Sot “Shqip” 48 faqe
Drejtor
BESNIK MYFTARI
Kryeredaktor
BLEDAR ZAGANJORI
Adresa e redaksisë: Rr. Sami Frashëri, Pallatet e Aviacionit, Nr. 4 Tel: 04 272 565 • 068(9) 20 35 300 E-mail:
[email protected]
Viti II - Nr. 198 (488) E diel, 22 korrik 2007
Zv/Kryeredaktor URIM BAJRAMI
E përditshme e pavarur Çmimi 10 lekë, 1.5 euro
www.gazeta-shqip.com
Telefonatë me Moisiun në prag të ndërrimit të pushtetit. Mediu i kërkon Ramës të mos i përjashtojë deputetët: ata zgjidhën krizën
Topi: Sollaku, pjesë e reformës
REPORTAZH
Afër & Larg
Zheg në “kryeqytetin Presidenti i ri: Prioritet dialogu me opozitën. PS-ja bojkoton betimin, Meta jo e erës” NE FAQET 2-4
FATOS BAXHAKU
AFER PS
KUSH E KA DERRIN MAÇ
Jemin Gjana, kafe në kolltukun e Ramës
SOKOL BALLA
M
egjithëse është ende herët të parashikosh se cilat do të jenë rrjedhojat politike të situatës së krijuar gjatë dhe pas zgjedhjes së Presidentit të Republikës, tri gjëra janë tashmë të qarta për të gjithë. Dy prej tyre duket se do të kenë një impakt të mirë te njerëzit. E para, se vendi nuk do të shkojë në zgjedhje të parakohshme dhe, e dyta, se President u zgjodh Bamir Topi. Pavarësisht se e dimë se ai nuk mund të jetë dot - së paku jo që në ditën e parë - President i gjithë shqiptarëve, majtas dhe djathtas, është hera...
J
E ardhmja e Sollakut, në Amerikë?
anë orët e para të ditës. Ndry she nga zakonisht në oborrin e selisë rozë nuk ndodhet asnjë makinë deputeti, as ajo e kryetarit Rama. Sapo kalon hyrjen ke rastin të shikosh veçse fytyra të vrenjtura. Ndihen të tradhtuar, të prerë në besë. Shumë nga ata që shikonin gjërat të shkonin në rrugën e duhur sipas tyre, janë detyruar të dorëzohen përballë kapitullimit. Ekranet e lokalit ngjitur me partinë më të madhe të opozitës vazhdojnë të japin lajmin se Bamir Topi...
NE FAQEN 5
NE FAQEN 3
NE FAQEN 11
OPINION
“Në kryeqytetin e erës” nuk lëviz asnjë gjethe. Vapa e padurueshme ka vendosur të sundojë fort edhe në këtë pjesë të vendit, ku në ditë zakonshme të verës, masat e ajrit që vijnë nga deti “lozin hareshëm” me ato që depërtojnë nga mali përmes Luginës NE FAQET 36-37
PERGJIGJE
Ekspertët amerikanë vlerësojnë ndryshimet në rend, ndërsa tri ditë më parë Brukseli kritikoi ashpër shkarkimet
Mashtrimi i radhës Demokracia i mafies së në darën Nano-Berisha Amerikanët e ICITAP-it kundër evropianëve të PAMECA-s për reformën monumenteve të kulturës Kiriol Hajdari shoqërohet për një orë bashkë me një shok K Identifikohet Djali i Azemit kufoma, u vra përfundon prapë për hakmarrje
Policia, përplasen BE dhe SHBA NE FAQEN 6
ANDREA STEFANI
ëndo o muzë zemërimin e liderit historik Nano që për inat të Ramës ose Metës, i shiti rishtas socialistët te Berisha! Tashmë autoritarizmi do të rinisë edhe më rreptë sulmin mbi institucionet, sepse Nano u bë patericë për të. Si tradicionalisht në rreth 15 vjet tranzicion, demokracia dhe opozita do të ndodhen përsëri nën darën e oligopolit të ringjallur politik NanoBerisha. Pasi e dominuan arenën politike me anë të një konflikti të rreptë mes tyre, dy liderët më të stazhionuar të tërë tranzicionit lindor, kanë ndërruar taktikë....
BILISHT
FISNIK BROVINA
në polici, akuzohet për rrahjen e një vajze në pub
NE FAQEN 16
NE FAQEN 43
V
NE FAQEN 7
NE FAQEN 10
iktima e gjetur një ditë më parë e masakruar në qyte tin e Bilishtit ka tashmë një identitet. Policia ka zbuluar në orët e vona të dy ditëve më parë se bëhet fjalë për 28-vjeçarin nga Dibra, Adriatik Hata. Personi që është gjetur i vrarë, sipas...
Z.Ramohitaj, Më lejoni që në fillim të përgjigjes ndaj jush, të respektoj lexuesit e nderuar të gazetës, duke shpjeguar se si qëndron e vërteta mbi shpifjet e shkruara keq dhe jo në koherencë logjike, me të cilat ju keni veshur procesin e rikthimit në një monument kulture të TORRES në Durrës. Për parantezë, dua t'ju kujtoj se MTKRS sot gjendet përpara skandaleve dhe abuzimeve te mëdha që u janë bërë monumenteve të kulturës, në 8 vitet e qeverisjes së majtë...
MATURA
EMERGJENCA
Provimet nxjerrin në pah nivelin tepër të ulët të të rinjve
Kreu i Mjedisit: Të përdorim gjithçka për të shuar flakët
Mbi 80% e gjimnazistëve me nota të dobëta, 5 dhe 6
Zjarret, Xhuveli në Fier: S’kemi mjete, por mushka
ION
OKAZ
NE FAQEN 35
GAZETA SHQIP
P E R R E K L A M A K O N T A K T O N I N E N U M R A T: 0 6 9 2 0 5 0 4 2 0 • FA X 0 4 2 7 2 5 6 7 • 0 6 9 2 0 5 0 4 5 8
NE FAQEN 12
[email protected]
SHQIP 2
SHQIP 2 MAZHORANCA PER PRESIDENTIN
E DIEL, 22 KORRIK 2007
POLITIKE
Mediu vlerësoi pjesëmarrjen në votim të 6 deputetëve socialistë, që sipas tij, shmangën zgjedhjet
E djathta
“Procesi ishte tërësisht kushtetues dhe vendimmarrja iu la deputetëve të Kuvendit, siç e përcakton Kushtetuta”
“Nanoistët” shmangën zgjedhjet e reja Fatmir Mediu: Deputetët që votuan Topin nuk duhen përjashtuar nga PS-ja ERJON AJAZI
K
reu i republikanëve dhe ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, ka vlerësuar pjesëmarrjen e 6 deputetëve socialistë në votimin e katërt për Presidentin, duke shmangur në këtë mënyrë zgjedhjet e parakohshme. Aleati më besnik i partisë në pushtet i ka shprehur urimet e tij Presidentit të ri të vendit, duke deklaruar se Topi do të jetë President i të gjithë shqiptarëve. Në reagimin e tij për zgjedhjen e Presidentit të ri, Mediu, theksoi se kreu i ri i shtetit do të gjejë mbështetjen maksimale nga Ministria e Mbrojtjes. Duke i uruar suksese në punën e tij si President, Mediu tha se zgjedhja e Presidentit u bë në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe kjo zgjedhje shpëtoi vendin nga një krizë akoma më e madhe siç ishte opsioni i zgjedhjeve të parakohshme. Për më shumë se dy javë, kreu i PR-së është shprehur që opozita të ndryshojë qëndrim për zgjedhjet e parakohshme dhe të paraqitet në Parlament për të mbajtur qëndrimin e saj dhe t’i lërë deputetët për të bërë zgjedhjen e tyre nëpërmjet votës së fshehtë. Ndërkohë, numri një i republikanëve nuk ka lënë pa komentuar as zhvillimet brenda partisë më të madhe opozitare. “Nuk përzihem në punët e Partisë Socialiste, por deputetët “nanoistë” nuk duhen përjashtuar”, tha Mediu. Ai vlerësoi pjesëmarrjen në votim të premten të 6 deputetëve socialistë, që, sipas tij, shmangën mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme. Gjithashtu, vlerësime nga radhët e mazhorancës ka marrë edhe kandidati i Aleancës Demokratike, Neritan Ceka, edhe pse ky i fundit u largua i revoltuar
E djathta vlerësoi Cekën që futi procesin në rrugë kushtetuese, edhe pse u largua nga salla i revoltuar
Sipas kreut republikan, më shumë se 95% e opozitës ishte kundër opsionit të zgjedhjeve të parakohshme
MEDIU “S’kam pasur preferenca as për Bamir Topin dhe as për Neritan Cekën. Kam dashur që vendi të shkojë përpara dhe të evitohen zgjedhjet e parakohshme”, tha Mediu
POLLO
nga salla e Parlamentit pas votimit të Presidentit. Mediu, me një deklaratë publike në Ministrinë e Mbrojtjes vlerësoi kandidimin e kreut të PAD-së, Neritan Ceka, për pjesëmarrjen duke e cilësuar si një rol të rëndësishëm prezencën e tij në shmangien e krizës politike në vend. I pyetur për marrëdhëniet që do të ketë në këta dy vjet shumica dhe opozita me njëra-tjetrën, aleati kryesor i partisë në pushtet dhe miku më i mirë brenda së djathtës për opozitën, Fatmir Mediu, ka shmangur çdo koment për mënyrën se si do të zhvilloheshin këndej e tutje marrëdhëniet mes mazhorancës dhe opozitës. Ajo çka Mediu thekoi me këmbëngulje se pjesa më e madhe e Parlamentit ishte kundër zgjedhjeve të para-
kohshme, si brenda mazhorancës ashtu edhe brenda opozitës. “Më shumë se 95% të deputetëve të opozitës, që unë kam kontaktuar, kanë qenë kundër zgjedhjeve të parakohshme”, tha ai. Në po të njëjtën linjë ka qëndruar me deklaratën e tij edh kreu i Partisë Demokrate të Re dhe ministri i Arsimit, Genc Pollo, i cili uroi Presidentin Topi për detyrën e tij. Duke e konsideruar votimin në seancën e djeshme në Kuvend tërësisht kushtetues, Pollo tha se “Kuvendi përmbushi detyrën e tij dhe përcaktoi Bamir Topin si President të Republikës”. “Ka qenë një proces jo i lehtë, plot me kontradikta, luhatje dhe konflikte, proces, i cili, ndonëse nuk gjeti zgjidhje konsensuale sipas modelit të 5 viteve
Kreu i PDR-së e ka ftuar opozitën të lërë qejfmbetjet dhe i ka sugjeruar asaj të kuptojë se ishin politikat e bllokimit ato që çuan në dështim dhe aspak veprimi i deputetëve të saj
më parë, duhet thënë se ishte tërësisht kushtetues dhe vendimmarrja iu la deputetëve të Kuvendit, ashtu siç e përcakton ligji themeltar i shtetit”, u shpreh kryetari i PDR-së. Sipas tij, në këtë mënyrë u realizuan 3 objektivat; një proces i respektueshëm; një kandidat e një personalitet për President i standardeve të duhura dhe evitimi i zgjedhjeve parlamentare në shtator, të dëmshme për të gjithë. Nga ana tjetër, kryetari i PDR-së fton opozitën, që pas reagimit të parë qejfmbetës, të kuptojë që ishin politikat e bojkotit ato që çuan në dështim, në mospërmbushje të objektivave, dhe jo veprimi i deputetëve të saj në përputhje me mandatin popullor të tyre.
PD Partia Demokratike është shkëputur përfundimisht nga tensioni i zgjedhjeve të parakohshme, ku edhe gjatë ditës së djeshme kanë festuar zgjedhjen e Bamir Topit si President
shtypi
DEKRETI
mesazhi
Mediat e huaja, jehonë për Bamir Topin President
Zgjedhjet e pjesshme në zonën nr. 31 do mbahen në shtator
Departamenti i Shtetit përshëndet zgjedhjen e Presidentit të ri
Z
gjedhja e Presidentit të Republikës, Bamir Topi, është pasqyruar në të gjitha mediat ndërkombëtare. Shmangia e zgjedhjeve të parakohshme dhe zgjedhja e Presidentit ka zënë vendin kryesor të lajmeve në agjencitë e ndryshme të botës. Fishekzjarrët në Tiranë dhe festimi me armë në Fier është shoqëruar me vëmendjen e shtypit ndërkombëtar në zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës. Mediat e huaja shkruajnë se Presidenti i ri i Shqipërisë është Bamir Topi, i cili zgjidhet me votat e shumicës së Parlamentit, ku votat e demokratëve janë mbledhur me ato të disa socialistëve për të plotësuar numrin që Parlamenti të zgjedhë kreun e shtetit dhe të evitojë zgjedhjet e parakohshme. Agjencia e lajmeve ‘Reuters’ shkruan se Parlamenti shqiptar zgjodhi si President të vendit, Bamir Topin, duke shmangur krizën e zgjedhjeve të përgjithshme që mund të kishin shtyrë reformat e nevojshme për anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe në NATO. Sipas kësaj agjencie, Bamir Topi gëzon respekt nga shumica e shqiptarëve për qetësinë, nacionalitetin në skenën politike dhe dëshirën për kompromis, e cila konsiderohet si diçka e rrallë në politikën shqiptare, por ai nuk pranohet nga socialistët, të cilët këmbëngulin për një President konsensual. E.A.
P
residenti i ri Bamir Topi do duhet të dekretojë datën e zgjedhjeve të pjesshme në zonën 31. Pas zgjedhjes në postin e kreut të shtetit, ai do heqë dorë nga mandati i deputetit. Topi, në momentin që do bëjë betimin në Kuvend, pritet të dorëzojë aty edhe mandatin e ligjvënësit, të fituar në zgjedhjet e korrikut 2005. Kushtetuta parashikon që është Presidenti ai që vlerëson kohën kushtetuese dhe shpall datën e zgjedhjeve të pjesshme parlamentare. Më tutje, i takon Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që të përgatisë terrenin për mbajtjen e këtij procesi elektoral. Burimet sqarojnë se ka shumë gjasa që këto zgjedhje të mbahen në muajin shtator, nga java e tretë. Kjo për shkak se Kuvendi, por edhe të
gjitha institucionet shtetërore do të marrin pushimet në muajin gusht. Ligji parashikon edhe një kohë prej një muaji në dispozicion të partive politike për të kryer fushatën zgjedhore. Sakaq, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kërkon kohë të nevojshme për të kryer regjistrimin e subjekteve politike pjesëmarrëse në garë, ngritjen e komisioneve zgjedhore, regjistrimin e kandidaturave për deputetë. Në sfidën e 3 korrikut 2005, në zonën 31 kandiduan për Partinë Demokratike, Bamir Topi, dhe për Partinë Socialiste, Mimi Kodheli. Sipas rezultatit të zgjedhjeve, rezultoi se Topi fitoi 9756 vota ose 53,35% kundrejt Kodhelit që mori 6100 vota ose 33,36%. Kandidati i LSI-së, Ilir Dashi, fitoi në atë garë 1499 vota ose 8,20% të totalit. D.M.
S
htetet e Bashkuara përshëndesin popullin dhe Parlamentin e Shqipërisë për përfundimin me sukses të procesit të zgjedhjes së Presidentit të tyre të ri”, u shpreh Departamenti Amerikan i Shtetit menjëherë pas përfundimit të votimit në Parlamentin shqiptar. Ky ka qenë mesazhi i shkurtër që SHBA ka preferuar të lëshojë në drejtim të klasës politike shqiptare. Sakaq, faktori ndërkombëtar kishte bërë thirrje të vazhdueshme ditët e fundit për zgjidhjen sa më shpejt të çështjes së kreut të ardhshëm të shtetit. Në një deklaratë për mediat, tri ditë më parë, zv/ndihmëssekretarja amerikane e Shtetit, Rozmari Di Karlo, u kërkoi faktorëve politikë në vend që të gjenin sa më shpejt rrugën e konsensusit për të zgjedhur kreun e shtetit. “Ne dëshirojmë së tepërmi të shikonim që kjo ngecje të marrë fund shpejt, që të gjitha palët të arrijnë në konsensus, në mënyrë që të zgjidhet Presidenti i ri”, qe shprehur Di Karlo. Sipas saj, zgjedhjet janë me shumë rëndësi për një shoqëri demokratike janë me shumë rëndësi dhe me siguri mënyra se si vendi i bën zgjedhjet është e rëndësishme për aspiratat e Shqipërisë për të hyrë në NATO dhe në Bashkimin Evropian. D.M.
E DIEL, 22 KORRIK 2007
SHQIP 3
POLITIKE
PS
LSI
PSD
PAD
KLOSI
META
GJINUSHI
DEMETI
"Të blihen deputetë është një ngjarje që nuk ndodh më në botë. Shqipëria prodhoi përsëri një çudi dhe kjo çudi ishte shitja e deputetëve për të blerë Presidentin. Mendoj se turpi shkon si tek ata që u shitën, por shumë më shumë shkon tek ata që blenë"
"LSI ka ruajtur integritetin e saj nga fillimi në fund, nuk ka rënë pre e ndikimeve, e lojërave të ndryshme, nuk ka paraqitur asnjë kandidat të sajin si forcë politike, por ka mbështetur në mënyrë parimore Presidentin aktual. Ka treguar dinjitetin e saj përballë shqiptarëve"
"Topi pranoi që nga një kandidaturë që doli kundër pazareve dhe të rrezikshme Nano-Berisha të bëhej pjesë e këtij kompromisi, pjesë e këtij pazari. Ka folur vazhdimisht kundër korrupsionit galopant të Nanos sipas tij, por pranoi të zgjidhej President nga klani i Zemunit"
"Përgjegjësia e asaj që ndodhi dje në Kuvend i takon PS-së, e cila nuk i menaxhoi siç duhet deputetët e saj. Përgjegjësi kryesore është Nano, i cili tregoi se si mund t'i shesë interesat e elektoratit, tradhtoi elektoratin dhe gjithë opozitën, siç bëri në zgjedhjet e vitit 2005"
QENDRIMI
Milo: Për sa kohë që ata që e votuan janë deputetë të Kuvendit dhe kalohet numri 84 i votave, nuk vihet në dyshim legjitimiteti
Pakica ka reaguar ashpër duke akuzuar për vjedhje votash dhe interesa kriminale DARDAN MALAJ
P
olitika e re, forca e re që kjo prodhon nuk mund të pajto het me zgjedhjen e Bamir Topit si President, ndaj nuk do të jetë në Kuvend gjatë ceremonisë së betimit". Ky ka qenë qëndrimi i deklaruar dje nga deputeti i Partisë Socialiste, Blendi Klosi. Ai shprehu solidaritetin e Partisë Socialiste dhe opozitës së bashkuar me të gjithë ata të cilët kërkonin që qeveria dhe Kryeministri Berisha të ballafaqoheshin me votën e lirë dhe zgjedhje të parakohshme. "Jam këtu të shprehem në emër të Partisë Socialiste për atë që ndodhi dje, një ngjarje shumë e turpshme për politikën moderne", theksoi Klosi. Sipas tij, deputetët që morën pjesë në seancë janë përjashtuar tashmë nga Partia Socialiste. "Ne u përpoqëm të bënim politikë, negociuam, morëm pjesë në tryezën e kryetarëve, morëm pjesë në të gjitha aktivitetet e këtij muaji, me shpresën se në Shqipëri do të bëhej politikë", insistoi Klosi. Ndërsa, sipas tij, ajo që ndodhi dje (pardje) është një ngjarje e padenjë në politikë. "Të blihen deputetë është një ngjarje që nuk ndodh më në botë. Shqipëria prodhoi përsëri një çudi dhe kjo çudi ishte shitja e deputetëve për të blerë Presidentin. Mendoj se turpi shkon si tek ata që u shitën, por shumë, më shumë shkon tek ata që blenë", nënvizoi deputeti Klosi. I pyetur lidhur me provat për akuzat e hedhura nga PS, ai sqaroi se "votat e djeshme (pardjeshme) janë vetë prova, qoftë dhe filmimet tuaja, janë deputetë të cilët deklarojnë votën, ngjarje që nuk ndodh në fshatin më të humbur, ndodhi dje në Kuvendin e Shqipërisë". Opozita, shtoi ai, bëri strategjinë, bëri veprime brenda kuadrit të politikës, ndërsa ajo çka ndodhi nuk ishte politike, por pazari i gjësë së gjallë. Kryetari i LSI-së, Ilir Meta, vlerësoi se kjo periudhë dyvjeçare dhe veçanërisht kjo e dy muajve të fundit ka lënë shumë për të dëshiruar për sa i takon pjekurisë së klasës politike në vend dhe respektimit të rregullave të lojës demokratike dhe njëkohësisht te ndërtimi dhe realizimi i konsensusit për zgjedhjen e Presidentit. "Për votimin e djeshëm
VEZHGIM
J
anë orët e para të ditës. Ndry she nga zakonisht në oborrin e selisë rozë nuk ndodhet asnjë makinë deputeti, as ajo e kryetarit Rama. Sapo kalon hyrjen ke rastin të shikosh veçse fytyra të vrenjtura. Ndihen të tradhtuar, të prerë në besë. Shumë nga ata që shikonin gjërat të shkonin në rrugën e duhur sipas tyre, janë detyruar të dorëzohen përballë kapitullimit. Ekranet e lokalit ngjitur me partinë më të madhe të opozitës vazhdojnë të japin lajmin se Bamir Topi është Presidenti i ardhshëm i vendit. Informacion që në vetvete nuk ngjall aq urrejtje për militantët e pranishëm sa për emrat e gjashtë deputetëve "rebelë". Paçka se askush nuk e përdor më këtë fjalë, duke e zëvendësuar shpesh me atë "tradhtar". Në çdo tavolinë flitet për "bëmat" e grupit të të gjashtëve. Shkohet deri aty sa hamendësohet se për çfarë interesash u krye kjo lëvizje. Më të
PS: Bojkot betimit të Topit. Meta: Do të jemi në seancë LSI: Procesi kushtetues, por pa konsensus. Urojmë Bamirin
të mërkurën
Pritet mbledhja e Asamblesë për të zgjedhur Kryesinë P artia Socialiste pritet të rikthejë gjallërinë në jetën partiake. Shumë shpejt pritet që të mblidhet për herë të parë Asambleja e re e partisë. Organi i cili do të konstituohet dhe do zgjedhë më pas Kryesinë e re me 25 anëtarë. Në këtë mbledhje do duhet që të caktohen edhe sekretarët e rinj të partisë. Skema e bërë publike shumë kohë më parë parashikonte organizimin e një sekretariati si qeveri-hije me rreth 15 vende sekretarësh mbi bazën e problematikave të ndryshme. Aktualisht, nuk ka asnjë forum i cili mund të mblidhet, pasi një pjesë nuk janë zgjedhur dhe pjesa tjetër s'është konstatuar ende.
Rregullorja
Si përjashtohen deputetët "rebelë" të grupit V
otimi në kundërshtim me vendimin poli tik të grupit në seancat e rëndësisë së veçantë përbën një nga rastet kur konsumohet shkelja e rëndë e disiplinës së grupit. Një masë ndëshkimore e sanksionuar në rregulloren e funksionimit të grupit. Vendimi për masën e çregjistrimit merret me propozim të Kryesisë së PS-së, të Kryesisë së grupit parlamentar ose të jo më pak se 1/10 së anëtarësisë të grupit. Propozimi bëhet me shkrim dhe me motivim të qartë. Vendimi për këtë merret me votim të fshehtë në mbledhjen e grupit, kur marrin pjesë jo më pak se 2/3 e deputetëve. Vendimi për çregjistrimin e deputetit nga grupi miratohet nga Kryesia e Partisë Socialiste.
mund të them se ai është një vazhdim pra i kësaj shije aspak të mirë të këtij procesi të nisur që më 4 korrik", tha ai. Meta deklaroi se natyrisht që ia vlen të distancohesh nga procesi si një proces jokonsensual, por megjithatë, nuk mund të themi se nuk ka qenë proces kushtetues në kuptimin që janë respektuar procedurat kushtetuese e parlamentare, pavarësisht mungesës së konsensusit, prishjes së konsensusit, problemet apo dyshimet që janë hedhur për transparencën e procesit të djeshëm. Ai gjeti rastin të urojë Topin si President të ri të vendit që nga President i mazhorancës që është aktualisht, të bëjë përpjekjet të ngrihet në atë nivel që kërkon Kushtetuta për rolin e Presidentit që të jetë jashtë ndikimit të partisë së tij dhe mazhorancës përkatëse, e cila praktikisht e ka zgjedhur dhe të bëhet President i të gjithëve. "E di që është një ndërmarrje e vështirë kur nuk kemi të bëjmë me një produkt konsensual ashtu siç kishte shumë shpresa më parë", tha Meta. I pyetur nëse do të shkojë në seancën e betimit të Presidentit të ri, ai u përgjigj se: "padyshim që unë do jem në të gjitha seancat e ceremonitë që do zhvillohen si për të respektuar e nderuar Presidentin aktual, zotin Moisiu, të cilin përfitoj nga rasti edhe një herë të shpreh konsideratat më të larta të miat dhe LSI për kontributin që ka dhënë, ashtu edhe për të inkurajuar Presidentin e ri që të mos ndihet i detyruar vetëm ndaj mazhorancës që e ka zgjedhur, por të gjejë forca për të qenë President i të gjithë shqiptarëve, i hapur me të gjitha forcat politike, i hapur edhe me ju, me të gjitha mediat". Meta u shpreh i lumtur që LSI ka ruajtur integritetin e saj nga fillimi në fund, nuk ka rënë pre e ndikimeve, e lojërave të ndryshme, nuk ka paraqitur asnjë kandidat të sajin si forcë politike, por ka mbështetur në mënyrë parimore Presidentin aktual. "Ashtu edhe një produkt konsensual cilido që të ishte ai përveç njërit, njëkohësisht në të gjithë këtë proces ashtu siç edhe në seancën e djeshme, LSI-ja ka treguar dinjitetin e saj përballë gjithë qytetarëve shqiptarë", theksoi Meta.
Në selinë e Partisë Socialiste, një ditë pas votimit të Bamir Topit për President
QËNDRIMI
“Viziton” selinë rozë, Gjana pi kafe në kolltukun e Ramës
Gjinushi: Opozita do bojkotojë betimin e tij
guximshmit marrin kurajën të bëjnë edhe llogaritë kush ka NE FOTO humbur e kush fituar në këtë Selia e eveniment të fundit politik, Partisë brenda vetë të majtës. Ndërsa Socialiste orët shkojnë pa pushim, i vetmi
zyrtar që shkel në parti është Blendi Klosi që përballet me mediat. Por ndërsa Klosi bëhet gati për konferencën e shtypit, në lokal fillojnë të shfaqen surprizat. Si për ironi të fatit, ndoshta jo kre-
jt pa qëllim, ministri Jemin Gjana preferon të pijë kafe në lokalin e socialistëve. Hyrja e tij në këto ambiente has në sy të habitur që s'kanë si ta konsiderojnë ndryshe veçse provokim. Gjana, i shoqëruar nga dy miq të tij, ulet në kolltukët që zakonisht rezervohen vetëm për krerët e lartë të selisë rozë mes të cilëve natyrshëm kryetarin Rama. Pasi shijon për pak kohë kafen, Gjana përmes lokalit kryen performancën e radhës duke lënë socialistët me gojën hapur. Askush nuk di të thotë se çfarë do ndodhë të nesërmen në partinë më të madhe të së majtës. Mbizotëron zhgënjimi, ndoshta shumë presin gjyqin e të gjashtëve. Firmëtarët aq më pak janë të pritur më në ambientet e Partisë Socialiste. D.M.
"Topi President me votat e klanit të Zemunit" K
reu i socialdemokratëve, Skënder Gjinushi, deklaroi dje se Topi pranoi që nga një kandidaturë që doli kundër pazareve dhe kompromiseve të rrezikshme Nano-Berisha të bëhej pjesë e këtij kompromisi, të bëhet pjesë e këtij pazari. "Topi ka folur vazhdimisht kundër korrupsionit galopant, korrupsionit më të rrezikshëm në Evropë që përfaqësohet nga klani Nano sipas tij, dhe sot pranon të marrë mandatin e Presidentit të Republikës me votat e këtij klani, ndaj ai nuk mund ta gëzojë këtë mandat", tha Gjinushi. Topi, shtoi ai, tregoi se si konsensusin politik e zëvendësoi me diversion politik, se si bashkëpunimin dhe votën e lirë konstitucionale të deputetëve e zëvendësoi me mercenarizëm. Seanca, sipas tij, ishte një nga më të turpshmet dhe më me imoralitet çka bëri që Topi të zgjidhet me votat e mercenarëve. Në seancën e betimit, sipas tij, pjesëmarrja e opozitës është e kotë dhe se në vend të Topit duhet të betohen Nano e Berisha. Gjinushi prej ditësh pati akuzuar publikisht se vihen re tentativa për të blerë deputetët nga opozita me qëllim zgjedhjen e kreut të ardhshëm të shtetit. D.M.
POLITIKE
SHQIP 4
Presidenti i ri: Sistemi i drejtësisë, problematik. Duhen reforma të thella në këtë institucion
PRESIDENTI INTERVISTA
E majta flet për blerje votash dhe në fakt, ju votuan edhe ata që kishin kundërshtuar kandidaturën tuaj, ndjekësit e zotit Nano. Në një situatë të tillë, si mund ta fitoni ju besimin e opozitës? Unë mendoj që të marrësh 85 vota në Parlament, natyrisht mund të jenë bërë shumë komente nga pozicione të ndryshme politike, por ju e dini që gara në Parlament u realizua edhe nga qejfmbetje nga kampet respektive, qoftë nga zoti Nano, qoftë nga zoti Ceka, po e rëndësishme është që të gjithë deputetët që ishin të pranishëm duhen konsideruar në tjetër pikë vështrimi, si deputetë të përgjegjshëm, të cilët në respekt të votës që kanë marrë qoftë nga shoqëria nga populli erdhën për të plotësuar një detyrim kushtetues për të mos e lënë vendin në krizën e zgjedhjeve të parakohshme. Nga kjo pikëpamje, sa kohë procesi konsiderohet legjitim pa asnjë lloj paragjykimi që vjen nga një parti e majtë do të thosha që Presidenti i Republikës duhet t'i largohet paragjykimeve dhe duhet të jetë mbi palët dhe unë zotohem në këtë moment që po flas jo vetëm partive të djathta, por edhe partive të majta, në mënyrë të veçantë partisë më të madhe opozitare, Partisë Socialiste që do të jem totalisht mbi palët, në një pozicion mjaft objektiv dhe do të jem promotor që klima politike shqiptare të jetë bashkëpunuese në interes të sfidave madhore që ka Shqipëria, për rritjen ekonomike të vendit, për qetësinë shoqërore dhe besoj për dy sfidat më të mëdha për integrimin në Evropë dhe në NATO. Le të flasim për një çështje më konkrete zoti Topi. Shkaku që prishi konsensusin për një President konsensual ishte çështja e shkarkimit të Prokurorit të Përgjithshëm. Do ta shkarkoni ju atë dhe nëse po si do ta arrini këtë? Unë e kam shprehur edhe më parë që Presidenti i Republikës nuk zgjidhet duke u kondicionuar nga pozicioni i Prokurorit të Përgjithshëm. Presidenti i Republikës, sikundër është premtuar, do të jetë iniciues dhe bashkëpunues në reformimin e sistemit të drejtësisë, i cili është shfaqur mjaft problematik. Ky nuk është koment dhe pozicion që është marrë vetëm nga partitë politike shqiptare, por edhe nga institucionet ndërko-
Në lidhje me pikën më të debatueshme, Topi nuk ka mohuar mundësinë e zëvendësimit të Prokurorit
Topi: Sollaku, pjesë e reformës në prokurori
P
residenti Bamir Topi ka premtuar se do të jetë një kryetar shteti mbi palët. "Do të jem totalisht mbi palët, në një pozicion mjaft objektiv dhe do të jem promotor që klima politike shqiptare të jetë bashkëpunuese në interes të sfidave madhore që ka Shqipëria, për rritjen ekonomike të vendit, për qetësinë shoqërore dhe besoj për dy sfidat më të mëdha për integrimin në Evropë dhe në NATO", tha Topi në intervistën e tij të parë si President i Republikës së Shqipërisë për "Zërin e Amerikës". Topi ka premtuar se një nga prioritetet e tij do të jetë dialogu dhe bashkëpunimi me partitë e majta. Në lidhje me pikën më të debatueshme midis dy kampeve politike, ai nuk ka mohuar mundësinë e zëvendësimit të Prokurorit të Përgjithshëm. "Institucioni i Prokurorisë do të jetë pjesë e një reforme të thellë", tha Presidenti i ri i vendit.
E DIEL, 22 KORRIK 2007
"Unë, President mbi palët. Prioritet, dialogu me opozitën" mbëtare, çka presupozon që institucioni i Prokurorit të Përgjithshëm është një etapë e cila duhet patjetër tejkaluar jo vetëm për shkak të punës të pamjaftueshme dhe mjaft problematike, por për shkak të atij pozicioni të palimituar që e çon institucionin e Prokurorit të Përgjithshëm, në një mandat të paprecedentë, ndërkohë që të
PRESIDENCA
Mesazhi im për Kosovën në këto momente është që të jetë pikërisht në kohezion të plotë me pjesën më substanciale të mendimit të faktorit ndërkombëtar
gjitha personalitetet, qoftë këto në nivelet më të larta të shtetit dhe qofshin këto në nivelin e Prokurorit të Përgjithshëm në vendet e tjera ka një afat. Nga kjo pikëpamje, pozicioni i institucionit të Prokurorit të Përgjithshëm do të jetë pjesë e një reforme të thellë, ku natyrisht presupozohet edhe një marrje në konsideratë e pozicionimit të ri për in-
stitucionin e prokurorit. Zoti Topi, një nga deklaratat e tuaja të para ishte edhe ajo për pavarësinë e Kosovës. Në fakt, situata është kritike për shkak se rezoluta nuk do të hidhet në votë në Këshillin e Sigurimit. Cili do të ishte mesazhi juaj për Kosovën në këto momente? Mesazhi im për Kosovën në këto momente është që të jetë pikërisht në kohezion të plotë me pjesën më substanciale të mendimit të faktorit ndërkombëtar. Të jetë në koherencë të plotë pikërisht me ato pozicione që marrin miqtë e mëdhenj të Kosovës dhe të Shqipërisë dhe të vendeve demokratike. Pra, të jenë përkrah Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilat me kohë kanë projektuar një të ardhme të re për Kosovën. Dhe unë jam i bindur që populli i Kosovës është një popull që jo vetëm ka vuajtur, por është një popull që është formuar gjatë procesit të izolimit dhe diskriminimit social dhe ka arritur në një pjekuri politike ku klasa politike e Kosovës sot është e sinkronizuar dhe sot është në një mendim unik dhe besoj që së shpejti ato do të gëzojnë frytet e pavarësisë së Kosovës, që do të vijnë patjetër jo të vetmuara, por si pjesë e një koalicioni të gjerë botëror, i cili e ka projektuar në mënyrë të padiskutueshme pavarësinë e Kosovës. "Marrë nga VOA"
Të martën, gati ceremonia në Pallatin e Brigadave. Retrospektivë e stafetës nga Meidani te Moisiu
Topi, telefonatë Moisiut në prag të ndërrimit të pushtetit T
ë martën pritet që Presidenti i zgjedhur nga votimi i 20 korrikut të marrë zyrtarisht mandatin e kreut të shtetit. Burimet konfidenciale rrëfejnë se pas mesazhit të nisur nga Moisiu një ditë më parë, Topi ka marrë atë në telefon duke vlerësuar rolin dhe punën e tij prej pesë vitesh si qytetari i parë i vendit. Në bisedën mes tyre mësohet të jetë vënë theksi tek thellimi i frymës së bashkëpunimit të mëtejshëm. Të martën, ndërsa ora do shënojë 18:00 në sallën e seancave plenare, Bamir Topi do të kryejë betimin para deputetëve. Më pas do të udhëtojë drejt Pallatit të Brigadave nga ku do ndërrojë stafetën me kreun aktual të shtetit. Procedurë që është kryer edhe pesë vjet më parë kur Rexhep Meidani i kaloi pushtetin Alfred Moisiut.
qytetarit numër një të vendit.
Retrospektivë
Mandati Në bazë të ceremonialit shtetëror, Presidenti i ri Bamir Topi pas fjalës së betimit do të përshëndetet me deputetët dhe do të udhëtojë drejt Pallatit të Brigadave, vend ku e pret kreu aktual i shtetit, Alfred Moisiu, i cili do jetë në orët e fundit të mandatit. Në një ceremoni të veçantë, Moisiu do t'i dorëzojë Presidentit të ri detyrën bazuar mbi mandatin që i dha vota e 85 deputetëve të Kuvendit. Në ceremoninë në fjalë do të jenë të ftuar edhe të gjitha personalitetet politike në vend, përfshirë 140 deputetët e Parlamentit. Ftesë e veçantë do t'u drejtohet edhe trupave diplomatike të akredituara në Tiranë. Nuk dihet ende nëse
Moisiu-Topi
opozita dhe përfaqësuesit politikë të saj do të preferojnë apo jo të marrin pjesë në ceremoninë e organizuar nga Moisiu. Ndërsa kanë deklaruar se do bojkotojnë betimin në sallën e Kuvendit. Pas Pallatit të Brigadave, zyrtarisht Topi do mund të quhet Presidenti në detyrë i Shqipërisë dhe Alfred Moisiu do etiketohet si ish-president. Të tilla raste natyrshëm që shoqërohen me paradë ushtarake dhe me të shtëna topash për nder të
Ajo çka i mungonte politikës shqiptare të periudhës së pluralizmit ndodhi në verën e vitit 2002. Rexhep Meidani dhe Alfred Moisiu u dhanë në atë kohë një leksion politikanëve të shumicës dhe pakicës, të majtës e të djathtës. Për herë të parë pas shumë vitesh, kreu i shtetit u zgjodh përmes një ceremonie të mirëfilltë zyrtare. Një ceremoni që në llojin e saj ishte unike, 21 të shtëna topi, paradë e Forcave të Armatosura dhe një fjalim para deputetëve vendosën Alfred Moisiun në detyrën e Presidentit. Menjëherë pas betimit në Kuvend, ai me një eskortë presidenciale prej katër motorësh policie dhe dy makinash u drejtua te Presidenca. Më pas, i shoqëruar nga Rexhep Meidani, të dy shkuan në Pallatin e Brigadave. Një shtrëngim duarsh dhe më pas të shtënat pa pushim të topave kanë shënuar ndërrimin zyrtar të pushtetit. Të dy presidentët parakaluan më pas para politikanëve nga të dyja krahët dhe pjesëtarët e trupit diplomatik të akredituar në Tiranë. Nëse i rikthehemi retrospektivës politike rezulton se Ramiz Alia në largimin e tij nuk kreu ndonjë ceremoni të veçantë të ndërrimit të pushtetit me Sali Berishën. Ashtu sikurse ky i fundit në largimin e tij më 24 korrik 1997, nisur edhe nga situata e krijuar në vend nuk pati mundësi të organizonte diçka të tillë. D.Malaj
E SKENARET DIEL, 22 KORRIK E 2007 PROKURORISE
E DIEL, 22 KORRIK 2007
AKTUALITET
SHQIP 5
Zyrtarët e prokurorisë deklarojnë nën zë se skenari i parë ka të bëjë me largimin e Sollakut në SHBA. Skenari i dytë është qëndrimi në post. Skenari i tretë është dorëheqja
Vëzhgim
“Pas Topit President, Sollaku drejt SHBA” Një ditë në prokurori. Flasin nën zë zyrtarët: Tri variantet e të ardhmes së kreut të akuzës SOKOL ÇOBO
K
ërkesa e vetme e kreut të qeverisë, Sali Berisha, ndaj Presidentit të ri të vendit, Bamir Topi, për largimin e kryeprokurorit Theodhori Sollaku nga posti, është pritur mjaft ftohtë nga prokurorë dhe hetues. Në tri institucionet e prokurorisë në Tiranë mbizotëronte qetësia absolute. Duke qenë ditë e shtunë, pothuajse të gjithë zyrtarët e akuzës qendrore kanë shijuar "weekend"-in jashtë Tiranës. Megjithatë, punonjësit e prokurorisë duket se kanë informacion për të gjithë skenarët që do të ndërmarrë Sollaku pas zgjedhjes sw Presidentit tw ri tw vendit. Nën zë deklarojnë se skenari i parë ka të bëjë me largimin drejt Amerikës, ku flitet se kryeprokurori ka fituar një bursë. Skenari i dytë është qëndrimi në post, për të "pritur" propozimin për shkarkim nga Parlamenti. Skenari i tretë është dorëheqja. "Sollaku në Amerikë" Pushimet e verës kanë prekur edhe Prokurorinë e Përgjithshme. Pjesa më e madhe e zyrtarëve nuk gjendeshin dje në prokurori. Një punonjës i policisë, si dhe roja e dezhurnit ishin "titullarët" e djeshëm të akuzës qendrore. Roja i godinës thotë se Prokurori i Përgjithshëm nuk ka qenë në godinë. Ndërsa, i kontaktuar me telefon, stafi i ngushtë i kreut të akuzës deklaroi se kryeprokurori gjendej në Tiranë në orët e mesditës së djeshme, e se nuk kishte asnjë informacion për axhendën e pasdites. Na u tha edhe se të gjitha institucionet e prokurorisë në rrethe e Tiranë vazhdojnë normalisht punën edhe ditëve të shtuna. Me rregullore të brendshme çdo prokurori cakton një personel, i përbërë nga prokurorë dhe hetues, të cilët do të hetojnë ngjarjet në flagrancë. Ndërsa në lidhje me vendimet që do të marrë Sollaku pas votimit të Presidentit tha se "vendimi i takon personalisht kryeprokurorit". Ndërkaq nën zë, punonjës të akuzës qendrore deklarojnë se Sollaku ka fituar një bursë për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke parë zhvillimet më të fundit në politike. Megjithatë, zyrtarët nuk japin shumë detaje, duke u mjaftuar me formulën se kjo është çështje personale e titullarit të in-
stitucionit. "Ankth për emrin e ri" Edhe pse me temperatura të larta në kafenetë anës institucionit të Prokurorisë së Përgjithshme kanë filluar diskutimet për emrin e ri postsollaku. Në tavolina deklarojnë disa
NE FOTO: Kryeprokurori Sollaku duke hipur në makinë
emra që qarkullojnë, por nuk bëhen të ditura detajet. Sipas tyre, emri i ri i kreut të akuzës do të jetë konsensual. Ndryshe nga kandidatët për president të Republikës, zyrtarët e prokurorisë kanë bindjes se forcat politike do të bien në konsensus me
njëra-tjetrën për emrin e ri të Prokurorit të Përgjithshëm. Megjithatë, "fantazia" e tyre shkon shumë larg, duke diskutuar emrat që mund të zëvendësojnë Sollakun. Në "listat" e tyre bien në sy avokatë të njohur, prokurorë dhe anëtarë të KLD-së.
