GJENEVË (AA) - Numri i të papunëve në botë deri në vitin 2019 mund të rritet në 212 milion, është nxjer në pah në raportin vjetor "Trendet globale për punësim", i publikuar nga Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO). Në raportin për vitin 2015 ILO paralajmëron se papunësia dhe pabarazia e të ardhurave në botë në pesë vitet e ardhshme do të jetë në rritje, raporton Anadolu Agency (AA). Kur është në pyetje numri i të papunësuarve në vitin e kaluar, ai ka qenë 201 milion. ILO vlerëson se në vitin 2015 rreth tre milionë të tjerë do të "hipin në anijën e të papunëve". Si rezultat i krizës ekonomike që filloi në 2008 deri më sot, 61 milionë njerëz kanë mbetur pa punë.