për t’u përshtatur me ritmin e mendimit në kokën e tij lakuriqe, në kokën e tij të pafund, lypësi i çmendur dhe engjëlli rrahin Kohën, të panjohur, por, përsëri, duke hedhur në letër atë që u la të thuhet në kohën pas vdekjes, u ngritën të rimishëruar në rrobat fantazma të xhazit, te hija briartë e bandës, u ranë vuajtjeve të mendjes lakuriqe të Amerikës në emër të dashurisë për saksofonin eli, eli, lama, lama, sabakthani92, lutje që drodhi qytetet deri te radioja e fundit, me zemrën absolute të poezisë së jetës të shkulur kasapçe nga trupat e tyre, e mirë për t’u ngrënë edhe një mijë vjet të tjerë.
Citim i marrë nga një letër e shkruar (Prill 1904) nga piktori impresionist Francez Pol Sezan (Paul Cézanne, 1839-1906): “Atë i tërëfuqishëm, Perëndi e përjetshme”. Ginsbergu e shndërroi Aeterne (i përjetshëm) në Aeterna, që është gjinia femërore e kësaj fjale. 92 Përshtatje nga Aramaishtja e “Perëndia im, Perëndia im, përse më ke braktisur?” Fjalët e mbrame të Krishtit në kryq (Mateu 27:46). 91
11
II Cili sfinks betoni, cili sfinks alumini ua çau kafkat, ua përlau trurin, imagjinatën? Molok93! Vetmi! Flliqani! Shëmti! Tiganat skuqin hi dhe dollarë hupanakë! Fëmijët çirren nën shkallare! Djelmoshat ngashërejnë ushtri më ushtri! Pleq e plaka shkrehen në vaj park më park! Molok! Molok! Makthi yt, Molok! Molok, ti, dashurizbrazur! Moloku i mendjes! Molok, ti, gjykatës shpirtkosore i njeriut! Molok, ti, burg i pakuptueshëm! Molok, ti, qemer i pashpirt qelie, Kongres kobi! Molok, ndërtesat e tua, gjyqe! Molok, ti, shkëmb gjigand lufte! Molok, ti, qeveri gojëmbyllur! Molok, mendja jote, hekura fund e krye! Molok, zemra të punon me para! Molok, gishtat e tu, dhjetë ushtri! Molok, cicat e tua, dinamo, hanë mish njeriu! Molok, veshët e tu, varre tymtarë! Molok, sytë e tu, mijëra dritare qorre! Molok, rrokaqiejt e tu në rrugët e gjata, Jehovahë94 të pasosur! Molok, uzinat të ëndërrojnë, të vikatin në mjegull! Molok, shtëllungat e tymit, antenat, kurora te çdo qytet! Molok, dashuria jote, fund e krye naftë, gurë! Molok, shpirti yt, korrent, banka! Molok, varfëria jote, spektri i gjeniut! Molok, fati yt, re e tredhur hidrogjeni! Molok, ti je Mendja! Molok, ti je streha ku rri i vetmuar! Molok, ti je streha ku shoh ëndrra me engjëj! I çmendur në Molok! Karthithës në Molok! Pa dashuri, pa burrëri, në Molok! Molok, sapo linda m’u rrase në shpirt! Molok, ti je streha ku jam ndërgjegje pa trup! Molok, ti je streha që më trembe, ma dëbove dehashpirtin! Molok, ti je miku që braktis! Zgjohem në Molok! Drita vërshon prej qiellit! Molok! Molok! Apartamente rrobotësh! rrethina të padukshme! thesare me skelete! kryeqytete të qorruara! zeje djajsh! kombe fantazma! çmendina të paepura! karna graniti! bomba përbindëshe! U këputën duke ngjitur Molokun në Qiell! Trotuare, pemë, radio, barrë! duke ngjitur qytetin në Qiell, në mburojën tonë të kudondodhur! Pamësi! ndjellamira! rrenamendje! mrekulli! dehashpirte! i mori me vete lumi amerikan! Ose Molek, zoti i zjarrtë Kananit, adhurimi i të cilit shënohej me djegien e fëmijëve nga vetë prindërit, si flijim pajtues. “Dhe ju nuk do të lejoni asnjë nga farërat tuaja të kalojnë përmes zjarrit tek Moleku”, (Dhjata e Vjetër, Levitiku, 18:21). – Shënim i Ginsbergut. 94 Në origjinal: “Jehovah”: Perëndia, sidomos në përkthimet e Krishtera të Dhjatës së Vjetër. Alternim i fjalës Hebraishte Yahweh, Jahveh. 93
12
Ëndërra! adhurime! qiellhapje! fe! ngarkesë anijeje me mutëri ndjenjamëdha! Ngadhnjime! kalime lumi! vërtitje! kryqëzime! lartësi! Zotshfaqje95! Dëshpërime! Dhjetë vjet çjerrje kafshërore, vetëvrasje! Mendje! Dashuri të reja! Breza të krisur! atje, në shkëmbinjtë e Kohës! Gaz, gaz vërtetë i shenjtë në lumë! Panë gjithçka! sytë e egër! ulërimat e shenjta! Na uruan lamtumirën! U hodhën nga çatia! te vetmia! duke u valvitur! me lule në dorë! Drejt e në lumë! brenda në rrugë!