Sollaku:
“Akuzat ndaj meje, haluçinacione politike” D
isa ditë më parë kryeprokurori The odhori Sollaku i ka quajtur halucinacione të një politikani të deformuar akuzat e kryeministrit Berisha ndaj personit të tij. Sipas Sollakut, jo vetëm që akuzat nuk kanë asgjë të vërtetë, por kjo është një fyerje ndaj të gjithë prokurorëve në tërësi. Ai ka deklaruar se akuzat e kryeministrit i konsideronte si "halucinacione të një politikani të deformuar, që me shpifjet e tij të tipit melodramatik, mundohet të krijojë imazhin që prokuroria është e lidhur me krimin". Prokurori rrëzoi mundësinë e largimit të tij nga posti, gjë që kërkohet me ngulm nga mazhoranca. "Procesi i zgjedhjes së Presidentit duke u vendosur kushte institucioneve të tjera, dhe Prokurorit të Përgjithshëm, do ta kompromentonte Presidentin e ri të Republikës së Shqipërisë dhe njëkohësisht do të sillte një imazh të keq në përpjekjet e politikës për të shtrembëruar standardet e funksionimit ligjor", tha kryeprokurori. Më tej ai ka vijuar se "karakteri i z. Berisha, imuniteti që ka fituar gjithë këto vite, e ka bërë atë që të mos japë asnjë të dhënë për akuzat ndaj tij lidhur me pasurinë. Për verifikimin e tyre janë disa rrugë. E para, duhet të bësh padi civile. Ju e dini tashmë që Kryeministri nuk ka asnjë qindarkë, sepse i ka kaluar te familjarët, bile edhe pasurinë e paluajtshme nuk e ka në emër të tij por e ka në emër të vajzës".
LARGIMI
1998/ Si emigroi në Amerikë zv/prokurori i Përgjithshëm, i cili hetoi dosjen "Nano"
“Arratia” në Amerikë e Dervishit S
kenarët që po përpilohen nga mazhoranca për emrin e ri të kryeprokurorit ia kanë numëruar ditët Theodhori Sollakut në detyrë. Skenari më i mundshëm, sipas zyrtarëve të tij, është largimi jashtë Shqipërisë. Destinacioni më i mundshëm është SHBA-ja, ku flitet se kryeprokurori ka fituar një bursë. Pikërisht kjo rrugë është ndërmarrë edhe herë të tjera nga krerë të akuzës. Në vitin 1998 ka lënë detyrën zv/prokurori i Përgjithshëm, Fatos Dervishi, për t'u instaluar në Amerikë, ku fitoi edhe licencën për avokat. Duket se rruga e z. Dervishi do të ndiqet edhe nga Sollaku. Sipas burimeve, pozitat e kreut aktual të prokurorisë ngjasojnë me ishzv/prokurorin. Në vitin 1998 Fatos Dervishi ishte nën presion
NE FOTO: (MAJTAS),
Fatos Dervishi, ish-zv/ prokuror i Përgjithshëm
për hetimin e disa dosjeve të bujshme gjatë karrierës së tij. Disa nga dosjet që ka hetuar janë skandali i ndihmave nga Italia, ku u arrestua dhe dënua ish-
kryeministri Fatos Nano, dënimi i personave të akuzuar për skandalin "Arsidi", arrestimi dhe hetimi i 4 minoritarëve grekë me akuzën "spiunazh në dëm të sh-
tetit shqiptar", si dhe zbardhja e ngjarjes ku mbeti i plagosur një marins amerikan në qytetin e Durrësit. Dervishi u zgjodh nga Parlamenti shqiptar në vitin
1994. Ai qëndroi në detyre deri në vitin 1998, kohë në të cilën ai emigroi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në vitin 2003 ai filloi studimet për master në drejtësi te Pace La# School, studime të cilat i mbaroi në vitin 2004. Në Vitin 2004 ai iu bashkua një firme ligjore në shtetin e Nju-Jorkut. Firma ku zoti Dervishi punon është një nga firmat më të dëgjuara në Nju-Jork për sa i përket lëndimeve personale. Në fakt, historia po përsëritet. Titullari aktual i institucionit të akuzës është vënë në shënjestër nga mazhoranca. Sollaku u emërua në vitin 2002, pas shkarkimit të Arben Rakipit. Emri i tij kishte konsensusin e forcave politike. Ai krijoi edhe Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ku janë hetuar, gjykuar dhe dënuar disa banda kriminale.
SHQIP 6
E DIEL, 22 KORRIK 2007
AKTUALITET
MASA
Shtyhet seanca për dy të pandehurit e tjerë
Akuzohen për vrasjen e policit, vëllezërit Syziu mbeten në burg
mungesa VAKUMI LIGJOR Ekspertë të policisë thonë se patrullat e përgjithshme kanë nevojë për plotësime në kuadrin ligjor për të rregulluar funksionimin sipas mënyrës amerikane
NË FOTO: Tomë dhe Bardhok Syziu
Problemi PAQARTËSIA Patrullat e përgjithshme kanë rolin e policit të rendit, të atij rrugor dhe të atij të krimeve. Problemi është se publiku i ka parë të ndara funksionet e këtyre sektorëve
Misioni amerikan vlerëson krijimin e patrullave të përgjithshme të policisë në kryeqytet
Reforma, përplasje mes misioneve policore ICITAP nota vlerësuese, PAMECA tri ditë më parë adresoi kritika FLORION SERJANI
R
eforma më e fundit në radhët e Policisë së Shtetit duket se ka krijuar ndër të tjera edhe një ndarje midis dy misioneve policore që asistojnë policinë shqiptare, atij evropian Pameca, dhe atij amerikan ICITAP. Nota të ndryshme vlerësimi kanë ardhur brenda pak ditësh nga selitë e të dyja këtyre strukturave këshillimore. Dje burimet zyrtare të Policisë së Shtetit kanë bërë publike një deklaratë të misionit ICITAP në të cilën “cilësohet e drejtë reforma në polici”. Në njoftimin e shpërndarë nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë thuhet se “ICITAP i ka cilësuar si të rëndësishme këto reforma që do të përforcojnë më tej imazhin e policisë dhe do të japin rezultate të ndjeshme në luftën kundër krimit”. Këto deklarime me nota tejet pozitive bien në kundërshtim me vlerësimet që ka dhënë PAMECA, vetëm katër ditë më parë. Si një nga organizatat më të rëndësishme që bashkëpunon me Policinë e Shtetit, misioni i Bashkimit Evropian ka shprehur shqetësimin e madh në lidhje me mënyrën se si janë bërë largimet e kohëve të fundit nga Policia e Shtetit. “Ndërsa numri i personelit të punësuar është pa diskutim një çështje e qeverisë shqiptare, pasi lidhet me kapacitetet e saj financiare dhe me prioritetet e saj, mënyra se si janë bërë shkurtimet duhet të jetë transparente dhe në përputhje me ligjin”, kishin deklaruar drejtuesit e këtij misioni në një njoftim për shtyp. Ajo që bie në sy në prononcimin e amerikanëve është se vlerësimet më të mëdha vijnë për krijimin dhe nisjen nga puna të patrullave të përgjithshme të policisë në kryeqytet, të cilat zëvendësuan ish repartin “Shqiponja”. 141 efektivat e këtyre patrullave janë trajnuar nga ekspertët e ICITAP-it dhe përcjellin në terren përvojën amerikane. Por ekspertë të Policisë së Shtetit thonë se këto lloj patrullash kanë nevojë për plotësime në
kuadrin ligjor, për të rregulluar funksionimin sipas mënyrës amerikane. Kështu, në planet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë parashikohet që patrullat e përgjithshme të luajnë rolin jo vetëm të policit të rendit, por edhe të policit rrugor dhe të atij të krimeve. Por kjo mund të krijojë probleme me publikun, i cili deri më tani i ka parë të ndara
funksionet e këtyre sektorëve. Kështu, drejtuesi i një automjeti njeh si autoritet që mund t’i kërkojë dokumentacionin e makinës, policin rrugor dhe jo policin e rendit, i cili, sipas ligjit, mund t’i kërkojë atij vetëm dokumentet identifikuese personale. Në këtë mënyrë specialistët e policisë shprehen se hapi i hedhur për zëvendësimin e “Shqi-
ponjave” ishte më i madh dhe më i shpejtë sesa duhet. Ndërsa për misionin amerikan “patrulluesit e përgjithshëm do të kthehen në shtyllën kryesore të shërbimit policor brenda Policisë së Shtetit”. Gjithsesi, në prononcimin e ICITAP-it nuk ka asnjë qëndrim lidhur me largimet nga radhët e policisë, për shkak të reformës. Pikërisht kjo
ka qenë edhe pika me e kritikuar nga PAMECA, sipas të cilës shkarkimet në masë “kanë sjellë dobësimin e një sërë departamentesh ose sektorësh, të cilat konsiderohen si jetikë për vazhdimësinë e projekteve të filluara dhe për përmbushjen e kërkesave të pranimit në Bashkimin Evropian dhe në NATO”.
1 KRITIKE
2 KRITIKE
1 VLERESIM
2 VLERESIM
Largimet kanë bërë të pamundur përfitimin ekonomik që pritej si rezultat i trajnimeve me kosto të lartë, të kryera nga organizatat ndërkombëtare për punonjësit e policisë
Largimet kanë sjellë dobësimin e një sërë sektorësh, të cilët konsiderohen si jetikë për vazhdimësinë e projekteve të filluara, si dhe për anëtarësimin në BE dhe në NATO
ICITAP e cilëson të drejtë reformën në polici. Për të të gjitha veprimet e kryera nga krerët në kuadër të reformave, janë krejtësisht frytdhënëse në punën e policisë
Një tjetër mbështetje e fortë nga amerikanët e ICITAP-it vjen për 141 kursantët e trajnimit bazë, të cilët u diplomuan nga një program trajnimi i ideuar rishtazi
QENDRIME
BREAKING VIEWS
Shans i ri në fushën e punës “Opportunity Albania”, në bashkëpunim me Zyrën Rajonale të Punës, me mbështetjen e Ministrisë së Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, organizuan ditën e premte, 20 korrik 2007, një trajnim për 126 praktikantët, të cilët prej disa muajsh tashmë janë pjesë e “Opportunity Albania” në kërkim të një eksperience pune. Kriteret e pranimit të praktikantëve në “Opportunity Albania” janë bazuar në udhëzimin e Vendimit të Këshillit të Ministrave, datë 27.12.2006. në mbështetje të nenit 102, pika 4 e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, në zbatim të pikës 11, në bashkëpunim me Ministrinë e Punës. Më poshtë janë përmendur disa prej tyre: 1- Punëkërkuesit duhet të jenë me rezultate të mira (mesatare e lartë); 2-Pranohen punëkërkues, familjet e të cilëve përfitojnë ndihmë ekonomike; 3-Pranohen punëkërkues që bëjnë pjesë në grupe të veçanta të përcaktuara në ligjin “Për nxitjen e punësimit”; 4- Pranohen të diplomuar jashtë shtetit, të cilëve u bëhet njohja e diplomës nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës; 5-Në rastet kur punëkërkuesit largohen nga praktika profesionale, punëdhënësi duhet të bëjnë njoftim në zyrën e punësimit. Kursantët e larguar nuk zëvendësohen; 6-Praktika profesionale e financuar nga zyra e punësimit
kryhet vetëm një herë; Ky projekt, që ka si partnerë kryesore “Opportunity Albania”, Zyrën Rajonale të Punësimit në Tiranë dhe Ministrinë e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, ka filluar më datë 7 qershor të këtij viti dhe është pasqyruar si një nismë ambicioze nga “Opportunity Albania” në mediat më kryesore te vendit. Të gjitha këto projekte të ideuara nga “Opportunity Albania” përfundojnë në muajin tetor, ndërsa programi për punëkërkuesit e papunë që kanë mbaruar arsimin e lartë brenda ose jashtë shtetit, zgjat deri më 30 dhjetor 2007. Pas kësaj 30 praktikantë që plotësojnë kushtet e pranimit do të përzgjidhen dhe do të jenë pjesë e stafit të “Opportunity Albania”, duke ofruar kështu një shans të ri në fushën e punës. Pas përfundimit të një projekti të mëparshëm janar-qershor, kanë qenë 10 praktikantë të cilët janë punësuar dhe punojnë tashmë me kohë të plotë në “Opportunity Albania”. Edhe një herë “Opportunity Albania” vjen si një institucion serioz që ofron jo vetëm ndihma në mikrofinancë ndaj bizneseve të vogla e të mesme në vend, por edhe në shtimin e mundësive për punësimin e atyre studentëve, të cilët janë në kërkim të një shansi për të shprehur aftësitë e tyre profesionale në një treg pune që nuk u jep hapësira.
D
y vëllezërit, Tomë dhe Bard hok Syziu nga Mirdita do të qëndrojnë në burg deri në përfundimin e procesit hetimor dhe të atij gjyqësor në ngarkim të tyre. Këtë e ka vendosur dje Gjykata e Krimeve të Rënda në kryeqytet, gjatë seancës për shqyrtimin e masës së sigurisë. Trupi gjykues, pasi ka dëgjuar deklarimet e përfaqësuesit të akuzës, si dhe pretendimet e palës mbrojtëse, ka vendosur të lërë në burg pa afat Tomë Syziun, 38 vjeç, dhe Bardhok Syziun, 32 vjeç. Ata do të përgjigjen përpara drejtësisë për akuzat e “vjedhjes me armë në bashkëpunim të mbetur në tentativë” dhe “vrasje për shkak të cilësive të veçanta të viktimës” Ndërkaq seanca gjyqësore për vlerësimin e masës së sigurisë për dy të pandehurit e tjerë që plotësojnë grupin është shtyrë për sot, për shkak të mosrakordimit të orareve midis gjykatës, avokatëve dhe prokurorëve të çështjes. Arjan Reçi dhe Tonin Gjoka janë dy pjesëtarët e tjerë të grupit të akuzuar për një sërë veprash penale, ndër të cilat, më e rënda është vrasja e policit Gjon Paçuku dhe plagosja rëndë e tre punonjësve të tjerë të policisë, Nikollë Marku, Bardhosh Jaku, Ndue Çupi, të gjithë efektiva të Komisariatit të Mirditës. Tri ditë më parë Ministria e Brendshme njoftoi për organizimin e një operacioni policor të koduar me emrin “Shkopeti”, gjatë të cilit ishin vënë në pranga katër persona. Sipas Ministrisë, Tomë Syziu, Bardhok Syziu, Arjan Reçi dhe Tonin Gjoka ishin pjesëtarë të “një bande me rrezikshmëri të theksuar shoqërore”. Të njëjtat burime zyrtare thanë pas operacionit të kryer nga forcat e policisë së Lezhës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të rënda, se “veprimtaria kriminale e kësaj bande ishte shtrirë prej fundit të vitit 1996 deri në vitin 2002 në rrethet e Mirditës dhe të Dibrës”. Ngjarja më e rëndë për të cilën akuzohen anëtarët e kësaj bande mbetet pa dyshim vrasja e policit Gjon Paçuku dhe plagosja rëndë e tre punonjësve të tjerë të grupit të gatshëm të policisë. Në orët e para të 28 qershorit të vitit 2000, anëtarët e bandës kishin hyrë në një parking, në ambientet e ish-SMT-së së qytetit të Rrëshenit, për të vjedhur pjesë makinash. Grupi i gatshëm i policisë i njoftuar nga roja i parkingut është nisur menjëherë në drejtim të SMT-së, duke menduar se kishin të bënin me vjedhës ordinerë. Por sa i janë afruar murit rrethues të parkingut ata janë gjendur nën breshërinë e armëve, ndërsa një granatë dore i ka marrë jetën policit Gjon Paçuku dhe ka plagosur tre punonjësit e tjerë. Tashmë të akuzuarit për këtë vepër penale e jo vetëm për të, do të duhet të qëndrojnë pas hekurave të burgut deri në përfundimin e gjykimit të tyre. Ndërkaq, burime nga Prokuroria e Krimeve të Rënda bëjnë të ditur se në kuadër të këtij hetimi mund të ketë edhe arrestime të tjera. F. Serjani
ENGJARJA DIEL, 22 KORRIK 2007 TE BLLOKU
E DIEL, 22 KORRIK 2007
SHQIP 7
AKTUALITET
Polica ka shoqëruar dje 23-vjeçarin dhe Gerald Demirin, të cilët po keqtrajtonin Olta Muhollin në zonën e ish-Bllokut
Vajza: “Këta persona më kanë marrë me forcë nga pub-i dhe më kanë rrahur e më kanë çarë buzën”. Pajtohen dy orë më pas
QENDRIMI
Arrestohet kontrollori rrugor, mori ryshfet
Djali i Azem Hajdarit rreh një vajzë në pub Kiriol Hajdari shoqërohet për të dytën herë në komisariat SOKOL ÇOBO
S
hoqërohet për të dytën herë në polici Kiriol Hajdari, djali i ish-deputetit të Partisë Demokratike, Azem Hajdari. Burime zyrtare nga policia e Tiranës thanë për gazetën “Shqip” se “forcat ‘Shqiponja’ kanë shoqëruar mëngjesin e ditës së shtunë në Komisariatin Nr. 2 shtetasit Kiriol Hajdari, 23 vjeç dhe Gerald Demirin, 19 vjeç, të cilët po keqtrajtonin shtetasen Olta Muhollin, 22 vjeçe, në zonën e ishBllokut”. Sipas policisë, ka qenë ora 04:30 e mëngjesit të djeshëm, kur gjatë patrullimit është konstatuar një fuoristradë ngjyrë gri e tipit “Range Rover” me targa DD 965 BN, në të cilën është parë një person i seksit femër që po keqtrajtohej. Në momentin që fuoristrada ka pikasur makinën e policisë që patrullonte zonën te rruga “Thanas Ziko”, në zonën e ishBllokut, fuoristrada është larguar në rrugën “Komuna e Parisit”, që del te bulevardi “Bajram Curri”. Burimet thanë se forcat e policisë e kanë ndaluar mjetin te tregu në bllokun “1 Maji” dhe kanë njoftuar sallën operative dhe patrullën 44/1 (Shqiponjat). Në ndihmë të policëve kanë ardhur edhe dy patrulla të tjera (45/6 dhe 45/8). Nga fuoristrada kanë zbritur shoferi dhe pasagjeri, të cilët ishte ulur në sediljen e pasme. Në vendin e parë të pasagjerit ishte një person i seksit femër, e cila ka kërkuar ndihmën e policisë, duke deklaruar se “këta persona më kanë marrë me forcë nga pub-i dhe më kanë rrahur e më kanë çarë buzën”. Menjëherë forcat e policisë kanë nxjerrë vajzën nga makina, e cila kishte buzën të çarë dhe e futën atë në mjetin e policisë. Sipas policisë, vajza ka kërkuar mbrojtjen e policisë. Ajo quhej Olta Muholli, e datëlindjes 02.05.1985, lindur dhe banuese në Tiranë. Policia ka sekuestruar edhe fuoristradën dhe ka kryer shoqërimin e të dyja palëve në Komisariatin nr. 2 të policisë. Dy personat e tjerë të shoqëruar ishin Gerald Demiri i datëlindjes 08.06.1988, lindur dhe banues në Tiranë dhe Kiriol Hajdari i datëlindjes 25.05.1984 lindur dhe banues në Tiranë. Të dyja palët janë lënë nën mbikëqyrjen e forcave të Komisariatit Nr. 2 për të zgjidhur konfliktin. Nga raportimet e policisë ka rezultuar se nuk është regjistruar asnjë incident gjatë shoqërimit në komisariat, ku të shoqëruarit janë lënë nën mbikëqyrjen e oficerit të rojës. “Për
shoqërimin është njoftuar edhe salla operative dhe patrulla 44/1”, deklaroi policia e Tiranës. Policia e Tiranës tha dje se ka lënë të lirë personat e shoqëruar. Në ambientet e komisariatit vajza ka zgjidhur konfliktin me dy
djemtë, duke i falur. Gjithçka është kryer nën mbikëqyrjen e forcave të policisë, ku morën pjesë edhe zyrtarë të lartë të policisë së Tiranës. Ngjarja është raportuar normale, ku punonjësit e policisë dhe të arrestuarit, midis të cilëve
edhe djali i ish-deputetit të PD-së, Azem Hajdari, kanë zbatuar ligjin. Vetëm disa ditë më parë, Kiriol Hajdari pretendonte se ishte keqtrajtuar nga policia, pas një grindjeje mes të rinjsh, në rrugën “Vaso Pasha”. Përgjatë festës ata
kishin konsumuar shumë pije alkoolike dhe pronari i lokalit ka vendosur që rreth orës 03:00 t’i japë fund argëtimit. Të rinjtë janë konfrontuar me badigardët. Më pas me policinë, ku 23-vjeçari pësoi disa dëmtime në shpatull.
Policia e Tiranës kreu dje arrestimin në flagrancë të një punonjësi të Drejtorisë Rajonale të Shfrytëzimit të Transportit Rrugor Tiranë, me funksion kontrollor rrugor. Arrestimi i Petrit Avdies u bë sepse është kapur në flagrancë nga seksioni ekonomik në sajë të informacioneve operative të marra për të, në afërsi të pikës së koalidimit të automjeteve, e ndodhur në rrugën “Gjergj Fishta”, duke i marrë një qytetari shumën e parave prej 3000 lekësh, në favor të mosmarrjes së masës administrative ndaj qytetarit për kthimin e lejes së qarkullimit të automjetit. Leja e qarkullimit e këtij të fundit ishte e bllokuar më datë 18 korrik 2007, për mungesë në dokumentacion. Ndërkohë, ndaj punonjësit ishte regjistruar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, procedimi penal për konsumim të veprës penale të korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike, vepër kjo e parashikuar në nenin 259 të Kodi Penal. Pas një kontrollit të ushtruar, ju gjendën në cilësinë e provës materiale 3 kartëmonedha të prerjes 1000 lekëshe, si dhe dokumenti zyrtar me të cilën ishte bllokuar leja e qarkullimit të shtetasit të dëmtuar. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
TIRANE
Ngjarja ka ndodhur në Rrugën e Elbasanit, ku Ydajet Gorazi ngacmoi V.K.
58-vjeçari ngacmon në ashensor 16-vjeçaren N
DENONCIMI U regjistrua në datën 18 korrik të këtij viti. Në dosje thuhet se Gorazi ka ngacmuar në ashensor minorenen, me fjalë dhe veprime
jë 58-vjeçar ka ngacmuar sek sualisht në ashensor një 16vjeçare. Ngjarja ka ndodhur disa ditë më parë në afërsi të Rrugës së Elbasanit, ku Ydajet Gorazi ka ngacmuar minorenen V.K. Lajmi bëhet i ditur nga burime pranë policisë së Tiranës. Sipas tyre, “më datë 20 korrik 2007 filloi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit Ydajet Ali Gorazi, 58 vjeç, banues në Tiranë, me arsim të mesëm”. Burimet pohojnë se prindërit e 18-vjeçares kanë shkuar në Komisariatin e Policisë Nr. 1, ku kanë kryer kallëzimin përkatës. Ata kanë deklaruar se Ylmiu ka ngacmuar vajzën në mënyrë sistematike. Denoncimi është regjistruar në datën 18 korrik të këtij viti. Në dosje thuhet se Gorazi ka ngacmuar në ashensor mi-
Prindërit e vajzës kanë deklaruar se 58vjeçari e ka ngacmuar vajzën në mënyrë sistematike norenen, me fjalë dhe veprime. Pas kësaj, disa hetues kanë marrë edhe deponimin e 58-vjeçarit. Ai ka deklaruar se nuk ka kryer asnjë vepër penale, si dhe të ketë ngacmuar asnjë vajzë. Në mënyrë kategorike ka deklaruar se gjithçka është shpifje ndaj personit të tij. Pasi kanë marrë dëshmitë e “protagonistëve”, oficerët e policisë gjyqësore kanë vendosur fillimin e procedimit penal ndaj 58-
vjeçarit, nën akuzën e “ngacmimit seksual të të miturave”. Ai do të mbahet nën kontroll nga policia deri në sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Mospasja e precedentëve penalë ka shpëtuar nga burgu Gorazin. Neni 101 i Kodit Penal thotë se: “Kryerja e marrëdhënieve seksuale ose homoseksuale me dhunë, me fëmijë të mitur në moshën katërmbëdhjetë deri në tetëmbëdhjetë vjeç dhe që ka arritur pjekurinë seksuale, dënohet me burgim nga pesë deri në pesëmbëdhjetë vjet”. Duket se 58-vjeçari mund të penalizohet edhe me dënime të lehta, nëse minorenia tërheq kallëzimin. Gjithsesi, burimet thanë se nuk kanë prova që implikojnë Gorazin në ngacmimin seksual. s.çobo
Kërcënohet kryetari i Komunës së Zall-Herrit Kërcënohet kryetari i Komunës së Zall-Herrit. Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë në fshatin Çekrezë në periferi të Tiranës. Gani Allushi kishte shkuar për të shuar një konflikt pronësie, kur ka marrë edhe kërcënimin me jetë. Menjëherë ka denoncuar ngjarjen në Komisariatin e Policisë Nr. 5. Oficerët e policisë kanë shoqëruar kërcënuesin, i cili është Adem Ceka, 54 vjeç. Burime zyrtare nga policia e Tiranës thanë se ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë rreth orës 14:00. Ceka, sipas policisë, ka penguar zbatimin e vendimit për zhbllokimin e tokës bujqësore. Ai ka zënë një pjesë të tokës, të cilën e zotëronte padrejtësisht.
ESHTYPI DIEL, 22 EKONOMIK KORRIK 2007 TAKSA E SHESHTE
E DIEL, 22 KORRIK 2007
SHQIP 9
EKONOMI
Ekspertët thonë se propozimi i qeverisë shqiptare për uljen e tatimit mbi fitimin do të kundërshtohet fort nga FMN-ja
Taksaesheshtë,dyshimepërzbatimin "The Economist": Qeveria shqiptare do të tërhiqet nga ulja e tatim-fitimit KLODIAN TOMORRI
R
evista prestigjioze angleze "The Economist" parasheh se qeveria shqiptare do ta ketë shumë të vështirë të bindë Fondin Monetar Ndërkombëtar për të zbatuar projektin e saj, që ul në masën 10 për qind tatimin mbi fitimin në kuadër të taksës së sheshtë. Madje, në raportin vjetor për Shqipërinë, të publikuar vetëm para pak ditësh, ekspertët e "The Economist Inteligence Unit" parashikojnë se ka shumë gjasa, që nisma e qeverisë për përgjysmimin e tatim-fitimit të shtyhet ose të anulohet fare, si pasojë e oponencës së fortë që pritet të bëjë FMN-ja gjatë muajve në vazhdim. "Duke pasur parasysh skepticizmin e FMN-së për aftësinë e autoriteteve shqiptare në përmirësimin e mbledhjes së taksave në një të ardhme të afërt propozimi për reduktimin e tatimit mbi fitimin mund të rrëzohet ose të shtyhet deri në një afat të pacaktuar", thotë "The Economist".
Efektet e uljes së tatim-fitimit Efektet negative të uljes së tatim-fitimit në buxhet, sipas Ministrisë së Financave, parashikohen në 150 milionë euro, shifër kjo e cilësuar nga FMN-ja si shumë e lartë për një buxhet si ky i yni. Por, filozofia e qeverisë shqiptare është për t'i lënë në dorë të biznesit këto para, për shkak se, sipas drejtuesve të financave, sektori privat është menaxhues më i mirë i fond-
eve se ai publik. Por, fryma konservatore e Fondit Monetar Ndërkombëtar nuk mund të pranojë një tkurrje të buxhetit në këtë masë, për sa kohë drejtuesit e FMN-së nuk do të jenë të sigurt se qeveria shqiptare dhe administrata tati-
more do të mund të kompensojë këto para, si pasojë e përmirësimit të administrimit fiskal. Përfaqësuesi i
NE FOTO
FMN-së në shqipëri, Istvan Zhekely
Kërcënimet e ekonomisë "The Economist" parashikon
që për dy vitet në vazhdim ekonomia shqiptare të vazhdojë të rritet me ritmet më të larta në rajon, afër 6-7 për qind, si pasojë e kërkesës së brendshme, që mbetet e fortë. Por, kjo rritje, sipas raportit, do të jetë e kushtëzuar në një masë të madhe nga kriza energjetike, e cila mbetet një faktor i përhershëm rreziku për ekonominë shqiptare. Ndërkohë, një tjetër shqetësim i ekspertëve të revistës është edhe deficiti i lartë tregtar, i cili, sipas tyre, pritet të rritet gjatë periudhës 2007-2008, për shkak të rritjes së vazhdueshme të çmimeve të naftës, që ndikon direkt në koston e importeve. Për vitin që lamë pas, diferenca në vlerë mes mallrave që vendi ynë ka blerë nga jashtë me ato që ka shitur iu afrua nivelit të 2 miliardë dollarëve, ndërkohë që vazhdon të thellohet vit pas viti. Ky shqetësim, sipas tyre, bëhet edhe më serioz po të mbahen parasysh nivelet shumë të ulëta të investimeve të huaja direkt dhe rënien e vazhdueshme të dërgesave të emigrantëve. Kjo mund të sjellë një deficit në një të ardhme jo të largët në bilancin e pagesave, aq më tepër tani që Shqipëria ka privatizuar thuajse të gjitha asetet e saj strategjike, duke ia shitur ato kompanive të huaja. Kjo do të thotë që fitimet që ato realizojnë këtu, dalin jashtë vendit në formën e valutës. Për vitin 2006, bilanci i përgjithshëm i pagesave rezultoi me një tepricë prej 207 milionë eurosh, duke qenë të mjaftueshme për të përballuar nivelin e deficitit të vazhdueshëm.
panairi
Banka Botërore dhe "Mjaft" testojnë tregun e punës B anka Botërore ka mbështetur fondacio nin "Mjaft" për të organizuar në qytetin e Vlorës dhe të Korçës një panair pune. Ndonëse panairet e punës kanë ngjashmëri me panairet e tjera, që shqiptarët kanë parë deri tani, kanë një ndryshim: Që nuk reklamojnë produkte, por shërbime, më konkretisht vende vakante pune, mundësi të tjera punësimi, si dhe stazhe. "Pjesëmarrja ka qenë e pëlqyeshme, duke konsideruar që kjo ishte hera e parë në Korçë dhe Vlorë që organizohet një aktivitet i tillë. Si në Korçë, ashtu edhe në Vlorë kanë qenë 15 biznese përfaqësuese dhe numri i punëkërkuesve në Korçë ishte 70, ndërsa në Vlorë mbi 120", tha për gazetën Antuen Skënderi, drejtuese e këtij projekti. Siç vihet re nga shifrat, diferenca në raportin midis punëkërkuesve dhe punëdhënësve është akoma e madhe. "Sigurisht që ne e kishim marrë këtë parasysh dhe besoj se çdo shqiptar e di që ky është aktualisht niveli i tregut të punës në Shqipëri. Çfarë synonim të arrinin nëpërmjet këtyre panaireve të punës, ishte jo vetëm transmetimi i informacionit për të gjithë publikun dhe për ata që nuk kanë mundësi të kenë një të njohur që t'i ndihmojë, por mbi të gjitha të prezantonim një mënyrë të re fitimprurëse për të dyja palët, mënyrë që normalizon tregun e punës dhe bëhet krejt transparente", tha Skënderi. Panairet e punës shërbejnë si vendtakim i bizneseve lokale, kombëtare, rajonale, por dhe ndërkombëtare me personat e interesuar për punësim. U vu re se shumica e punëkërkuesve ishin të rinj, gjë që justifikohet edhe me faktin se aktualisht janë të rinjtë, edhe ata të arsimuar, që nuk mundet të gjejnë dot një punë.
SHQIP 10
E DIEL, 22 KORRIK 2007
OPINION
Fryti i hidhur i kësaj aleance prej Zeusësh, është kapja nga Berisha e të gjitha institucioneve të pavarura. Kryeministri tregoi edhe një herë se asgjë nuk është më e shtrenjtë për të se pushteti absolut. Berisha fliste për konsensus, ndërkohë që në prapaskenë, së bashku me vëllamin e tij Nano, bënin pazare për ta minuar atë në favor të pushtetit absolut. Dhe e minuan. Në fakt, nevoja për konsensus i lind një partie a lideri nga mungesa e pushtetit absolut. Në sajë të aleancës me nanoistët Berisha nuk e ka më këtë nevojë, që është më e bezdisshmja për një autoritarist, nevojën për t’u marrë vesh me opozitën. Bashkimi i votave të nanoistëve me Berishën i dha fund nevojës për konsensus të mazhorancës, duke krijuar përsëri një terren të favorshëm për realizimin më total të tiranisë së shumicës
DEMOKRACIA NE DAREN NANO-BERISHA
fate. Tashmë, e vetmja shpresë kundër një autoritarizmi edhe më kërcënues, është rezistenca e një opozite të bashkuar dhe e shpirtit qytetar të rritur në shoqërinë shqiptare në këto 17 vjet. Nuk duhet harruar se autoritarizmi ka edhe një tjetër të metë. Qeverisja e tij është joproduktive madje, ai lind pikërisht aty ku një qeveri ka nevojë konstante dhe gjen terren, për t’i bërë të heshtin zërat që shqiptojnë të vërtetën e dështimit të saj. Dhe qeveria “Berisha” ndodhet përballë sfidave që prej dy vjetësh kanë marrë për të ngjyrat e disfatës në disa fronte. Është ky dështim që pritet t’i bëjë edhe më të forta presionet autoritariste për të mbytur zërin e opozitës dhe të mediave kritike ndaj qeverisë. Por edhe më i madh, edhe më i fortë do të jetë reagimi i organizmit të demokracisë që do të kërkojë mbijetesë. Muajt që vijnë do të jenë, mjerisht, arenë e një përplasjeje edhe më të ashpër mes autoritarizmit të vjetër nano-berishist dhe demokracisë.
ANDREA STEFANI
K
ëndo o muzë zemërimin e liderit historik Nano që për inat të Ramës ose Metës, i shiti rishtas socialistët te Berisha! Tashmë autoritarizmi do të rinisë edhe më rreptë sulmin mbi institucionet, sepse Nano u bë patericë për të. Si tradicionalisht në rreth 15 vjet tranzicion, demokracia dhe opozita do të ndodhen përsëri nën darën e oligopolit të ringjallur politik Nano-Berisha. Pasi e dominuan arenën politike me anë të një konflikti të rreptë mes tyre, dy liderët më të stazhionuar të tërë tranzicionit lindor, kanë ndërruar taktikë. Me kohë e kanë kuptuar se nuk mund të mbijetojnë politikisht pa njëri-tjetrin, se nuk mund të dominojnë edhe më gjatë botën e politikës pa njëri-tjetrin. Morali, idetë, flamujt janë flakur dhe vendin e tyre e ka zënë pragmatizmi pa moral. Mbështetësit e Nanos e kanë kuptuar se kur votohet në favor të Berishës votohet edhe në favor të Nanos dhe anasjelltas. Prandaj edhe tradhtimi nga disa deputetë nanoistë i flamujve të opozitës, po shpallet nga berishistët si “patriotizëm” dhe “tolerancë”. Por e vërteta është krejt tjetër. Shqipëria doli nga një krizë politike, por politika e saj hyri në një krizë edhe më të thellë morale, shmangu zgjedhjet e parakohshme dhe rrezikun e destabilitetit, por shtoi shanset e autoritarizmit. Votimi si Presidenti i Bamir Topit, nëpërmjet bashkimit të votave nano-berishiste, i dha një grusht dërrmues traditës së brishtë të konsensusit dhe mundësisë për reforma bipartizane, duke lënë hapur shtegun për tensione të tjera politike. Momentalisht intriga triumfoi mbi marrëveshjen, pazari mbi konsensusin, imoraliteti mbi moralin, pabesia politike mbi devocionin politik, lakmia mbi virtytin, kulisa mbi politikën. Por jo përfundimisht. Kjo fitore politike e autoritarizmit shënon njëherazi edhe një tjetër disfatë morale të tij. Sepse aleanca NanoBerisha është puthja e autoritarizmit me korrupsionin, sepse u pa qartë që për të shmangur humbjen, Berisha u mbështet në bastunin e “Padrinos”, të atij që ndërsa synonte pushtetin, e mallkonte aq shumë në emër të antikorrupsionit. * * * Votimi nga 7 deputetë socialistë i kandidaturës së Topit, duke lënë në baltë kandidaturën e Cekës dhe opozitën, nxori në pah një tipar tjetër alarmant të kalbëzimit të politikës shqiptare: paturpësinë. Opozita, në përpjekjet e saj për të arritur një konsensus, synoi të shmangte pazaret e fshehta, shitjen ose trafikimin e votave nga disa deputetë nanoistë brenda radhëve të saj. Por dështoi, sepse kundërshtari i saj kryesor u bë paturpësia. Ngaqë disa deputetë të majtë bënë hapur atë që është e turpshme ta bësh edhe në fshehtësi. Votuan kandidatin e shumicës për President duke maksimalizuar kërcënimin autoritarist për demokracinë. Votuan kundër strategjisë dhe vullnetit politik të partisë së tyre, duke u shndërruar në kamikazë politikë të Nanos dhe Berishës. Vunë klanin politik mbi partinë, kultin e pështirë të “liderit historik” mbi lidershipin legjitim, dolën hapur kundër flamurit të partisë së tyre, flamurit të opozitës, kundër mandatit të tyre popullor. Sepse s’ka asnjë dyshim që këta deputetë janë ngjirur para votuesve të tyre kundër autoritarizmit të Berishës. Dhe janë votuar nga elektorati i majtë, pikërisht se kanë krijuar tek ai besimin se nuk do të tradhtojnë idealin e pluralizmit, lirisë dhe luftës pa kompromis kundër
despotizmit berishist. Dy ditë më parë ata e tradhtuan hapur këtë besim. Atë që politikanë të tjerë e bëjnë zakonisht skutave, sepse kanë turp nga populli, ata e bënë hapur. Dhe kjo është pikërisht ajo transparencë që i shkon për shtat paturpësisë. Politikanë të tjerë do të përpiqeshin që pazare të tilla, të paktën, t’i bënin fshehtazi edhe sepse nuk do të donin të kompromentoheshin para zgjedhësve. Shitja e hapur e interesave të opozitës nga 7 deputetë mund të shpjegohet edhe si një shprehje e besimit që ata kanë, se do të mund të arrijnë ta manipulojnë një pjesë të publikut me gjoja qëndrimin e tyre “patriotik”, për të “shpëtuar” vendin nga zgjedhjet e parakohshme. Por në këtë rast patriotizmi i tyre është i rremë, është thjesht një strehë si për të gjithë sharlatanët. Sepse rrëshqitja e vendit në zgjedhje të parakohshme, mund të shmangej fare mirë duke iu përmbajtur strategjisë së opozitës për të nxjerrë Neritan Cekën President. Një strategji që kërkonte ta zgjidhte krizën e Presidentit, pa i bërë lëshime autoritarizmit, një strategji që çështjen kombëtare nuk ia kundërvinte çështjes së demokracisë, lirinë e Kosovës -lirisë politike në Shqipëri. Dhe nuk duhet harruar që të gjitha regjimet despotike në Shqipëri kanë sakrifikuar lirinë politike në emër të lirisë kombëtare, liritë e qytetarëve brenda vendit, në emër të lirisë nga i huaji. Me aktin e tyre, këta 7 deputetë i bënë një shërbim të paçmuar jo Shqipërisë, jo Kosovës, jo demokracisë, jo lirisë, por autoritarizmit. Ka dhe një shpjegim tjetër për këtë paturpësi ekstreme politike: nevoja e madhe e Berishës dhe e Nanos, të këtyre dy njerëzve që kanë bllokuar demokracinë dhe qarkullimin e elitave që natyrshëm ajo sjell, e këtyre dy politikanëve që shqetësohen vetëm se si t’i zgjatin jetën e monopolit të tyre politik. Të 7 deputetët nanoistë u shndërruan në kamikazë të kësaj nevoje të ankthshme. Dhe si për të gjithë kamikazët, misioni i tyre politik mbaron këtu. * * * Imoraliteti nuk shpaloset vetëm në anën e nanoistëve, por edhe në mes të berishistëve. Tradhtia e idealeve është e dyfishtë. Tradhtisë së demokracisë nga nanoistët, i përgjigjet tradhtimi i antikorrupsionit nga Berisha. I pushtuar nga ep-
shi për pushtet absolut, Berisha nuk u ndal para asgjëje, edhe para marrjes së mbështetjes nga një klan politik që ai e ka anatemuar aq fort si të korruptuar. Ndërkaq është krejtësisht e turpshme tallja që partitë aleate të Berishës, i bënë kandidaturës fisnike të Neritan Cekës. Sepse nuk ka asnjë moral, madje asnjë kuptim politik, që një kandidaturë të mbështetet dhe të braktiset brenda pak ditësh kur rivali mbetet po ai. Nuk ka asnjë kuptim politik që rreth 30 vota, të kalojnë në një kohë të shkurtër nga Topi te Ceka dhe pastaj nga Ceka te Topi. Nuk mund të gjendet asnjë argument i mirëfilltë politik për këtë dukuri. Çfarë i detyroi Medijtë, Pollot, Ndokët, Starovët që një herë të mbështesin kandidaturën konsensuale të
Shqipëria është kthyer në fillim të viteve ’90. Tashmë Berisha i ka edhe një herë shanset të shpalosë me arrogancë strategjitë e tij tiranike. Tashmë Kryeministri do të ketë duart e lira të shpalosë agresivitetin e tij autoritarist të maskuar si përherë me luftën kundër korrupsionit, krimit, mafies. Një kryqëzatë e vërtetë pritet të shpërthejë kundër korrupsionit të majtë duke neglizhuar atë të qeverisjes Berisha ose thjesht, duke goditur vetëm disa emra pa rëndësi ose çështje pa peshë
Cekës dhe pastaj ta braktisin atë? Çfarë ndryshoi te Ceka brenda 2-3 ditësh? Asgjë. I vetmi shpjegim është mbizotërimi i pazareve mbi konsensusin politik, i kulisave mbi lojën e hapur politike. I vetmi shpjegim është loja mashtruese, kurthi i ngritur ndaj opozitës, që ajo të tërhiqej në sallën e Kuvendit dhe me prezencën e saj të maskonte pazaret e pista, tashmë të akaparuara nano-berishiste. Është një turp që aleatët e Berishës e luajtën këtë lojë pikë për pikë sipas udhëzimeve të Berishës. U dëshmua edhe një herë se Berisha nuk është aleati i tyre i madh, por padroni i tyre i madh. E si mund të shpresohet se këta autorë të korrupsionit më të pacipë politik (opozita akuzon edhe për më shumë, edhe për shitje votash) mund të luftojnë korrupsionin ekonomik? Sot po këta zbatues të zellshëm të intrigave të Berishës, dalin e thonë se faji qe i opozitës që “bojkotoi” seancën, çka në fakt, do të thotë se pati zgjuarsinë të mos binte në kurthin që ata i kishin ngritur. Thonë edhe se procesi qe kushtetues. Vërtet i tillë qe në germë, por i pamoralshëm në frymë. Sepse frymë e Kushtetutës (veçanërisht për problemin e Presidentit) është konsensusi, ndërsa procesi që u mundësua nga truket e aleatëve të veckël të Berishës, e shkatërroi përfundimisht atë. Dhe aspak për të shpëtuar Shqipërinë, as Kosovën, por në emër të autoritarizmit. U provua përsëri se asnjëherë ligji nuk do të arrijë ta zëvendësojë moralin, se pa këtë të fundit, edhe procedura më e ligjshme do të jetë në thelbin e vet kundër frymës së ligjit. Zhgualli do të jetë ligjor, por thelbi antiligjor. Por nuk është e para herë që ligjet (madje edhe Kushtetuta) keqpërdoren nga politikanët për qëllime krejt të tjera nga ato që vetë ligjet synojnë. Nga politikanë si këta që me imoralitetin e tyre politik, me shërbimin prej skllavi ndaj kultit të Berishës, mund të prodhohet një proces përbindësh si ky, një proces minotaur, me rroba kushtetuese por me hallate imorale. * * * Ndërkaq aleanca Nano-Berisha ka shkaktuar edhe një pështjellim në radhët e opozitës, por njëherazi edhe një mundësi pastrimi të saj nga fanatikët e kulteve të vjetra politike, nga ato klane që me pabesinë e tyre, po i shkaktojnë disfatë pas dis-
* * * Aleanca e pamoralshme Nano-Berisha, që pataksi një opinion të tërë ca muaj më parë, u kurorëzua me votimin më të pamoralshëm nga një grup nanoistësh. Fryti i hidhur i kësaj aleance prej Zeusësh, është kapja nga Berisha e të gjitha institucioneve të pavarura. Kryeministri tregoi edhe një herë se asgjë nuk është më e shtrenjtë për të se pushteti absolut. Berisha fliste për konsensus, ndërkohë që në prapaskenë, së bashku me vëllamin e tij Nano, bënin pazare për ta minuar atë në favor të pushtetit absolut. Dhe e minuan. Në fakt, nevoja për konsensus i lind një partie a lideri nga mungesa e pushtetit absolut. Në sajë të aleancës me nanoistët Berisha nuk e ka më këtë nevojë, që është më e bezdisshmja për një autoritarist, nevojën për t’u marrë vesh me opozitën. Bashkimi i votave të nanoistëve me Berishën i dha fund nevojës për konsensus të mazhorancës, duke krijuar përsëri një terren të favorshëm për realizimin më total të tiranisë së shumicës. Të po asaj tiranie, pasojat e së cilës shqiptarët i kanë provuar në kurriz gjatë qeverisjes së parë të Berishës. Në këtë kuptim, Shqipëria është kthyer në fillim të viteve ’90. Tashmë Berisha i ka edhe një herë shanset të shpalosë me arrogancë strategjitë e tij tiranike. Tashmë Kryeministri do të ketë duart e lira të shpalosë agresivitetin e tij autoritarist të maskuar si përherë me luftën kundër korrupsionit, krimit, mafies. Një kryqëzatë e vërtetë pritet të shpërthejë kundër korrupsionit të majtë duke neglizhuar atë të qeverisjes Berisha ose thjesht, duke goditur vetëm disa emra pa rëndësi ose çështje pa peshë. Një amortizues i këtij epshi për të goditur kundërshtarët në emër të luftës kundër korrupsionit (epsh që i ndrydhur si sustë për dy vjet rresht mezi pret të çlirohet), do të ishte një President që do të qëndronte mbi palët. Se të jesh një Presidenti i të gjithë shqiptarëve, do të thotë të ngrihesh mbi partitë. Shenjat nuk janë se Topi do të mund të dalë në rolin e Moisiut, kur dihet që asnjëherë deri më sot, ai nuk i ka dalë në krah Presidentit të anatemuar, shantazhuar dhe sulmuar egërsisht nga Berisha, propaganda dhe burokracia e tij. Por të mos paragjykojmë. Bamir Topi është tani President i Republikës, dhe po tani fillon sfida e tij që është të sublimohet duke u ngritur mbi partitë. Le të shpresojmë se do të bazohet, sikundër premtoi, vetëm te Kushtetuta, le të shpresojmë se do të mundet me ba-mir.
E DIEL, 22 KORRIK 2007
SHQIP 11
OPINION
KUSH E KA DERRIN MAÇ SOKOL BALLA
M Partia Socialiste ka vetëm një shans të mbijetojë me kryetar Edi Ramën: Rama të shpallë divorcin me Nanon dhe të përballojë kostot e këtij divorci, në elektorat dhe në bazë dhe PS të shpallë divorcin me të gjithë bllokun e majtë e të deklarojë se në zgjedhjet e tjera do të hyjë si forcë e vetme. Pa aleatë dhe aleate, pa dushk dhe dushkarë, pa “Sarandë” dhe “Skrapar”. Pesëkatëshi i krizës për Presidentin përfundoi në katin e katërt dhe në formën e tij më të egër: lojtari që dukej i fundit me pikë, i la Edi Ramës derrin maç, pikërisht në dorë të fundit. Rien ne va plus monsieur. Les jeux sont faites! Tani nis një lojë tjetër. Dhe loja e re nuk mund të nisë pa i dhënë dorën kundërshtarit fitues në lojën e vjetër
egjithëse është ende herët të parashikosh se cilat do të jenë rrjedhojat politike të situatës së krijuar gjatë dhe pas zgjedhjes së Presidentit të Repub likës, tri gjëra janë tashmë të qarta për të gjithë. Dy prej tyre duket se do të kenë një impakt të mirë te njerëzit. E para, se vendi nuk do të shkojë në zgjedhje të parakohshme dhe, e dyta, se President u zgjodh Bamir Topi. Pavarësisht se e dimë se ai nuk mund të jetë dot – së paku jo që në ditën e parë – President i gjithë shqiptarëve, majtas dhe djathtas, është hera e parë që në krye të shtetit vjen një person me origjinë qytetare, i lindur dhe i rritur në subkulturën kombëtare, që e ofron vetëm metropoli i vendit, Tirana. Një negociator i shkëlqyer dhe person me shumë pak, ose aspak armiq, Bamir Topi ofron diçka që nuk e ofrojnë shumë veta në politikë: edhe nëse nuk e do, Bamirin nuk arrin ta urresh dot. Pra, me pak fjalë, ka shumë gjasa që me gjithë dyshimet që vërtiten mbi mënyrën sesi ai u zgjodh, për pesë vitet e ardhshme të kemi një Presidencë normale. Pasoja e tretë, jo më pak e rëndësishme, por me impakt më të vonë në popull, është pa diskutim kriza e së majtës shqiptare. E quaj krizë, pasi deri para zgjedhjes së Topit President, ajo nuk ishte e tillë. Ishte më shumë një gjendje amorfe, stanjative, e ngjashme me ujin në një kënetë, që nuk lëviz. Kjo, sepse kriza presidenciale krijoi një imazh iluziv pasqyrash, ku të gjithë kujtonin se shihnin veten, por, në fakt, shikonin tjetrin. Partitë e vogla të majta, duke filluar nga LSI-ja, e duke mbaruar te partia me tek derë e Paskal Milos, dhanë shenjat e para të goditjes finale, që erdhi të premten në mbrëmje. Ato filluan pazaret dhe lojërat e vogla, që u konkretizuan në kandidimin e Neritan Cekës, firmat e të cilit erdhën nga e djathta, por kandidatura e të cilit u rrëzua më pas në Kuvend me vota të majta. Deri para zgjedhjes së Topit President, e majta nuk ishte në krizë, pasi askush në të, deri as Rama, Blushi apo Gjinushi, nuk besonin kur nga të gjitha anët u vinin paralajmërimet se me Fatos Nanon kjo e majtë, në këtë gjendje, nuk hynte dot në luftë. As Rama, as Blushi dhe as Gjinushi, jo vetëm nuk e besonin, por nuk e kishin as idenë më të vogël se çfarë po ndodhte natën para 20 korrikut. Kjo, sepse asnjë prej tyre nuk besonte se ajo që përflitej realisht do të ndodhte. Ngushëllimi i vetëm për ta është se ata në këtë mosbesim nuk ishin vetëm. Por ja që ndodhi. Kriza presidenciale e vitit 2007 nuk ishte një krizë e zakonshme, ndaj dhe zgjidhja e saj erdhi përmes një lëvizjeje të paprecedentë dhe të jashtëzakonshme. Një politikan i mirë, këtë duhet ta kishte kuptuar. Që selia rozë është në gjendje shoku, për këtë nuk ke nevojë të harxhosh shumë energji që ta kuptosh. Sepse, mjaft të shohësh sesi kryetari i partisë nuk është në gjendje të përballet as me provokime që i vijnë përmes reporterësh në një konferencë për shtyp, apo duke analizuar fjalimin e tij, në të cilin kuptohet se zoti Rama, jo vetëm nuk ka një zgjidhje të krizës, por nuk e di
akoma se ka një krizë. Për më keq, nuk e kupton se ky është një fat i madh për të dhe filozofinë e tij të politikës së re. Më i qartë se Rama është, për shembull, Ben Demeti, i cili vuri gishtin mbi plagë dhe i kërkoi Ramës të përjashtonte jo Bukuroshin, por Fatosin, jo veglën, por mjeshtrin e madh. Por jo. Rama as këtë nuk e bën dot. Nuk e bën dot se ende nuk kupton se ka një krizë dhe se ende shpreson që të hapë sytë një moment dhe e gjithë kjo t’i duket ëndërr. Se shpreson, bashkë me Blushin dhe Gjinushin, që nga grupi nuk do të ikin paskëtaj më shumë se dy apo tri veta. Rama nuk e kupton dhe nuk e zgjidh dot krizën me dokrra mediatike, si ato në fjalimin e tij të mbrëmjes, kur tentoi të fshehë trishtimin e humbjes me një buzëqeshje të sforcuar. Sepse, tentoi të gjente fajin te një pasqyrë tjetër dhe jo tek ajo që ka përballë. Se drejtoi gishtin nga Topi, sepse nuk ka ende guximin t’i dalë përballë në sy realitetit tjetër. Realitet që ai e injoroi dhe e veshi me ngjyra rozë telenovelash, por përfundoi ta shikojë në horror veten, personazh në serinë e fundit. Nëse gjashtë deputetë socialistë shkuan edhe votuan në Parlament për Bamir Topin, faji nuk është i Bamir Topit. Nëse kryetari i partisë nuk është në gjendje ta luajë në një fushë të madhe politikën, faji nuk është i Bamir Topit. Nëse kryetari i Partisë Socialiste nuk është në gjendje ta detyrojë Kryeministrin të ulet dhe të mbyllë një marrëveshje më të dhe në mungesë ky i fundit e mbyll me ish-kryetarin e saj, ky nuk është faji i Bamir Topit. Nëse ish-kryetari i PS-së është aq i aftë sa të zgjidhë brenda 24 orëve dy “kriza” të mëdha, atë të mosshitjes së Albtelekomit dhe mosshitjes së një pjese të opozitës, ky sërish nuk është faji i Bamir Topit. “Faji” i vetëm i Bamir Topit është se doli President përmes një skeme të jashtëzakonshme politike, që lënë mënjanë moralin dhe kur ajo të zbardhet vërtet në të gjitha detajet e saj, do të zërë në historinë tonë moderne po atë rëndësi që pati në historinë e Anglisë Komploti i Barutit. Me një ndryshim: Komploti i Barutit hyri në histori duke dështuar. Ndërsa dështimi i Ramës për të bllokuar Topin President duhet të jetë momenti i fillimit të reflektimit të kryetarit të opozitës. Që duhet të nisë me urimin ndaj Presidentit të ri të vendit dhe të përfundojë me një vendim të madh dhe të dhimbshëm politik. Partia Socialiste ka vetëm një shans të mbijetojë me kryetar Edi Ramën: Rama të shpallë divorcin me Nanon dhe të përballojë kostot e këtij divorci, në elektorat dhe në bazë dhe PS të shpallë divorcin me të gjithë bllokun e majtë e të deklarojë se në zgjedhjet e tjera do të hyjë si forcë e vetme. Pa aleatë dhe aleate, pa dushk dhe dushkarë, pa “Sarandë” dhe “Skrapar”. Pesëkatëshi i krizës për Presidentin përfundoi në katin e katërt dhe në formën e tij më të egër: lojtari që dukej i fundit me pikë, i la Edi Ramës derrin maç, pikërisht në dorë të fundit. Rien ne va plus monsieur. Les jeux sont faites! Tani nis një lojë tjetër. Dhe loja e re nuk mund të nisë pa i dhënë dorën kundërshtarit fitues në lojën e vjetër. Rama mund ta ketë të vështirë të identifikojë se kush është vërtet kundërshtari që e mundi, Topi apo Nano. Po që të fitojë lojën e re, duhet ta nisë atë duke i shtrënguar dorën të parit…
“Faji” i vetëm i Bamir Topit është se doli President përmes një skeme të jashtëzakonshme politike, që lënë mënjanë moralin dhe kur ajo të zbardhet vërtet në të gjitha detajet e saj, do të zërë në historinë tonë moderne po atë rëndësi që pati në historinë e Anglisë Komploti i Barutit. Me një ndryshim: Komploti i Barutit hyri në histori duke dështuar. Ndërsa dështimi i Ramës për të bllokuar Topin President duhet të jetë momenti i fillimit të reflektimit të kryetarit të opozitës. Që duhet të nisë me urimin ndaj Presidentit të ri të vendit dhe të përfundojë me një vendim të madh dhe të dhimbshëm politik
A K T U A L I T E T
SHQIP 12
E DIEL, 22 KORRIK 2007
Ministrat zbresin në rrethe për të organizuar luftën kundër zjarreve, por zjarrfikësit kërkojnë makina të reja dhe ujë
Emergjenca
Ministri
“Qeveria ka mundur që me financat e saj të dobëta të blejë disa kafshë, si mushka e kuaj për të ndërhyrë në rastet më problematike”
Zjarrfikësit
“Qeveria të ndërhyjë me investime dhe të modernizojë mjetet, ose më mirë ta mbyllë sektorin tonë. Punojmë me makina të vitit 1957”
Mushka për të shuar zjarret Xhuveli në Fier: S’ka fonde për mjete, por kemi blerë kafshë MATILDA TROKA
Q
everia ofron mushka dhe kuaj për të fikur zjarret. Kjo është strategjia e përcaktuar nga mbledhja e jashtëzakonshme e qeverisë më 19 korrik, kur u ngrit edhe shtabi i emergjencës, i drejtuar nga zëvendëskryeministri Gazmend Oketa. Ministri i Mjedisit, Lufter Xhuveli, në një takim të zhvilluar dhe në Prefekturën e Fierit me Shtabin e Emergjencës së Mbrojtjes nga Zjarri nuk ka siguruar mbështetje financiare për repartin e specializuar për situata të tilla emergjente, por ka deklaruar se: “krahas masave të shumta administrative që qeveria shqiptare ka marrë në sigurimin e formimit të një shtabi emergjent, që drejtohet nga zëvendësministri Gazmend Oketa, ka mundur që me financat e saj të dobëta të blejë disa kafshë, si mushka e kuaj për të ndërhyrë në rastet më problematike të zjarreve. Përmend këtu zjarrin e rënë sot në Llogora”. Kjo deklaratë e ministrit, e cila ka rënë si “bombë” për shtabin e emergjencës nga zjarret në Fier, nuk e ka stepur kreun e repartit të mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimit të prefekturës Ahmet Çuçalla, që i revoltuar i ka kërkuar konkretisht nga anëtarët e shtabit në shkallë vendi dhe ministri Lufter Xhuveli, ndërhyrje në infrastrukturën e repartit që drejton. “Nëpërmjet jush dua t’u shpreh krerëve të qeverisë një kërkesë: Ose të ndërhyjnë me investime dhe të modernizojë mjetet tona, ose më mirë ta mbyllë sektorin tonë. Po punojmë me mjete tejet të amortizuara, të cilat është e vështirë të mbahen në punë. Janë mjete me vit prodhimi 1957, ish BÇ-të e dikurshme. Na mungon që nga uniforma jonë deri dhe te baza më konkrete materiale, shkuma”, i ka thënë shefi i mbrojtjes nga zjarri në Fier, ministrit Lufter Xhuveli, në prani të të gjithë anëtarëve të shtabit të ngritur në Fier për raste zjarresh. Gjithashtu, Çuçalla nuk ka hezituar sërish të rreshtojë problematikat e shumta të funksionimit të këtij shtabi dhe aq më shumë të repartit që drejton. “Bashkëpunimi me komunat dhe bashkitë në rang prefekture mungon, ndërkohë që çështja më problematike është sigurimi i ujit për mbushjen e mjeteve. Duke përmendur rastin më konkret, atë të djegies së fabrikës së polesterolit, ku në dispozicion ishin 13 mjete zjarrfikëse, pas zbrazjes së parë të depozitave të tyre, ne e kishim të vështirë t’i rifurnizonim ato me ujë”. Si për ironi të kësaj kërkese të bërë prej njeriut që përgjigjet për zjarret në Qarkun e Fierit, i cili i vuri ministrit Xhuveli në dispozicion 70 rastet e rënies nga zjarri vetëm në dymujorin e fundit, ministri i Mjedisit ka deklaruar se “Qarku i Fierit, i cili në përbërje gjeografike ka reliev të ndërthurur si fushor, kodrinor e malor, pyje e korije nuk ka pas zjarre të shumta”. Në takimin e zhvilluar dje në Prefekturën e Fierit, ku merrnin pjesë krerë të lartë të institucion-
eve më të rëndësishme, merita e vetme e përballimit të situatave të tilla alarmante u është dhënë Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë të Policisë, që ka qenë efikase sa herë kanë ndërhyrë. Ndërsa takimi për zjarrin zhvillohej në Prefekturën e Fierit, dy vatra zjarri të mëdha ishin ende
VLERËSIMI Ministri i Mjedisit deklaroi dje, se Qarku i Fierit nuk mund të konsiderohet problematik për zjarret
PËRPLASJA
Ndërsa zhvillohej mbledhja, dy vatra zjarri ishin aktive në territorin e qarkut
aktive në territorin e qarkut. Një ishte në kullotat e fshatit Kallm në Komunën e Mbrostrarit dhe tjetri në parkun arkeologjik të Bylisit, në rrethin e Mallakastrës. Sipas burimeve nga qyteti i Ballshit, ku ishte angazhuar nënstacioni i mbrojtjes nga zjarri për këtë rreth, konfirmohet se zjarri ka prekur një sipërfaqe
RASTET
MUNGESAT
Në dy muajt e fundit, në territorin e Qarkut të Fierit janë regjistruar 70 rastet të rënies së zjarrit
Kreu i zjarrfikësve të Fierit tha se reparti i tij, e ka të vështirë të gjejë edhe ujë në raste zjarresh
të vogël brenda kufijve të parkut. Këto burime sigurojnë gjithashtu, se flakët përvëluese u janë afruar së tepërmi edhe bazilikave të njohura të kësaj qendre të madhe arkeologjike dhe turistike. Është dashur ndërhyrja e 3 mjeteve zjarrfikëse, që zjarri në këtë park të vihet nën kontroll.
KORÇË
Zjarret, faji s’është jetim Komisioni i emergjencave civile në Prefekturën e Korçës ka arritur në përfundimin se zjarret që kanë rënë së fundi në pyjet e qarkut janë shkaktuar nga njerëzit. Në këtë takim ku ishin të pranishëm përfaqësues të pushtetit lokal, policisë, shërbimit pyjor etj., u kërkua marrja e masave parandaluese për të shmangur rënien e mëtejshme të tyre. “Zjarret në pyje nuk shkaktohen asnjëherë pa dorën e njeriut. Në këto kushte kërkohen masa të forta për vrojtimin dhe sinjalizimin e rasteve të rënies së zjarreve”, tha dje përgjegjësi i sektorit të emergjencave civile në Prefekturën e Korçës, Dhori Çekrezi. Ndërsa prefektja Elfrida Zefi, kërkoi nga përfaqësuesit e komunave dhe nga shërbimi pyjor bashkërendimin e masave me qëllim parandalimin sa më të shpejtë të zjarreve në pyje.
SITUATA
Flakët kanë prekur dje edhe parkun kombëtar të Llogorasë
Vlorë, shënohen shtatë raste zjarresh në harkun e 24 orëve B
renda 24 orëve janë regjistruar shtatë raste të rënies së zjarrit në Qarkun e Vlorës. Pylli i Sodës dhe kullotat në tre fshatra janë vendet dhe zonat më të rrezikuara, ndërkohë që flakët kanë përfshirë dje edhe një pjesë të pyllit në parkun kombëtar të Llogorasë. Në qytetin e Selenicës, djegia e mbeturinave urbane ka shkaktuar përhapjen e vatrës së zjarrit duke rrezikuar edhe një banesë pranë Bashkisë së Selenicës. E njëjta situatë është paraqitur edhe në fshatin Tragjas, ku kullotat kishin marrë zjarr në një sipërfaqe të konsiderueshme. Por rënia e zjarrit në kullota si në Dukat Fshat, Tragjas edhe zona të tjera kryhet shpeshherë edhe nga vetë banorët, të cilët me vendosjen e zjarreve kërkojnë rigjenerimin e tokës për vitin e ardhshëm. Shefi i zjarrfikësve të Vlorës, Petrit Sherifi, ka kërkuar një bashkëpunim të qytetarëve vlonjatë në lidhje me lajmërimin që duhet të kryejnë në kohë në rastin e konstatimit të zjarrit dhe jo kur flakët e saj kanë mbuluar gjithçka. Edhe drejtori i Shër-
bimit Pyjor, Agim Muça, është shprehur se të gjitha institucionet janë në gatishmëri të plotë ndaj këtij fenomeni, i cili është i përvitshëm dhe që një pjesë e zjarreve që shkaktohen vijnë nga pakujdesia e njerëzve, por edhe nga vendosja e zjarreve nga banorët e fshatrave në kullota për shkak të rigjenerimit të tokës. Në këtë bashkëpunim dhe në aksionin e shuarjes së zjarreve një ndihmesë shumë të madhe jep reparti special i policisë “Delta Force”, pasi edhe mjetet e ndihmës së shpejtë dhe terreni i thyer në shumë fshatra vështirëson së tepërmi punën dhe shuarjen e zjarrit. Bashkëpunimi i institucioneve ka qenë edhe në qendër të një takimi të zhvilluar në Prefekturën e Qarkut të Vlorës, ku është theksuar se njerëzit duhet të ndërgjegjësohen për lajmërimin në kohë në momentin e konstatimit të zjarrit dhe për një bashkëpunim në lidhje me evitimin e çdo katastrofe që flakët e zjarrit sjellin. M. Mërkuri
A K T U A L I T E T
E DIEL, 22 KORRIK 2007
SHQIP 13
Ministri përjashton banorët e zonave nga aksionet kundër zjarreve: Kemi eksperienca të këqija
SHKODËR
Gjana: T’i kërkojmë ndihmë KFOR-it Ministri i Bujqësisë pranon se nuk ekzistojnë as mjetet, as fondet SULEJMAN DIDA
MJETET
KFOR-I
MEDIA
NDËRMJETËSIMI
M
I dërguari i qeverisë në Kukës pohon mungesën e mjeteve efikase dhe fondeve të nevojshme për shuarjen e zjarreve të shumta që rrezikojnë zonën
Ministri Gjana i kërkon ndihmë KFOR-it me mjetet e mundshme për shuarjen e zjarreve, në mënyrë të veçantë kur këto zjarre vijnë nga pyjet e Kosovës
Gjana i ka bërë thirrje edhe medias, të tregohet më aktive në sensibilizimin e komunitetit për dëmet e pariparueshme që sjellin zjarret
E vetmja gjë që mund të bëjë ministri Gjana, është komunikimi me autoritetet e Qarkut të Lezhës, për një zjarr që po i afrohet prej andej Kukësit
inistri i Bujqësisë, Jemin Gjana, ka udhëtuar dje pasdite në Kukës ku ka mbledhur me urgjencë drejtuesit e shërbimit pyjor dhe ata të pushtetit vendor, për problemin e zjarreve në masivet pyjore. Drejtorët e pyjeve të Kukësit, Hasit dhe Tropojës kanë treguar se me gjithë angazhimin maksimal të tyre, disa vatra zjarri kanë dalë jashtë kontrollit, siç është Gjallica në Kukës, e cila vazhdon të digjet që prej 8 ditësh dhe ka bërë shkrumb qindra hektarë, dy vatra zjarri në Valbonë të Tropojës dhe një tjetër vatër në rrethin e Hasit në Cahan, në të cilën zjarri ka depërtuar nga Pashtriku i Kosovës, ku janë djegur masivet më të çmuara të zonës. “Ne nuk kemi mjete efikase për të shuar zjarret, por duhet të mobilizojmë të gjitha strukturat e pushtetit vendor, ushtrinë dhe policinë, komunitetin e zonave për të lokalizuar dhe fikur zjarret në masivet pyjore”, tha ministri Gjana, pasi u njoh me situatën. Duke iu referuar rastit të Hasit, ku zjarri kishte depërtuar nga Kosova, ministri tha se mund t’i kërkohej ndihmë KFOR-it me mjetet që ata posedojnë për shuarjen e vatrave të veçanta të zjarrit, aty ku ne e kemi të vështirë. Por prefekti i Kukësit, Qamil Cenalia, tha se kishte pasur një bisedë me një përfaqësues të KFOR-it, por kjo kërkesë duhej të ngrihej në institucion dhe të mos vononte. Duke raportuar secilin për zonën e vet, drejtorët e shërbimit pyjor të Kukësit, Hasit dhe Tropojës thanë se pavarësisht punës maksimale të autoriteteve zjarret kanë ngritur krye, edhe për shkak se “komuniteti është treguar indiferent”. Inxhinieri Ilmi Kola tha se në zonën e malit të Gjallicës janë dërguar 20 specialistë, por s’mundën të bëjnë asgjë, për shkak të terrenit të vështirë. Edhe nga repartet ushtarake u raportua për një angazhim të disa togave prej 50 ushtarësh, që kishin punuar në Gjallicë, por zjarri atje ka dalë jashtë kontrollit dhe ka dëmtuar drurët shekullorë të pishës dhe faunën e veçantë, duke krijuar edhe premisa për erozion. Edhe në anën lindore të Gjallicës një zjarr po djeg masivet e pishës në fshatin Lojme. Dy vatra zjarri edhe në Valbonë, siç u tha aty kanë dalë jashtë kontrollit, për shkak të terrenit të vështirë, ndërsa një vatër zjarri në Cahan të rrethit të Hasit ka përfshirë dhjetëra hektarë të bjeshkës së Pashtrikut. Zjarri i përhapur ditë më parë në zonën e Kosovës dhe ditë pas dite kishte përparuar në anën e rrethit të Hasit. “Komuniteti është treguar indiferent, nuk na ndihmon si më parë”, thanë drejtuesit zonalë të pyjeve. Për këtë fakt Gjana i kërkoi ndihmë medias. “Media duhet të bëjë më shumë në drejtim të sensibilizimit të komunitetit, të bëhet pjesë e përpjekjeve tona për të pasur situatën në kontroll”, tha Gjana duke porositur prefektin që të ngrinte urgjentisht grupet e punës në zona, në mënyrë që të kapet çdo vatër e mundshme në fillimet e veta dhe të bëjmë të mundur lokalizimin dhe shuarjen. Aktualisht nuk ka ndonjë grup permanent nëpër zona përveçse ekspertëve të pyjores të cilët, siç thanë, duan mbështetje nga shteti. “Duam financime shtesë për njerëzit që mund të angazhojmë me shuarjen e zjarreve” tha drejtori i pyjeve të Hasit Kadri Ahmataj. Por ministri ka kujtuar se “ka pasur raste kur njerëzit i kanë vënë vetë zjarrin pyllit, për të marrë lekë për shuarjen e tij”.
DËSHTIMI
Shtabi
Ministra në çdo zonë zjarri Të enjten, Këshilli i Ministrave zhvilloi një mbledhje të jashtëzakonshme për marrjen e masave për përballimin e situatës së krijuar, për shkak të zjarreve të rëna në zona të ndryshme të vendit. Këshilli i Ministrave vendosi ngritjen e një grupi pune të kryesuar nga zëvendëskryeministri Oketa dhe të përbërë nga ministri i Mjedisit, Xhuveli, ministri i Brendshëm, Nishani dhe ministri i Mbrojtjes, Mediu. Gjithashtu, Kryeministri kërkoi që secili ministër të ndjekë nga afër situatën në një qark të caktuar, në bashkëpunim me autoritetet vendore.
TIRANE
Mungon uji në çezma, përfitojnë privatët. Shtrenjtohen bidonat e konsumit familjar
Rritet me 20 për qind çmimi i ujit të ambalazhuar P
as çmimit të bukës rritet edhe ai i ujit të pijshëm. Prej një të gjithë familjet që konsumojnë ujë të ambalazhuar e kanë blerë atë më shtrenjtë. Firmat tregtuese e kanë rritur çmimin me 10 lekë për bidon. Kështu çdo bidon 6-litërsh për konsum famil-
jar tani kushton 60 lekë. Rritja është taksative për të gjitha markat e ujit të pijshëm që gjenden në treg. Me anë të një marrëveshjeje të drejtuesve të stabilimenteve, uji kushton më shumë. Sipas tyre, shkak për këtë është bërë mungesa e energjisë elektrike, si dhe rrit-
ja e çmimit të plastikës që përdorin për bidonët. “Punojnë mbi 8 orë në ditë me gjenerator”, tha për “Shqip”, distributori i ujit të pijshëm të ambalazhuar. Por duket se përveç shkaqeve zyrtare, është më bindës ai i rritjes së çmimit për shkak të rritjes së ofertës. Prej
ditësh në familjet kryeqytetase mungon uji i çezmës. “Edhe kur vjen ai është i turbullt”, thonë banorët. Kjo ka bërë që e vetmja zgjidhje të jetë uji i blerë, i ambalazhuar. Edhe shitësit pranojnë se “uji mund të jetë rritur pasi ka shumë kërkesa”. Ndërkohë që ata e mbushin dhe e ambalazhojnë pra firmat private, thonë se kjo bëhet për shkaqe ekonomike. Gjithsesi, ajo çka tashmë ÇMIMI është lehtësisht e Çdo bidon dallueshme është uji që deri se qytetarët e bledje kushtonte jnë ujin 10 lekë më 50 lekë tani shtrenjtë. Kështu kushton 60 çdo bidon për konsum familjar që deri dje kushtonte 50 lekë tani kushton 60. Por ka edhe raste që kushton 70. Kjo varet nga sasia e ujit që përmban bidoni. Nëse SHKAKU në etiketë lexon shU rrit nga tatë kile, çmimi mungesa e është 70 lekë. Nëse energjisë lexon 5, çmimi ëshdhe të 50 lekë, e kështu shtrenjtimi i me radhë për të plastikës gjitha sasitë që gjenden në treg. Çmimi është standard për të gjitha markat. Kështu nëse blen ujë Tirana, ujë Selita, apo ujë Vesa, ti paguan njësoj. Kjo të paktën për 7 firmat e stabilimenteve që gjenden në qytetin e Tiranës. Këto stabilimente janë të vendosura pranë malit të Dajtit, si dhe në autostradën Tiranë-Durrës. Sipas të dhënave nga pikat e shitjes, mësohet se gjatë kësaj vere përvëluese është rritur numri i kërkesave për ujë. Kështu, një minimarket shet afro 100 shishe në ditë. Kjo sasi është shumë e madhe krahasuar me vitet e tjera. Një nga tregtarët tha se “në këtë masë uji është shitur vetëm para 5 vjetësh kur uji i Bovillës doli i pistë”. Ri.De.
S’ka para për të luftuar me flakët
A
shtu si në gjithë Shqipërinë dhe në Qarkun e Shkodrës, situata e zjarreve të rëna në pyje dhe kullota paraqitet mjaft problematike. Prej disa ditësh, zona të tëra janë përfshirë nga flakët. Situata bëhet më alarmante kur dita-ditës digjen me dhjetëra hektarë dhe askush nuk mund të veprojë, pasi zjarrfikësit e kanë të pamundur të shkojnë në ato zona të thella pa rrugë, ndërsa për të shkuar në këmbë duhen veshje të veçanta, të cilat mungojnë. Nga ana tjetër, edhe ndërhyrja nga ajri është e pamundur, pasi Shqipëria nuk disponon mjete të tilla. Në këto kushte të gjithë bëhen spektatorë, duke pritur që zjarret t’u afrohen banesave ose rrugës automobilistike dhe atëherë të mund të futen në punë zjarrfikësit. Por deri sa zjarret të vijnë tek zjarrfikësit, qindra hektarë pyje e kullota do të shkrumbohen nga flakët. Për të analizuar këtë situatë, prefekti i Qarkut Shkodër, Maxhit Cungu, ka mbledhur dje në zyrën e tij shtabin rajonal të emergjencave, ku e pranishme ishte edhe ministrja e Integrimit Majlinda Bregu, në rolin e të deleguarës nga qeveria. Në këtë analizë të situatës, një nga shqetësimet kryesore ishte mungesa e personave të cilët marrin pjesë në shuarjen e vatrave të zjarrit ose atyre që punojnë si vrojtues, për të evidentuar vatrat e zjarrit dhe kjo vjen për shkak të mungesës së fondeve. Ar.Ho.
DURRËS
Olldashi merr në dorë situatën
S
ituata kritike e krijuar në vend nga rënia e zjarreve shoqërohet me ngritjen e shtabeve të emergjencës për parandalimin e tyre, ndërsa qeveria ka akorduar edhe një fond për pagimin e vullnetarëve që përfshin në aksionet për shuarjen e zjarreve. Ka qenë shtabi i emergjencave civile në Prefekturën e Durrësit, që ka diskutuar mbi marrjen e masave për parandalimin e zjarreve në këto temperatura të nxehta që i favorizojnë ato. Në takim morën pjesë dhe ministri i Punëve Publike, Transporteve dhe Telekomunikacioneve, Sokol Olldashi dhe zv/ministri i Mjedisit, Aleksandër Garuli. Në fjalën e tij Olldashi theksoi rëndësinë e masave që duhen marrë për të shmangur rënien e zjarreve masive në Qarkun e Durrësit. Gjithashtu ai i bëri thirrje popullatës të tregohet e kujdesshme, pasi në shumë raste zjarret janë pasojë e pakujdesive njerëzore. Gjatë takimit theksi u vendos mbi bashkëveprimin e organeve dhe pushtetit lokal për të parandaluar dhe shmangur në kohë rreziqet dhe pasojat e zjarreve të verës. Bashkëpunimi dhe bashkërendimi i veprimeve mes reparteve zjarrfikëse, njësive të pushtetit vendor, Prefekturës, Policisë së Shtetit dhe ushtrisë janë konsideruar si masa për të zgjidhur në kohë situatat që mund të krijohen. Për komunat dhe bashkitë është lënë si detyrë monitorimi i vazhdueshëm i zonave që kanë nën administrim dhe që rrezikohen nga gjuhët e zjarrta. Va.Qy.