95
Në origjinal: “epiphanies”: shfaqjet ose ardhjet e një qenieje hyjnore.
13
III Karl Solomon! Jam me ty në Roklend ku je më i çmendur se unë, Jam me ty në Roklend ku duhet të ndjehesh fort i huaj, Jam me ty në Roklend ku je hija e nënës sime, Jam me ty në Roklend ku ke vrarë dymbëdhjetë sekretaret e tua96, Jam me ty në Roklend ku qesh me këtë mahi të padukshme, Jam me ty në Roklend ku të dy jemi shkrimtarë madhështorë
në të njëjtën makinë të frikshme
shkrimi, Jam me ty në Roklend ku t’u ka sosur shëndeti dhe radiot japin lajmin, Jam me ty në Roklend ku dhuntitë e kafkës s’i pranojnë assesi krimbat e shqisave, Jam me ty në Roklend ku ti pi çaj nga sisët e beqareshave plaka të Jutikës97, Jam me ty në Roklend ku shtatet e infermiereve i krahason me lubitë e Bronksit, Jam me ty në Roklend ku gjysmë i zhveshur çirresh se po humbet në pingpong me humnerën, Jam me ty në Roklend ku godet me grushte pianot me ngërç, shpirti është i pafajshëm, i pavdekshëm, nuk duhet të vdesë kurrë paperëndisht te një çmendinë e blinduar, Jam me ty në Roklend ku edhe pesëdhjetë goditje elektroshoku98 s’kanë për ta kthyer kurrë shpirtin te Në origjinal: “twelve secretaries”: dymbëdhjetë muajt e vitit. Në origjinal: “Utica”: 1. Qytet antik në Afrikën Veriore, pranë Detit Mesdhe, në veri-perëndim të Kartagjenës. Sipas gojëdhënës, u themelua më 1100 para Krishtit nga Fenikasit e Tirës. Qyteti mori të tatëpjetën në shekullin e parë pas Krishtit dhe përfundimisht u shkatërrua nga Arabët më 700 pas Krishtit. 2. Qytet në qendër të Nju Jorkut në lindje-verilindje të Sirakuzës (Syracuse). U themelua më 1773 në truallin e Fortesës Skailër (Fort Schuyler), e cila ishte ndërtuar më 1758. U shndërrua në qendër indrustriale pas hapjes së Kanalit të Irit më 1825. 98 Goditje elektrike që përdoren për trajtimin e çrregullimeve mendore. 96 97
14
trupi, nga shtegtimi drejt kryqit në zbrazëti, Jam me ty në Roklend ku padit shërimtarët për marri dhe kurdis revolucionin socialist Hebre kundër Golgotës nacional-fashiste, Jam me ty në Roklend ku do t’i shqyesh qiejt e Long Ailandit dhe do ta nxjerrësh të gjallë Krishtin tënd nga varri mbinjerëzor, Jam me ty në Roklend ku edhe njëzetepesë mijë shokë të çmendur janë duke kënduar së bashku strofën e fundit të Internacionales99, Jam me ty në Roklend ku rrokim dhe puthim Shtetet e Bashkuara, nën çarçafët tanë, Shtetet e Bashkuara që kolliten gjithë natën dhe s’na lënë të flemë, Jam me ty në Roklend ku avionët e shpirtrave tanë na zgjojnë nga koma të elektrizuar, buçasin mbi çati, kanë ardhur për të hedhur bomba engjëllore, spitali ndriçohet, muret e imagjinatës shemben, O legjione thatane, mbathjani përjashta, O tronditje yjore e mëshirës, lufta e përjetshme është këtu, O fitore, harroji brekët, jemi të lirë, Jam me ty në Roklend, të shoh në ëndërr, ti avitesh te dera e kalibes sime ngritur në prehërin e natës Perëndimore, vjen nga deti, pikon dhe lag rrugën mes për mes Amerikës së përlotur. San Francisko, 1955-1956
99
Në origjinal: “Internationale”: Himni kombëtar i Bashkimit Sovietik nga viti 1917 deri më 1944.