SHQIP 14
E DIEL, 22 KORRIK 2007
KOSOVE
INTERVISTA/ Flet Aleksandar Aleksejev, ambasadori i Rusisë në Beograd: Ju tregoj interesat tona në Ballkan
“As Rusia nuk e do ndarjen e Kosovës” “Propozojmë vetëm vazhdimin pa kushte të bisedimeve Beograd-Prishtinë”
A
mbasadori i Rusisë në Serbi, Ale ksandar Aleksejev, thotë se as shteti që ai përfaqëson nuk e dëshiron ndarjen e Kosovës. Gjatë një interviste ai ka shpjeguar arsyet e kundërshtimit rus për planin e Ahtisarit, por edhe të projektrezolutave të fundit të paraqitura në OKB, ndërsa ka propozuar vazhdimin pa kushte të bisedimeve Prishtinë-Beograd. Si e komentoni rëndësinë e çështjes së Kosovës për bashkësinë ndërkombëtare, por dhe përshtypjen se shtetet perëndimore po këmbëngulin në shpejtimin e zgjidhjes së këtij problemi? Çështja e Kosovës është mjaft aktuale. Asaj i kushtohet vëmendje e madhe dhe jam i bindur se edhe në të ardhmen kjo vëmendje nuk do të jetë më e pakët. Nuk mendoj se është ide e mirë që zgjidhja e problemit të Kosovës të shpejtohet. Domosdoshmërisht duhet edhe shumë punë për të arritur te marrëveshjet serioze dhe zgjidhjet e pranueshme, që në një periudhë afatgjatë do ta rregullojnë këtë çështje edhe për Beogradin, edhe për Prishtinën. Kristina Galak, zëdhënëse e përfaqësuesit të lartë të BE-së Havier Solana, tha kohë më parë se, BEja do të marrë përgjegjësinë dhe do ta miratojë vendimin për Kosovën, nëse Rusia vazhdon të përsërisë vetëm “jo”. Si e komentoni këtë deklaratë? Më duket se deklarata është rezultat i mosnjohjes së thelbit të këtij problemi. A mundet që SHBA-ja dhe BEja të mos e marrin shumë parasysh qëndrimin e Rusisë dhe të përpiqen ta anashkalojnë atë, ose të fshihen nga anëtarët e OKB-së e publiku botëror? A i frikësohet më të vërtetë Perëndimi vetos ruse në OKB? Këtu nuk është fjala nëse dikush përpiqet ta injorojë mendimin e Rusisë, por për këtë çështje qëndrimet e SHBAsë, BE-së e Rusisë, në thelb nuk përkojnë. Prandaj, janë të domosdoshme përpjekjet që këto qëndrime të afrohen. Përpjekjet bëhen nëpërmjet kontakteve dypalëshe të të gjitha shteteve që kanë një rol serioz në zgjidhjen e problemit të Kosovës, në kuadër të OKB-së. Prandaj nuk do ta dramatizoja këtë çështje. Disa analistë politikë i quajnë marrëdhëniet e tanishme SHBARusi si Luftë e re e Ftohtë. Si i konsideroni marrëdhëniet e sotme mes Uashingtonit e Moskës? Gazetarët janë shpesh në kërkim të tekstit që bie në sy. Jam i bindur se kthimi në kohën e Luftës së Ftohtë nuk u përgjigjet interesave të Rusisë dhe të asnjë vendi tjetër në botë. Ka dallime mes shteteve dhe ndonjëherë janë vërtet serioze. Megjithatë, them se asnjëherë nuk ka qenë fjala për luftë ose kthim në Luftën e Ftohtë. Ç’mund të na thoni për rezultatet e takimit dhe të bisedimeve midis Vladimir Putinit e Xhorxh Bushit? Kemi arsye të jemi të kënaqur, sepse takime të tilla në nivel kaq të lartë, paraqesin kulmin e marrëdhënieve shtetërore të Rusisë e SHBA-së. Së pari, për shkak të çështjeve strategjike, sepse këto bisedime nisin shumë punë. Natyrisht, këtu ka dhe një varg problemesh, siç janë vendosja e mbrojtjes antiraketë në Evropë ose çështja e Kosovës. Për këto, ka zgjedhje metodike - të përplasemi ose të gjejmë zgjidhje! Gjithmonë jemi për të gjetur zgjidhje. Cili është thelbi i konfliktit rusoamerikan rreth mbrojtjes antiraketë dhe sa e kërcënon realisht ky projekt pozicionin strategjik të Rusisë? Mendojmë se Evropën dhe botën e
Çështja e Kosovës është gjithnjë e pranishme në mediat ruse. Në gazetat ruse ka shumë shkrime serioze për historinë e Kosovë
Kopertina e revistës “Nedeljni telegraf” (numri i fundit) me foton e ambasadorit rus në Beograd
kërcënojnë një varg rreziqesh të reja. Këto janë terrorizmi, krimi i organizuar ndërnacional, tregtia e drogës, trafiku i armëve dhe epidemitë e sëmundjeve të ndryshme. Asnjë shtet, sado i fuqishëm, nuk mund të fitojë i vetëm mbi këto probleme. Fjala është për nevojën e vendosjes së sistemit të bashkëpunimit ndërkombëtar, që së bashku t’u kundërvihemi këtyre problemeve. Prej këtij këndvështrimi udhëhiqemi edhe lidhur me idenë e vendosjes së mbrojtjes antiraketë në Evropë. Presidenti Putin ka një varg propozimesh konkrete. Disa segmente të mbrojtjes antiraketë të SHBA-së në Evropë, ne në Rusi na shqetësojnë mjaft. Pra, ekspertët tanë kanë arritur në përfundim se ato janë më tepër të drejtuara kundër Rusisë, sesa kundër atyre shteteve, që autorët e kësaj ideje i përmendin në mënyrë deklarative. Vazhdimisht na thonë se nuk është kështu dhe se mbrojtja antiraketë nuk është drejtuar kundër Rusisë, por ne dyshojmë se kjo është e vërtetë. Ka spekulim se Rusia do ta pranojë pavarësinë e kontrolluar të Kosovës, në këmbim të marrëveshjes rreth mbrojtjes antiraketë. Si do ta komentoni këtë? Çështja e Kosovës nuk është objekt tregtie. Ka pasur vazhdimisht shumë hamendje rreth Kosovës dhe Rusisë, përkatësisht rreth disa privilegjeve për Moskën nga ana e Serbisë. Të gjitha këto janë spekulime të pamenduara. Kosova është qëndrim parimor i yni dhe i diktuar nga domosdoshmëria e ruajtjes së parimeve bazë, të së drejtës ndërkombëtare. A ka pasur probleme në organizimin e takimit të Kryeministrit Koshtunica dhe Presidentit rus, Vladimir Putin, dhe cilat janë takimet e pritshme të zyrtarëve të lartë serbë e rusë? Asnjë problem të veçantë nuk ka pa-
sur. Organizimi i vizitave në nivel të lartë është problem i madh dhe test për ambasadorët. Meqë takimi shkoi mirë, kjo do të thotë se ambasadat tona kanë punuar mirë. Kjo është normale, sepse në raste të tilla punohet shumë. Presim të vijë në Serbi edhe Boris Grizlovi, kryetari i Dumës ruse, i cili do të takohet me anëtarët e rinj të Parlamentit serb. Do të jetë takimi i parë në këtë nivel. Mendoj se mund të shpresojmë rezultate serioze në bashkëpunimin ndërparlamentar. Sa ndërmarrje e biznesmenë rusë punojnë në Serbi? Në Serbi nuk ka shumë ndërmarrje ruse. Shpresojmë se do të ketë më tepër. Investitori kryesor është “Lukoil” e ka edhe disa firma ruse që kanë objekte industriale. Momentalisht, kompania jonë “Metropol” ka blerë “Putnik”-un, operatorin më të madh turistik në Serbi. Tashmë është bërë plani i investimeve, me qëllim që “Putnik”-u të bëhet degë e fuqishme ekonomike. A ka të vërtetë në spekulimet, se mbështetja ruse për Serbinë rreth Kosovës, është e kushtëzuar me hyrjen e kapitalit rus në Serbi dhe blerjen e ndërmarrjeve të mëdha shtetërore? Kjo është absolutisht e pamundur. E përsëris, se rreth Kosovës nuk ka tregti. Si komentohet në Rusi fakti që Serbia u është drejtuar më shumë investimeve nga vendet e BE-së sesa Rusisë? Nuk analizojmë nga cili drejtim investohet në Serbi. Ka një varg kompanish tonat dhe projekte investimesh që tregojnë interes për Serbinë. I informojmë ata dhe ata vetë marrin vendim, nëse do të marrin pjesë në bizneset tek ju ose jo, sepse varet nga kushtet e tregut. Askush nuk mendon se drejt kujt është kthyer Serbia. Na thoni cili është interesi i
mediave ruse për Serbinë dhe çështjen e Kosovës? Çështja e Kosovës është gjithnjë e pranishme në mediat ruse. Në gazetat ruse ka shumë shkrime serioze për historinë e Kosovës, të cilat sqarojnë shkaqet e qëndrimit tonë dhe nga çfarë niset udhëheqja serbe kur mbron interesat e Serbisë në krahinë. Çfarë mendoni për qëndrimet, sipas të cilave Moska i ka kushtuar vëmendje të madhe Kosovës, për shkak se ka probleme me Çeçeninë? Kjo është marrëzi absolute. Situata në Çeçeni është krejt tjetër nga gjendja në Kosovë, dhe mes tyre nuk ka asnjë lidhje. Në Çeçeni ka përfunduar çdo aktivitet serioz terrorist. Në këtë republikë funksionojnë organet e pushtetit të zgjedhur. Policia lokale, me mbështetjen e asaj federale, kontrollon plotësisht gjendjen. Njësitë e policisë çeçene kanë pjesëmarrje aktive në misionet paqësore. Në Liban kemi dërguar një njësi xheniere, e cila merr pjesë në ndërtimin e infrastrukturës. Këtë njësi e sigurojnë forcat speciale policore nga Çeçenia. Ç’mendoni për mundësinë e shpalljes së pavarësisë nga shqiptarët, si dhe që për këtë të marrin mbështetjen e SHBA-së dhe BE-së? Ne studiojmë mundësitë më të ndryshme të zhvillimit të situatës në Kosovë. Mendojmë se kjo shpallje e pavarësisë është varianti më i keq. Detyra jonë themelore është, jo si do të reagojmë, por si të bëjmë që shqiptarët e Kosovës të mos e shpallin vetë pavarësinë. Për këtë ne po punojmë. Rusia është për vazhdimin pa kushte të bisedimeve serioze rreth çështjes së Kosovës. Por shqiptarët flasin publikisht se ata nuk duan të marrin pjesë në këto bisedime...? Ne mund të bisedojmë për shkaqet e këtij predispozicioni, por megjithatë mendojmë se e ardhmja e Kosovës është me bisedime dhe me gjetjen e kompromisit. A duhet të ndërmarrë udhëheqja serbe me këtë rast diçka në planin diplomatik? Nuk do të jepja këshilla për qeverinë serbe. Sigurisht që Beogradi është i hapur për vazhdimin e bisedimeve dhe është i gatshëm për arritjen e kompromisit serioz. Kjo gatishmëri ka mbështetjen e plotë të Rusisë. Gjithnjë e më shpesh po flitet për mundësinë e ndarjes së Kosovës...? Rusia, duke u nisur nga vendimet e marra në Grupin e Kontaktit, mendon se nuk ka ndarje të Kosovës. Megjithatë, po bisedojmë për të gjitha mundësitë. BE-ja ka lajmëruar misionin më të madh ushtarak të saj në Kosovë. A do të marrë pjesë Rusia në këtë mision dhe me ç’kushte? Rusia nuk është anëtare e BE-së, prandaj nuk e shoh si domosdoshmëri praninë tonë ushtarake në këtë mision. A ka interesa Rusia, siç thonë disa analistë, që nëpërmjet Serbisë, të forcojë praninë e saj politike e diplomatike në Ballkan? Kam rezerva ndaj idesë se për të vendosur ura bashkëpunimi, ne duhet të shfrytëzojmë ndonjë vend. Rusia ka marrëdhënie diplomatike të zhvilluara me secilin vend të Evropës Juglindore. Në çdo kryeqytet të këtyre shteteve punojnë ambasadat tona, të cilat zgjidhin detyrat e bashkëpunimit dypalësh. Por, mendojmë se Serbia është vendi kyç i Ballkanit Perëndimor. Prej këtej rrjedh interesi ynë, që ajo (Serbia) të jetë vend i stabilizuar dhe njerëzit në të të jetojnë të kënaqur. Marrë me shkurtime nga “Nedjelni Telegraf” Përgatiti: Ardit Shehu
KOMENT
KOSOVA, VIKTIMA MË E FUNDIT E RUSISË P
ërkundër negociatave disamujore, shumë kompromiseve dhe një numri projektrezolutash, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara është më larg se kurrë në gjetjen e një zgjidhjeje për Kosovën. Mbrëmjen e së hënës Rusia ka refuzuar draftrezolutën e re për provincën serbe, përkundër faktit që sponsoruesit euramerikanë kishin përfshirë kërkesat e Rusisë për vazhdimin e negociatave edhe për katër muaj të tjerë. Aleati i ngushtë i Serbisë, Rusia, frikësohet se drafti do të rezultojë në pavarësinë e Kosovës. “Pothuajse i gjithë teksti dhe në mënyrë të veçantë anekset, janë të mbushura me konceptin e pavarësisë së Kosovës”, ka thënë të martën ambasadori rus në OKB, Vitali Çurkin. Në kërkim të forcimit të presioneve mbi Rusinë, Bashkimi Evropian ka deklaruar të martën se do të mund ta tërheqë çështjen e Kosovës nga Këshilli i Sigurimit, në rast se Moska do të vazhdojë të refuzojë draftet tjera. BE-ja shpreh shqetësimin që në rast se komuniteti ndërkombëtar dështon në gjetjen e një zgjidhjeje, Kosova mund ta shpallë pavarësinë në mënyrë të njëanshme. Që nga përfundimi i luftës ndërmjet forcave serbe dhe gueriljeve shqiptare në vitin 1999, çështja e Kosovës ka qenë një pikëpyetje e madhe në Evropë. Që atëherë në Kosovë janë instaluar forcat paqeruajtëse të OKB-së. Megjithatë, përpjekjet për negocimin e një zgjidhjeje për shqiptarët e Kosovës, të cilët kërkojnë pavarësi, dhe për serbët, të cilët e konsiderojnë Kosovën djepin e shtetit të tyre, kanë dështuar. Të mërkurën, komentatorët gjermanë kanë shqyrtuar lojën e shahut të Rusisë në Ballkan. E përditshmja majtiste “Süddeutsche Zeitung” shkruante: “Putini dhe Serbia nuk do të mund të ngujojnë nevojat e 90 % të popullsisë së Kosovës. Për këtë arsye, bllokimi i tyre është i rrezikshëm. Një gjë e tillë thjesht do të mund të ushqejë reagimet emotive, që shumë shpejt do të mund të nxisin ndonjë konflikt të dhunshëm. Kjo nuk nënkupton një luftë të re në Kosovë - një sulm terrori nga nacionalistët e dëshpëruar kosovarë do të mjaftonte”. E përditshmja ekonomike “Handelsblatt” ka një qëndrim të përafërt për motivet e Rusisë: “Është shumë e dyshimtë se taktikat e bllokimit të Rusisë janë si rezultat i pastër i marrëdhënieve të mira me serbët, sepse draftrezoluta e re, e cila është gjerësisht e bazuar në planin e Ahtisaarit, kërkon që misioni aktual i OKB-së në Kosovë të marrë fund. Me pas, detyrat e Këshillit të Sigurimit do t’i dorëzoheshin BE-së dhe NATO-s. Për Moskën, kjo do të nënkuptonte zgjerim të mëtejshëm të Perëndimit. Zgjerim që duhet të pengohet me çdo kusht”. E përditshmja djathtiste “Frankfurter Allgemeine Zeitung” ka shqyrtuar situatën nga një perspektivë më e gjerë, duke filluar me zënkat e fundit diplomatike ndërmjet Moskës dhe Londrës për rastin e vdekjes së Litivenkos. “Refuzimi i prerë i Moskës për ekstradimin e ish-agjentit të KGB-së, Andrei Lugovoi - i dyshuari kryesor për vrasjen nga autoritetet britanike - tregon në mënyrë të përkryer strategjinë ë Putinit për t’i treguar Perëndimit kthimin e Rusisë si fuqi. Ka një qëndrim të qartë për kërcënimin e përdorimit të armëve kundër Ukrainës dhe Gjeorgjisë, ndaj pozitës ruse në Iran dhe Kosovë, zënkës së fundit për mburojat raketore dhe bllokimin e strategjisë për investigimet e Litvinenkos”. “E tërë figura të kujton ngjarjet e periudhës së kaluar, të cilën Perëndimi në kapitullin e quajtur ‘Lufta e Ftohtë’, do të kishte dëshirë t’ua linte në dorë historianëve. Megjithatë, gjithnjë e më shumë ka indikacione se Putini nuk i frikësohet rikthimit”. “Der Spiegel”
A K T U A L I T E T
SHQIP 16
E DIEL, 22 KORRIK 2007
FIER/ Asnjë i dyshuar për marrjen e arit të zi. Dyshohet se furgonat “ushqehen” me naftën e grabitur
Denoncimi, vidhet sërish naftë në tubacionet kryesore K
atër rastet e fundit të identifikimit të vjedhjeve të naftës në tubacionet e sektorëve të nxjerrjes së saj, si dhe më shumë se 20 rasteve të regjistruara si vjedhje të dyshimta nga përgjegjësit e këtyre sektorëve nuk kanë një autor të ndaluar prej policisë së Fierit. Ndërsa 2 muaj më parë është mundur të shkatërrohet një bandë kontrabande e vjedhjes së naftës bruto dhe të përpunuar, burimet zyrtare policore të Fierit pohojnë faktin se ekziston një rrjet
i mirorganizuar, që është ende aktiv me vjedhjet që kryen në vendburimet e naftës. Shefi i sigurisë në Qendrën e Transportimit të Naftës dhe Gazit Patos ka njoftuar autoritetet e postës policore në qytetin e Patosit për vjedhjen e naftës në tubat kryesorë që ndodhen në fshatin Visokë të Komunës Dukas së rrethit Mallakastër. Sipas zëdhënëses së policisë, Enkelejda Allkanjari, mësohet se “në vendin e ngjarjes ishte bërë ndërhyrje në tubin
kryesor të naftës të stacionit nr.1 Visokë, i cili përcjell naftë deri në repartin 161 të Kombinatit të Përpunimit të Thellë të Naftës Ballsh”. Sipas zëdhënëses së policisë Fier mësohet se në vendin e ngjarjes janë gjetur mbetje nafte në territor që ka rezultuar se ishte derdhur nga mbushja e ndonjë mjeti, gjurmët e mjetit të rëndë që ishte furnizuar në mënyrë kontrabande në këtë pikë, një dorashkë e dorës së djathtë, si dhe disa volantë që, sipas
specialistëve, shërbejnë për hapjen e saraçineskave të montuara përgjatë tubacionit. Por, një fakt shqetësues është sigurimi i tregut informal nga vjedhësit e naftës. Të pyetur nga gazeta, afro 30 drejtues furgonash dhe mjetesh taksi 4+1 që kryejnë linjën Ballsh-Fier apo dhe linja urbane brenda rrethit të Mallakastrës kanë treguar se e sigurojnë karburantin e tyre me një çmim 80 lekë për litër. M . T.
Në bazë shenjave të gishtërinjve, policia gjen 28-vjeçarin që mendohej se do të ikte në Greqi
Identifikohet kufoma e Bilishtit Dyshohet që dibrani Adriatik Hata të jetë vrarë për hakmarrje
V
iktima e gjetur një ditë më parë e masakruar në qyte tin e Bilishtit ka tashmë një identitet. Policia ka zbuluar në orët e vona të dy ditëve më parë se bëhet fjalë për 28-vjeçarin nga Dibra, Adriatik Hata. Personi që është gjetur i vrarë, sipas policisë lokale, ishte shpërngulur me banim në Tiranë, ndërsa pas përpjekjeve të shumta të dy policive asaj të Devollit dhe të Korçës, por edhe grupit të ekspertëve kriminalistë nga Tirana është arritur në përfundimin se bëhet fjalë pikërisht për 28- vjeçarin Hata. Burimet zyrtare të policisë rajonale të Korçës kanë bërë të ditur se ky ka qenë një rast i vështirë, ndërsa pas autopsisë dhe konsultimit të disa ekspertëve mjekoligjorë është arritur në përfundimin se i riu është vrarë me mjete të forta pasi kishte dëmtime në pjesën e kafkës. Vetëm kjo ka arritur ta konfirmojë vrasjen, pasi në pamje të parë trupi i pajetë nuk tregonte shenja të goditjeve të forta, edhe pse që në fillim u dha alarmi se ai ishte vrarë. Kanë qenë gjurmët e gishtave që kanë nxjerrë edhe identitetin e 28vjeçarit. Nga verifikimi në sistem i shenjave të gishtërinjve ka dalë se viktima ishte Adriatik Hata. Sipas burimeve zyrtare të policisë së Korçës nga avancimi i hetimeve gjatë
këtyre dy ditëve ka rezultuar se Adriatik Hata kishte hyrë në territorin vendas nga pika e kalimit kufitar të Kapshticës. Ka qenë data 8 korrik kur Hata është regjistruar si deportiv i kthyer nga ana e palës greke në kufi. Ai nuk ka pasur me vete asnjë dokument identifikimi, ndërsa nga hetimet e deritan-
SHKURT
Ngjarja në Burgun e Burrelit, mbyllet çështja Ka përfunduar çështja penale në ngarkim të shefit të policisë të Burgut Burrelit, Shaban Lleshi, dhe dy punonjësve të brendshëm të këtij burgu. Siç dhe është bërë me dije nga mediat, pasditen e 10 korrikut, shefi i policisë së Burgut të sigurisë së lartë në Burrel, në bashkëpunim me dy vartësit e tij policë të sigurisë së brendshme në këtë burg, kanë dhunuar keqas magazinierin Skënder Hysa, duke i shkaktuar atij plagë të rënda në kokë, vesh dhe thyerje të disa brinjëve. Kështu mësohet se Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, për dy gardianët e burgut, që zbatuan urdhrin e paligjshëm të shefit të tyre, ka dhënë urdhrin e largimit nga puna, ashtu siç dhe propozoi drejtori i këtij burgu, Shyqiri Dushku. Ndërsa për Shaban Lleshin, autorin kryesor të kësaj ngjarjeje, është dhënë masa administrative “vërejtje me paralajmërim për pushim nga puna”.
Dibër, KESH pret dhjetëra lidhje të paligjshme P
rej dy ditësh, gërshërët e KESH-it, kanë nisur ndërprerjen e energjisë elektrike, për debitorët familjarë dhe privatë, si dhe prerjen e lidhjeve të paligjshme në Qarkun e Dibrës. Aksioni ka nisur në qytetin e Burrelit dhe kryesohet nga vetë drejtori i Përgjithshëm i KESH-it, Gjergj Bojaxhi, dhe ai i shpërndarjes, Seit Dollapi, ku të ndarë në dy grupe të mëdha, në Burrel dhe Bulqizë, kanë nisur nga puna për prerjen e lidhjeve të paligjshme për konsumatorët dhe për debitorët familjarë dhe privatë. Vetëm brenda një dite, në një lagje të qytetit të Burrelit, janë ndërprerë 70 lidhje të paligjshme. H.L.
Policia shoqëron rreth 20 të dyshuar si autorë të kësaj ngjarjeje
ishme mësohet se i riu nuk kishte as para, gjë që hedh poshtë versionin e një grabitjeje ndaj tij. Për policinë mbetet ende enigmë se ku ka qëndruar Hata gjatë gjithë këtyre ditëve. Vetëm tri ditë më parë ai ishte shfaqur në qytetin e Bilishtit, sipas të dhënave nga banorët e kësaj zone. I riu ka qëndruar në
qytetin e Korçës vetëm një ditë në një hotel periferik, tip shtëpie ku nuk kishte mundur të paguajë për më shumë se një natë. Një nga pistat që po heton tashmë policia është ajo e hakmarrjes së mundshme, por nuk përjashtohet as mundësia që i riu të ketë pasur borxhe të pashlyera. Një tjetër version është ai se i riu kërkonte të ikte nga mali për faktin se mund të ndiqej nga persona të cilët e kërkonin për ta vrarë. Por ky version mbetet i errët, pasi në këtë rast ai mund të ishte ekzekutuar më parë dhe me armë, jo me mjete të forta. Punën e policisë dhe të hetimeve po e vështirëson gjithnjë e më shumë edhe fakti se Hata ka qëndruar në vend për më shumë se 12 ditë, ndërsa në rast se duhet të ikte nga mali mund të nisej vetëm qoftë edhe pa para. Policia ka edhe një version të tretë në dorë, atë se si riu për mungesë parash dhe për mbijetesë mund të ketë kryer ndonjë grabitje dhe më pas është vrarë, ose ka tentuar të kalojë ilegalisht klandestin kundrejt një shume të caktuar. Për vrasjen e 28-vjeçarit Adriatik Hata policia ka shoqëruar deri tani të paktën 20 persona, midis të cilëve edhe persona nga zona veriore e vendit. J.Dhimitri
Dibër i morën kasetofonin
Kapen, vodhën makinën e policit Dy të rinj kanë guxuar të vjedhin kasetofonin e makinës së një polici dhe kanë përfunduar në prangat e policisë. Zëdhënësi i Drejtorisë së Policisë të Qarkut Dibër, Aldo Puca, tha për “Shqip”, se ngjarja ka ndodhur në qytetin e Peshkopisë, ku dy të rinj, Lavdrim Xhafa dhe Çlirim Lleshi, kanë rënë në prangat e policisë, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin vjedhur kasetofonin e makinës së një punonjësi policie. Menjëherë pas kësaj vjedhjeje, grupi i policisë kriminale Dibër, është vënë në zbulimin e autorëve. H.L.
Durrës, shkak përplasja
Aksidentohen lehtë katër të mitur Janë aksidentuar lehtë dy ditë më parë nga përplasja e një autoveture në një nga rrugët rajonale të rrethit të Durrësit 4 të mitur. Sipas burimeve policore, natën e kaluar është arrestuar drejtuesi i automjetit, Hamdi Hoxha, 51 vjeç, i cili po udhëtonte me autoveturën tip “Opel”, me targë DR 2119 D, në rrugën Sukth-Manëz. Autovetura ka dalë nga rruga, duke plagosur katër të mitur, të cilët ndodheshin në anë të rrugës. Shtetasit M. Sh, 17 vjeç, A. M., 15 vjeç, F. K., 11 vjeç dhe A. P. 14 vjeç, që të gjithë banues në Fermë Sukth, janë dërguar menjëherë në spitalin rajonal të qytetit, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën
Fier, kishin vjedhur paketa
Arrestohen me 7 gramë heroinë Dy të rinj, të cilët dyshohen prej policisë si përdorues droge të fortë janë arrestuar orët e para të mëngjesit të djeshëm, ndërsa janë shoqëruar për në ambientet e Komisariatit të Policisë Fier qysh mbrëmjen e së premtes. Marjus Filipi dhe Sokol Ziu janë dy të rinj banorë të qytetit të Fierit, përkatësisht 23 dhe 26 vjeç, të cilët janë arrestuar ndërsa kishin vjedhur një furgon që shpërndante paketa. Përveç 45 stekave të paketave të tipit “Slims” e “Cooper”, atyre iu gjet një sasi e vogël heroine prej 7 gramësh. M . T.
SHQIP 17
E DIEL, 22 KORRIK 2007 HISTORI
DOSSIER
Peripecitë e shtypit në kohën e Zogut. Kur gazetat i kërkonin monarkut subvencione financiare dhe lehtësi për të mbijetuar
CIA, 60-vjetori i "kompanisë" që "prodhon" mistere dhe heronj të heshtur në të gjithë botën NE FAQET 28-29
NE FAQET 18-19
RIBASHKIMI
Dymbëdhjetë njerëz të shquar e të respektuar pretendojnë se do t'i japin një zgjidhje ndryshe halleve të planetit
“Pleqtë” e planetit, në kërkim të paqes Mandela, Karter e Branson, themeluesit e një grupimi të frymëzuar nga tributë
N
jë ditë të freskët maji, në Afrikën e Jugut, një grup njerëzish të jashtëzakonshëm u mblodhën në shtëpinë luksoze të njërit prej pasanikëve dhe biznesmenëve më të fuqishëm britanikë, Sër Riçard Branson. Mes tyre renditeshin Nelson Mandela dhe e shoqja, Graca Machel, peshkopi Dezmond Tutu dhe ish-presidentja e Irlandës dhe kryetare e Komisionit të të Drejtave të Njeriut të Kombeve të Bashkuara, Mary Robinson. Ky ishte edhe takimi i parë i Pleqve të Botës, një iniciativë kjo e Nelson Mandelës dhe që formalisht u zyrtarizua javës që shkoi në Johanezburg. Në takimin e tyre të parë, personat e rëndësishëm kaluan pesë ditë mbyllur në resortin super të shtrenjtë ku zakonisht një natë kushton 2000 USD. Gjatë asaj kohe u diskutua për objektivat dhe mënyrën e prezantimit të grupimit në publik. Në grupin nismëtar, veç kryesorëve, ndodheshin edhe disa këshilltarë si ekonomisti peruvian Hernando de Soto, parlamentari britanik, Tani Ben, dhe disa profesorë të famshëm universiteti. Diskutimet kanë qenë të një sfere shumë të gjerë që nga situata në Darfur e deri tek armët e dëmtimit në masë. Por veç nismëtarëve që u bënë bashkë në mbledhjen e majit, grupi që prezantoi javën që shkoi Mandela përfshin gjithashtu edhe ish-sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Kofi Anan, Muhammad Yunus, ekonomistin nga Bangladeshi të ashtuquajturin "bankieri i të varfërve", i cili mori çmimin "Nobel" për paqe një vit më parë për futjen e idesë së kredive të vogla... NE FAQET 20-21
FOTO KONTRAST Ndërsa njerëzit dështojnë shpesh të bëjnë paqe, kafshët që veprojnë vetëm me instinkte ndonjëherë na befasojnë edhe ne humanëve. I tillë është rasti i kësaj fotoje të marrë dje në një kopsht zoologjik në Kinë, ku tigri i egër luan me lepurin e butë. E veçanta është se ka qenë lepuri, ai që me një guxim të panjohur për racën e tij është futur vetë në kafazin e tigrit dhe ky i fundit i ka ofruar një miqësi jo të zakonshme. Për drejtuesit e kopshtit zoologjik është hera e parë që ata dëshmojnë një fenomen të tillë të çuditshëm
Rotçildët, fajdexhinjtë që duan të sundojnë botën I
përkas brezit të pestë të Rotçildëve. Kemi kaluar përmes dy luf tërash botërore, revolucionesh, trazirash të forta. Fakti që jemi ende këtu përbën në vetvete një rezultat të rëndësishëm". Fytyra i përshkohej nga një buzëqeshje e lehtë kënaqësie, gjestet i kryente me shumë elegancë, zëri nuk i fshihte asnjë notë emocionale. Të paktën i tillë shfaqej Sër Evelin Robert Adrian de Rotçild të martën, teksa shpallte largimin nga kreu i grupit që kryesonte, i përbërë nga pjesëtarët e një familjeje bankierësh të mëdhenj hebrenj, e cila thuajse pas dy shekujsh ndarjeje mes degëve franceze e angleze, tashmë po unifikohet nën drejtimin e kushëririt nga Parisi që quhet David. Bashkimi familjar, i nisur që në vitin 2003, që njëherësh është unifikim i pushtetit bankar të Rotçildëve, ka domethënie të rëndësishme historike, por veçanërisht ekonomike: është një mesazh që i lëshohet tregut dhe sidomos asaj pjese të financave ndërkombëtare, që janë kundër kapitalizmit familjar, të cilin Rotçildët duket se as që kanë ndër mend ta harrojnë...
NE FAQET 26-27
SHQIP 18
NDRYSHE
E DIEL, 22 KORRIK 2007
Historia e panjohur e peripecive dhe pengesave të shumta të shtypit të shkruar, gjatë periudhës së Monarkisë së Zogut (19251939), ku falë një legjislacioni modern dhe tepër të përparuar për kohën, në disa prej qyteteve kryesore të Shqipërisë u ngritën dhe lulëzuan mjaft gazeta e revista. Cilat ishin disa nga vështirësitë ekonomike dhe financiare me të cilat u përball ai shtyp asokohe dhe çfarë kërkesash kishin botuesit e tyre në adresë të qeverive të Zogut?
Kur gazetat e Monarkisë i kërkonin lehtësira dhe subvencione qeverisë DASHNOR KALOÇI
G
jatë viteve të periudhës së Monarkisë së Zogut, (1925-1939), krahas zhvillimit të gjithanshëm ekonomiko-kulturor që pësoi vendi ynë në disa fusha të jetës, një përhapje të madhe pati edhe gazetaria me shtypin e shkruar. Në vazhdën e mjaft gazetave dhe revistave që ishin hapur dhe botoheshin në Shqipëri e disa prej kolonive kryesore të saj në botë (Bukuresht, Sofje, Kajro, SHBA etj.), që nga vitet e para të shekullit të kaluar, gjatë periudhës së Monarkisë së Zogut ato pësuan një rritje dhe zhvillim akoma dhe më të madh, si nga ana e përmbajtjes dhe profesionalizmit, ashtu dhe nga formati i botimit e pamja e jashtme e tyre. Mirëpo, edhe pse shtypi i shkruar shqiptar gjatë atyre viteve pati një lulëzim të paparë, ku jo vetëm në Tiranë, por edhe në shumë qytete të tjera të vendit si në Durrës, Elbasan, Korçë, Gjirokastër, Shkodër, Vlorë etj., botoheshin një numër i madh gazetash e revistash, madje shumica e tyre ishin ditore, gjatë asaj kohe ai u përball me probleme dhe vështirësi të ndryshme në planin ekonomiko-financiar. Nisur nga ai fakt, në disa prej gazetave dhe revistave të asaj kohe u bënë prezente një sërë artikujsh, ku pasqyrohej ajo gjendje e vështirë ekonomiko-financiare me të cilën përballej shtypi shqiptar i atyre viteve. Veç tablosë realiste të gjendjes së shtypit të shkruar të cilën mjaftë gazetarë, analistë dhe botues të njohur e bënin prezente publikisht para lexuesit, ata nuk nguronin t'i bënin edhe një sërë kërkesash qeverive të ndryshme të asaj periudhe, duke i kërkuar marrjen e një sërë masave me qëllimin e vetëm të rritjes dhe zhvillimit të Shtypit Kombëtar. Nga ato shkrime të asaj kohe, kemi përzgjedhur për botim ato të shkruara nga gazetari e botuesi i njohur, Nebil Çika, të cilat po i publikojmë pa asnjë ndryshim dhe në gjuhën zyrtare të asaj kohe. Botuesi Nebil Çika: Pse nuk shiten gazetat tek ne Një shoku ynë i cili kishte vajtur në Korçë për Krishtlindjet, kur u kthye pardje na tha: "Ndenja dhjetë ditë në Korçë dhe nuk bleva asnjë gazetë por i këndova rregullisht të tria gazetat e kryeqytetit nëpër kafene". Shoku ynë s'ishte i vetmi që këndon në kafene gazetat e vendit. Shumica e madhe e këndonjësve i këndojnë gazetat nëpër kafene, biblioteka, nëpër... zyra nga shoku. Kemi bërë hesap se "Minerva", e cila ka nja 1900 blerës, këndohet në Shqipëri patjetër prej 10.000 vetëve. Dhe "Minerva" po të shitej vetëm 4.000 copë do të kishte atlejerin e saj për foto e për klishe e do të dilte e përjavëshme, me së paku 40 faqe me shumë dhe më tërheqëse se është sot. Po është shkaku që gazetat dhe revistat shqiptare prej shumicës këndohet në kafene e në biblioteka, ose duke u
Disa nga gazetat kryesore që botoheshin gjatë periudhës së monarkisë se Zogut në Shqipëri
marrë nga shoku që i blen. Fare thjesht është puna: gazeta shqiptare këndohet, edhe ajo më kapadaiu në gjysëm ore. Vërtet ti rri pra në kafene, porosit një kafe dhe i thua: "Më bije dhe gazetat". Gjer sa të vij kafja dhe ta pish, i këndon që të trija gazetat, natyrisht pjesët që i interesojnë. Fundi i fundit lajmet do t'i këndosh vetëm nga njëra. Nga të tjerat do t'i këndosh ndonjë koment ose ndonjë artikull dhe mbaroi puna. Ç'të shtërngon ta marrësh dhe ta fu-
tësh në xhep për ta kënduar në shtëpi. E dyta, një gazetë shqiptare, mikroskopike, kushton gjysëm leku e janë shumë të rrallë ata që mund të blejnë dy gazeta ose tri në ditë. Sa për revistat janë edhe më shtrenjtë akoma. Që të shiten gazetat, pra këndonjësi të mos mundet t'a këndojë në kafene: duhet të jetë e madhe nga formati dhe të mbajë shumë gjëra tëheqëse. Një gazet e tillë s'e këndon dot në kafene gjithë bota, qoftë sepse duhet shumë kohë, qoftë sepse s'të vjen rradha ta këndosh, pse ai që e ka në dorë
nuk e lëshon dot kollaj. Gazetat shqiptare me pak informacion Shiten, në Tiranë, Korçë, Durrës, Vlorë etj, me qindra gazeta dhe revista të huaja. Bie fjala shiten në Tiranë 50 copë "Lu" në javë, nga 3 lekë copa, kurse "Illyria" jonë me 1 lek copën, nuk shet veçse 70-80 copë në javë. Gjen ç'të këndosh në gazetën e huaj. Prandsaj gazeta shqiptare po nuk e zmadhoi formatin e saj dhe po nuk u mbush me lëndë të pasur e të zgjedhur, sa që këndonjësi të ndjej se nuk e këndon dot në pesë minuta dhe se duhet ta blejë dhe ta këndojë në shtëpi, dhe gjith ashtu, po nuk u shit një çerek leku copa, nuk ka se si të zhvillohet dhe të përparojë Shtypi Kombëtar. Jepi sa të duash subvencion. Ky nuk ia shton shitjen. Dhe po nuk u shtua shitja, nuk shtohet as zelli as posibiliteti i pronarit dhe i drejtorit që t'a përmirësojë gazetën ose revistën e tij. Në gjendjen e sotme të tyre, si pa kapitale dhe pa blerës të mjaftë që janë, gazetat vetë s'mund të bëjnë kurgjë për ta zmadhuar formatin dhe për të ulur çmimin e tyre. Zoti Timo Dilo që e di mjaft mirë punët e gazetarisë, kur dolli "Arbëria" e ndjeu saktësisht se i duhej t'a zmadhonte formatin e "Vatrës" e ta shiste një çerek leku copën. Dhe pati imprudencën ta shpallë këtë gjë. Por kur erdhi në praktikë puna, pa se ishte e pamundur. Po s'na e zgjati dorën qeverija, jo me subvencion por me spiritë (frymëmarrje, shënimi ynë), ndihme të vërtetë, gazetat shqiptare do të jenë shumë kohë siç janë sot ose afro. Po ç'mund të bëjë qeverija? Shumë gjera, po të dojë. Ndihmat më kryesore, po dhe krejt praktike që mund të na bëjë, do t'i tregojmë pasnesër (në numrin e ardhshëm). Problemet e shtypit në Shqipëri Në njërin nga artikujt e mëparshëm treguam se subvencioni që ka dhënë dhe u jep shteti gazetave, me mënyrën me të cilën ua jep, nuk ka bërë dhe nuk bën tjetër veçse të pengojë themelisht zhvillimin e Shtypit Kombëtar. Në dy të tjerët (numrat e gazetës), shpjeguam se gazetat dhe revistat t'ona nuk shkojnë për tri arsye kryesore: 1) Sepse shitja nuk është e organizuar aspak në krahinat dhe botonjësi është skllav i qejfit dhe i interesit të shitësve, që janë vetëm në qëndrat e prefekturave; dhe meqenë se gazetarët tanë s'janë akoma gazetarë dhe nuk mblidhen dot në një mënd e në një mëndje për t'ë organizuar shitjen në krahinat, duhet që Qeverija të krijojë në çdo qytet të math agjentë për shitje gazetash dhe revistash e librash shqipe. 2) Sepse gazeta dhe revista e huaj, e madhe shumë nga formati dhe me lajme të plota të cilat ne nuk lejohemi t'i botojmë, dhe e pasur nga lënda, i bën një konkurencë të tmerrshme gazetës dhe revistës shqiptare; duhet pra që Qeverija t'u impozojë (imponojë), nga një pullë qarkullimi gjysëm lekëshe atyre. 3) Sepse gazeta shqiptare është e vogël dhe e
E DIEL, 22 KORRIK 2007
SHQIP 19
NDRYSHE
Stambolli në vitet e par a të shekullit të kaluar Mbreti Zog gjatë një dreke me disa deputetë dhe ministra në vitin 1936
varfër nga lënda, këndohet në kafene e në zyra në pesë minuta e pra duhet ta zmadhojë formatin, të pasurohet nga lënda dhe të shitet një çerek leku copa; me qënë se gazetat s'kanë kapitale, këtë s'mund ta bëjnë veçse me ndihmën e Qeverisë. Vuajtjet në shtypshkronjë Këndonjësi shqiptar që merr në dorë gazetën nuk i vete kurrë mëndja se ç'vuajne gazetarët e shkretë në shtypshkronjë për të nxjerrë një numër gazete. Shtypshkronjat t'ona janë në gjendje primitive akoma. S'ka personel teknik, e para e punës. Lëre që s'kanë një përgatitje teknike, por s'kanë dalë as nga shkolla fillore. Me zi dinë të këndojnë germat. Kryeradhonjësi, që është ay që i bën faqet e gazetave e të librave dhe që duhet të ketë pak kulturë të përgjithshme, një çikë gusto, njëfare shije estetike, le që s'kupton aspak nga këto gjëra, por as që është në shkallë që mund të kuptojë se ç'i kërkon ti e ta bëjë ashtu si thua. Duhet t'i rijsh mbi krye. Po prap puna s'mund të bëhet si e do ti, pse mungojnë shkronjat, mungojnë vijat, mungojnë të gjitha. "Arbënia", e cila pas fjalës që kemi bërë në shtypshkronjën, duhet të hyjë në makinë në katër të mëngjezit, dy ditë me radhë nuk hyri dot veçse në tetë, sepse e kishin adoptuar rishtaz sistemin e faqosjes që kemi sot dhe humbisnim katër orë kohë për t'i bërë titujt e lajmeve në mënyrë që të kenë pak simetri dhe estetikë. Të lodhesh gjithë ditën me përgatitjen e gazetës, e pastaj të të pëlcasë shpirti në shtypshkronjë duke parë se është e pamundur të nxjerrësh një gjë të bukur, dhe, sikur nuk mjafton kjo, të humbasësh edhe 2-3 orë kohë, e me gjithë këto vuajtje të qëndrosh në këmbë edhe kur sheh se gazeta nuk të shitet sa duhet, janë gjëra që gazetarinë shqiptare e ngrenë në shkallën e një virtyte të mbrujtur me vuajtje. Mirë-po, sikur të kesh një shtypshkronjë ku puna ecën me ritmin e rregullt të një sahati, ne, duke kohën dhe energjinë që shpenzojmë në shtypshjkronjë, frymën e mundimit e të sakrificës s'onë do të vënim në shërbimin e publikut duke i dhënë një lajm më tepër, duke shkruar një artikull më të studiuar, duke menduar një përmirësim teknik që mund ta lartësojë edhe pak nivelin informativ e kulturor të gazetës. Shtypshkonjat me teknologji të vjetër Me shtypshkronjat e sotme, duke përjashtuar shumë a pak vetëm, njërën prej shtypshkronjave që është me më shumë naze, nuk mund të vejë përpara puna e zhvillimit të Shtypit Kombëtar. Pa kapital siç jemi sot, asnjeri prej nesh nuk mund të bëjë një shtypshkronjë si ç'duhet. Mirpo shpejtësia dhe estetika janë gjëra të pandarshme nga profesioni i gazetarisë. Atëhere s'ka çare tjetër veçse Shteti të vërë dorë mbi këtë gjë, duke krijuar në Tiranë një shtypshkronjë moderne. Fletorja Zyrtare më datë 16 tetuer 1929 ka botuar një dekret-ligjë "Mbi ngrehjen e Shtypshkronjës Mbretnore", pasi Oborri Mbretnuer s'ka të bëjë aspak me shtypshkronja, fjala Mbretnore natyrisht i është ngjitur shtypshkronjës për të impresionuar autoritetet përkatëse, por megjithë këtë, dekret-ligja, e cila shkoi nga Parlamenti dhe u bë ligjë, nuk u vu në veprim. Më duket se punën e prishi z. Teki Selenica, për të mbrojtur-siç thoshin-një shtypshkronjë që e simpatizonte tepër, si dhe... për shkak se nuk donte, me të drejtë, që të pasurohet ndonjë funksionar shteti, në kurriz të shtetit, me të ardhurat e asaj shtypshkronje. Sidoqoftë z. Teki Selenica ka bërë, në këtë rast, një punë të mirë. Shtypshkronjat e shtetit janë një luks të cilin kanë leje ta bëjnë vetëm shtete të pasur dhe sidomos të mëdhenj, që kanë një miljon sende për të shtypur. Ndër ne, shteti duhet të marrë vetëm nisiativën për të krijuar një shtypshkronjë: ose të bindë ndonjë kapitalist duke i dhënë fjalë se do ta përkrahë që të krijojë një shtypshkronjë moderne, ose të porositë vetë një shtypshkronjë, me këste, siç jepen shtypshkronjat sot prej fabrikave, duke ardhur në marrëveshje me gazetat dhe revistat e vendit, të cilat për sa i përket shtypshkronjës, mund të formojnë një shoqëri kolektive dhe t'ia sigurojë shtetit, prap me këste, të hollat që ky do të angazhohet t'i paguajë fabrikës që do të japë shtypshkronjën. Po le të rihet çështja. Ne si kompetentë që jemi, na është mbushur mëndja se pa një shtypshkronjë moderne e të plotësuar e cila bëhet me afro 3000 napolona, Shtypi Kombëtar s'mund të zhvillohet, dhe veç kësaj, Shteti ka dobira të mëdhaja materiale nga një shtypshkronjë e tillë e cila mund
të shtypë edhe pullat. Me shpenzimet që bëhen për to në çdo shtypje, mund të sigurohen shpenzimet e vitit të një shtypshkronje moderne e të plotësuar. Ndryshe të mos flasim më për zhvillimin e Shtypit Kombëtar. Mjetet që i duhen gazetarit shqiptar Në numrin e parafundit të fletores s'onë, kishim cekun edhe disa nga mjetet që i duhen gazetarit shqiptar dhe kishim bamë një ekspoze të gjendjes së kësaj klase duke i tregue biografinë. Nga kjo biografi ka rrjedhun se, në periudha tashmë të kalueme, gazetari ka arrijtun që edhe ta shfrytëzojë fletorizmin (gazetarinë, shënimi ynë), për disa interesa tregtare; kjo ka rrjedhun me përjashtimet e duhuna, nga fakti se gazetat t'ona kanë pasë gjithmonë tirazh aqë të përkufizuem sa të mos u sigurojshin drejtuesëve të tyne një të ardhur të mjaftueshëm për nevojat e jetës. Tashmë, mandej, edhe se, për arsyena të ndryshme, që nuk xanë vënd në këtë artikull, spekullasionin tregtar, i kryem prej disa elementesh të dyshimtë, arriti deri sa ta mbyllë fletorizmin e kulluem, fletorizmin e ngritun në një art të vërtetë. Asht fakt i pakontestueshëm tashma se njeriu mundohet që t'i shfrytëzojë prirjet e veta landore ose intelektuale për të sigurue jetesën e vet dhe, shumë rrallë, për t'u bamë therror pa ndonjë dobi landore për një profesion. Gazetari shqiptar kur ka qenë nevoja, ka arritun deri sa të rroki armët për një çashtje të shenjtë kombëtare; por këtë e ka bamë vetëm, si qytetar dhe jo si fletorar (gazetar). Gjetiu, përkundrazi, pasioni gazetaresk ka arritur deri sa të shtypë adeptët (gazetarët profesionistë më të mirë), e vet që të aventurëohen në fusha luftet ku plumbat derdhen si breshër dhe ku rreziku i jetës paraqitet eminent dhe gjithmonë këcënues. Ne mund të themi se llogariten me shifra me shumë xero gazetarët që kanë mbetun në fushë të luftës duke u nisur vetëm për të kryem misionin e tyne të lartë të ndriçimit të opinionit publik. Gazetari shqiptar nuk e ka të siguruar jetën Por në asht se ata janë aventure e deri sa ta shohin vdekjen me sy, kjo ka ardhur nga fakti se jeta e tyne asht e sigurueme prej një shpërblimi të begatshëm që u jep familjeve të tyne mundësinë që të mos vuajnë për bukë. Ne shqiptarët nuk kemi arriturin edhe që ta sigurojmë gazetarin shqiptar si një element me randësi të madhe të jetës s'onë; asht e vërtetë se po fillon të injektohet edhe ndër ne një farë bindje se fletorizmi duhet të ketë një vënd të dukshëm në përgatitjen e opinionit publik; por kjo nuk asht veçse një etapë që po sa ka fillue të faqet këtu e dy vjet ma përë. Asht mirë që të theksohet se gazetarit shqiptar i mungojnë shumë mjete landore për ta përballun me shpirt detyrën e tij të randë nga çdo pikëpamje. Fillojmë duke tanë se me gjendjen e sotme, gazetarit t;onë i mungojnë shtypshkronjat që punojnë vetëm për të nxjerrun në dritë gazeta; mund të themi se prej kohe Tirana ka pasë dy edhe më shumë fletore të përditëshme që botoheshin në shtypshkronja të ndryshme të vendit, të cilat nuk merreshin vetëm me gazetat, por gazetat i kishin si një mjet për t'i rrumbllakue të ardhurat që burojshin prej burimeve të ndryshme. Këtu duhet të mos harrojmë se nuk mund të kryhet kurrë një shërbim i mirë gazetaresk deri sa je i lidhun, nga pikëpamja e rradhitjes së landës, vetëm me një shtypshkronjë që ka një mijë e një punë të tjera për të kryem. Prandaj kishim me propozue se lania e lirë e veprimit të shumë shtypshkronjave që të konkurrohen në çmime dhe në punë të përsosun do të ishte një mjet që do t'i jepte gazetarit armën e vetme dhe të fuqishme të çfaqjes së veprimtarisë së tij. Nga ana tjetër, mandej, gazetari nuk duhet të trajtohet ma keq se një nënpunës në pagesa, ashtu siç nuk duhet të paguhet rradhitësi i një shtypshkronje me shpërblimet e vorfna të sotme; sepse së parit, i duhet të frekuentojë vende ku nuk mund të paraqitet me petkat (rroba veshje), e një shërbëtori, të dytit i duhet njoftur mundimi i punës së një shtypshkronje ku arrin të bahet i paaftë për jetesë vetëm mbas pak vjetësh pune. I kemi të gjalla shembujt punëtorësh shtypshkronje që preken prej turbekulozi dhe nisen për në atë botë pa pasë të drejtë familja e tyne që të kërkojë ndonjë shëpërblim prej të zotit të Shtypshkronjës. Duke pëerfundue, themi se shtypi i ynë duhet që të kujdeset për të përkrahun krijimin e ngulun gazetarësh të sprobvuem dhe t'i konsiderojë si një mision të kushtueshëm për lirinë e atdheut.
Precedenti Në shtetet ballkanike shtypit i krijojnë të gjitha lehtësirat
"Në Turqi qeverija subvencionon edhe shtypin opozitar" N
ë analizat e shumta që bëheshin në gazetat e periudhës së Monarkisë së Zogut në lidhje me vështirësitë e shumta ekonomike dhe financiare me të cilat ndeshej çdo ditë shtypi i shkruar, bëhej analogji edhe me shtypin e shkruar të vendeve të tjera ballkanike, ku gazetat, veçanërisht ato kritike të qeverisë, kishin një ndihmë të madhe nga shtetet e tyre. Lidhur me këtë, ndërmjet të tjerash aty thuhej: "Në Greqi, shteti u bën çdo lehtësi dhe i jep çdo ndihmë shtypit të vendit, pa marrë parasysh në se është pro ose kundër qeverisë në fuqi. Më kryesorja nga këto është ndihma që i jep duke i siguruar kartën (letrën e gazetave, shënimi ynë). Karta për libra dhe gazeta është fare lirë në Greqi. S'ka asnjë taksë dhe u jepet gazetave dhe revistave 3 dhrami kiloja, d.m.th. më pak se një gjysëm leku, kurse gazetat e paharxhuara (të pashitura), që shitenm pastaj me okë, bëjnë 6 dhrami okën. Ne këtu në Shqipëri e paguajmë kartën 2 gjer më dy lek e gjysëm kilon. Mirpo karta është sëpaku një e katërta e shpenzimeve të përgjithshme. P.sh. karta e "Minervës", kushton nja 7 napolona për numër! Për "Arbërinë" 25 napolona në muaj. Qeverija në vënd të subvencionit të na japë kartën. Dhe është fare e lehtë kjo: Qeverija e sotshme deshi të një gazetë të mirë dhe krijoi "Kohën e re", duke i caktuar 100 napolona në muaj. Eh pra, me 1200 napolona Qeverija , mund të sjellë kartën për konsumimin e përvjetëshëm të të gjithë gazetave dhe revistave që dalin në Shqipëri. Po ta kemi kartën gratis ose fundi edhe me gjysmën e çmimit se sa i kushton Qeverisë kur ta sjellë ajo, ne menjëherë e zmadhojmë formatin, duke i shtuar fare pak shpenzimet tona, dhe duke qenë të sigurtë se, me lëndë të pasur do t'i imponohemi këndonjësit dhe do t'i nxjerrim shpenzimet e shtuara. Në Turqi, përveçse dhe atje karta s'rëndohet me as një taksë, ato gazeta dhe revista që venë pas formës kamaliste (qemaliste, pro qeverisë së Musta Qemalit, shënimi ynë), subvencionohen në bazë të faqeve dhe të tirazhit që kanë. Po edhe sikur këtë sitem të pranojë shteti ynë, prap se prapë nga anarshija e kartës duhet të na shpëtojë. Në Shqipëri s;ka tregtarë dhe depozita karte. Kartën e bijen shtypshkronjat dhe na e zënë sa të duan. Por unë thme se pas refleksionit të pjekur, se dhënja e kartës gratis dhe hapja gjerazi e dyerve të informatave, dhe pastaj falja ose zbritja e taksës postare, do të ishte gjysma e ndihmës së tërë që mund të na japë Qeverija e Shtypit Kombëtar, në e do me të vërtetë zhvillimin e tij. Z. Mehmed Konitza, kur shkruante në numrin e fundit të "Minervës", se Mehmdi beu me lirinë e shtypit na shiti erë dhe ne e muarëm për ar, kishte plotësisht të drejtë nga kjo pikëpamje që lirija e Shtypit , sidomos kur na kufizohet edhe botimi i lajmeve të jashtme (të cilat i këndon populli njësoj me të gjitha hollësirat në gazetat e huaja të shitura me mija në Shqipëri), nuk është veçse një erë e këndshme për zhvillimin e shtypit. Me 1200 napolona në vit (për të siguruar kartën gratis), dhe duke harxhuar nja 3000 napolona për njëherë vetëm edhe në mënyrë huaje, për krijimin e një shtypshkronje moderne, shteti mund t'i sigurojë vetes konkursin e një Shtypi Kombëtar të fortë, po gjithnjë në bazë të direktivave që do të japë. Për se si duhet të krijojë një shtypshkronjë dhe për se si duhet t'i jepen direktivat shtypit, këto dy gjëra formojnë artikullin tonë të nesërmë, ndofta të fundit për Shtypin Kombëtar".
NDRYSHE
SHQIP 20
E DIEL, 22 KORRIK 2007
Në fshatrat e tribuve janë pleqtë ata që zgjidhin hallet e njerëzve në kohë krizash. A mundet të luajë një rol të tillë, në këtë fshatplanetin tonë global, një grup personash të respektuar që mbartin cilësi e vlera të larta? Një iniciativë e tillë sapo është nisur javën që shkoi nga Nelson Mandela
N
jë ditë të freskët maji, në Afrikën e Jugut, një grup njerëzish të jas htëzakonshëm u mblodhën në shtëpinë luksoze të njërit prej pasanikëve dhe biznesmenëve më të fuqishëm britanikë, Sër Riçard Branson. Mes tyre renditeshin Nelson Mandela dhe e shoqja, Graca Machel, peshkopi Dezmond Tutu dhe ish-presidentja e Irlandës dhe kryetare e Komisionit të të Drejtave të Njeriut të Kombeve të Bashkuara, Mary Robinson. Ky ishte edhe takimi i parë i Pleqve të Botës, një iniciativë kjo e Nelson Mandelës dhe që formalisht u zyrtarizua javës që shkoi në Johanezburg. Në takimin e tyre të parë, personat e rëndësishëm kaluan pesë ditë mbyllur në resortin super të shtrenjtë ku zakonisht një natë kushton 2000 USD. Gjatë asaj kohe u diskutua për objektivat dhe mënyrën e prezantimit të grupimit në publik. Në grupin nismëtar, veç kryesorëve, ndodheshin edhe disa këshilltarë si ekonomisti peruvian Hernando de Soto, parlamentari britanik, Tani Ben, dhe disa profesorë të famshëm universiteti. Diskutimet kanë qenë të një sfere shumë të gjerë që nga situata në Darfur e deri tek armët e dëmtimit në masë. Por veç nismëtarëve që u bënë bashkë në mbledhjen e majit, grupi që prezantoi javën që shkoi Mandela përfshin gjithashtu edhe ish-sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Kofi Anan, Muhammad Yunus, ekonomistin nga Bangladeshi të ashtuquajturin "bankieri i të varfërve", i cili mori çmimin "Nobel" për paqe një vit më parë për futjen e idesë së kredive të vogla te të varfrit, ish-ministri i Jashtëm kinez, Li Zhaoxing dhe ish-kryeministri i Norvegjisë dhe drejtor i Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Pesë nga anëtarët e grupit janë nobelistë, ndërkohë që dy emra të tjerë do t'i shtohen listës së kandidatëve për çmimin prestigjioz këtë vit. Një ftesë iu bë edhe Aung San Suu Kyi, lideres së zgjedhur në mënyrë demokratike të Burmës, e cila pjesën më të madhe të 18 viteve të fundit i ka kaluar në arrest shtëpie nga junta ushtarake në pushtet. Karrigia e saj do të mbetet e lirë deri në momentin që ajo do të vijë e do të bashkohet me grupin. Por pas këtij prezantimi të personave që marrin pjesë në këtë iniciativë, cili është qëllimi i Pleqve të Botës? A kemi të bëjmë me një skuadër yjesh të vetëzgjedhura me mision qortimin e qeverive botërore? Apo kjo është një alternativë ndaj një organizate të Kombeve të Bashkuara gjithnjë e më të përçarë e më pak efikase? Po t'i referohemi deklaratës që shpalli këtë javë formimin e grupit për sa u përket objektivave të tij, ata parashtrohen me një gjuhë shumë të moderuar. "Pleqtë", thuhet në deklaratë, "kanë vendosur të bëhen bashkë për të kontribuar me mençuri, lidership të pavarur dhe kurajë e moral për të kapërcyer e zgjidhur disa nga krizat më të mëdha globale të kohës sonë". Më pas thuhet se anëtarët e grupit do të përpiqen që të ushtrojnë ndikimin dhe përvojën e tyre për zgjidhjen e çështjeve të ndryshme globale në pozicionin e "ndërmjetësve të ndershëm", ata do të shërbejnë si një "megafon" për të shumëfishuar volumin në situatat e krizave të tilla si SIDA, malaria, ngrohja globale, gjithashtu do të shërbejnë edhe si një zë i pavarur i arsyes dhe mençurisë ndaj vendimeve që marrin qeveritë dhe organizata të tjera. Por, ndërkohë, grupi nuk do të merret me ekzekutimin e programeve në terren, apo me dublimin e veprimtarisë së Organizatës së Kombeve të Bashkuara e organizata të tjera të nivelit të lartë. Nuk do të ketë pushtet legjislativ, apo politik, nuk do të ketë ushtri apo grup të armatosur në dispozicion dhe në fund nuk do të lëvrojnë buxhete prej miliarda dollarësh. Thënë shkurt, grupi do të jetë më shumë një provë në lidhje me efektivitetin e "armës" që quhet mençuri, pavarësi, autoritet moral në
12 k
alorësit në ërkim të p
Grupi i Pleqve, formacioni që pretendon të zgjidhë ndryshe kri
një botë të përfshirë nga konflikti. Për dy nga pjesëmarrësit e grupit, biznesmenin britanik, Branson dhe muzikantin Peter Abriel, takimi i Afrikës së Jugut përbën një ëndërr të ushqyer prej kohësh, madje që prej një periudhe 8vjeçare. Duke qenë miq të mirë prej vitesh kishin kohë që flisnin për ndërfutjen e kulturës qeverisëse të pleqve të fiseve e tribuve në qeverisjen e problemeve e krizave të botës. Pleqtë e fiseve indigjene janë mbartës të mençurisë e rregullave të trashëguara dhe zgjidhës të krizave në mënyrë paqësore. Sipas dyshes, ekzistojnë shumë organizata ndërkombëtare dhe institucione, që nga OKB e të tjera me radhë poshtë saj, misioni i të cilave është zgjidhja e problemeve globale, por ende nuk ekziston ndonjë grup i veçantë tërësisht i pavarur, pa lidhje me pushtetin politik, ekonomik, ushtarak, apo fetar, por i bërë bashkë nga përvoja e mençurisë së anëtarëve të tij. Nëse do të ekzistonte një grup i tillë, cilat do të ishin arritjet e tij? Mendimet ishin të shumta. Dikush e sheh si ushtrim të ndikimit të anëtarëve në luftën kundër SIDA-s, apo në zgjidhjen e konflikteve botërore. Sipas dikujt tjetër, një grupim i tillë do ta shihte situatën ndryshe nga organizmat ndërkombëtarë, apo qeveritë e ndryshme, të cilat kanë interesat e tyre personale në qendër të çdolloj vendimmar-
ISH-PRESIDENTI
Karter, shprehu rezerva në lidhje me mosbarazinë që ekziston ndërmjet "ëndrrës për paqe, dashuri e kujdes" dhe një organizate që, gjithsesi, përbëhet nga njerëz dhe gjëra materiale që herët ose vonë mund të shmangen nga thelbi
rjeje. Në fund të shumë diskutimeve që i paraprinë krijimit të grupit, emri që bashkoi gjithë idetë dhe qëllimet ishte ai i Nelson Mandelës. Ai është shembulli i tolerancës dhe i faljes. Ai arriti që të falë xhelatët e tij, kur doli nga burgu, madje i ftoi ata në qeverinë e tij, duke parandaluar një gjëmë të madhe për gjithë kombin e tij në rast se do të kishte vepruar i nxitur nga hakmarrja dhe inati. Kësisoj, sipas nismëtarëve të grupit, emri i Nelson Mandelës është i rëndësishëm dhe me vlerë për të gjithë. Kur Mandelës iu hodh ideja fillimisht në vitin 2001 për një iniciativë të tillë, ai u përgjigj me maturi se një veprim i tillë do të bënte që OKB-ja të ndihej e anashkaluar nga një grup personash të vetëzgjedhur. Në vitin 2003, Mandelës iu hodh edhe njëherë ideja e një grupimi të tillë, këtë herë në shtëpinë e tij dhe në praninë e së shoqes. Madje, ideja ishte që çifti në fjalë të ishin në krye të një iniciative të tillë, pra të themelimit të grupimit të Pleqve. Këtë herë, Mandela ishte më i hapur dhe kështu nisi puna përgatitore, e cila u kryesua nga biznesmeni britanik. Fillimisht u synua që të kristalizoheshin objektivat e grupit dhe kjo përmes studimit të shumë të ngjashmëve të tillë nëpër tribu të ndryshme, qëllimi i të cilëve ishte vetëm paqja dhe mbrojtja e njerëzve. Vështirësia e parë kishte të bënte me anëtarët e tjerë të grupit. Personat që mbartin vlera uni-
versale, që respektohen thellësisht e njëherazi botërisht të njohur numërohen me gishtat e dorës, ndaj sfida ishte e madhe, për më tepër që grupi duhet të kishte një barazpeshë gjinore, etnike, kulturore e racore. Mandela si fillim kishte nxjerrë disa emra, por kjo nuk mjaftonte. Megjithatë, menjëherë pas kësaj nisi një proces përzgjedhjeje dhe eliminimesh. Kriteret Por cilat ishin kriteret në bazë të të cilave do të bëhej përzgjedhja. Së pari, kandidati nuk duhet të ishte i përfshirë në politikë; nuk duhet të kishin një axhendë personale apo interesa; duhet të gëzonin besim dhe respekt të madh në arenën ndërkombëtare; të kishin demonstruar integritet të shkëlqyer dhe të gëzonin reputacion; të ishin shquar për kurajë morale personale. Në njëfarë mënyre personat duhet të kishin qenë në pozicione të tilla që të kishin shfaqur vlera njerëzore të jashtëzakonshme. Një tjetër kriter ishte demonstrimi i faktit se ata mund të vepronin të nxitur nga një ideal, pa pasur frikë nga pasojat personale. Më pas e vlefshme ishte edhe aftësia e të dëgjuarit dhe së fundi, por jo më pak i rëndësishëm, ishte aftësia e të gjithëve për të bërë humor dhe për t'i parë gjërat nga një perspektivë optimiste. Nga 300 emra në fillim lista u shkurtua në 30 mes të cilëve aktivistë të të drejtave të njeriut, shkencëtarë, ekono-
NDRYSHE
E DIEL, 22 KORRIK 2007
SHQIP 21
(Nga e majta në të djathtë) Peter Gabriel, Muhammad Yunus, Mary Robinson, Kofi Annan, Graca Machel, Nelson Mandela, Jimmy Carter, Li Zhaoxing, Desmond Tutu and Richard Branson
paqes krizat e planetit mistë, filozofë, vizionarë socialë, specialistë të shëndetit publik të ardhur nga çdo cep i botës. Më në fund, në verën e vitit 2006, një grup personash me influencë e me mendje të ndritur u mblodhën diku në një resort në Ishujt e Virgjër. Mes tyre ndodheshin Xhimi Vales, themeluesi i Uikipedias, Lery Page dhe Sergei Brin, themeluesit e Googlit, Stiv Case, drejtuesi i AOL e përfaqësues të tjerë të bizneseve të mëdha e organizatave filantropiste. Të pranishëm ishin edhe peshkopi Dezmond Tutu dhe ish-presidenti amerikan, Karter. Gjatë këtij takimi, në një mjedis luksoz dhe çlodhës u bluan mendimet mbi misionin e Pleqve dhe çka është më e rëndësishme ishte se çfarë do të arrinin ata ndryshe nga sa kishin arritur deri në atë moment organizatat e shoqatat e tjera, të tilla si OKB. Si do të operohej në raste krizash me ndërhyrje e influencë personale, apo do të veprohej në tërësi? Sipas peshkopit Dezmond Tutu, një nga rolet e grupit do të ishte veprimi përmes dhënies së shembullit të gjallë të faktit se "qeniet njerëzore janë krijuar për të mirë". Sipas tij, një pjesë e misionit të Pleqve është ndërgjegjësimi i njerëzve se në thelb ata janë të gjithë të mirë dhe se e keqja është vetëm një shmangie nga e mira që është themelore. Ky është shkaku që ajo çka ndodh në Darfur, në Burma, apo Zimbabve na tmerron, pasi është jashtë normës së asaj me të cilën ësh-
të mbrujtur shpirti njerëzor. Ndërsa ishpresidenti amerikan, Karter, shprehu rezerva në lidhje me mosbarazinë që ekziston ndërmjet "ëndrrës për paqe, dashuri e kujdes" dhe një organizate që, gjithsesi, përbëhet nga njerëz dhe gjëra materiale që herët ose vonë mund të shmangen nga thelbi, ose të degjenerojnë. Sipas tij, ishte shumë e vështirë arritja e një ekuilibri mes idealit, ëndrrës dhe anës praktike të gjërave. Po sipas Karterit, grupi mund të funksionojë si një gjykatë apeli në zgjidhjen e konflikteve, një vend ku njerëzit të thonë: "Pse të mos shkojmë ta zgjidhim te pleqtë konfliktin para se të nisë lufta?". Pozicioni dhe statusi i tyre unik do t'u japë të drejtën që të komunikojnë dhe flasin me liderë dhe monarkë, me gjeneralë dhe njerëz të fuqishëm, por edhe me ata që fshihen me të vërtetë pas konflikteve, persona jo publikë, por që në fakt, janë shkaktarët e trazirave dhe që në asnjë rast nuk përfshihen në zgjidhjen e problemeve. Problemet me të cilat do të merret Grupit i Pleqve do të jenë të pakufishme të tilla si varfëria dhe vuajtja në vendet e botës së tretë, të drejtat e grave dhe ato të njeriut, sëmundje, ambienti dhe konfliktet. Një nga qëllimet e grupit do të jetë "dëgjimi" i problemeve e halleve të botës dhe një nga gjërat e propozuara është përfshirja e teknologjisë së fundit në arritjen e komunikimit mes njerëzve e faktorëve me
BIZNESMENI
Sipas ideuesit të grupit, Branson, krijimi dhe ekzistenca e "Pleqve" do të konsiderohej një sukses edhe sikur ai të bënte vetëm një gjë pozitive, por planet janë për shumë gjëra të mira tani dhe në dekadat që do të vijnë
grupin, pra krijimi i një ure komunikimi krejtësisht të veçantë e origjinale e tepër të veçantë deri më tani. Pra, bëhet fjalë për një mundësi në të cilën të përfshihen të gjithë edhe parisieni, por edhe qytetari i Iranit, apo Darfurit. Ndërkohë, grupi nuk do të merret me ekzekutimin e programeve të mirëfillta në terren, por me kalimin e kohës në uebsajtet e grupit do të krijojnë një komunitet global, që do të merret me përgatitjen e platformave të projekteve humanitare. Nga sa dihet deri më tani, "Pleqtë" do të takohen të paktën dy herë në vit nëpër vende të ndryshme në të gjithë botën, por do të jenë në kontakt të vazhdueshëm përmes videokonferencave. Në muajt e ardhshëm do të emërohet një shef ekzekutiv dhe shumë këshilltarë të aftë për çështje nga më të ndryshmet. Financimi Financiarisht, projekti do të financohet më së shumti nga Branson dhe Gabriel, por edhe nga persona dhe organizata të tjera si ajo e themeluar nga Ted Turner në 1998 Fondacioni UN, Njerëzimi i Bashkuar, një tjetër organizatë filantropike e themeluar nga eBay, si dhe filantropi biznesmen, Rajmond Çambers. Fondi vlerësohet të jetë për tri vitet e ardhshme rreth 20 milionë dollarë. I efektshëm? Më në fund vjen pyetja më e rëndë-
sishme: A do të jetë një grupim i efektshëm? Kësaj nuk i dihet, por të paktën të gjithë po provojnë. Në një botë si kjo e sotmja me You Tube dhe internet ideja e një grupi "të mençurish" e njerëzish që janë të interesuar të dëgjojnë dhe të zgjidhin probleme dhe këtë do ta bëjnë duke u dhënë zë atyre që janë të varfër dhe të pafuqishëm është një ide e fuqishme. Një nga mundësitë që kjo ndërmarrje ka shanse që të kthehet në sukses është prezenca e Mandelës aty. Mandela është 89-vjeçar me një gjendje shëndetësore të brishtë, e megjithatë, ai mbart në vetvete një forcë të rrallë, të cilën e përçon në mënyrën më të mrekullueshme. Forca dhe autoriteti moral i tij ndërthuren, dhe kjo është gjëja e rrallë, me një madhështi e përunjësi njëherazi. Në takimin e shpalljes së grupimit, Mandela në fjalën e mbajtur në lidhje me problemet më të mëdha me të cilat përballet sot bota, tha se institucionet dhe qeveritë janë shpesh të lidhura e ndërthurura me interesa të ngushta personale që shpesh bëhen pengesë për zgjidhje efikase të krizave. Në këtë peizazh, ndikimi i një grupimi njerëzish të paanshëm, të cilët punojnë vetëm në të mirë të njerëzimit e paqes mund të ndihmojë zgjidhjen e atyre problemeve dhe krizave që shpesh duket si pa rrugëdalje. Sipas tij, "Pleqtë" kanë mundësinë që të shfaqin një rol model për botën, për klasat qeverisëse, në krijimin e iniciativave të tyre në mbështetje të të tjerëve përmes të komunikuarit të lirë e të qartë dhe punës e negocimit me faktorët e dukshëm e të padukshëm të pushtetit e të vendimmarrjes. Në mbledhjen e parë të javës që shkoi, disa nga "Pleqtë" nuk ishin të pranishëm, por për ata që u ndodhën nisja zyrtare e kësaj iniciative është shumë e rëndësishme. Funksionimi Pleqtë do të kenë një mandat trevjeçar me mundësinë e përsëritjes. Më vonë do të shihet mundësia e krijimit të degëve në vende të ndryshme të botës. Përzgjedhjet do të bëhen nga baza e të dhënave ekzistuese në të cilën ekzistojnë 300 emra, si dhe nga rekomandimet e publikut. Sipas idesë së Mandelës dhe së shoqes, do të ishte mirë organizimi i një debati të hapur botëror në lidhje me emrat e personave që duhet të bashkohen me "Pleqtë". E rëndësishme është që të mos zgjidhen persona të gabuar për shkak të nxitimit. Ndërkohë, një sërë figurash të tjera do të angazhohen edhe në rolin e ambasadorëve të "Pleqve". Fillimisht, çështjet me të cilat do të angazhohen pjesëtarët e grupit do të jenë dy ose tri ndër të cilat njëra do të jetë në fushën e zgjidhjes së konflikteve. Sipas idesë fillestare, veprimtaria e grupit do të zhvillohet jo publikisht dhe jo nën projektorët mediatikë. Një tjetër çështje e rëndësishme e axhendës është reagimi i menjëhershëm jopozitiv që do të marrë kjo iniciativë nga vetë njerëzit. Gjëja e parë që ata do të bëjnë është të pyesin: po kush na qenkan këta të vetëzgjedhur e të vetëshpallur shpëtimtarë që pretendojnë të zgjidhin hallet e botës? Madje, do të ketë edhe nga ata që nuk do t'u mbushet mendja për asnjërin nga emrat e listës duke filluar nga Branson i pari, që është një biznesmen pasanik britanik e me shumë influencë. Por, sipas zëdhënëses së grupit, ndaj këtyre dyshimeve ka një përgjigje shumë të thjeshtë dhe kjo përgjigje janë emrat e Mandelës, Dezmond Tutus dhe Xhimi Karterit e të tjerëve sigurisht, persona të njohur për reputacion e ndershmëri, të cilët nuk do të ndërmerrnin një iniciativë të tillë në rast se do të bëhej fjalë për realizimin e ambicieve të një biznesmeni. Edhe në të shkuarën ka pasur shumë iniciativa botërore të ngjashme, por dallimi mes kësaj dhe atyre është se këtë herë është arritur një kombinim i mençurisë dhe burimeve. Grupi nuk do të mbetet vetëm në aktin e lëshimit të deklaratave, por edhe në vënien në zbatim të projekteve e marrëveshjeve të arritura. Sipas ideuesit të grupit, Branson, krijimi dhe ekzistenca e "Pleqve" do të konsiderohej një sukses edhe sikur ai të bënte vetëm një gjë pozitive, por planet janë për shumë gjëra të mira tani dhe në dekadat që do të vijnë.
SHQIP 22
E DIEL, 22 KORRIK 2007
NDRYSHE
Shijet
Me të drejtë e konsiderojnë princin e dietës së stinës së verës. Falë një enzime djeg yndyrat, parandalon pezmatimet dhe ndihmon në tretje. Tani është një fryt që këshillohet nga mjekët dhe preferohet nga konsumatorët. Por pak e dinë, se ndër shekuj, kjo dhuratë e botës së re bëri për vete sovranët e të gjithë Evropës dhe tronditi ekonominë
Frutat ekzotike
5 Kg Pesha maksimale
8 gradë Temperatura për ta konservuar
Llojet
50 kalori
Mbretëreshë
për 100 gram
Ananaset e familjes Mbretërore janë të vogla (një kilogram e gjysmë). Janë të shijshëm, aromatikë dhe të ëmbël. Përdoren kryesisht në pastiçeri, në recetat e ëmbla
1493 Viti që e zbuloi Kolombi
Kajene Është pagëzuar me emrin Kajene. Kësaj familjeje i përket tipi i ananasit më i përhapur dhe i eksportuar. Me përmasa gjysmë të mëdha, i ëmbël, i fortë e gjithë lëng, ananasi është i përshtatshëm për t'u konservuar
Ananas
Shija e ëmbël e frytit ekzotik Abakaksi Mes shumëllojshmërisë së ananasit, ata të familjes Abakaksi janë më pak të njohura. Mishi i frytit është i ëmbël dhe i lëngshëm. Ky lloj ananasi kultivohet pothuajse vetëm për konsumin dhe shitjen në tregjet e Amerikës Latine
Ananasi spanjoll Është më i vlerësuari (Red Spanish). Ai ka formë barkalece, lëvozhgë të trashë dhe ngjyrë portokalli. Falë trupit të tij të fryrë, që ka shumë tul dhe shije të athët, përdoret si për t'u ngrënë ashtu edhe si përbërës në pastiçeri
A
nanasi është një lloj fryti që i përket familjes Bromeliaci. Kjo familje e mad he dhe e rëndësishme, e cila vjen nga vendet tropikale, sidomos nga ata të Amerikës, përmban rreth 1000 tipe ananasi. Fjala ananas buron nga emri i frytit në gjuhën e indianëve të Amerikës. Fryti ekzotik e ka prejardhjen nga Amerika e Jugore. Ai u dërgua në ishujt Karaibe nga indianët e Amerikës dhe në Guadalupe u zbulua për herë të parë në vitin 1493 nga Kristofor Kolombi. Më pas, fryti u eksportua në Evropë dhe prej aty filloi shpërndarja në ishujt e Paqësorit nga spanjollët dhe anglezët. Plantacionet e tij gjenden pothuajse në të gjitha anët e globit, në Havai, Azinë Juglindore, Amerikën Latine, Florida, Kuba dhe ishujt Filipine. Sot, ananasi është një nga frutat më të njohura. Gjethet e tij janë të gjata e të forta si heshta dhe me anë të dhëmbëzuara, ndërsa lulja e frytit është e kuqe. Ananasi e ka prejardhjen nga Amerika Jugore dhe me të njëjtin term identifikohet edhe fryti, i cili ka formën e një boçeje pishe të fryrë nga thelpinjtë dhe ka ngjyrë kafe. Lëngu i tij ka një erë karakteristike, paksa ngacmuese, por një shije të mrekullueshme, e gjithashtu është shumë i ushqyeshëm. Ananasi përmban një proteinë të quajtur bromelina ose më saktë një enzimë sulfhidrike, e cila përveç se kontrollon fenomenet e pezmatimit, ka një efekt proteolotik (ndikon në tretjen e proteinave), është i pasur me kalium dhe vitamina. Fryti i shijshëm është gjithashtu aleat kundër celulitit. Jo të gjithë e dinë se lëngu i tij të jep energji, është freskues, pastrues, i pasur me minerale dhe karoten. Nëse "bashkëpunoni" akoma me ananasin, do të zbuloni parime të tjera fitoterapike, ka një efekt të ëmbël, antidepresiv dhe anoreksik (këtu hyjnë produktet që të shëndoshin). Kërcelli i frytit, shumë i pasur me bromelinë, enzima proteolitike, është i aftë të kontrollojë edemat si të tipit post traumatike dhe ato me origjinë pezmatuese. Nga lëngu i frytit dhe veçanërisht nga kërcelli i ananasit, që është një ekskluzivitet i Amerikës Jugore, përftohen dy enzima me strukturë të ngjashme të karakterizuara nga një aktivitet i dukshëm proteolitik, të afta për të tretur në pak minuta 1000 herë peshën e tyre të proteinave. Ananasi është një fryt që përdoret shumë nga besnikët e dietave. Dieta me ananas bazohet kryesisht në përdorimin e frytit, i cili falë substancave që përmban, arrin të djegë të gjitha yndyrat dhe të eliminojnë celulitin. Ananasi është i pasur edhe me vitamina e minerale. Dietë është shumë efikase, jo e lodhshme e stresuese, e cila mund të ndiqet për disa ditë, duke e ndërprerë e duke e filluar sërish.
E DIEL, 22 KORRIK 2007
SHQIP 23
NDRYSHE
Fryti ekzotik e ka prejardhjen nga Amerika e Jugore. Ai u dërgua në ishujt Karaibe nga indianët e Amerikës dhe në Guadalupe u zbulua për herë të parë në vitin 1493 nga Kristofor Kolombi. Më pas, fryti u eksportua në Evropë dhe prej aty filloi shpërndarja në ishujt e Paqësorit nga spanjollët dhe anglezët. Plantacionet e tij gjenden pothuajse në të gjitha anët e globit
Përdorimi i tij në kuzhinë dhe mjekësi Nga shumë studime është konstatuar se ananasi është shumë i ushqyeshëm dhe konsiderohet si një "mik" i mirë i organizmit dhe shërbehet gjithnjë pasi kemi ngrënë një ushqim të rëndë, me qëllim tretjen e tij. Ky i fundit, përveçse mund t'i japë një shije dhe aromë të mrekullueshme ushqimeve, është i pasur me beta karotinë, hekur, magnez, të gjithë elementët thelbësorë për një shëndet të mirë dhe lëkurë të hidratuar. Po ashtu, lëngu i tij, i përzier me aloeveran dhe vitaminën C është një ushqyes i mrekullueshëm dhe kurues "magjik" për shumë plagë të lëkurës. Gjithashtu, kremrat me përmbajtje ananasi, që përdoren gjithandej, si për tonifikimin e lëkurës, ashtu edhe për anticelulitin, janë shumë efikase. Përveçse një fryt i këndshëm, që nuk mungon kurrë në tavolinat tona, ai shndërrohet në një element i rëndësishëm në recetat e bukurisë, të aplikuara në shumë qendra estetike. Veç të tjerash, ananasi përmban parime aktive me veprim fibrinolitike, që duke vepruar në nivelin e rruazave të gjakut, reduktojnë zgjerimin e kalitrit të rruazave të gjakut, po ashtu edhe depërtueshmërinë e tepruar në kapilarë, që mund të provokojnë ënjtjet ose dhembjet e lokalizuara. Enzima proteinike Bromelina me të cilën është veçanërisht i pasur kërcelli i ananasit, zhvillon një aksion antiedemigena dhe kundra ënjtjes. Por ky fryt ka edhe disavantazhet e veta. Përbërësit e tij mund të jenë të dëmshëm për personat që vuajnë nga ulcera dhe duhet të shmanget nga ata që janë në trajtim mjekësor.
Përbërja kimike e ananasit: - enzimë kundërshtuese (proteolitike): bromelina - esencë - acid organik dhe acid citrik - vitamina: pigment vegjetal, vitaminë A, vitaminë e grupit B, vitaminë C - aminoacide dhe proteina - mineralet: jod, magnez, manganez dhe kalcium Bromelina me prioritetin e saj kundra mpiksjes, kur nuk aplikohet në pacientët që trajtohen me pentoksifilënë (ilaç enë zgjerues), rrit gjithnjë e më shumë rrezikun e gjakderdhjes. Për këtë arsye ajo është e rrezikshme të bashkohet me heparinën. Ajo mund të rrisë, ndër të tjera, thithjen e tetraciklinës dhe amoksicilinës. Në një studim të kryer në 127 pacientë, bromelina rrit nivelin e molekulave të amoksicilinës në raportin me grupin e kontrollit të trajtuar me amoksicilinë dhe placebo. Ndër të tjera, në grupin me bromelinë përballen nivelet e thata të amoksicilinës, që është gjithnjë e më shumë në rritje. Rezultate të ngjashme janë nxjerrë si për amoksicilinën dhe tetraciklinën në një tjetër studim të kontrolluar me placebo, e realizuar te 54 pacientë. Ky është fryti me formë ovale, që vjen nga vendet e Amerikës Latine, me dimensione të vogla dhe me një lartësi deri në 30 cm, me gjethe të gjata thuajse një metër, të cilat duket se bien si balluke mbi këto fruta. Ananasi karakterizohet nga pjesa e verdhë e frytit aromatik, e veshur me një lëvore të murrme, të verdhë ose të gjelbër, të ndërthurura mes tyre. Zakonisht ai këputet ende pa u pjekur mirë.
Konservimi Ananasi është një fryt ekzotik që rritet në vendet e nxehta dhe si i tillë nuk e duron të ftohtin. Duhet ta blini përditë që të shmangni prishjen e tij, sepse po ta mbani në frigorifer, ai prishet. Nëse nuk është pjekur mjaftueshëm, mund të konservohet për 6 ditë në frigorifer, në pjesën ku bën më pak ftohtë. Është mirë të shmangni mbylljen në një vend hermetik. Futeni në një kavanoz alumini dhe mbylleni në mënyrë që të mos depërtojë ajrin. Ideale do të ishte qëndrimi i tij në një vend të përshtatshëm me temperaturën e ambientit, duke e lënë të mbyllur për dy javë, në mënyrë që të favorizohet rritja e tij
Përgatitja
Me shurup Pasi lihet disa ditë për t'u zbutur, ananasi mbulohet me ujë dhe sheqer. Ditën tjetër, pasi është zbutur, i hidhet shurupi dhe pritet në feta rrumbullake. Lihet i paprekur për 48 orë në një vend dhe më pas është gati
Me sheqer Nëse përgatitja me sheqer kërkon saktësi për të shmangur ngjitjen e ananasit, këtë mund ta zëvendësojë lëngu i portokallit
Në akullore Përveç përdorimit të tij në shumë receta, ananasi nuk mund t’i shpëtojë as akullores. Lengu i tij i pasur me vitamina i jep një shije dhe aromë të mrekullueshme akullores
Kujdesi Nëse e doni për ta konsumuar, lëvozhga nuk duhet të jetë asnjëherë jeshile ose gri, sepse në të kundërt fryti është i papjekur
PROGRAMI
SHQIP 24
FILM ARTISTIK
DITOR
ora 19:00
Nje program i jashtezakonshem ku per shikuesit te gjitha te fshehtat e te pathenat e show-t me te suksesshem do te dalin ne pah. Eshte koha qe te gjitha thashethemet te marrin pergjigje, koha per te kuptuar si kane mundur ata te jene mbreterit e cdo te diele. Ne kete program do te argetoheni me intervista me personazhe e show "Portokalli" dhe krijuesit e saj; Backstage ku do te vije ndryshe puna e tyre qe finalizohet ne skene; dhe te gjitha keto do te mbeshteten me pjeset me te mira te perzgjedhura te "Portokalli" ne vite.
I cilësuar si: "Një shou me një zgjuarsi flakëruese dhe origjinalitet të papërsëritshëm." Fitues i çmimit Emi. Majkëll Bluth është i vetmi "njeri normal" në një familje të çmendurish, i cili detyrohet të merret me biznesin e pasurive të patundshme të familjes së tij pasi i ati ka përfunduar në burg. Dëfryes plot humor dhe argëtim.
PER TE GJITHE
07.30
Info
07 00 Law & Order 3 (III)
08:00
Film serial "Vrasje Enigmatike" pj.12 (sez.4)
08 00
08.59
Programi i dites
09.00
Lajme
09 30 What I like about you
09.15
Moti
09.18
Horoskopi
09.25
Film Serial Vizatim PR. "SpongeBob" pj.4
10.00
Film Serial Vizatimor ritr. "Perrallat me te bukura ne bote - Macoku me cizme" pj.4
Cirku i diellit: Saltimdanco
20/21 (I) 10 30 Dead like me 3 (I)
A mund t'i arrijmë yjet?
9:20
Vitman, mbreti i tankeve
10:15 Shigjetat e kuqe diamantë të qiejve 11:05 Sniper 12:40 Gara hapësinore-3 13:35 Talebanët
11 30 Law & Order 3 (III)
14:20 Tregtia e transplanteve
12 30 Arrested development
14:50 Skafet me turbinë
9/10 (I)
15:45 Siguria ajrore: Mësim nga
E diela Select (Mixer)
11.58
Programi i dites
12.00
Lajme
13 30 The wire 8 (I)
12.15
Moti
14 30 Afterlife 6 (II)
12.20
Film Serial ritr. "Shtepiake te
17:05 Katastrofat
15 30 Film shqiptar: Dy here
17:55 Spymaster-5
deshperuara" pj.26, 27 (sez.2/3, 4) Formula 1, Garat, Nurburgring, Gjermani 15.58
Programi i dites
16.00
Lajme
16.30
Moti
16.35
Reality Show ritr. "Extreme"
17.29
Programi i dites
17.30
Lajme
17.50
Moti
17.55
Film Serial (sitcom) Pr. "Friends" pj.97
18.30
ora 21:00 Janë një nga forcat më elitare të ushtrisë në botë. Një forcë speciale që ka mbajtur barrën dhe përgjegjësinë e disa prej operacioneve më spektakolare të historisë. Një vazhdim i sagës së "Forcave Speciale", ku rrezikohet, provohet deri në fund dhe shpëtohen jetë njerëzish.