15
Shkoqitës për Kujën I shenjtë! E shenjtë! Të shenjtë! Të shenjta! I shenjtë! E shenjtë! Të shenjtë! Të shenjta! I shenjtë! E shenjtë! Të shenjtë! Të shenjta! I shenjtë! E shenjtë! Të shenjtë! Të shenjta! E shenjtë është bota! I shenjtë është shpirti! E shenjtë është lëkura! E shenjtë është hunda! Të shenjta janë gjuha dhe kari, dhe dora, dhe vrima e bythës! Gjithçka është e shenjtë! gjithkush është i shenjtë! gjithkundi është i shenjtë! çdo ditë është përjetësi! Çdo njeri është engjëll! Vagabondi është po aq i shenjtë sa serafimi! i çmenduri është po aq i shenjtë sa ti, shpirti im! E shenjtë është makina e shkrimit, e shenjtë është poezia, i shenjtë është zëri, të shenjtë janë veshtarët100, i shenjtë është dehashpirti! I shenjtë është Pjetri101, i shenjtë është Aleni102, i shenjtë është Solomoni103, i shenjtë është Lysieni104, i shenjtë është Keruaku105, i shenjtë është Hanke106, i shenjtë është Barrou107, i shenjtë është Kasadei108, i shenjtë është i panjohuri, lypësat e këputur dhe të përvuajtur janë të shenjtë, të shenjtë janë engjëjt e panjohur njerëzorë. E shenjtë është nëna ime në çmendinë! Të shenjtë janë karnat e gjyshërve të Kenzasit! I shenjtë është saksofoni i mbytur në gjëmë! I shenjtë është apokalipsi i bopit 109! Të shenjta janë bandat e xhazit, marihuana, gazavajet, paqja, ushqimi i rremë dhe daullet! Të shenjta janë vetmitë e rrokaqiejve dhe të trotuareve! Të shenjta janë kafenetë e mbushura me miliona! Të shenjtë janë lumenjtë e lotëve përnën rrugë! E shenjtë është koha e vetmuar! I shenjtë është qingji sa për merë i klasës së mesme! Të shenjtë janë barinjtë e krisur të kryengritjeve! Kush gërmon Los Në origjinal: “hearers”: dëgjues. Në origjinal: “Peter”: Shën Pjetri, apostulli i parëthirrur i Krishtit. 102 Në origjinal: “Allen”: Alen Ginsbergu. 103 Në origjinal: “Solomon”: Karl Solomoni. 104 Në origjinal: “Lucien”: Lusien Kerr (Lucien Carr, 1925-2005). Mik i Ginsbergut, Keruakut dhe Barrausit. 105 Në origjinal: “Kerouac”: Xhek Keruak. Shih më sipër. 106 Në origjinal: “Huncke”: Herbert Hanke (Herbert Huncke, 1915-1996). Mik i Ginsbergut, Keruakut dhe Barrausit. 107 Në origjinal: “Burroughs”: Uilliam Barrou. Shih më sipër. 108 Në origjinal: “Cassady”: Nill Kasadei. Shih më sipër. 109 Në origjinal: “bop”: stil xhazi që karakterizohet nga një kompleksitet ritmik dhe harmonik, nga interpretime të improvizuara solo dhe nga mënyra e shkëlqyer e ekzekutimit. 100 101
16
Anxhelosin110 ËSHTË vetë Los Anxhelosi! I shenjtë është Nju Jorku, e shenjtë San Franciskoja 111, të shenjtë janë Peoria112 dhe Sietëlli113, i shenjtë është Parisi114, i shenjtë është Tanxhieri115, e shenjtë është Moska116, i shenjtë është Stambolli117! E shenjtë është koha në përjetësi, e shenjtë është përjetësia në kohë, të shenjta janë orët në hapësirë, e shenjtë është përmasa e katërt, e shenjtë është Internacionalja e Pestë, i shenjtë është Engjëlli në Molok! I shenjtë është deti, e shenjtë është shkretëtira, e shenjtë është hekurudha, e shenjtë Në origjinal: “Los Angeles”: qytet i Kalifornisë jugore pranë Oqeanit Paqësor, që shtrihet në një zonë të gjerë metropolitane. Ai që quhet Qyteti i Engjëjve u themelua nga Spanjollët më 1781 dhe shpesh shërbeu si kryeqytet i kolonisë. Rritja e tij e vërtetë erdhi pas mbërritjes atje të hekurudhës në vitet 1870 dhe 1880, si dhe pas zbulimit të naftës në vitet 1890. Sot është qendër e transportit lundrues, qendër prodhimi, komunikimi, financiare dhe qendër shpërndarjeje, e shquar për industrinë argëtuese. 