8:55
10.30
13.55
mat 17 00 What I like about you 22 (I)/1 (II) 18 00 Law & Order 4 (III)
tragjedia
18:45 Mafia siçiliane 20:20 Kontrafigura më spektakolare në botë 21:00 Planet i tërbuar - El Nino (Premierë)
19 00 Arrested development 11/12 (I)
Lajme Moti
23 00 Bad girls 13 (V)
20.05
Reportazh ritr. "Exclusive femra" 31 minuta DOSJA PORTOKALLI (4)
23.05
Lajme
23.35
Moti
23.40
Film Serial ritr. "Sopranot" sez.4, pj.1
00.33
Newsroom
01.00
Lajme e moti
01.25
E diela Select (Mixer)
03.30
Lajme e moti
03.45
Muzike
00 00 Law & Order 4 (III) 01 00 Arrested development 11/12 (I) 02 00 The wire 9 (I) 03 00 What I like about you 22 (I)/1 (II)
10:00 Koha e Jetës Suaj, Viti 1971 11:00 Vendimet që Tronditën Botën, Pj. 3 12:00 Uriah Hip, Firefly dhe të tjera 13:00 Rrethudhëtimi i Plotë Pj. 7 14:00 Rënia e Dinastisë Rumanov 14:30 Një Histori e Britanisë, Trupi i Mbretëreshës 15:30 El Eskorial, Endrra e një
ora 22:00 Shtëpia e Bardhë është simboli më i njohur i presidencës amerikane. Brenda këtyre mureve është shkruar historia. Por njëkohësisht brenda këtyre mureve ka edhe një histori sekrete, e cila pret të tregohet. 2 korrik 1881! Presidenti Xhejms Garfilld hyn në sallën e pritjes. Nga pas, nga një distancë e afërt, atentatori afrohet dhe hap zjarr ndaj tij. Explorer 2 ju rrëfen të dielën, 22:00, historinë e atentatit ndaj presidentit Garfilld dhe përpjekjeve të dëshpëruara të një shpikësi brilant për ta shpëtuar.
Monarku
legjendave-2 2:25
Kronika e gangsterëve-2
3:15
Në kërkim të të zhdukurve
4:10
Kënaqësitë e ushqimit-2
5:00
Kujdesi për gjirin-3
5:55
Festivali i aviacionit britanik-1
6:45
04 00 Bad girls 13 (V)
7:40
Pepsi vs Kola
05 00 Law & Order 4 (III)
8:35
Nëndetëset
20:15 21:30 23:00 0:30 2:00 3:30 5:00 6:30 8:00
Ujku Alberto Milo Kim Possible Filmi vizatimor shqiptar (Premierë) MTD Sherazade Spider Man 13 (Premierë) Kanguri Xhek Liza në botën e çudirave Dhuratat e Donaldit Ujku Alberto Milo Kim Possible Filmi vizatimor shqiptar (Premierë) MTD Sherazade Barbi dhe magjia e Pegasus (Premierë) Spider Man 13 (Premierë) Makinat Hirushja-2 Faivëll-2 Final Fantasy Djali çekiç Bebet Bratz Dinosauri Tomi dhe Xherri
8:00 9:25 10:50 12:30 14:00 15:30 17:20 19:00 19:50 21:35 23:10 1:00 2:25 3:50 5:30 7:00
Robotet Te rendesh i lire Shagi Djali me skejtbord Telashe me duzine 2 Luane me cmim te lire 4 Fantastiket Misioni Ekstrem/Arktik 9/10 Sfido dhe fito Kthim ne kopshtin sekret Piter Pan Robotet Te rendesh i lire Shagi Djali me skejtbord Balamori
11:00 12:50 13:30 14:45 16:00 17:00 17:20 17:40 18:30 19:10 19:30
17:00 Udhëtimi i Jetës, Pj. 5 18:00 Planeti Tokë, Pj. 1
Shtëpinë e Bardhë (Premierë) 0:00
Mesapotamia, Kthim në
1:00
Bregdeti Britanik, Pj. 12
2:00
Qëndresa
Eden
3:00
Koha e Jetës Suaj, Viti 1969
4:00
Vendimet që Tronditën Botën, Pj. 1
Festivali i aviacionit britanik-2
9:00 9:15 9:30 10:00
16:00 Gratë faraone
23:00 Mjekësia ligjore në
Wembley, oazi i
20.00
Odisea e Oqeanit, Pj. 1
22:00 Terror në Tokio
1:30
19.30
Planeti Tokë, Pj. 4
9:00
23:45 Sistemi diellor-2 Historia e Land Rover-2
22 00 Afterlife 7 (II)
8:00
22:55 Vdekja e një kombi-2 0:40
Programi i dites
Përjetësisë
19:00 Era fashiste
21 00 The wire 9 (I)
19.28
Egjipt - Rruga drejt
22:00 Navy Seals-3
Reality Show ritr. "Top Gear" pj.53 (sez.9/4)
7:00
19:30 Dangerzone-2
20 00 Dead like me 4 (I)
20.45
HISTORIA E PAZGJIDHUR: MJEKËSIA LIGJORE NË SHTËPINË E BARDHË
FEMIJET
16:15 Vdekja e një kombi-2
(sezoni 4/24, e fundit)
Virgjereshat, si harruam te jemi
DOK UMENT AR DOKUMENT UMENTAR
USHT ARAK USHTARAK
DOKUMENTAR 06 00 Afterlife 6 (II)
Lajme, Flesh, Moti, Horoskopi
E DIEL, 22 KORRIK 2007
NAVY SEALS
ora 20:45
06.30
DIGITALB
KOMEDI
"ARRESTED DEVELOPMENT"
DOSJA PORTOKALLI 4
I
5:00
Një Histori e Britanisë, Mbreti Vdekje
6:00
Rrethudhëtimi i Plotë Pj. 5
9:00 9:30 10:00 11:00 12:00 12:45 13:20 14:35 16:15 16:45 17:05 17:55 18:20 19:35
Familja Spageti Pimpa Xhim Hënori Dag Utena Laki Luk Shiva Shfaqja e madhe e Klifordit Familja Spageti Pimpa Xhim Hënori Utena Dag Për darkë me Timon e Pumba (Premierë) 2 1 : 0 0 The wild - Natyra e egër 22:15 Dhelpra dhe zagari 23:30 Pylli Magjik 0:55 Marko Polo 2:10 Miku im gjigand 4:00 Kiriku dhe shtriga 5:30 Qyteti i magjepsur 7:00 Mulan 8:00 Klasikët e Kartonave
PROGRAMI
E DIEL, 22 KORRIK 2007
Regjia: Richard Eyre Aktorë: Cate Blanchett, Judi Dench, Bill Nighy, Andrew Simpson, etj. Sheba Hart është mësuesja e re lëndëve artistike në shkollën "St. George". Ndër kolegët e saj është edhe e moshuara Barbara Covett, një grua me të cilën Sheba do të lidhë një miqësi të fortë. Por mësuesja e re nuk e vë re që ndjenjat e mikes së saj i kapërcejnë ato të një miqësie të thjeshtë.
Regjia:
ROMANCË
Aktorët: Robert De Niro, Kenneth Branagh, Helena Bonham Carter
Përmbledhja: Pasioni, obsesioni dhe horrori ndërthuren për të krijuar historinë më të tmerrshme dhe të jashtëzakonshme të të gjitha kohërave bazuar në novelën e M a r y S h e l l e y. V i k t o r Frankenstein do të bëhet viktima e përndjekjes së përbindëshit që krijoi me duart e veta.
KALENDARI SPORTIV TIV KALEND ARI SPOR
PËRMBAJTJA: Arkitekti Aleks Uitman takon rastësisht në Las Vegas Isabel Fuentesin. Pas një nate të vetme pasioni, Isabel mbetet shtatzënë. Ata vendosin të martohen, por pa e ditur se traditat e kulturave të ndryshme do t'u hapin shumë telashe.
HOROSKOPI DASHI
MOTO GP, U.S ORA 23:00 P2
Përmbledhja: Dag Dorsi është mbreti i hokeit, por kërkon ta lërë sportin. Keit Mosli është mbretëresha kryeneçe e akullit. Të dy, i ëndërronin lojrat Olimpike, deri kur dikush i njohu e afroi bashkë.
ora 21:30 REGJIA: Andy Tennant AKTORËT: Mathew Perry, Salma Hayek
Përmbajtja: Historia e Rait që kërkon ta jetojë jetën dhe Namratës bukuroshe, detyra e së cilës është t'i gjejë Rait një nuse. Por, për ndjenjat nuk duhen bërë kurrë plane. Dashuria dhe kurajoja do t'i bashkojë bashkë, pa thënë asnjë fjalë.
ora 21:30
Aktorët: D. B. Sweeny, Moira Kelly
NJË NATË SA NJË JETË
Regjia: Rohan Sippy
DASHURI NË AKULL Regjia: Paul Michael Glaser
Kenneth Branagh
KOMEDI ROMANTIKE
ora 23:00
SPORT
HORROR
Ora 21:00
SHQIP 25
MOS THUAJ ASNJË FJALË ORA: 21:00
KINEMA FRANKENSHTAIN
DIGITALB
ROMANCË
DITARI I NJË SKANDALI
ORA 19:00 Tete femije do te nisen per nje mision ekstrem Destinacioni - Arktiku kanadez Misioni i tyre - kudesi per strofullat e arinjve polare, duke I ndjekuar ata ne rrugen e migrimit pranveror. Nje vend ku erresira zgjat me muaj. Nga njera aventure tek tjetra me entuziazmin dhe guximin ekstrem qe nxit e panjohura.
I
DRAME
SERIAL PER ADOLESHENTE
MISION EKSTREM NE ARKTIK
DITOR
Në marrëdhëniet në çift do të përpiqeni të ndani gjithçka me partnerin. Do t'ju jepet mundësia të shfaqni aftësitë tuaja në fushën profesionale, duke përfunduar kështu investime të rëndësishme. Sot do të keni një formë të mirë fizike dhe një rritje të energjive.
DEMI Do të ndjeheni pozitiv dhe me një humor të mirë që do t'ju ndihmojë të largoni pasiguritë dhe mëritë ndaj partnerit. Duhet të dëgjoni më shumë intuitën tuaj, se atë të personave që ju premtojnë një ndryshim rrënjësor në punë. Do të ndjeheni pak të lodhur.
BINJAKET Do të shfaqen raste që do ta bëjnë marrëdhënien tuaj në çift më të gjallëruar. Në fushën profesionale duhet të impenjoheni më shumë për të arritur një pozicion të rëndësishëm, mundohuni të jeni më konkret.
AKSION
MEDALIONI
KOMEDI ROMANTIKE
BEQARI ora 21:30
Ora 19:30
Aktorët: Jackie Chan, Claire Forlani
Regjia: Gary Sinyor
Përmbledhja: Edi, një polic nga Hong Kongu për pak do të pësojë një aksident fatal për shkak të një medalioni misterioz dhe do të shndërrohet në një luf tëtar të pavdekshëm me fuqi të mbinatyrshme.
Aktorët: Chris D'Donnell, Renèe Zellweger Përmbledhja: Gjyshi i ka lënë me testament një pasuri të paimagjinueshme... me kusht që të martohet para ditëlindjes së tij të 30-të. Kjo do të thotë se ai ka vetëm 24 orë kohë për t'u vënë në kërkim të 'Nuses'.
GAFORRJA Të sigurt në vetvete në çdo situatë edhe në ato më të vështirat do të jeni të gatshëm të sfidoni konkurrencën, intuitiv dhe të aftë për të zgjidhur çështje të rëndësishme. Me vapën, energjitë tuaja fizike do të jenë të dobëta.
LUANI Nuk do të mungojnë rastet për të bërë plane argëtuese në shoqërinë e miqve tuaj. Në fushën profesionale mos veproni gjithmonë sipas instinktit tuaj, lërini dhe të tjerët të shprehin opinionin e tyre. Krenaria dhe ambicia e tepruar mund t'ju çojnë në konflikte me kolegët.
VIRGJERESHA Sot do të dalin në pah disa pasiguri të karakterit tuaj, duke shkaktuar tensione me partnerin. Disa ndryshime do t'ju bëjnë të humbisni vlerësimin për vetveten, por duhet ta përballoni situatën me qetësi e diplomaci.
PESHORJA Sot do t'i kushtoheni më shumë miqve se partnerit. Në fushën profesionale do të jeni më shumë se kurrë të aftë përfitoni nga okazionet që ju paraqiten për të bërë njohje të reja, që do të jenë të vlefshme për aktivitetin tuaj. Shëndeti fizik do të jetë i mirë.
AKREPI Mirëkuptim i madh me partnerin, pasion i këndshëm që do t'ju bashkojë për të shijuar momente qetësie. Në punë, do të keni surpriza dhe takime të reja, do të merrni të ardhura të paparashikuara, por bëni kujdes mos shpenzoni shumë. Kujdes me temperaturat e larta.
SHIGJETARI Keni përkrah një partner nervoz dhe jo të qetë. Ju takon juve ta qetësoni me ëmbëlsi dhe qetësi. Pozitive do të jetë dhe dita juaj në punë. Do të arrini të organizoni gjithçka mirë. Shëndeti nuk do të jetë në nivelin e duhur, kujdes me stresin.
BRICJAPI Egoizmi dhe xhelozia e tepruar mund të vënë në plan të dytë marrëdhënien në çift. Intimiteti do të mungojë duke u zëvendësuar me një sjellje tekanjoze. Në fushën profesionale do të keni kontakte të reja. Mundohuni të ndryshoni paraqitjen e jashtme, do të njeheni më mirë.
UJORI Do të tregoheni pak sipërfaqësor në marrëdhënien në çift. Problemi juaj është se nuk doni të merrni përsipër përgjegjësi. Një zhgënjim për një çështje pune mund t'ju bëjë të mos jeni në humorin e duhur. Shëndeti paraqitet i mirë.
PESHQIT Kjo është një periudhë që po e jetoni në mënyrë kritike dashurinë dhe ndjenjat tuaja. Do të jeni shumë të impenjuar në punë gjatë kësaj jave, orë të zgjatura dhe pak pushim. Probleme me tretjen e ushqimit mund të ndikojnë në humorin tuaj.
SHQIP 26
NDRYSHE
E DIEL, 22 KORRIK 2007
Pas 200 vjetësh bashkohen në një sipërmarrje të vetme degët angleze dhe franceze të bankierëve misteriozë
I
përkas brezit të pestë të Rotçildëve. Kemi kaluar përmes dy luftërash botërore, revolucionesh, trazirash të forta. Fakti që jemi ende këtu përbën në vetvete një rezultat të rëndësishëm". Fytyra i përshkohej nga një buzëqeshje e lehtë kënaqësie, gjestet i kryente me shumë elegancë, zëri nuk i fshihte asnjë notë emocionale. Të paktën i tillë shfaqej Sër Evelin Robert Adrian de Rotçild të martën, teksa shpallte largimin nga kreu i grupit që kryesonte, i përbërë nga pjesëtarët e një familjeje bankierësh të mëdhenj hebrenj, e cila thuajse pas dy shekujsh ndarjeje mes degëve franceze e angleze, tashmë po unifikohet nën drejtimin e kushëririt nga Parisi që quhet David. Bashkimi familjar, i nisur që në vitin 2003, që njëherësh është unifikim i pushtetit bankar të Rotçildëve, ka domethënie të rëndësishme historike, por veçanërisht ekonomike: është një mesazh që i lëshohet tregut dhe sidomos asaj pjese të financave ndërkombëtare, që janë kundër kapitalizmit familjar, të cilin Rotçildët duket se as që kanë ndër mend ta harrojnë. Bëhet fjalë për rikthim në origjinë, në gjysmën e viteve shtatëqind, kur familja, nën drejtimin e Majer Amshel Rotçild, pa asnjë lloj çarjeje të brendshme, dominonte jetën financiare të Evropës. Është pikërisht ajo familje që dërgoi para përmes Kanalit Anglez për të financuar marshimin dhe triumfin e Dukës Uellington në Vaterlo mbi Napoleonin (i cili, u zbulua shekuj më pas se nga ana e tij kishte marrë para borxh te Rotçildët). Evenimenti i kësaj jave shënon pikërisht vazhdimësinë e kësaj tradite të vjetër - aftësinë e familjes, që ka krijuar një ndër dinastitë më të mëdha në sistemin bankar privat, për të ruajtur dhe shtuar pasurinë (që mbahet sekret me fanatizëm nga të gjitha brezat e saj), e familjes e cila për ekspertët e kësaj fushe llogaritet në miliarda e miliarda. Sekreti ka qenë edhe fjala kyç në historinë e gjatë dhe në disa raste të përfolur të Rotçildëve. Duke nisur që nga Majer Amshel Rotçild, bir i një fajdexhiu dhe tregtari floriri hebre, i cili u vendos në geton e Frankfurtit në vitin 1744, i specializuar jo vetëm në praktikat dinake financiare, por gjithashtu edhe mjaft i zoti në mbajtjen e llogarive të fshehta e në varrosjen e parave, duke garantuar që nuk do të shihen kurrë nga sytë e tagrambledhësve. Si babai i familjes, pasi arriti një farë suksesi, shpërndau pesë nga djemtë në qytete të ndryshme të Evropës së atëhershme në mënyrë që të përfitonte sa të mundej nga shfaqja në skenën botërore të kapitalizmit dhe rritjen e tregtisë ndërkombëtare. Natani u dërgua në Londër, Xheims në Paris, Salomoni në Vjenë dhe Karli në Napoli, teksa vendosi që më të madhin ndër ta, Amshelin, ta mbante pranë vetes në Prusi. Më të rëndësishmit në biznesin familjar rezultuan djemtë që u dërguan në Londër David de Rotçild dhe Paris, ku dy degët kryesore të letrave të koduara e pëllumbave korrierë, arrinin ta familjes zhvilluan një lloj rivaliteti miqësor, me defurnizonin familjen shumë përpara burimeve zyrgën angleze që u përqendrua në biznes dhe me atë tare. Viktor Rotçild, baroni i tretë, dhe ish-kreu i francezen, e cila iu përkushtua më shumë filantroBankës së Londrës, N.M. Rotçild kanë mbrojtur tezën pisë, arteve e prodhimit të verës. se Natani kishte fituar në atë kohë shifra kolosale, Duhet theksuar se asnjë nga sipërmarrjet e duke bërë që të përhapej lajmi se Uellingtoni kish Rotçildëve nuk duhet kufizuar me "banka", në kuphumbur, ndërkohë që zotëronte informacion të saktimin me të cilin e njohim gjerësisht këtë koncept. të se kish ndodhur krejt e kundërta - tezë që megjithAjo që themeloi Majer Rodçild në vitet 1970 ishte një atë kundërshtohet nga Neil Ferguson, historiani që biznes i thjeshtë, i cili u rrit nga shitja e monedhave ka shkruar ndoshta librin që tregon më me saktësi të rralla, te fajdexhiu kryesor i qeverive të babëzitura gjithë rrugëtimin r Rotçildëve. në mbarë kontinentin tonë. Një bashkëkohës gjerSigurisht, brenda motos së djemve të familjes, man e cilësoi Majerin me fjalët: "Krenaria e Izraelit... "Concordia, Integritas, Industria" (Bashkim, Integpërpara arkës së parave të cilit i përkuleshin thellë e ritet, Industri), aftësia e Natanit për të ulur çmimet e me nderim mbretër e perandorë". Novelisti Thakerei aseteve, falë përdorimit të një rrjeti agjentësh, të cilët shkroi që Natani ishte "jo Mbreti i hebrenjve, por përhapnin thashetheme, të qëna e të paqena, ishte hebreu i mbretërve". Vëllezërit financuan të gjitha legjenda. Pas kësaj ishte po ai, Natan Rodçild, që palët gjatë luftërave napoleoniane, duke luajtur të duke shfrytëzuar panikun e njerëzve të cilët shisnin njëjtin rol edhe gjatë luftës austro-prusiane. për pesë para gjithçka zotëronin, blinte me çmime Për shekuj është spekuluar mbi faktin që vetëm minimale gjithçka mundej. falë makinacioneve financiare në betejën e VaterPor roli më i rëndësishëm i familjes në rang global losë, Natani arriti ta njëzet fishonte pasurinë e famili detyrohet atij procesi përgjatë të cilit Rotçildët krijes. Rotçildët kontrollonin një rrjet agjentësh nëpër juan botën bankare që shohim sot. Natani operoi gjithë Evropën, të cilët, falë barkave të shpejta,
Ç T RO Sekreti ka qenë edhe fjala kyç në historinë e gjatë dhe në disa raste të përfolur të Rotçildëve. Duke nisur që nga Majer Amshel Rotçild, bir i një fajdexhiu dhe tregtari floriri hebre, i cili u vendos në geton e Frankfurtit në vitin 1744
kryesisht si spekulator në tregun e bonove në vitet e para të shekullit XIX. Ai dhe të vëllezërit krijuan dhe njëherësh popullarizuan, bonot qeveritare, të cilat u krijonin mundësi investitorëve, të vegjël e të mëdhenj, të blinin sasi borxhesh të shteteve sovrane falë blerjes së bonove me interesa të paracaktuara. Qeverive u pëlqente diçka e tillë, pasi falë tyre arrinin të siguronin për momentin shuma astronomike parash. Investitorëve u pëlqenin, sepse këto bono ishin të tregtueshme - me çmime që vareshin nga mbarëvajtja e qeverisjes - ndërkohë që ata më të guximshmit kishin shanse të fitonin shuma kolosale. Një risi e tillë mundësoi investime të papara nëpër hekurudha, revolucionin industrial, si edhe bashkëpunime kolosale siç qe rasti i kanalit të Suezit. Në të gjitha këto aktivitete Rotçildët merrnin një pjesë të tortës. Ishte një lloj i ri i pushteti, pak i njohur deri në atë çast. "Nuk më intereson cila kukull është ulur në fronin e Anglisë për të mbretëruar mbi perandorinë, në të cilën dielli nuk perëndon kurrë. Britaninë e kontrollon njeriu që kontrollon prurjen e parave në Britani dhe prurjen e parave në Britani e kontrolloj unë",
NDRYSHE
E DIEL, 22 KORRIK 2007
SHQIP 27
Majer Amshel Rotçild (1743-1812)
Themeluesi i perandorisë së biznesit të familjes
T E D L I Ç Familja kthehet në origjinë Më të rëndësishmit rezultuan djemtë që u dërguan në Londër dhe Paris, ku dy degët zhvilluan një lloj rivaliteti miqësor, me degën angleze që u përqendrua në biznes dhe me atë francezen, e cila iu përkushtua më shumë filantropisë, arteve e prodhimit të verës
ka thënë Natani. Familja zhvilloi një lloj shmangie të interesit nga pushteti i dukshëm, i cili u kthye në rregull për të gjithë pjesëtarët e dinastisë. Një aristokrat një herë iu drejtua Natanit i cili e kish ulur kokën mbi tavolinë teksa shqyrtonte disa shkresa. Pa e parë bankieri iu përgjigj: "Merr një karrige". Aristokrati u nxeh dhe tha: "Po flet me Princin e Turnit dhe të Taksisit". Natani u përgji9gj: "Merr dy karrige". Në një pikë të caktuar arriti të shpëtonte nga kolapsi edhe Bankën e Anglisë, pas rënies së çmimit të arit gjë që solli rrënimin e plotë të 145 bankave. Në vitin 1885 iu dha titulli i trashëgueshëm Baroni Rotçild. Shumë nga karakteristikat që e bëjnë familjen rast studimi duhen kërkuar te dëshirat dhe vullneti i themeluesit të saj Majer Rotçild. Ai kishte vendosur që pasuria e tij të mos i nënshtrohej asnjë lloj kontrolli publik; që pozicionet kyçe në shtëpinë Rotçild të mbaheshin vetëm nga pjesëtarët e familjes; që fëmija i parë mund ta trashëgojë pasurinë vetëm në qoftë se të tjerët bien dakord; që pjesëtarët duhet të martoheshin mes kushërinjve të parë a të dytë në mënyrë që pasuria të mbetej në familje; që cilido shmangej nga këto "ligje" duhej përjashtuar nga çdo e drejtë. Si edhe të gjitha këto do të
Majer, i mbetur jetim në moshën 12 vjeçare, u detyrua të siguronte që i vogël jetesën duke u bazuar te emri i mirë që gëzonte i ati në Frankfurt. Ndërtoi pak nga pak një karrierë të suksesshme në shitjen e monedhave të rralla dhe medaljeve, duke shpërthyer në botën financiare falë huave për shtetet dhe tregtisë. Ishte njeriu që krijoi edhe emblemën e familjes duke vendosur një shqiponjë romake mbi një mburojë të kuqe. Majer vendosi edhe parimet mbi të cilat duhej bazuar biznesi i familjes: fitime të vogla për të garantuar lidhje të gjata e të shëndetëshme biznesi.
SER EVELIN ROBERT ADRIAN DE ROTÇILD Shpalli largimin nga kreu i grupit që kryesonte, i përbërë nga pjesëtarët e një familjeje bankierësh të mëdhenj hebrenj, e cila thuajse pas dy shekujsh ndarjeje mes degëve franceze e angleze, tashmë po unifikohet
vlenin përjetësisht për pasardhësit e familjes. Pjesërisht ky vullnet i detyrohej jo vetëm përpjekjes për ruajtjen e identitetit hebraik, por edhe vendosmërisë për t'i dhuruar një model bashkëkombësve më të varfër. Rotçildët shpenzuan shumë energji e para në kërkim të emancipimit të hebrenjve dhe barazisë racore në gjithë kontinentin evropian. Në vitin 1938, Viktori, stërnipi i Natanit, i shkoi të gjithë dëgjuesit tha se pavarësisht "vrasjes së ngadaltë të 600 mijë njerëzve" në kontinent, "jemi që të gjithë dakord mbi faktin sa e bezdisshme është dyndja e turmave në një vend, qoftë edhe kur bëhet fjalë për periudha të shkurtra kohore". Familja ka qenë gjithashtu e ndarë edhe kur ka ardhur fjala te realizimi i ëndrrës hebreje për krijimin e një atdheu për këtë popull. Disa nga pjesëtarët e familjes mbështesnin vendosjen e para sionisteve të kolonëve në Palestinë, ndërkohë që të tjerët e kundërshtonin me justifikimin se një gjë e tillë do të nxiste antisemitët të ngrinin zërin mbi identitetin e hebrenjve të asimiluar tashmë në vendet e tjera të botës. Asnjë prej tyre nuk u bë palë me lëvizjen antisemite të shekullit XX, as me zërat që i damkosnin Rotçildët si mendjet e një
komploti për të shtënë gjithë botën në dorë. Ka qenë bota ajo që ka ndryshuar përreth Rotçildëve. Dikur Natan Rotçild ishte njeriu më i pasur në Britani dhe me shumë gjasa në gjithë rruzullin. Po të flasim me termat e sotme ka qenë shumë më i pasur se Bill Geits. Por në Amerikë nuk gjetën kurrë terrenin e duhur për të shtrirë aktivitetet e familjes. Ndërkohë që bota iu nënshtrua korporatave. Bota e bankave private u la pas dore, të kontrolluara si biznese familjare u la pas dore. E megjithatë, familja ka rënë nga statusi i tmerrësisht e pasur në atë jashtëzakonisht e pasur. Dhe kanë arritur t'i përshtaten ndryshimeve të kohërave. Ata fituan miliarda në vitet '80, falë privatizimit të industrive prona të shtetit, masë e këshilluar nga ata vetë. Në Francë, pas shtetëzimit të bankës së tyre nga ana e presidentit socialist Fransua Miterran gjithsesi ia dolën me sukses të qëndronin në majat e botës financiare. Gjithsesi, në asnjë çast nuk janë për t'u qarë hallin. Në vitin 1997, kompania e familjes me qendër në Zvicër i rriti fitimet me 66%. Aspak rastëisisht firma quhet "Rothschild Continuation" (Rotçild Vazhdimësi).
NDRYSHE
SHQIP 28
E DIEL, 22 KORRIK 2007
Gjashtëdhjetë vjet më parë, në verën e vitit 1947, një avokat i trajnuar si spiun për të luftuar nazistët, bashkë me një gjeneral të lartë, bindën Presidentin Truman dhe Kongresin e SHBA-së për të krijuar CIA-n (Agjencia Inteligjente Qendrore). Që prej luftës kundër Bashkimit Sovjetik deri tek ajo irakiane, agjentët e kësaj burokracie të pafund, shpesh janë mobilizuar dhe kanë vdekur në "front"
CIA dhe luftëtarët pa identitet N
umrit 44 të "Wall street", pak metra larg kullës së bronztë, e cila u bën rojë triumfeve dhe katastrofave të bursës amerikane, i përkon folesë tashmë bosh, të një grabitqari, i cili prej këtej nisi fluturimin e tij për të futur botën nën kthetra. Brenda një ndërtese anonime, me gurë të bardhë dhe tulla të kuqe, për të cilën asnjë turist nuk e ngrinte kokën për ta parë, në një nga zyrat e pafundme ligjore të "Wall Street", një avokat i sapokthyer nga lufta sekrete kundër fashistëve dhe nazistëve dhe një gjeneral i lartë me nofkën "i egri", në verën e 60 vjetëve më parë, imagjinuan për herë të parë CIA-n. Ishin Alen Dulles me prejardhje nga familja Augusta, të cilin lufta e kishte transformuar nga jurist në një superspiun dhe ish-eprori i tij, Bill Donovan, komandant i OSS (shërbimi sekret i shpërbërë në vitin 1945). Të dy bashkë, pas takimesh të pafundme në atë studio ligjore të "Wall Street", arritën ta bindnin Presidentin Heri Truman dhe drejtorin xheloz të FBI-së, Edgar Hover, t'i përgjigjeshin armikut të ri e të paskrupullt, Bashkimit Sovjetik, me të njëjtën monedhë dhe të njëjtin përçmim. Dhe ishte falë tyre që Kongresi i SHBAsë konfirmoi krijimin e CIA-s, madje falë edhe një të treti, Xhejms Angleton, i cili e kishte kaluar fëmijërinë pas të atit i cili shiste kasat regjistruese amerikane Ncr, në Romën fashiste të Musolinit. Që prej dy gjeneratash, ndërmjet suksesesh në
errësirë dhe dështimesh të hedhura në dritë, krijesa që ata tre burra sollën në jetë nën simbolin e shqiponjës, rebelimit, trëndafilit të erërave, pra CIA, është sinonimi konkret dhe njëkohësisht i pakuptueshëm, romanesk dhe ideologjik i gjithçkaje që bota dashuron dhe urren nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. "Asgjë prej atyre që dini për CIA-n nuk është e vërtetë", thoshte shpesh "personi i tretë", Xhejms Angleton, paranojak në profesion, përgjegjës për kundërspiunazhin dhe keqinformimin. Dhe të humbasësh në labirintet e gënjeshtrave, të lojërave të dyfishta, madje të trefishta, të komploteve reale ose imagjinare është një sport i praktikuar nga Kremlini deri në Kandahar, nga gjykatat italiane deri tek universitetet amerikane. Por ne shpesh harrojmë realitetin vezullues, atë që CIA nuk është më një organizëm i përbërë vetëm nga burra, por tashmë edhe nga gra. Është një burokraci e pafund dhe e pakufizuar madje, në të cilën edhe numri i të punësuarve është i klasifikuar, një sekret shtetëror, i cili fsheh histori burrash dhe grash. Të punësohesh aty me detyrën për të qenë shërbëtori "i mangët" i liderëve politikë dhe gabimeve të tyre, shpeshherë ka si shkak pagat shumë të vogla shtetërore dhe të një jete të mërzit-
shme të ndërprerë nga hapësira terrori. Janë gjithmonë agjentë në gatishmëri, të predispozuar të qëllohen nga ndonjë plumb në rrugicat e Bejrutit ose në ndonjë shpellë afgane. Janë të gatshëm të "rihen" më shumë se mushka e marrë hua. "Kërkojmë persona për të cilët përfundimi i misionit është më i rëndësishëm sesa identiteti publik", thotë kështu slogani i fundit që CIA ka nxjerrë për të ngritur moralin e administratës së saj, ndërsa njëkohësisht fryn e njëjta erë e akullt akuzash që ngrihet kur politika e poshtëruar nga vetë vendimet dhe arroganca e saj, ka nevojë për një mushkë tek e cila të shfryhet. Motoja e fundit pretendon të jetë diçka më serioze së një spot i thjeshtë publicitar. Në fakt bëhet diçka më serioze kur sheh "murin e nderit" në të cilin shëmbëllejnë 88 yje të vegjël anonimë, gjashtë cm secili. Ky është memoriali i agjentëve të rënë në detyrë, i vendosur në hyrje të një ndërtese në Langley, zyrat qendrore të agjencisë. Historitë e 88 grave e burrave që duhej të mbaheshin sekrete, tashmë janë në dritë, në fakt, veç njërës, asaj të 88 e shtuar dy muaj më parë pa asnjë koment. Janë histori që më në fund do të vërtetojnë ose jo mitet stereotipa gazetareskë mbi agjentët 007 dhe ndoshta për këtë arsye CIA është kaq skeptike për të
“Kërkojmë persona për të cilët përfundimi i misionit është më i rëndësishëm sesa identiteti publik”, thotë kështu slogani i fundit i CIA-s
na i bërë të njohura. Nisim nga i rëni i parë, ylli numër 1 u vendos në atë mur për të përkujtuar Dagllas Makiermen, një ekspert i kriptografisë, i cili gjatë Luftës së Dytë Botërore u dërgua në Kinë gjatë drejtimit të Maos. Dagllas u vra gabimisht nga rojet kufitare tibetiane, ndërsa ishte duke u ndjekur nga luftëtarët maoistë. Tibetianët, si për ironi të fatit, e kishin ngatërruar për një agjent rus në shërbim të Maos. Ndërsa presidentët me administratat e tyre dhe senatorët, luanin me këtë "ministri" të gjithçkaje dhe të asgjëje, duke e përdorur si patericë dhe pastaj duke e hedhur poshtë si një objekt i stërvjetruar, madje duke e përdorur për të shpëtuar imazhin politik ashtu siç bëri Riçard Nikson për të ndaluar inspektimin e FBI-së për çështjen e Uatergeit, ndërkohë që njerëzit e tij vdisnin në heshtje në mbarë botën. Në Langley, drejtorët qendrorë, Dci në fjalorin e koduar, përgatiteshin për të ndjekur erërat politike duke sjellë në majë njerëz të zotë ose të rekomanduar nga të tjerë si për shembull parlamentari Porter Gos, të cilin e zgjodhi vet Xhorxh Bush, i cili ndenji në krye të CIA-s për më pak se nëntë muaj. Merita e tij kryesore ishte sepse votoi pro Xhorxh Bushit, ndërkohë që ai ishte kandidat për Presidentin e SHBA-së. Në botë, agjentët vdisnin dhe vazhdojnë të vdesin në heshtje, "vrasje të bardha", të rënë në detyrë. Xhejms Grath, një nga yjet në moshë të re, vdiq në vitet gjashtëdhjetë nga një vetëtimë, ndërsa ishte duke riparuar një radio transmetues me fuqi shumë të lartë, në kufijtë e Gjermanisë Lindore. Por gruas së tij nuk iu shpjegua shkaku i vdekjes për të mbajtur
NDRYSHE
E DIEL, 22 KORRIK 2007
SHQIP 29
ALEN DULLES
EDGAR HOVER
XHORXH TENET
Pas diplomimit në Prinston zgjodhi karrierën diplomatike. Ka qenë drejtori i parë i CIAs dhe ai që e drejtoi më gjatë, nga viti 1953 deri më 1961
Lindi në Uashington, në vitin 1895. Drejtori i famshëm i FBI-së nga viti 1924 deri më 1972. Ishte kundër krijimit të CIA-s me frikën se enti i ri do të kufizonte hapësirën e tij
Lindi në Nju-Jork në vitin 1953. Ka qenë në krye të CIA-s për shtatë vjet, nga viti 1997 deri më 2004. Raportet e tij u bënë preteksti i luftës në Irak
VALERIE PALME Lindi në vitin 1963. Ishagjente e CIA-s. Bashkë me bashkëshortin, ambasadorin Xhozef Uilson, u bënë viktimat e skandalit të dokumenteve false për transportin e uraniumit Nigeri-Irak
NE FOTOT: Nga e majta në të djathtë ilustrohen: pjesa e jashtme e zyrave qëndrore të CIA-s, në Langley Virxhinia; në qendër, "muri i nderit" me 88 yjet që simbolizojnë agjentët e rënë në detyrë; një pamje e brendshme; një zyrë; një sallë monitorimi; nëpunës në detyrë
sekret ekzistencën e atij transmetuesi që natyrisht Stasi dhe Kgb e njihnin fare mirë. Tridhjetë vjet ishin të mjaftueshëm për të njohur emrin e Xhon Meriman, i cili u dërgua në Kongon e atyre viteve për të mos u lejuar sovjetikëve kontrollin e asaj toke aq të pasur me burime natyrore. Vdiq nga një shkëmbim zjarri në pyjet tropikale të Kongos. Nëse agjencia do ta kishte nxjerrë nga ai vend dhe ta transportonte në spitalin më të afërt, ai i kishte të gjitha mundësitë për të shpëtuar nga vdekja, por rreziku se mos zbulohej prezenca amerikane në Kongo ishte më e rëndësishme se jeta e një personi të vetëm. Lary Friedman u vra nga një minë antinjeri. Më pas, tre yje të tjerë u shtuan në murin e nderit. Pra, tre agjentë me mision në Liban, në masakrën e marinsave në Bejrut. Të tre ishin rekrutuar zyrtarisht në radhët e marinsave si të tillë, por realisht ishin personel i CIA-s. U dënuan të vdisnin në heshtje për të mos e nxjerrë këtë sekret, i cili ishte kuptuar shumë mirë nga i gjithë personeli i asaj kazerme që këta nuk ishin marinsa, por vetëm civilë me uniformë. Bud Peti, një pilot vullnetar për transportin e armëve dhe të parave për kapon e guerilasve angolanë Savimbi, i cili njëkohësisht u dënua zyrtarisht nga Uashingtoni dhe u përkrah në mënyrë sekrete për të mos nxjerrë sekretin. Dhe nusja e tij tashmë e ve, denjoi të hapte arkivolin që CIA kishte dërguar gjoja brenda me trupin e pajetë të agjentit (i cili kishte rënë bashkë me Hercules C-130 "avion i madh i aeronautikës amerikane"), por që realisht ajo e gjeti bosh. Trupi i pajetë ishte zhdukur,
një yll u vendos në murin e nderit. Dy agjentë të tjerë dhanë jetën në Afganistan, menjëherë pas ndërhyrjes ushtarake amerikane pas 11 shtatorit, ndërkohë që gjeneralët me katër yje të Pentagonit pohuan me mllef se nuk kishin asnjë plan për të mposhtur organizatën në Taliban dhe vetëm CIA kishte komando të gatshme për t'u nisur drejt maleve dhe një plan për të rekrutuar me pagesë mercenarët e veriut, për t'i dërguar më pas drejtë Kabulit. "Përdorin jetët njerëzore si mallra tregtie", belbëzonte vëllai i të vdekurit, që nuk ishte në arkivol (kujtojmë "Asgjë prej atyre që dini për CIA-n nuk është e vërtetë"). Atëherë nëse vërtet ka vdekur dhe kur CIA bën gabime, sikur ka gabuar në veprimet dhe analizat e ndërmarra nga vet ajo, nga Kili deri tek deponimet për Musadek në Iran, i cili u gjykua me ideale shumë të "majta", atëherë përse e gjen veten të vetmuar përballë senatorësh jo të denjë që i paraqesin të gjitha hipotezat abstrakte presidentëve të xhindosur, si për shembull rasti i Kenedit, i cili donte të zbarkonte të mërguarit kubanezë, të cilët ishin trajnuar nga vetë ajo për të pushtuar ishullin, ose rastin e zv/presidentit Dik Kenei që pretendonte se Iraku dispononte armë të shkatërrimit në masë, por të cilat nuk u vërtetuan kurrë. Kur shihet si e drejtë, si në ras-
tin e të ashtuquajturës "çliruesi i Bagdadit", Ahmed Kalabi, i cili ia punoi Pentagonit të Rumsfeldit, të cilët ishin shumë në ankth për të mësuar atë që donin të dëgjonin prej kohësh, por që u tradhtuan nga Xhorxh Tenet, që i kishte premtuar Bushit arsenal të mjaftueshëm për të parë. Pastaj nëse lufta e ftohtë, dueli i gjatë me Moskën, u fitua vetëm falë CIA-s, nëse Angelton, i cili u rrit pas të atit të tij që i shiste kasa bareve të Romës fashiste dhe më pas cilësohet si një paranojak klinik, i poshtëruar nga miku i tij Kim Philby, këto janë çështje të cilat zbulohen vetëm me kalimin e kohës, si për shembull tentativa keqardhëse për të vrarë Kastron me helmet e mafies. Por CIA, që mbush 60 vjet që nga krijimi i saj dhe tashmë ka parë largimin e agjentëve të saj më të mirë menjëherë pas poshtërimit nga çështja e Irakut, nuk do të ishte ajo idealja dhe ajo që pretendonin të ishte për tre burrat që e ideuan. Ata djem nuk janë më. Madje, as ai personel i zgjedhur e vërtet i aftë që Dulles zgjidhte me kujdes ndërsa Edgar Hover i dërgonte raporte të fshehta Presidentit Truman, duke i akuzuar se ata ishin të gjithë homoseksualë (pikërisht Hover, i cili pasi linte punën e përditshme si drejtor i FBI-së, shkonte në shtëpi dhe vishej si balerinë
Që nga rënia e Reiçëll Dean në Kazakistan deri te skandali i Valerie Palme, gruaja ka marrë një rol të rëndësishëm në CIA
klasike për të kënaqur "shokun e tij të jetës" besnik, që madje ishte edhe zëvendësi i tij në drejtimin e FBI-së). Por ama, këta të paktën kanë vdekur nga pleqëria ose nga helmet që përdornin kur kapeshin nga kundërspiunazhi i një vendi tjetër, si për shembull rasti i agjentit të preferuar të Dulles, i cili e piu helmin pasi u kap nga KGB-ja. Ylli i fundit që u bashkua me 79 të tjerët në murin e nderit të agjencisë, mban emrin e një gruaje. Reiçëll Dean, e rekrutuar në vitin 2005 dhe ndërroi jetë në vitin 2006 në Kazakistan, zyrtarisht nga një aksident automobilistik. Dhe rasti më i sikletshëm për agjencinë mban gjithashtu emrin e një gruaje, agjentja Valerie Palme, e cila turpëroi Shtëpinë e Bardhë, duke dërguar bashkëshortin e saj, ambasadorin Xhozef Uilson, për të inspektuar çështjen qesharake të uraniumit nigerian. Valerie ishte një agjente me identitet të rremë, e mbuluar nga sekreti shtetëror siç e pohoi më në fund kërkimi që bëri prokurori special i zgjedhur pikërisht nga administrata e Bushit, duke bërë të përfundojë me burg për dëshmi të rreme krahu i djathtë i Çenei, Skuter Liby, por që shpëtoi prej burgut nga vet dora e Bushit. Tashmë Plame ka bërë një denoncim për dëmet që qeveria i solli pas nxjerrjes së saj në publik. Një grua shefe, në seksionin e CIA-s që mbi të gjitha denoncon qeverinë. Ata të tre që e krijuan agjencinë, tashmë do të ishin tmerruar... Përgatiti: Endrit Veleshnja
SHQIP 30
E DIEL, 22 KORRIK 2007
NDRYSHE
Politikë
&
Ishte paralajmëruar shpesh - e tashmë Aleksandër Donskoi e ka personazh gjetur veten pas hekurave: kryebashkiaku i shumëlakuar i qytetit rus të Arhangelskut, e sheh veten viktimë të një komploti politik të stërholluar, sepse ka guxuar të sfidojë Presidentin Putin e njerëzit e tij
E
tërhoqën duke e nxjerrë me dhunë në rrugë. Madje policët e një njësie speciale të veshur me uniformat e zeza të Ministrisë së Brendshme, e thyen fare derën e apartamentit të Aleksandër Donskoit. E më pas, menjëherë u duk se kryebashkiaku i shumëlakuar në media, i admiruar nga bashkëqytetarët e tij të qytetit të Arhangelskut, në veri të Rusisë, thuajse u gjend pa ndjenja në krahët e tyre. Me një urdhërarresti në dorë dhe i gjendur nën shikimet kureshtare e të frikshme të fqinjëve të tij, shumë kamerave televizive dhe gazetarëve të mediave vendase, ata e kapën atë prej krahësh, si të ishte një kriminel dhe me forcën e muskujve e morën me vete. Kjo ndodhi të mërkurën. Dy ditë ka kaluar Donskoi njëra pas tjetrës në ambientet e burgut policor, sikur të ishte një kriminel ordiner, ndërsa para gjyqit ai duhej të depononte i mbyllur brenda një kafazi me hekura. "Unë jam shumë i lodhur. Ata do të bëjnë gjithçka për të më nxjerrë jashtë loje", tha me një zë të ngjirur burri që vuan nga tensioni kronik i gjakut, ndërsa fliste për një media të huaj. Ndërkohë, ai mbante veshur akoma një palë pantallona, sipër të cilave kishte veshur një T-shirt të verdhë me nënshkrimin: "Unë e dua Arhangelskun!" Në mbrëmjen e arrestimit, Donskoi, përkundrazi, ishte parë në lajmet e mediave lokale, i veshur vetëm me një palë mbathje të bardha. Një skenë që i shkonte ndoshta për shtat më shumë një "striptease-show", në qendër të së cilës ndodhej pikërisht 37-vjeçari ekstravagant, kryebashkiaku i qytetit rusoverior. Vetëm pak para këtij akti, ai kishte deklaruar publikisht mendimet e veta në lidhje me preferencat e tij seksuale, në një intervistë për revistën ruse të meshkujve
Në mbrëmjen e arrestimit të tij, Donskoi, ishte parë në lajmet e mediave lokale i veshur vetëm me një palë mbathje të bardha
ALEKSANDER DONSKOI Kandidati presidencial rus, arrestohet me mbathje Arrestimi në Arhangelsk: Aleksandër Donskoi mbahet fort nga dy policë të forcave speciale. Dy ditë ka kaluar ai njëra pas tjetrës në ambientet e burgut policor, sikur të ishte një kriminel ordiner, ndërsa para gjyqit duhej të depononte i mbyllur brenda një kafazi me hekura
FHM, duke u shprehur fare i qetë në dukje, se ai e cilësonte si diçka normale të shihte filma porno me gruan e tij dhe të shkonte në klube "striptease" - e madje s'kishte një ditë që kishte qenë për herë të fundit në një të tillë. Por në fakt nuk është se janë pikërisht të tilla mendime e veprime që shqetësojnë në veçanti me ç'duket Presidentin Putin e entourage-in e tij. Pushteti shtetëror duket se është vënë në lëvizje plotësisht, nisur nga arsye të tjera, e madje me gjithë forcën e vet. Sjellja e tij, beson vetë Donskoi: qysh gjatë tetorit të shkuar, ai kishte bërë të ditur publikisht kandidaturën e tij si pasues i Putinit në zgjedhjet presidenciale të marsit 2008. Që prej asaj kohe, ai është bërë ndërkohë shumë i njohur përtej mureve të qytetit të tij të lindjes. Donskoi nuk mund ta mbyllë dot gojën Donskoi është shumë i lakuar në media, e i adhuruar nga shumëkush në Rusi, pasi ai nuk ka frikë të flasë
dhe shkakton gjithnjë turbullira në rrethet politike: madje ai është shumë radikal kur vjen puna për plagë të rënda të shoqërisë ruse: kështu, për të luftuar më fort korrupsionin, ai ka kërkuar të kryhen ekzekutime në Sheshin e Kuq të Moskës". Ai pranon se në Amsterdam, dikur ka tymosur marijuanë dhe u këshillon burrave të tjerë të flirtojnë, nëse atyre u pëlqen një grua tjetër. Nëpër intervista të ndryshme, ai shpesh ka gjetur rastin të shigjetojë qeverinë me kritika të hidhura. Kur para dy javësh, e gjithë Rusia festoi dhënien së drejtës për të zhvilluar Lojërat Olimpike Dimërore në Soçi, Donskoi mori përsipër rolin e fëmijës plangprishës, duke akuzuar se ky megaprojekt nuk ishte gjë tjetër veçse një ide e Putinit për të hedhur para së koti e për të përmbushur kështu dëshirat e tij megalomane. Në stacionin radiofonik moskovit, kritik ndaj qeverisë, "Echo Moskëj", ai vuri dhe bast duke thënë se "nëse një shumë kaq e madhe do të shkonte për restaurimin e ndërtesave që po bien përtokë në mbarë Rusinë, atëherë ai ishte më se i bindur se shumë njerëz do të ishin mirënjohës". Që ai me të tilla tone të ashpra e mendime që ngjallin debat, nuk do të ishte i pranueshëm e i përkrahur në Kremlin, kjo gjë pak i bënte për-
Qysh gjatë tetorit të shkuar, ai kishte bërë të ditur publikisht kandidaturën e tij si pasues i Putinit në zgjedhjet presidenciale të marsit 2008
E DIEL, 22 KORRIK 2007
SHQIP 31
NDRYSHE
Për shumë vëzhgues vendas e të huaj, Vladimir Putin përbën një kërcënim për demokracinë dhe stabilitetin global. Por, për anëtarët adoleshentë të klubit të adhuruesve të tij, Presidenti rus nuk është gjë tjetër, veçse një hero i pazëvendësueshëm
K
lubet e fansave janë shndërruar sot në një biznes të madh në mbarë botën. Anëtarët e tyre shpenzojnë miliona për reklama e udhëtime, duke marrë pjesë në konventa ku ata mblidhen të kryejnë adhurimin kolektiv ndaj shumëçkaje, që nga "Star Trek"-u deri tek salccicet. Por në rrethinat e Moskës, një grup studentësh fytyrë-njomë, të veshur me bluza të gjera në ngjyrë portokalli, mund të pretendojnë se janë pjesë e një shoqërie adhuruese nga më të pazakontat sot në botë. Ata kanë një moshë mesatare rreth të 18-ve, e kësisoj do të ishte më e arsyeshme t'i imagjinoje që të kishin si objekt adhurimi një grup muzikor adoleshentësh me djem apo vajza apo një yll kinemaje. Por 1.500 anëtarët e "VV Fan Club" kanë idhull të tyrin një peshë më të rëndë, pikërisht Presidentin rus, Vladimir Vladimiroviç Putin. Në një fotoalbum të fotografit hungarez, Bela Doka, anëtarët adoleshentë të "VV Fan Club" shihen të adhurojnë Presidentin e tyre që e nderojnë si shenjtor - pra jo siç beson shumëkush sot brenda apo jashtë Rusisë, se ai është një kërcënim ndaj demokracisë dhe stabilitetit global. Themeluesi i klubit, Igor Boiko, një student 19-vjeçar i shkencave sociale thotë se: "Ne duam të kthejmë vëmendjen e njerëzve ndaj aspekteve pozitive të Presidencës së tij ... ai i dha fund luftës në Çeçeni dhe gjithashtu problemeve më kryesore me të cilat përballej vendi, shumë prej të cilave janë zgjidhur me rezultate të dukshme". Shumë nga anëtaret femra të grupit, që numëron rreth 450 aktivistë në Moskë, nderojnë Presidentin e tyre që jeton me duar të pastra, të fortë e të pashëm si një figurë prej ba-
shtypje, megjithëse ishte paralajmëruar disa herë. Në të njëjtën intervistë, Donskoi tha se sapo kishte shpallur kandidaturën e tij për zgjedhjet presidenciale, kishte marrë menjëherë një kërcënim telefonik nga këshilltari i Putinit për Rusinë Veriore, Ilja Klebanov. Ky i fundit i kishte thënë se: ai duhet t'i bënte hesapet mirë më pas nëse nuk tërhiqej: "Ne mund të ndërmarrim një procedurë penale kundër teje. Më pas ti do të humbasësh gjithçka që ke, përfshirë këtu edhe postin e kryebashkiakut". Në fakt, në Rusinë e Putinit, duket se çdo opozitë ndaj tij shtypet që në rrënjë. Ashtu siç ndodhi në rastin e shtypjes së demonstratave të organizatës "Rusia Tjetër" - iniciuar nga ish-kampioni i botës në shah, Garri Kasparov. Kërcënimet e bëra realitet Që kjo punë nuk do të kufizohej më pas vetëm në kuadër të kërcënimeve verbale, këtë kryebashkiaku u desh ta konstatonte fillimisht në nëntor të vitit 2006. Asokohe u çel dhe seanca e parë gjyqësore ndaj tij, pasi ai u akuzua se gjoja kishte falsifikuar diplomën e shkollës së lartë. Më pas u sajua një proces i montuar ku ai akuzohej këtë radhë për veprimtari të paligjshme biznesi dhe mosdërgimin në destinacion të parave për investime që rridhnin nga fondet publike të bashkisë. Ai - citohej të thuhej asokohe në pretendimin e gjykatës - akuzohet se ka keqpërdorur e abuzuar me 115.000 Euro të fondeve të bashkisë së qytetit që menaxhon dhe se madje i kishte lejuar vetes të paguante një truproje "ekstra" për të birin. Prokuroria e akuzon atë se ka kryer edhe abuzime të tjera të ngjashme. E këto akuza mund ta çonin Donskoin shtatë vjet të mira në burg - e kështu edhe mandati i tij si kryebashkiak, praktikisht nuk mund të konsumohej. Donskoi, kryebashkiak i suksesshëm Donskoi u zgjodh në vitin 2005 si
“Ne e duam Putinin” Takim me klubin e fansave adoleshentë të Presidentit rus
bai të kombit, apo dhe si bashkëshort ideal. "Ai është një politikan perfekt, sportiv dhe njeri familjar!", thotë gjithë gëzim Vika Matorina, 18-vjeç. Ndërsa Doka, kohët e fundit, shpenzoi dy javë
Në rrethinat e Moskës, një grup studentësh fytyrënjomë, të veshur me bluza të gjera në ngjyrë portokalli, mund të pretendojnë se janë pjesë e një shoqërie adhuruese nga më të pazakontat sot në botë. Ata kanë një moshë mesatare prej rreth të 18-ave
Në Rusinë e Putinit, duket se çdo opozitë ndaj tij shtypet që në rrënjë.., siç ndodhi në rastin e shtypjes së demonstratave të organizatës "Rusia Tjetër" kryebashkiak i qytetit të Arhangelskut me 365.000 banorë. Qysh prej asaj kohe, ai ka arritur të bëjë diçka atje. Aktualisht, ai po ndërton dhe një stadium të ri. Duket se ai po punon shumë edhe për ndërtimin e pallateve të banimit, për të zbutur sa mundet plagën e strehimit për bashkëqytetarët e tij. Kjo e ka bërë Donskoin të kapë shifra të larta adhurimi e përkrahjeje nëpër sondazhet e bëra në popull. Konkretisht, përkrahja e besueshmëria për të nga ana e bashkëqytetarëve të vet, arrin kuotën 76 për qind, çka flet qartë për arritjet e tij. Më parë, Donskoi, ka qenë drejtor i përgjithshëm i një rrjeti shpërn-
me "VV Fan Club" dhe nuk e fshehu dot habinë kur pa gjithë atë mbështetje për Putinin, imazhi i të cilit dukej në të gjithë posterat që ishin ngjitur në muret ndanë shtretërve të studentëve në konvikte, në
distiktivat e fletëhyrjet e tyre, ku përkrah portretit të tij, mbizotëronte "trikolori". "Ata shpenzojnë orë të tëra duke biseduar në internet dhe madje shkojnë në universitet duke mbajtur veshur bluza me
imazhin e Putinit", thotë ai. "Unë u habita me të vërtetë me përmasën e adhurimit e dashurisë që ata kanë për të. Duket sikur ata të mos kenë asgjë të përbashkët me realitetin ku jetojnë". Qysh prej hipjes së tij të shpejtë në Kremlin, në vitin 1999, Putin është akuzuar shumë nga vëzhguesit politikë brenda e jashtë Rusisë, se ka penguar lirinë e shtypit, minuar demokracinë, abuzuar me resurset e mëdha energjetike të vendit të tij dhe se i ka dhënë shkas rritjes së nacionalizimit. Por asnjë nga këto shqetësime, nuk duket se i shqetësojnë dot anëtarët e devotshëm të "VV Fan Club", të cilëve u vijnë ndërmend kujtimet e hidhura të fëmijërisë së varfër në Rusinë e dikurshme nën Presidencën e Boris Jelcinit. Shumë i panjohur për rusët para se të vinte në pushtet, Putin gëzonte mbështetje të gjerë popullore falë trajtimit të ashpër që ai i bëri rebelëve çeçenë - ku mbështetja ndaj tij arriti nivelin e rreth 80% - duke vazhduar të shënojë rritje, ndërsa ekonomia nisi ta marrë sërish veten e të dalë nga kaosi i viteve '90. Akuzat e fundit ndaj tij në lidhje me përfshirjen në vrasjen e ish-oficerit të KGB-së, Aleksandër Litvinenko, duket se kanë shkaktuar disa shqetësime së fundmi. Për anëtarët e klubit të fansave, Putin, një ish-spiun i KGB-së dhe mbajtës i shiritit të zi në sportin e xhudos, është i pazëvendësueshëm - dhe madje ata bëjnë shpesh thirrje për amendimin e Kushtetutës, ku të parashikohet konsumimi i një mandati tjetër presidencial për Putinin, duke nisur nga marsi i vitit të ardhshëm, pasi tashmë Presidenti i tyre ndodhet në limitet e konsumimit të mandatit të tij të dytë.
Donskoi u zgjodh në vitin 2005 si kryebashkiak i qytetit të Arhangelskut me 365.000 banorë. Qysh prej asaj kohe, ai ka arritur të bëjë diçka atje darjeje të mallrave ushqimore në Arhangelskut - aktivitet i cili i siguroi të ardhura të majme. Në një intervistë për revistën FHM, Donskoi u pyet, nëse ai ishte apo jo i pasur. "Në krahasim me shumicën e popullsisë ruse, unë e konsideroj veten të pasur. Por në krahasim me oligarkun, Roman Abramoviç, unë kam shumë pak pasuri", u përgjigj ai. Donskoi akuzoi guvernatorin për ryshfet Para gjyqit, Donskoi pretendoi dy ditë më parë se pas arrestimit të tij fshihej guvernatori i rajonit të Arhangelskut, Nikolai Kiseljov. Ky i fundit, kishte dashur të hakmerrej ndaj tij, pasi ai e kishte akuzuar Kisiljovin,
se kishte marrë ryshfet. Kështu, më pas, sikur të ishte ndonjë djalosh adoleshent, apo ndonjë reporter "paparazzi", Donskoi kishte hedhur në faqen zyrtare të bashkisë në internet, gjatë javës që shkoi, një video të dyshimtë, ku dukej në pamje të parë një burrë që ngjasonte me guvernatorin e Arhangelskut, që merrte para nga një burrë tjetër. Prokuroria e Përgjithshme u desh të hapte hetime për korrupsion. Nga ana tjetër, për t'i bërë të ndjejë të njëjtën gjë e për t'i ulur dinjitetin para qytetarëve të vet, momenti i arrestimit të tij me mbathje, u hodh në internet dhe u shfaq në faqen zyrtare të qytetit si një "fotoesse" komike. "Çfarë teatri absurd", thotëVitalij Leleko, një gazetar i kanalit televiziv lokal. Askush nuk e di se si do të shkojë tani kjo punë. I gjithë qyteti po zien nga thashethemet e batutat, thotë ai. Donskoi, protagonist i shpeshtë i shtypit Që kryebashkiaku po ia mban frymën pezull mbarë qytetit, kjo nuk habit më askënd. Gjatë dimrit të shkuar, ai kishte ngritur rreth e qark monumentit të Leninit, 300 njerëz prej dëbore, thjesht për ta kthyer më shumë vëmendjen e mediave ndaj Arhangelskut. Motivi më i dashur i Donskoit është koleksioni i rinocerontëve, me të cilin ai ka pozuar shpeshherë për mediat. Tashmë ai duhet të mbajë veshur një lëkurë të trashë rinoceronti, shkruhej diku, për t'i bërë ballë një procesi e qëndrimi - me shumë gjasa - të gjatë në burg. Të paktën, gjyqtarët i lejuan atij liridalje për këtë fundjavë. Synimin për ta bërë Arhangelskun e tij të zërë titujt e parë nëpër gazeta, Aleksandër Donskoi e arriti edhe një herë me sukses të plotë. Por ndryshe nga hera e parë, këtë radhë nuk u desh të sajoheshin bablokë dëbore apo të pozohej krah rinocerontëve, por në fokus ishin të brendshmet e tij të bardha. Përgatiti: Armand Plaka
SHQIP 32
E DIEL, 22 KORRIK 2007
ZGJIDHNI FJALEKRYQIN DHE FITONI KARTE
ZGJIDHNI FJALEKRYQIN DHE FITONI KARTE LUANI KETU PER TE FITUAR NJE ABONIM NJEMUJOR NE DIGITALB Pasi të keni zgjidhur fjalëkryqin e mëposhtëm, shkronjat që dalin nga kutitë e ngjyrosura me gri dhe që u përgjigjen numrave të një karte riabonimi njëmujor digitalb konvertoini sipas kodit poshtë fajalëkryqit. Janë dhënë dhjetë nga dymbëdhjetë numrat që përmban karta. Me ta zgjidhur fjalkryqin duhet të telefononi në numrin 04 272 565, 068(9) 20 35 300. Telefonatat për fituesit priten nga ora 1000 -1030. Nëse numrat që do t'i tregoni ju janë të saktë atëherë do t'ju jepen edhe dy numrat e fundit dhe do të bëni rimbushjen me një SMS. Kujdes! Fiton ai që e zgjidh më shpejt dhe telefonon i pari.
HORIZONTAL 1. Monna e Petrarca-s. 4. Argjentina në tabela. 6. Ndajnë Europën ng Azia. 10. Inicialet e Redford. 11. Të parat në sport. 12. Diane që interpreton Helenën e Trojës. 13. Kështu quheshin lojrat për nder të Apollonit. 15. Me to bëjnë torta. 17. Duhen respektuar në kohë. 20. Në hyrje të oazit. 21. Qe vajza e Helenës dhe Menelaut. 24. Një elegant si Aramis. 25. Këngëtarja që thiret Priftëresha e Tabou. 29. Fillojnë ilustrimet. 30. Ishin mongolë të Timurlengut. 31. Diftong poetik. 32. Simboli i kallajit.
PERGJIGJET E DJESHME
E = 1. G = 5. I = 3. N = 6. R = 9. VENDOSI NUMRAT KETU 33. Bisht palloi. 35. Wallach aktor. 36. Muzika e Jovanotti-t. 38. Një pjesë e dramës. 39. Film i Lars von Trier. 42. Pak latinisht. 44. Diftong në duar. 45. Van Santen regjisor. 47. Mund të jenë kundërajrore. 50. Diftong në duel. 51. Tony i John Travolta-s. 52. Janë rrëfënjat. VERTIKAL 2. Këndohet nga Inva Mula. 3. Një pjesë e urtësisë.
4. Inicialet e Pacino-s. 5. Në krye të grupit. 6. Tognazzi që qe aktor. 7. Vreri pa kufij. 8. Louis, poet surrealist. 9. Kështu janë regjimet diktatoriale. 11. Janë telefilmat. 12. Një enë uji. 13. Shkroi Tregime të jashtëzakonshme. 14. Kishin priftërinj druidë. 15. Mund të jenë fetare të tilla. 16. Francesco te Roma. 18. Inicialet e Altman. 19. Kështu thirrej Zeusi. 22. Mbahet një me inat.
23. Princi i Borodin. 25. Joplin q qe këngëtare. 26. Mbetur në fund. 27. Janë të vërteta. 28. Inicialet e Santana-s. 34. Bëhej i padukshëm me një unazë. 37. Katerina e Henrikut VIII. 40. Dy italiane. 41. Gjysmë kaotik. 43. Me break për të marrë setin. 46. Interpretoi Rocky Graziano (inic). 47. Në krye të brigatës. 48. Ekstreme për tuareg. 49. Dy anët e një elementi.
ENDERHYRJA DIEL, 22 KORRIK 2007 KIRURGJIKALE
Nestor Tereska: Janë gjetur çiftet e para të kompatibilitetit për transplantin e parë
SHQIP 33
SOCIALE
E DIEL, 22 KORRIK 2007
TË ZGJEDHURIT
ÇIFTET
DHURUESIT
Dy të përzgjedhurit e parë do të jenë një djalë nga Durrësi dhe një vajzë nga Dibra. Ata do ta kryejnë operacionin në spitalin e Barit
Dhurues dhe pacienti që do të transplantojë veshkën duhet t’u nënshtrohen disa analizave dhe duhet të kenë disa të përbashkëta
Kryesisht dhuruesit për transplantin janë familjarët, prindi, motra vëllai ose i afërmi. Por, në të ardhmen mund të jenë edhe kufomat
SHTESAT
Në 2008-ën do të ketë 15 transplante veshkash Nëse do të bëni ndërhyrjen, plotësoni standardet për 6 muaj LORINA MIXHA
P
rojekti tashmë ka marrë formë. Edhe shumica e mjekëve po përfundojnë specializimet në spitalet italiane. Paratë janë dhënë nga Komuniteti Evropian. Po ashtu, mjekët konfirmojnë që janë gjetur edhe çiftet e kompatibilitetit për kryerjen e transplanteve të para. Përzgjedhja është bërë, duke pasur parasysh një sërë standardesh që duhet të plotësohen nga pacienti që do të transplantohet dhe dhuruesi i veshkës. Sipas shefit të nefrologjisë, Nestor Tereska, përzgjedhjet janë bërë duke parë shkallën e përngjasimeve nga 100 për qind, e duke vazhduar kështu në përqindjet më të ulëta. Por, dje, mjeku ka njoftuar se janë dy të rinj ata që do të kryejnë transplantin të parët. Emrat nuk bëhen publik, por Tereska ka deklaruar dje se një djalë nga Durrësi dhe një vajzë nga Dibra do të jenë pacientët e parë të cilët do të kryejnë ndërhyrjen e vështirë në spitalin e Barit. Do të jenë 7 pacientët të cilët do të kryejnë operacionin në spitalin italian. Më pas, pjesa tjetër do të ketë mundësi të bëjë ndërhyrjen aq të përfolur në spitalin shqiptar. Sipas Tereskës, do të jenë mesatarisht nga 10 deri në 15 pacientë që do të përfitojnë për të kryer transplantin në Shqipëri në vitin 2008. Operacionet do të jenë falas dhe do të mundësohen nga projekti i Komunitetit Evropian, Interreg III, në bashkëpunim me rajonin e Puljas. Sipas projektit, mjekët italianë do të kryejnë 7 operacionet e para në Bari dhe pastaj do të vijnë në Tiranë për të kryer operacionet e tjera, derisa stafet shqiptare të bëhen tërësisht të pavarura për të realizuar ndërhyrjen. Ndërhyrja e parë do të realizohet në fund të këtij viti në Bari, ndërsa në fillim të 2008-ës operacioni do të kryhet në Shqipëri. Por, që të realizohet kjo gjë në vendin tonë duhet të plotësohen disa standarde. Mjekët italianë që po ndihmojnë mjekët shqiptarë dhe shëndetësinë shqiptare për të realizuar ndërhyrjen, kanë qenë për një vizitë dyditore në Shqipëri. “Kemi vizituar spitalin “Nënë Tereza”. Mendojmë që për gjashtë muaj spitali duhet të plotësojë disa kritere për të realizuar ndërhyrjen. Në radhë të parë, spitali duhet të ketë ndriçimin e nevojshëm, nuk duhet t’i mungojnë reagentët e duhet të ketë të disponueshme salla kirurgjikale. Spitali duhet të jetë gati për të pasur nën kujdes pacientin pas transplantit”, tha dje drejtori i Institutit të Nefrologjisë dhe Transplanteve, Francesco Schena. Sipas profesorit italian, transplanti është një ndërhyrje që realizohet vetëm duke punuar në grup. Por, qeveria, Kryeministri, Presidenti dhe qytetarët duhet të bëjnë pjesën e tyre. Strukturat politike
duhet të mbështesin transplantin, ndërsa qytetarët duhet të ndërgjegjësohen për të qenë donatorë. “Një pacient që kryen dializë nuk mund të integrohet në shoqëri, ndërsa një që kryen transplant është si të tjerët”, shpjegoi mjeku Schena. Sipas tij, tanimë projekti është gati dhe shëndetësia shqiptare duhet të marrë përgjegjësitë për të krijuar të gjithë infrastrukturën e nevojshme.
Ndërkaq, projekti financon edhe blerjen e aparaturave të nevojshme, të cilat shërbejnë për realizimin e ndërhyrjes. Në Shqipëri ndodhen rreth 180 persona që janë të sëmurë me veshka. Të gjithë këta pacientë i nënshtrohen procesit të dializës. Shërbimi i nefrologjisë në Qendrën Spitalore ka ngritur prej disa muajsh grupet e punës për realizimin e zbatimit të transplantit si dhe janë krijuar gru-
pet e punës. Janë duke u përgatitur laboratori i imunologjisë në QSUT, nën drejtimin e prof. Genc Sulçebe dhe laboratori i virologjisë e bakteriologjisë për krijimin e kushteve të përshtatshme në mbrojtjen e pacientëve nga infeksionet. Punonjësit e këtyre laboratorëve, gjatë gjysmës së parë të këtij viti, janë dërguar për specializim në Itali. Trajnimi i tyre kishte një kohëzgjatje nga 3 deri në 6 muaj.
Eksperienca
Italianët realizuan transplantin pa asistencë Spitalet italiane e kanë realizuar transplantin që në vitin 1970. Dje, në një konferencë enkas për projektin e transplantit, mjeku italian Schena deklaroi se asokohe kushtet e infrastrukturës në Itali ishin pothuajse të njëjta me ato që ka sot spitali shqiptar. Por, mjekët dhe stafet italiane përgatitën pa ndihmën dhe asistencën e ndonjë vendi tjetër më të zhvilluar, të gjitha kushtet e nevojshme. I transplantuari i parë ishte një ushtar, i cili kishte probleme kronike dhe i ishte nënshtruar edhe dializës. Mamaja e tij ishte donatorja që i dhuroi veshkën. “Ai jetoi më shumë se 30 vjet”, tha mjeku italian. Sot, në spitalet italiane realizohen 50 deri në 80 transplante në vit. Ndërsa, duke nisur që nga vitet 1972 e deri sot, stafet e specialistëve andej detit kanë realizuar rreth 800 transplante.
Një sajt për projektet e shëndetësisë
www.oltrelasanita.org do të jetë sajti ku në tri gjuhë të huaja të gjithë të interesuarit mund të ndjekin konferencat, aktivitetet, vendimet apo të rejat më të fundit lidhur me transplantimin, ekzaminimet e mamografisë apo pubtestet, si dhe çdo informacion që ka lidhje me projektin e Komunitetit Evropian, në bashkëpunim me rajonin e Puljas, Interreg III. Sajti do të nisë të funksionojë për pak ditë
Ligji i duhanit
Nevojitet ngritja e një policie sanitare
V
endosja e gjobave për të gjithë ata që shkelin ligjin e duhanit deri tani ka rezultuar e suksesshme. Veç punës së inspektorëve, edhe qytetarët, pronarët e hoteleve, lokaleve, restoranteve apo ambienteve të tjera publike janë të interesuar të jenë korrekt dhe të respektojnë ligjin. Por, deri tani, nuk rezulton efektive vjelja e gjobave. Konkretisht, inspektorët e Drejtorisë së Higjienës kanë për detyrë të gjobisin, të hapin procesverbale apo të kontrollojnë të gjitha ambientet publike, nëse zbatohet ligji apo jo. Ndërkohë që vjeljen e gjobave të tyre e kryen qeveria vendore. Konkretisht, duke u nisur nga vjeljet e gjobave që ka bërë pushteti vendor për vitin 2006, shifrat janë tepër të ulëta. Qeveria vendore ka vjelë vetëm 10 për qind të gjobave të vendosura nga Drejtoria e Shëndetit Publik. Në këto kushte, sipas specialistëve të DSHP-së, e vetmja mënyrë për të qenë efektivë edhe në vjeljen e gjobave, mbetet ngritja e një policie sanitare. Pas gjobitjes nga inspektorët, kjo polici detyron me anë të sanksioneve të gjitha subjektet të paguajnë dhe të zhdëmtojnë dëmin në bazë të ligjit përkatës. Sipas të dhënave paraprake, deri në 14 korrik të 2007-ës janë zhvilluar 2605 kontrolle, janë vendosur 19 gjoba dhe janë përgatitur 599 procesverbale. Ligji i duhanit ndalon pirjen e duhanit në ambientet publike. Në rast thyerje të ligjit, inspektorët gjobisin subjektet përkatëse me vlera të cilat konsiderohen të larta. L.Mixha
EPROVIMET DIEL, 22 KORRIK 2007 E PJEKURISE
E DIEL, 22 KORRIK 2007
SHQIP 35
SOCIALE
Ministria e Arsimit publikon të dhënat mbi tre provimet e maturës së këtij viti. Kalueshmëria, 90 për qind
Matura
GARA
MBETESIT
TE DOBET
TE MIRE
Drejt universiteteve garojnë 24 mijë të rinj, të tjerët mbetës
Afro 5000 maturantë mbeten në klasë në provimet e detyruara
Rreth 81 për qind e maturantëve rezultojnë të jenë me 5-a e 6-a
Vetëm 19 për qind e të rinjve kanë marrë 8, 9, 10
Gjimnazi, 80 % e nxënësve me 5 dhe 6 Notat e maturantëve. Niveli i dobët i shkollave doli nga rezultatet e provimeve
P
rovimet e maturës tregojnë se niveli i shkollave të mesme është mjaft i dobët. Kështu, pas publikimit të notave të tri provimeve të maturës, Ministria e Arsimit ka dalë në konkluzionin se pjesa më e madhe e nxënësve janë poshtë nivelit mesatar. "81 për qind e të gjithë maturantëve pjesëmarrës në provimet e lëndëve me zgjedhje janë vlerësuar me notat 5, 6 ose 7", thuhet në njoftimin zyrtar të kësaj ministrie. Të dhënat tregojnë se nxënësit ndryshe vlerësohen në shkollë dhe ndryshe në provimet përfundimtare, ato të maturës shtetërore. Kështu, për këtë vit vetëm 19 për qind e të rinjve kanë arritur ta kalojnë nivelin mesatar të të nxënit. Sipas Ministrisë së Arsimit, 19 për qind e nxënësve kanë marrë notat 8, 9 dhe 10". Siç shihet edhe nga të dhënat zyrtare, pjesa më e madhe e gjimnazistëve mësojnë vetëm për të kaluar. Edhe pse thuhet qartë se sa është numri i nxënësve vetëm me 5, rezultatet e shpallura nëpër shkolla kanë treguar se ata janë të shumtë. Nga të tria provimet, notat më të ulëta janë vënë re në provimin e letërsisë, për të cilin kishte edhe kontestime nga ana e nxënësve, të cilët protestuan për ditë të tëra përpara Ministrisë së Arsimit. Ndërkohë, provimi i letërsisë ka pasur rezultate më të mira dhe kalueshmëri më të vogël. Kjo, në pamje të parë, duket si lojë fjalësh, por është e vërtetë, të paktën sipas AVA-s, që është institucioni përgjegjës për menaxhimin e provimeve. Kështu, mësohet se "në matematikë kalueshmëria ishte 89 për qind, ndërsa janë marrë një numër i konsiderueshëm dhjetash dhe nota të tjera të mira si 8 apo 9". Ndërsa në provimin e letërsisë janë marrë 2 dhjeta në gjithë Tiranën, ndërkohë që kanë kaluar klasën në shkallë kombëtare plot 92 për qind e të rinjve". Përpos dy provimeve të detyrueshme, tashmë nxënësit janë njohur edhe me notat e provimeve me zgjedhje. Në kryeqytet janë shpërndarë nëpër shkolla të gjitha listat e notave, ndërsa dje ato janë afishuar. Por, Ministria e Arsimit njofton se edhe qytetet e tjera i kanë tërhequr notat nga AVA dhe nëse nuk i kanë shpërndarë këtë fundjavë, do ta bëjnë me detyrim deri të hënën në mëngjes. "Në të gjitha gjimnazet publike e private, si dhe në shkollat profesionale të
vendit, janë shpërndarë rezultatet e provimeve me zgjedhje të maturës shtetërore 2007", citojmë nga njoftimi për shtyp i MASH-it. Në provimet e lëndëve me zgjedhje morën pjesë gjithsej 24665 maturantë nga 32400 që ishin regjistruar. Në këto provime kanë mbetur në klasë vetëm 200 nxënës në të gjithë vendin. Kështu, nga 24665 pjesëmarrës kaluan këtë provim me sukses 24499 veta. Të gjithë këta janë kandidatë
TIRANE
DIFERENCA
Në provimet e lëndëve me zgjedhje morën pjesë gjithsej 24665 maturantë nga 32400 që ishin regjistruar
potencialë për në universitet. Ajo çka vihet re nga të dhënat e shifrave, është se kalueshmëria është më e madhe se në dy provimet e tjera. Kështu, duke bërë një bilanc përfundimtar për maturën 2007, shihet se 81 për qind e të gjithë maturantëve pjesëmarrës në provimet e lëndëve me zgjedhje janë vlerësuar me notat 5, 6 ose 7 dhe 19 për qind e tyre me notat 8, 9 ose 10. Po kështu, kaluan
afro 98 për qind e tyre. Me anë të një krahasimi me ato të vitit të kaluar, mund të themi me bindje se kemi një nivel më të ulët të notave, si edhe kalueshmëri më të vogël. Nëse në provimin e parë të maturës, atë të letërsisë, morën pjesë 29050 maturantë, në atë me zgjedhje ishin në provim vetëm 24665 maturantë. Pra, afro 5000 të tjerë mbeten rrugës. Ata nuk mund të garojnë për në universitet. R.D.
konkursi
Gara, fituesit e fakulteteve, në shtator M
atura mbaroi. Tetëmbëdhjetëvjeçarët përjetuan emocione të forta në këtë verë. Në një maratonë disamujore, ata mësuan dhe dhanë tri katër lëndë në tri provime. Notat e provimeve të marra së bashku, por edhe nota mesatare e shkollës së mesme janë komponentët e rezultatit përfundimtar, me të cilin të rinjtë garojnë për në universitet. Por, këtë emocion ata do ta përjetojnë në shtator. Është pikërisht kjo koha që ka zgjedhur Ministria e Arsimit për të shpallur fituesit e këtij viti. Ndryshe nga një vit më parë, ata do të renditen në bazë të kërkesave preferenciale që kanë bërë në formularin A2. Gjatë muajit qershor, nëpër shkolla u shpërndanë këta formularë që përmbanin të gjitha degët e të gjitha universiteteve publike në vend. Konkurrentët kishin për detyrë t'i rendisin ato sipas dëshirës që kanë për t'i ndjekur, duke i shënuar me 1 e kështu me radhë deri tek 10. Pra, secili pre tyre mund të studiojë në një degë që i caktohet nga Ministria e Arsimit, duke u bazuar në formularin e plotësuar nga vetë të rinjtë. E veçanta e këtij viti është se nuk ka shanse për çregjistrim. Pra, nëse një maturanti i del emri si fitues në një degë që e ka renditur të tretën dhe regjistrohet në këtë fakultet, nuk mund të tërhiqet më mbrapsht, edhe pse, pas rënies së vijës, emri mund t'i dalë fitues në një degë që e ka më të dëshiruar dhe ka renditur të dytën në formularin A2. Këtë e bën të ditur Ministria e Arsimit, e cila deklaron se "çdo kandidat fitues mund të regjistrohet vetëm një herë në fakultet, duke marrë kështu me vete edhe riskun". R.D.
Drejtoria Arsimore: Kontrolli nëpër shkolla tregoi se notat nuk janë reale
Matja e njohurive: Provimi me shkrim, i keq N
xënësit vlerësohen kryesisht përmes provimeve me shkrim gjatë orëve të mësimit. Kjo ka bërë që mësuesit të mos jenë shumë të qartë për njohuritë që zotërojnë nxënësit e tyre. Shkaku është vetëm një: klasat janë me rreth 50 nxënës dhe mësuesi e ka të pamundur t'i pyesë ata një e nga një. Këtë konkluzion e ka nxjerrë Drejtoria Arsimore e Tiranës, gjatë një kontrolli të ushtruar në shkollat publike të kryeqytetit gjatë vitit shkollor që sapo u mbyll. Pas këtij kontrolli kanë dalë edhe konkluzionet. Sipas specialistëve të kësaj drejtorie, vihet re një tendencë e mësuesve për t'i vlerësuar nxënësit më shumë përmes testeve me shkrim, një fakt që e vështirëson njohjen e njohurive të nxënësit nga mësuesi. Kjo ndodh, si pasojë e numrit të madh të nxënësve në një klasë në shkollat publike dhe pam-
SHKAKU
Klasat janë me rreth 50 nxënës dhe mësuesi e ka të pamundur t'i pyesë nxënësit me gojë
jaftueshmërisë së kohës për të kontrolluar përgatitjen e nxënësve nga mësuesi. Vlerësimi i nxënësve vetëm nëpërmjet testeve me shkrim nuk është produktive, pasi ka nxënës që më të mirën e njohurive
e tregojnë me shkrim dhe ka të tjerë që përgatitjen e tyre maksimale e shfaqin me të pyeturën me gojë. Kështu shkruhet në draftin e monitorimit vjetor të kryer nga Drejtoria Arsimore. Ai përmban të dhëna
për 200 shkolla të qytetit të Tiranës. Drejtoritë e shkollave janë rekomanduar për ruajtjen e raportit të drejtë të vlerësimit. Përfundimet e monitorimit udhëzojnë realizimin e ndarjes së lëndëve të testimit me
shkrim nga lëndët që kërkojnë provim të njohurive me gojë. Në lëndët shoqërore, që janë lëndët e komunikimit, duhet të dominojë vlerësimi dhe testimi me gojë, metodat e diskutimit dhe të debatit", thuhet më tej në këtë analizë. Kështu, vlerësimi i njohurive në shkolla mbetet ende një problem. Kjo, vetëm për shkak se mungon standardizimi i notës. "Nuk ka ende një notë të standardizuar, që për të njëjtën njësi matëse të ketë të njëjtën përgatitje nga nxënësi", thanë specialistët e arsimit. Në mënyrë që mësuesit të mos i japin më shumë seç meriton nxënësit, apo në raste të caktuara, ta vlerësojnë negativisht, është e nevojshme një notë standarde. Pra, institucionet përgjegjëse duhet t'i përkthejnë këto sinjale si një mungesë e seriozitetit në shkollë, pasi ajo nis nga vlerësimi. R.D.