111 Në original: “San Francisco”: qytet i Kalifornisë jugore. Shtrihet mbi një gadishull mes Oqeanit Paqësor dhe Gjirit të San Franciskos. Këtu, më 1776, ndodhej një kështjellë spanjolle dhe një mision spanjoll. Fortesa e parë njihet me emrin Jerba Buena (Yerba Buena). Emri u ndërrua në San Francisko pasi kontrolli i vendit kaloi në duart e Shteteve të Bashkuara më 1846. Zbulimi i arit aty rreth vitit 1848 e shndërroi qytetin nga një bashkësi e vogël, në një vend me lulëzim të menjëhershëm, të njohur për argëtimet e jashtëligjshme dhe të pahijshme. Qyteti pothuaj u shkatërrua nga një tërmet rrënues dhe nga zjarri më 18 Prill 1906. 112 Në origjinal: “Peoria”: qytet në veri-perëndim të Illinoit (Illinois) qendror pranë Lumit të Illinoit në veri të Springfilldit (Springfield), i cili u themelua në truallin e një fortese Franceze të ndërtuar nga La Sal (La Salle) më 1680. Tani është qendër transporti dhe industriale. 113 Në origjinal: “Seattle”: qytet në perëndim të Uashingtonit (Washington) qendror, i cili u themelua më 1850, lulëzoi pas ardhjes së hekurudhës më 1884 dhe u zhvillua fuqishëm si qytet gjatë vërshimeve në kërkim të arit në Alaskë më 1897. Tani është qendër e rëndësishme tregtare, transporti dhe industriale, si dhe një nga portet kryesore hyrës. 114 Në original: “Paris”: 1. Kryeqyteti dhe qyteti më i madh i Francës. Ndodhet në pjesën verioreqendrore të vendit, mbi Lumin Senë. Parisi (më pas i quajtur Lutetia), i themeluar fillimisht si fshat peshkatarësh në Il de la Site (Ile de la Cité), u pushtua dhe u fortifikua nga Romakët më 52 para Krishtit. Klovisi I (Clovis I) e bëri qytetin kryeqendër të mbretërisë pas vitit 486 pas Krishtit dhe Hju Keipeti (Hugh Capet) e bëri kryeqytet të Francës pas hipjes së tij në fron më 987. Në shekujt që pasuan Parisi u rrit shpejt si qendër tregtare, kulturore dhe industriale. Qyteti u pushtua nga Gjermanët në Luftën e Dytë Botërore nga 14 Korriku i vitit 1940 deri më 25 Gusht 1944. 2. Qytet në veri-lindje të Teksasit dhe veri-lindje të Dallasit (Dallas). Qendër tregtare dhe përpunimi në luginën e Lumit të Kuq (Red River). 115 Në origjinal: “Tangiers”: qytet në Marokun verior, në skajin perëndimor të Ngushticës së Gjibraltarit. U themelua gjatë epokës Romake dhe më pas ka qenë nën kontrollin e fuqive të ndryshme, përfshi këtu Portugalinë dhe Britaninë e Madhe. Nga vitet 1923-1924 deri më 1956 u administrua si zonë ndërkombëtare. 116 Në origjinal: “Moscow”: 1. Kryeqyteti dhe qyteti më i madh i Rusisë. Ndodhet në pjesën perëndimore-qendrore të vendit, mbi lumin Moskë. Qendër e banuar që në epokën Neolitike. Për herë të parë përmendet në kronikat Ruse më 1147, kohë në të cilën u bë kryeqendër e principatës së Moskovit dhe aty nga shekulli XV u bë kryeqyteti i shtetit Rus dhe seli e metropolitit (më pas patriarkut) të Kishës Ortodokse Ruse. Kryeqyteti u shpërngul në Qytetin e Shën Pjetrit më 1712, por u kthye në Moskë nga Sovjetikët më 1918. 2. Qytet në Aidahon veri-perëndimore, në kufi me Uashingtonin, në veri të Ljuistonit (Lewiston). Është selia e Universitetit të Aidahos (University of Idaho). 117 Në origjinal: “Istanbul”: qyteti më i madh i Turqisë. Ndodhet në pjesën veri-perëndimore të vendit. Shtrihet në të dyja anët e Bosforit, në hyrje të Detit të Marmarasë. U themelua më 600 para Krishtit nën emrin Bizantium. Më 330 pas Krishtit mori emrin Konstandinopojë nga Konstandini i Madh, i cili e bëri atë kryeqendër të Perandorisë Romake Lindore, ose, thënë ndryshe, të Perandorisë Bizantine. Qyteti u plaçkit nga Kryqtarët më 1204 dhe u pushtua nga Turqit më 1453. Emri Stamboll u zgjodh si emër zyrtar më 1930. 110
17
është lokomotiva, të shenjta janë vizionet, të shenjta janë dehamendjet, të shenjta janë mrekullitë, e shenjtë është bebëza e syrit, e shenjtë është humnera! E shenjtë është e falura! mëshira! bamirësia! besimi! të shenjtë janë trupat tanë! vuajtjet tona! shpirtmadhësia! E shenjtë është mirësia mençurore tejet shkëlqimtare dhe mbinatyrore e shpirtit! Shqipëroi: Ukzenel BUÇPAPA
18