R E P O R T A Z H
SHQIP 36
E DIEL, 22 KORRIK 2007
AFER &LARG
Vapa ka pllakosur mbi Milot
Dominoja, një nga zbavitjet e pakta
Zheg në “kryeqytetin e erës” FATOS BAXHAKU
N
ë kryeqytetin e erës” nuk lëviz as një gjethe. Vapa e padurueshme ka vendosur të sundojë fort edhe në këtë pjesë të vendit, ku në ditë zakonshme të verës, masat e ajrit që vijnë nga deti “lozin hareshëm” me ato që depërtojnë nga mali përmes Luginës së Matit. Jemi vetëm në orët e para të mëngjesit, e megjithatë, një re e verdhë avulli ka nisur të zhurisë shtëpitë e gjelbra të MilotitFushë. Jemi në Kurbin, një zonë e mbushur plot me histori të vjetra dhe të reja. Sapo dalin nga rruga e gjerë e Veriut makinat marrin udhën drejt Verilindjes, drejt traseve që të çojnë në Mirditë, Kukës apo Dibër. Shoferët duken që tani të mërzitur nga rruga e gjatë në pisk të vapës që i pret. I shohim me keqardhje ndërsa ndalojmë në qendër të Milotit. Shumë prej tyre do të mbërrijnë në shtëpi andej nga orët e darkës. Freskohemi ca në anë të rrugës dhe presim të takojmë miqtë e vjetër. Një parlament i vogël Një nga ne ka punuar e jetuar shumë vjet në këto anë. Miqtë mbërrijnë vetëm sapo kanë kaluar pak minuta nga telefonata jonë. Zakoni ta do që përshëndetjet e para të lidhen me familjen dhe shëndetin. Kolegu ynë i njeh personalisht shumë prej anëtarëve të familjeve të miqve, kështu që ca minuta, që shërbejnë edhe për t’u njohur me mirë me ne të tjerët, i kalojmë duke bërë muhabet me sytë e hedhur nga rruga kryesore e Milotit. Njerëzit janë strukur nga vapa. Vetëm pak vetë guxojnë të kapërcejnë asfaltin e zhuritur e të hidhen këndej udhës. Si ka kaluar “hetimi” i parë, të kujt jemi, me kë jemi, përse kemi ardhur, biseda kalon pashmangshmërisht, si pa u ndjerë andej nga ajo puna e Presidentit. Në darkë është votimi i katërt dhe njerëzit duan të dinë diçka më shumë nga ne, njerëzit që vijmë nga Tirana. Ndokush zhgënjehet kur nuk mëson ndonjë përgjigje të prerë: “Po si bre kshtu, a thatë vetë që jeni gazetarë!?”. Kishte të drejtë në një farë mënyre. Mbase do të kishte qenë më mirë që votimi i katërt për President të na gjente në Tiranë. Por edhe këtu ku jemi po mësojmë jo pak. Të paktën po marrim vesh se si e duan kurbinasit të jetë Presidenti i ri, “ma i pari i Shqypnis”. Në darkë do të mësojmë se Presidenti i ri i përmbushte pak a shumë kërkesat e atyre milotasve që takuam. Bashki apo komunë? I bëjmë disa foto në rrugën qendrore të Milotit. Disa të moshuar, që kanë hapur gurët e dominosë në një trotuar në hije, disa të rinj, që nuk pyesin për vapën, por hahen me njëri-tjetrin në një tavolinë bilardoje, dy policë të mërzitur, që janë strukur në hijen e njërës prej të paktave pemë. Kjo është rruga kryesore e Milotit, në këtë paradite korriku. Pastaj takojmë Leonin, nënkryetarin. Ky na vë në dispozicion me shumë gatishmëri të gjitha të dhënat zyrtare që kanë zyrat qendrore. Ne e dimë për komunë, ndër letra shkruhet “Bashkia e Milotit”. “A jeni bashki apo komunë?”, e pyesim duke qenë ende shumë të paqartë. Nënkryetari vë buzën në gaz: “Eh, kjo është një histori e vjetër. Zyrtarisht, për qendrën në Tiranë ne jemi komunë. Porse këshilli ynë komunal që në korrikun e shtatë vjetëve
PERVIZËT
Djali i gjeneralit, Valentini, edhe ky ushtarak, ka një histori dhe më të dhimbshme. Ishte martuar me një italiane kur studionte në akademi dhe nuk u takua më me të për 46 vjet me radhë Stacioni pret trenin e drekës
Pasaporta e Milotit
“Kulla” e familjes Neziri Sipërfaqja e komunës: 138 kilometra katrore. Popullsia: 13 mijë banorë. Qendra: Qyteti i Milotit. Qendra të tjera të banuara: Fshatrat, Mal-Milot, Fushë-Milot, Shullaz, Malbardhë, Delbnisht, Selitë, Gallatë, Skuraj, Vinjollë, Gernac, Shkopet, Ferrë-Shkopet, Prozhmë. Rrugët: përshkohet nga 45 kilometra rrugë automobilistike dhe 100 kilometra rrugë fshati. Në ndërtim e sipër një segment prej 9 kilometrash i rrugës Durrës-Prishtinë. Shkollat: Një shkollë e mesme me 226 nxënës, nëntë shkolla 9vjeçare me 1837 nxnënës, nëntë kopshte me 184 fëmijë. Japin mësim 108 mësues. Shëndetësia: Një qendër shëndetësore në Milot me 25 vetë, nga të cilët tre janë mjekë. Ambulanaca në disa fshatra. Shumë prej tyre janë ndërtuar e vënë në funskionim me fondet e Kishës Katolike. Ndihma ekonomike: përfitojnë ndihmë të plotë ekonomike 225 familje. Ndihmë të pjesshme ekonomike marrin 466 familje. Pagesë paaftësie marrin 218 persona, nga të cilët 180 të paaftë për punë dhe 38 të verbër. Bujqësia dhe pyjet: Sipërfaqaj e tokës 12064 hektarë. Toka e punuar 2182 hektarë. Drurë frutorë 118 hektarë. Mjete të mekanizuara: 2 traktorë me zinxhirë, 43 me goma, 15 minitraktorë dhe dy autokombajna. Ndarja e tokës: Paisur me tapi: 1784 familje. janë refuzuar 369 tapi dhe presin për të marrë tokën dhe tapinë 232 familje.
më parë pati marrë vendim që t’i propozohej qeverisë kthimi nga komunë në bashki. Që atëherë e deri më sot ne, me tonën, jemi bashki, kurse për të tjerët komunë”. “Për të tjerët” domethënë për qeverinë dhe sa kohë që është komunë në qytet nuk do të mbërrijnë të ardhurat nga taksat që do të mund ta shndërronin këtë vend, ku kryqëzohen disa nga arteriet më kryesore të Shqipërisë e të rajonit, nga një vend i mekur, që jeton vetëm me emigracionin apo me ndonjë tregti të vogël në një vend ku do të zhurmonte jeta. “I kemi të gjitha – tund kokën Leoni – ujin, klimën, pozicionin, afërsinë me kryeqytetin, kryqëzimin e rrugëve, fushën, malin, liqenin, njerëzit e papërtueshëm e shumë të dhënë pas iniciativës private. Me pak më shumë kujdes, kjo zonë e ky qytet tani do të ishin vende të zhvilluara, por…”. Kjo “por” e fundit do të na mbetet ndër mendje për sa kohë do të sillemi në rrugët e Milotit. Një mik tjetër i bashkohet grupit tonë. Është Simon Koka, një ekonomist i vjetër që i ka rrahur me pëllëmbë të gjitha këto zona. E kush më mirë sesa ky njeri, e di se si ka qenë dhe çfarë po bëhet? Rozmarinë në stacionin e trenit Është nga të paktat monumente historike që është fare i mbrojtur. Është i sigurt, sepse ndodhet në vendin më të fortifikuar të qytetit, në oborrin e godinës së policisë. Monument që mezi duket, i rrethuar nga degët e një shelgu është krejt e në hyrjen kryesore të policisë. Prej tij mësojmë se malësorët e këtyre anëve, kurbinasit e kanë ngritur flamurin në të njëjtën ditë kur Ismail Qemali shpallte “Mëvetësinë”, më 28 Nëntor të 1912-ës. Dallojmë një emër të shkruar me germa bronzi mbi monumentin prej betoni: Gjin Pjetri. E shfletojmë një libër që kemi marrë me vete dhe mundohemi të mësojmë më shumë për këtë bashkëkohës të Ismail Qemalit. “Ishte burrë i squet…, trim dhe bujar. Ma e para shtëpi në Skuraj, e nji nga
më të parat e Kurbinit. Shtëpi e madhe, me shumë meshkuj, me tokë e bagëti, shkurt shtëpi pasanike dhe derë e çelun. Burrë i pashëm, i hollë, i gjatë…”, ka shkruar për të dikush që e mbante mend. Duhet të ketë pasur një jetë shumë interesante ky Gjin Pjetri që kishte lindur më 1856-ën dhe vdiq më 1914-ën. Që më 1878-ën është një nga veprimtarët e Lidhjes së Prizrenit, më 1900 ishte tashmë i pari i familjes dhe i fisit të tij të madh. Më 1904 në Tallajbe të Krujës lufton me trupa të shumta osmane. Burgoset, lirohet drejton kuvende të malësorëve. Mik i afërt me Isa Boletinin, Bajram Currin, Ismail Qemalin e Shtjefën Gjeçovin, drejton kurbinasit në kryengritjen e 1911-ës. Kur në nëntorin e 1912-ës Kruja kishte rënë në dorë të ushtrive serbe vendi më i përshtatshëm për të ngritur flamurin kishte mbetur Miloti. Monumenti i fshehur mes policëve dhe shelgjeve përkujton pikërisht atë ditë. Një njeri me një jetë të tillë të trazuar, me sa duket nuk mund të kishte një fund të qetë. Vdiq papritur kur ishte vetëm 52 vjeç. Asokohe shumë vetë ishin të bindur se vdiq i helmuar. Historinë e harrojmë shpejt, sapo kalojmë kryqëzimin e rrugës që të çon drejt stacionit të trenit. Ndryshe nga shumë të tjerë në Shqipëri, ky është rregulluar disi kohët e fundit. Vetëm se është krejt bosh. Një letër e vendosur mbi portën e hyrjes na bën me dije se kur kalon treni që shkon për Shkodër. I pari ka kaluar në orën tetë, i dyti do të kalojë andej nga orët e drekës. Një plak, një fëmijë i vogël dhe baristja e një lokali janë të vetmit banorë të stacionit, që duket sikur është mësuar tashmë me atë gjendjen e një vendi ku nuk ndodh asgjë. Plaku, Ferit Meta, tipik malësor me mustaqe, gëzohet kur na sheh. Sapo është kthyer nga tokat e tij dhe po bën një pushim në rrugën drejt shtëpisë. Simoni, që vetë punon ende në stacionin e heshtur, e ka të njohur të vjetër. Plakut dikur i paskëshin thirrur me emrin “kulaku”. Disa prona më shumë se të tjerët
R E P O R T A Z H
E DIEL, 22 KORRIK 2007
SHQIP 37
SHËN KOLLI, SHENJTI ME DY VARRE
S
hën Kolli, apo Shën Nikolla, figura që frymëzoi më pas njërin prej personazheve më të mrekullueshme të shpikura nga mendja e njeriut, Plakun e Vitit të Ri, lindi në Turqinë e sotme mes viteve 260 dhe 280. Ishte djali i një familjeje kristiane të pasur dhe të ritë e tij duket se kanë kaluar pa probleme deri në kohën kur qytetin e tij të lindjes e përfshiu një epidemi e rëndë murtaje. Kjo u mori jetën të dy prindërve. Nikolla i ri mbeti trashëgimtar i vetëm i një pasurie të madhe, të cilën e vuri menjëherë në shërbim të të sëmurëve dhe të vobektëve. Legjenda rrëfen se një baba i varfër nuk kishte para që të martonte tri vajzat e tij. Shën Kolli kishte marrë vesh se i varfëri kishte vendosur që t'i kthente vajzat në prostituta, në mënyrë që t'i nxirrnin vetë paratë e dasmës. Tri herë me radhë shenjti hodhi natën në oborrin e fatkeqëve tri qese me florinj. Paratë u gjetën, vajzat shpëtuan nga rruga dhe u martuan të lumtura. Që atëherë një nga simbolet e Shën Kollit janë tri qese të vogla me florinj, gjithnjë të gatshme për t'iu dhuruar nevojtarëve. Në qytetin Mira nisi karrierën priftërore dhe me vdekjen e
Kisha e rinovuar e Shën Kollit peshkopit vendas u caktua nga komuniteti i krishterë si peshkop i ri. Në 305 futet në burg nga perandori Diokloecian. Lirohet nga Konstantini i Madh në 313. Vdiq në Mira, më 6 dhjetor 343. Kulti i Shën Kollit u përhap me shpejtësi të paparë në botën e krishterë. Në shekullin V vetëm në
Kostandinopojë kishte pesë kisha që i kushtoheshin atij. Në shekullin XI, kur qyteti i Shën Kollit ra në duart e myslimanëve, dy fuqi detare të Adriatikut, Bari dhe Venecia ndërmorën një garë të çuditshme, kush e kush të shtinte më parë në dorë eshtrat e shenjtorit. Më 9 maj 1087, 52 barezë u nisën për në Azinë
e Vogël. U kthyen dy vjet më vonë, me eshtrat e Shën Kollit, që kishin arritur t'i merrnin fshehurazi. Legjenda thotë se atje ku ndaluan qetë, që tërhiqnin ngarkesën e sjellë, atje u vendos ndërtimi i një kishe të madhe ku do të ishte edhe varri i Shën Kollit, sot Bazilika e Barit, i cili që prej kësaj kohe e konsideron Shën Kollin
kishin bërë që plaku dhe fisi i tij të jetonin për shumë dekada me këtë nofkë. Tani nuk ka dëshirë të flasë për të shkuarën. Nuk na pyet as nga vijmë e as ku shkojmë. Vetëm na fton përzemërsisht: “Po ju urdhnoni për nji kafe. Shif sa afër e kam shpinë”. Në oborrin e stacionit, në mes të magazinave të mëdha të braktisura na shpon hundën një erë e fortë rozmarine. Tashmë grupit të vogël të “banorëve” të stacionit i është shtuar edhe një grua. Në pikë të diellit ajo po grumbullohen bimët që janë shpërndarë në një sipërfaqe goxha të madhe. “Si ia bën që punon me tërë këtë vapë?”, e pyesim gruan që e ka lënë për ca momente punën. “Vapë asht vapë, po ne kshtu na duhet. Se bimët thahen ma shpejt dhe ne fitojmë diçka ma tepër”. Ja ku e kemi gjetur një njeri, mbase të vetmin në këto ditë, që jo vetëm nuk ankohet nga i nxehti i padurueshëm, por edhe përfiton prej tij. Të lodhur e të djersitur deri në palcë thuajse ia kemi zili gruas që vazhdon të grumbullojë rozmarinë në piskun e vapës. Miloti i vjetër Po të përjashtojmë urën e famshme të ndërtuar nga Zogu, nga Miloti i vjetër kanë mbetur veçse pak gjëra. Në qendër na tregojnë një ndërtesë dykatëshe që ndryshon nga arkitektura e godinave të stilit socialist që janë në të dy anët e rrugës. “Kjo asht kafja e Lul Palit – na tregon Simoni – ktu e kishin zakon me ndalu të gjithë njerëzit e ransishëm që kalojshin ktej. Deputetë, gjeneralë, priftërinj, hoxhallarë, pushtues, çlirimtarë, komunistë e antikomunistë, të gjithë nuk kanë kaluar nëpër Milot pa u ndal nji herë te kjo kafe”. I hedhim një sy ndërtesës së braktisur që tashti me sa duket shërben vetëm për të ngjitur postera elektoralë e për të shkruar parulla politike. ‘Eh, sikur të kishte gojë e të fliste…”, psherëtin Simoni, portreti i të cilit ka marrë një pamje sikur po e sheh për herë të parë këtë godinë. Lart në kodër mbërrijmë te Kisha e Shën Kollit. Është një kishë e madhe e vendosur në majë të një kodre prej nga duket thuajse krejt qyteti. Në krahasim me kishat e vjetra të zonës, ajo është ndër më të rejat. Është ndërtuar më 1939-ën. Në vitet e ateizmit të shtetit u shndërrua në vatër kulture, kurse qela, shtëpia e priftit u kthye në një banesë ku u vendosën të ardhurit. Tani ajo është rindërtuar krejtësisht dhe është shndërruar në një qendër kulturore për të rinjtë. Banesat që më parë i kishin zënë frymën, tani kanë nisur të largohen dhe një shesh i madh, i gjerë është hapur para kishës. Edhe këtu nuk dëgjojmë zhurmë tjetër përveçse atë të ndonjë fëmije në ndonjë shtëpi aty afër, që se ç’i kërkon së ëmës. Kisha është bërë e famshme jo vetëm për lidhjen e saj me banorët e Kurbinit, por sepse në të ka shërbyer nga 1945-a e deri më 1967-ën monsinjor Frano Illia, një nga figurat më interesante të katolicizmit sh-
“Ne nga vapa fitojmë...”
Feriti Një plak, një fëmijë i vogël dhe baristja e një lokali janë të vetmit banorë të stacionit, që duket sikur është mësuar tashmë me atë gjendjen e një vendi ku nuk ndodh asgjë. Plaku, Ferit Meta, tipik malësor me mustaqe, gëzohet kur na sheh.
Simoni Një mik tjetër i bashkohet grupit tonë. Është Simon Koka, një ekonomist i vjetër që i ka rrahur me pëllëmbë të gjitha këto zona. E kush më mirë sesa ky njeri, e di se si ka qenë dhe çfarë po bëhet?
qiptar, botues i “kanunit të Skënderbeut”, ipeshkëv i dioqezës së Pultit e Shkodrës, i shuguruar nga vetë Papa Gjon Pali II gjatë vizitës së tij në Shqipëri më 1993-in. Frano Illia pat lindur në Juban, pranë Shkodrës më 1918-ën dhe jetoi për shumë vjet në gjirin e kurbinasve. “… Unë tani kqyrshëm si anmik i pushtetit popullor. Pritshëm për çdo ditë burgim. Dhe kjo ishte me të vërtetë torturë… Nuk vonoi e erdh 23 shtatori 1967. Ishte kohë dreke e unë po rrijshem në kuzhinë me fytyrë në dritare… kur ia behin nji gips dhe prej tij zbritën pesë vetë… Atëherë Koçi para dhe unë pas tij me duer lidhë përpara u drejtuem te gipsi. Unë në vend që të ve këmbën në veturë, u shkëputa e në do hapa putha murin e kishës”, kështu ka nisur kalvari i këtij njeriu, i cili, megjithatë, arriti të mbijetonte, edhe pasi e dënuan me vdekje nën akuzën për: spiunazh në favor të Vatikanit”, edhe pse kaloi vite të gjata burgimi të rëndë e më pas survejimi të rreptë. Në qetësinë që rrethon kishën e Shën Kollit – e shpallur kishë shenjtore – kemi kohë të kujtojmë e të shfletojmë historitë e vjetra që kanë gjalluar dikur këtyre anëve. Ndërsa kthehemi për poshtë në qytet kthejmë pak në një shtëpi të vjetër. Është shtëpia, a më mirë me thënë “kulla” e familjes Neziri, e ndërtuar pak a shumë në të njëjtën kohë me kishën dhe e vendosur vetëm pak metra larg saj. Lulla është ndër të paktat ndërtime që kanë mbetur të pandryshuara nga jashtë. Duhet të ketë qenë një goxha investim për kohën. Muret e saj të gurta janë shumë të trasha, aq të trasha sa të përballonin çdolloj bete-
patronin e tij mbrojtës. Porse historia e eshtrave nuk mbaron me kaq. Gjithnjë mosbesues ndaj rivalëve të tyre barezë, njëmbëdhjetë vjet më vonë, venedikasit nisën një ekspeditë tjetër për në Azinë e Vogël. Në vitin 1100 edhe ata u kthyen me një grusht eshtrash. I varrosën ato në një kishë madhështore në Lido dhe e shpallën Shën Kollin patron të flotës së tyre detare. Kështu, të dy qytetet këmbëngulën me shekuj e shekuj për skeletin e vërtetë të shenjtit. Vetëm vonë u pa se në fakt, të dy qytetet kishin të drejtë, të dyja palët kishin marrë nga një pjesë të skeletit të shenjtë. Shën Kolli është patron mbrojtës i një liste shumë të gjatë kategorish: i peshkatarëve dhe marinarëve, fëmijëve, vajzave beqare, nxënësve, farmacistëve, tregtarëve, viktimave të gabimeve gjyqësore dhe avokatëve. Kulti i tij u dërgua në Amerikë nga emigrantët holandezë me emrin Santa Klaus. Pas kësaj lindi legjenda e Plakut të Vitit të Ri që mrekullon çdo vit fëmijët e gjithë botës. Shën Nikolla kujtohet më 6 dhjetor, data e vdekjes së tij dhe më 9 maj, data e rivarrimit të tij në Bari.
je. E zonja e shtëpisë është duke tjerrë lesh në hijen e një pjergulle. Si të gjithë kurbinasit na fton me këmbëngulje për një kafe, porse ne kemi ende do vende për të parë dhe kështu varemi në rrugën që na çon drejt qendrës. Pazari i Milotit ka qenë dhe është një nga më të njohurit e krejt zonës. Çdo të diel këtu mblidhen fshatarë e tregtarë nga të gjitha zonat përreth dhe vendi shndërrohet në një panair të vërtetë. Nga miqtë tanë mësojmë se shumë familje mbahen vetëm me tregtinë që bëjnë në një ditë të vetme të javës. Tezgat e pazarit në anë të Matit na duken më të trishtueshme se kurrë. Jo vetëm se janë bosh, por të shtrembëruara e të ndryshkura sikurse i shohim sikur na e largojnë atë imazhin që kemi krijuar për këtë Pazar që zhvillohet që prej kohësh që nuk mbahen mend. Mbase kur të zgjidhet dilema bashki-komunë, dikush do të kujtohet edhe për këtë kënd të trishtuar që megjithatë mban milotasit me bukë. Fare në krah të pazarit shohim një shtëpi të modifikuar që duket se është ndërtuar që prej shumë vitesh. Është shtëpia ku ka banuar një tjetër figurë e njohur e Milotit, gjenerali Prenkë Pervizi. Ky ishte nipi i atij Gjin Pjetrit, monumenti i të cilit është ende në oborrin e policisë. U shkollua në Austri, ku u njoh edhe me Ahmet Zogun asokohe fare të ri. Mori pjesë edhe në mbledhjen e Mukjes në shtatorin e 1943-it, por vetëm pak ditë më vonë e pranoi postin e ministrit të Mbrojtjes nën pushtimin gjerman. Në 1946-ën arratiset në Greqi, ku qëndron në emigracion politik për 16 vjet. Pastaj vendoset në Belgjikë, ku vdiq më 1977-ën. Nga kjo familje janë me dhjetëra të vrarët, të pushkatuarit, të vdekurit nëpër burgje. Djali i gjeneralit, Valentini, edhe ky ushtarak, ka një histori dhe më të dhimbshme. Ishte martuar me një italiane kur studionte në akademi dhe nuk u takua më me të për 46 vjet me radhë. Kur çifti u bashkua më 1991-in, ishte tashmë shumë vonë. Valentini dha shpirt i lodhur nga vuajtjet dhe i befasuar nga lumturia. Një burrë, i zoti më i fundit i shtëpisë së Pervizit, në fillim shqetësohet kur sheh njerëz të panjohur që sillen rreth shtëpisë së tij. Po Simoni e qetëson: “Janë për historitë e vjetra”. “Ah, kshtu mirë – merr frymë thellë burri – se me këto të sotmet nuk po e marrim vesh se si po dalim”. Në të ikur e bëjmë edhe një tjetër “parlament” të vogël dhe biseda, duam apo nuk duam, shkon edhe një herë te Presidenti i ri. Në mbrëmje në Tiranë shohim në TV Presidentin e porsazgjedhur teksa përqafohet me deputetët. Shumë nga kërkesat e milotasve tanë duket se janë plotësuar. ——— Për hartimin e këtij shkrimi janë përdorur të dhëna nga libri Vlash Prendi, “Kurbini, tradita, kultura”, “Skanderbeg Books”, 2002. Autori falënderon edhe kolegun Dashnor Kaloçi për ndihmën e pakursyer.
E DIEL, 22 KORRIK 2007
SHQIP 39
BOTE Pavarësisht prej skandaleve, gëzon shumë mbështetje dhe përkrahje nga partia në pushtet
Një femër, Presidente e Indisë Për herë të parë, në pozicionin e kreut të shtetit aziatik
N
jë femër, që dje është Presidentja e demokra cisë më të madhe në botë, Indisë. Për herë të parë, vendi me popullsinë e dytë më të madhe në botë, do të qeveriset nga një zonjë. Kjo për mbështetësit e saj përbën edhe një shans për mbështetje më të madhe lidhur me të drejtat e miliona grave të shtypura në Indi. Pratibha Patil, ish-kandidatja 72vjeçare për postin e Presidentit, që aktualisht sapo mori mandatin për një post që është më shumë honorifik, por jo i parëndësishëm, e mundi lehtësisht kundërshtarin e opozitës dhe ishzëvendëspresidentin e vendit, Bhairon Singh Shekhawat, në një votë të vendosur nga Parlamenti dhe politikanët e vendit. “Kjo është një fitore për njerëzit e thjeshtë dhe të shtypur, një pjesë e madhe e të cilëve janë gratë”, deklaroi e sapozgjedhura në fjalën e parë të mbajtur para shtypit. “Unë u jam mirënjohëse njerëzve, burrave dhe grave që më dhanë këtë fitore e cila, në fakt, është një fitore në mbrojtje të parimeve më të shenjta të kombit e vlerave, që na veçojnë e na japin nder”, ka vazhduar Presidentja e re. Guvernatore e një shteti që ndodhet në shkretëtirë, ajo u shfaq në qendër të jetës politike të vendit, në momentin kur koalicioni qeverisës i kryesuar nga Partia e Kongresit dhe aleatët e tij komunistë dështuan në arritjen e një marrëveshjeje për një kandidat të përbashkët. “Ky është një moment shumë i veçantë për ne gratë, dhe sigurisht burrat, pasi
ZGJEDHJET
P
olitikanët turq kanë bërë apelin e fundit ndaj vo tuesve në prag të zgjedhjeve parlamentare në sfidën mes partisë në pushtet me rrënjët në islam dhe rivalëve nacionalistë. Këto zgjedhje konsiderohen edhe si një test për demokracinë shekullore në vend. Kryeministri 53vjeçar, Erdogan, shpreson që arritjet e tij ekonomike, rritja e standardit të jetesës dhe rënia e inflacionit do të jenë një arsye shumë e mirë që populli të votojë për partinë e tij, për t’i dhënë një tjetër mandat qeverisës 5vjeçar. Ndërkohë, kundërshtarët kryesorë janë nacionalistët, të cilët e bazojnë parashikimin për fitore te çështjet e sigurisë e të mbrojtjes, veçanërisht për sa i takon problemit me kurdët që ndodhen në krahinën juglindore të vendit dhe përbëjnë një të pestën e 74 milionë banorëve të vendit. Partitë e opozitës i kanë kritikuar qeverisësit për programin e privatizimit dhe kryesisht shitjen e vazhdueshme që i është bërë bankave vendase të huajve. Nacionalistët kanë deklaruar se qeveritarët kanë shitur interesat kombëtare, duke mos i mbrojtur ato në asnjë rast. Në lidhje me prob-
“Ky është një moment shumë i veçantë për ne gratë dhe sigurisht burrat, pasi për herë të parë kemi një femër në postin e Presidentes së Indisë”, deklaroi Sonja Gandi, liderja e Partisë së Kongresit, politikania më e fuqishme në vend dhe mbështetësja kryesore e Presidentes
për herë të parë kemi një femër në postin e Presidentes së Indisë”, deklaroi Sonja Gandi liderja e Partisë së Kongresit dhe politikania më e fuqishme në vend. Mbështetësit e Presidentes së re ngulën këmbë në rolin e saj në mbështetje të të drejtave dhe lirive të grave. India është një shtet ku dhuna ndaj femrës është një fenomen i përditshëm, i rëndë dhe në rritje e sipër. Sipas statistikave, në këtë shtet, çdo tri minuta një grua ose vritet, përdhunohet ose abuzohet në mënyra nga më të ndryshmet. Presidenca e ish-guvernatores reflekton edhe rritjen e rolit qeverisës së grave në Indi krahasuar me të shkuarën. Një pjesë e madhe e femrave të vendit synojnë të kualifikohen, të marrin pjesë në punë e poste të rëndësishme në biznesin privat, por edhe në administratën publike. Pas rezultateve, mbështetësit e Patil dolën në rrugë duke kënduar dhe kërcyer mes fishek-
zjarrëve që nuk reshtnin e njerëzve që brohorisnin nga të gjitha anët. India edhe në të shkuarën ka pasur figura femrash që u kthyen në ikona si në rastin e vjehrrës së Sonja Gandit, Indirës, e cila ishte ndër femrat e para në botë që zuri vendin e Kryeministres në vitin 1966. Por gjithë kjo histori fitoreje e triumfi ka edhe anën e saj më pak të shndritshme. Hiaj ra kur gjatë ditëve të fushatës doli se banka për gratë në themelimin e së cilës kandidatja presidenciale kishte kontribuar ishte mbyllur në vitin 2003 për shkak të borxheve dhe akuzave për parregullsi financiare. Patil dhe nëpunës të bankës ishin paditur në gjykatë me akuzat se huat e destinuara për gratë e varfra u ishin ofruar me kushte shumë lehtësuese njerëzve të afërt të familjeve të drejtueseve të bankës. Kandidatja, madje, u akuzua edhe për tentativën që kishte bërë për të mbrojtur të vëllain nga dënimi kapital në një çështje vrasjeje. Sigurisht që të gjitha akuzat u hodhën poshtë nga kandidatja, por pati edhe çështje të tjera, të cilat nuk dolën si duhet gjatë fushatës si probleme që kishin të bënin me organizimin apo disa mendime të kandidates në lidhje me gratë myslimane, të cilat nuk u pritën mirë nga komuniteti. Por pavarësisht të gjithave, Presidentja e re gëzon popullaritet dhe një mbështetje shumë të madhe mbi të gjitha mbështetjen e mendores së saj, Sonja Gandi, e cila e propozoi dhe do ta mbështesë Presidenten e parë femër të vendit edhe në të ardhmen.
Kryeministri Erdogan shpreson që arritjet ekonomike do ta ndihmojnë në ripërtëritjen e mandatit qeverisës
Turqia, sot në votë parlamentare Ndeshja për pushtet vë përballë nacionalistët me islamikët
Kryeministri 53-vjeçar, Erdogan, shpreson që arritjet e tij ekonomike, rritja e standardit të jetesës dhe rënia e inflacionit do të jenë një arsye shumë e mirë që populli të votojë për partinë e tij, për t’i dhënë një tjetër mandat qeverisës 5-vjeçar.
Erdokan është përpjekur që të jetë shumë i kujdesshëm në lidhje me problemin kurd, i cili është një nga pikat delikate për të cilat Turqia diskutohet për keq në arenën ndërkombëtare
lemin kurd, opozitarët janë shumë më të ashpor kryesisht të gjitha partitë opozitare kanë kërkuar inkursion të trupave në Irakun Verior për të shtypur rebelët kurd që ndodhen aty. Vetë Kryeministri ka shprehur shqetësimin e tij në lidhje me shtimin e tensionit pas deklaratave të partive opozitare për të mësymur Irakun Verior dhe është munduar të qetësojë gjakrat e ndezur mes opozitës dhe përfaqësuesve të të drejtave të njeriut, si dhe atyre të komunitetit kurd. Megjithatë, Erdokan është përpjekur që të jetë shumë i kujdesshëm në lidhje me problemin kurd, i cili është një nga pikat delikate për të cilat Turqia diskutohet për keq në arenën ndërkombëtare. Zgjedhjet e përgjithshme në Turqi do të ndiqen me një vëmendje të veçantë edhe nga ndërkombëtarët, veçanërisht Bashkimi Evropian. Kryeministri i vendit është përpjekur deri tani që të realizojë të gjitha kërkesat e vëna prej tyre për një perspektivë evropiane, por pavarësisht kësaj e ardhmja e vendit vështirë se mund të shihet në Evropë në së afërmi.
SHQIP 42
E DIEL, 22 KORRIK 2007
KU LTURE
INTERVISTA/ Regjisori Dejan Projkovski rrëfen kohën e ngjizjes së kësaj vepre
Nën gjurmët e Aleksandrit të Madh R
egjisori i shfaqjes së Teatrit Kombëtar të Shkupit, Dejan Projkovski, është vetëm 28vjeçar, por me karrierë të spikatur në vendin e tij. Ka drejtuar mjaft spektakle nga autorë të ndryshëm, ndërkohë që në Butrint është ndier i mrekulluar, duke e quajtur skenën e tij më të përkryerën për shfaqjen e “Jonadab”. Si e pritët pjesëmarrjen në këtë festival? -E morëm seriozisht Butrintin dhe përgatitjen për të ardhur në skenën e tij. Punuam dy muaj rresht dhe çdo gjë ka qenë pothuaj eksperimentale, derisa arritëm në spektaklin e mbrëmshëm. Çfarë ju ka lodhur më shumë? -Punë të veçantë bëmë me korin, me të cilin u punua edhe në një mjedis të veçantë. Kur punoja me spektaklin, kisha një simbol dykrahësh, dy-
S
hpesh gjendemi të mbërthyer në asgjënë që nuk lëviz e atëherë kujtohemi të thërrasim dikë të na nxjerrë nga gjendja. Jo rrallë zgjidhja vjen si prej qiellit e kjo është e lidhur me përfytyrimin tonë. Është në natyrën njerëzore që secili komunikon dhe kërkon daljen nga situata prej atij që ka për zemër dhe e ka hyjni. Ekziston apo jo Perëndia? Kësaj pyetjeje i dha një përgjigje me gjuhë teatrale spektakli “Jonadab”, që sollën maqedonasit në Butrint, në natën e parafundit të festivalit “Butrinti 2000”. Drama e sjellë nga Teatri Kombëtar i Shkupit të Maqedonisë, e shkruar nga Peter Shafer, përfaqëson një zbërthim teatral që i bëhet Biblës, mesazheve dhe personazheve të saj. Drama që emeton ngjarje madhore nga Libri i Shenjtë, erdhi me dramaticitet artistik. Motivi i besës ishte strumbullari i shfaqjes, ku parakaluan karaktere njerëzish të prerë në besë dhe besëprerës. Ngjarjet zhvillohen njëmijë vjet para Krishtit, të vendosura në tokën e Jerusalemit. Brenda shfaqjes lëvizën katër elementë: uji-drita-toka-zjarri. Loja e aktorëve u kornizua brenda një kuadratimi të skenës, ku luhej mbi rërë. Rëra në vend të tokës u bë terreni skenik i shprehjes së ideve, i dramacitetit të skenave dhe përjetimit të emocioneve. “E gjithë puna ishte si në një kishë, ku punohet me qetësi dhe përkushtim absolut”, u shpreh regjisori nga Shkupi, Dejan Projkovski, duke argumentuar se kushdo që vjen në këtë tempull, i lutet zotit të vet që ka. Në rolin kryesor, atë të Jonadab, luajti
drejtimësh, që shpresoj të jetë kuptuar. Shpirti im gjatë punës është Aleksandri i Madh i Maqedonisë. Çfarë ka midis regjisurës suaj dhe besimit tuaj? -Unë jam një kristian. Ndërkohë që edhe e gjithë puna si regjisor për mua është si në një kishë, ku punohet me qetësi dhe përkushtim absolut. Kushdo që vjen në këtë tempull, i lutet zotit të vet që ka. Edhe vetë drama përmban një frazë që jep filozofinë e lirisë së besimit, mes sentencës “Unë besoj në asgjë”, por që në substrakt tingëllon “unë besoj”. Mendoni se i kini folur kohës mbrëmë nga thellësia e mijëvjeçarëve? -Roli i Jonadabit është shkruar për të dytën herë në Dhiatën e Vjetër. Por ne shkëputemi nga momenti biblik dhe i flasim kohës duke u marrë
“BUTRINTI 2000” Teatri Kombëtar i Dramës së Shkupit ngjit në skenën e Festivalit të Butrintit “Jonadab”
Një lexim artistik i Biblës
Brenda shfaqjes lëvizën katër elementë: uji-drita-toka-zjarri. Loja e aktorëve u kornizua brenda një kuadratimi të skenës, ku luhej mbi rërë
Sopranoja e njohur interpreton në kështjellën e madhe të Gjirokastrës
Orët plot emocione me Inva Mulën
S
me çështjet universale që preokupojnë. Cili do të ishte përcaktimi juaj për performancën tuaj? -Spektakli ynë është si një film thriller, që ka brenda dhunën, seksin, marrëdhëniet në familje, gjithçka. Sa ju ndihmoi Butrinti për të arritur më të mirën e shfaqjes suaj? -Butrinti duket sikur luan në një mrekulli. Më dukej vetja si pjesë e trupës dhe e publikut, një dyzim ky që bën të ndihesh mirë. Në Butrint na u duk sikur luteshim para një zoti që na ndihmoi të kishim sukses, gjë që u duk edhe në pjesëmarrjen e publikut me aktin e ndezjes së qirinjve prej tij. I gjithë festivali është një proces që i ngjan një laboratori të madh të teatrit. Thoma Nika
opranoja e njohur shqiptare, Inva Mula, ka inter- organizohet shfaqja e tragjedisë “Kush e solli Doruntinën” pretuar live në kështjellën e madhe të Gjirokastrës dhe nga 14 deri më 16 shtator 2007 në mjediset e kështjellës në një koncert gala të organizuar nga shoqata atd- mesjetare të Gjirokastrës do të zhvillohet festivali ndërkohetare–kulturore “Argjiro” me qendër në Paris, nën mbëtar “Takimet Muzikore të Dy Botëve” që do të jetë një kujdesin e deputetit të këtij qyteti, Genc Ruli. E shoqëruar gërshetim i përkryer i muzikës tradicionale dhe klasike me nga kuarteti orkestral “Gaudi”, drejtuar nga muzikanti i tal- muzikën bashkëkohore evropiane. Nga organizatorët e tri entuar, Arben Skënderi, në përbërje të së veprimtarive, koncerti i sopranos Inva Mula, cilit ishin edhe tre muzikantë, francezë ata sipas organizatorëve, do të shërbejë për dy kanë sjellë orë të paharrueshme për të Ndryshe nga tradita e qëllime, së pari për të lançuar festivalin gjithë të pranishmit. Ndryshe nga tradita e ndërkombëtar që do të mbahet në shtator të organizimit të organizimit të koncerteve në skenën e fesvitit të ardhshëm dhe ndihmës humane për të tivalit, në skenë të koncertit të mbrëmshëm moshuarit. Shoqata kulturore franko-shqiptare në kalanë e Gjirokastrës u kthyen vetë koncerteve në skenën e “Argjiro” synon jo vetëm që me fondet e muret dhe harkadate kësaj kalaje. Kjo ish- festivalit, në skenë të mbledhura nga kjo gala të ndihmojë azilantët e te zgjedhja që ka bërë skenografi i koncerti Shtëpisë së të Moshuarve të Gjirokastrës, por Bashkim Zahaj dhe regjisori Ilirjan Apolo- koncertit të mbrëmshëm edhe të ndihmojmë sadopak në rritjen e shkëmni. Koncerti gala i sopranos tonë të madhe, bimeve kulturore të Shqipërisë në Evropë e më në kalanë e Inva Mula, shoqëruar nga kuarteti orkesgjerë, në shërbim të vlerave kulturore, intelektral “Gaudi” u pëlqye dhe u përcoll me du- Gjirokastrës u kthyen tuale, artistike, historike e njerëzore. “Nëpërmartrokitje nga të ftuarit, kryesisht përfaqëjet këtij koncerti, ne synojmë t’i japim një ritëm sues të një shtrese të lartë të shoqërisë ventë ri jetës kulturore-artistike në Gjirokastër, të vetë muret dhe dase dhe të të ftuarve specialë të ardhur forcojmë kontaktet e drejtpërdrejta ndërmjet nga Tirana enkas për këtë koncert. Të harkadate kësaj kalaje artistëve shqiptarë dhe të huaj, të edukojmë ardhurat e koncertit do t’i kalojnë shtëpisë publikun me një art cilësor dhe bashkëkohor, të të së moshuarve në Gjirokastër. Kjo veprimtari është një nxisim turizmin, të promovojmë vlerat e qytetit muze dhe nga tri veprimtaritë kulturore që sho qata “Argjiro” e Parisit kalasë së tij nëpërmjet aktiviteteve periodike ndërkombëtare do të organizojë deri në shtator të këtij viti në mjediset e dhe t’i ofrohet publikut dhe turizmit tonë një alternativë argëkështjellës së Gjirokastrës”, tha për “Shqip” presidentja e tuese, edukuese, cilësore dhe induktive”, theksoi pas shfaqjes kësaj shoqate, Ilda Mara. Në muajin gusht 2007 në kësh- organizatorja Mara tjellën e Gjirokastrës nga një trupë teatrale franceze do të Engjëll Serjani
Branko Gyorchev, i cili, sipas Biblës, ishte nipi i mbretit David. Ai u përball me Davidin, mbretin e Judës dhe Izraelit, të luajtur nga Mitkos Apostolovski. Publicisti dhe studiuesi i njohur, Maks Velo, ka evidentuar si vlerë të shfaqjes ekuilibrimin e arritur nga regjisori mes gjithë elementët përbërës të saj. E nënvizuar me tonet e duhura, sipas tij, erdhi lidhja e epokës njëmijë vjet para Krishtit me kohët më të vona. Nga sugjestionet më të forta ka veçuar që problemet njerëzore transmetohen gjithmonë. Aktori protagonist i disa roleve të mëdhenj, Mirush Kabashi, e ka quajtur shfaqjen e maqedonasve një sukses jo vetëm të trupës, por edhe të festivalit. Ndërkohë që ai ka bërë prezent shqetësimin që vjen nga tendenca e vërejtur në disa prurje në edicionin e 8-të ku regjia ka qenë bërtitëse, dukuri nga e cila nuk bënte përjashtim as “Jonadab”. “Gjendemi ballas me një egocentrizëm shqetësues të regjisë, që krijon ritëm imponues për aktorin dhe humb spektatorin. Tendenca e keqe është për t’u dhënë pas efekteve të regjisë dhe jo pas mesazheve dhe lojës aktoreske”, tha me shqetësim Kabashi. Vlerë e shfaqjes ishte jo vetëm loja e besueshme e ansamblit të aktorëve, por edhe kostumografia dhe muzika me nota dramatike dhe biblike. “Jonadab”- në vitin 2003 është shpallur projekti më i mirë kulturor, ndërsa është cilësuar si spektakli më i mirë i vitit 2004 në Republikën e Maqedonisë. Pjesëmarrja në Festivalin e Butrintit i ka paraprirë turneut artistik që e pret në Ohër, debutimit në Festivalin e Splitit etj.
Maks Velo ka evidentuar si vlerë të shfaqjes ekuilibrimin e arritur nga regjisori mes gjithë elementëve përbërës të saj
E DIEL, 22 KORRIK 2007
SHQIP 43
KU LTURE
Mashtrimi i radhës i mafies së monumenteve të kulturës FISNIK BROVINA*
Z.Ramohitaj, Më lejoni që në fillim të përgjigjes ndaj jush, të respektoj lexuesit e nderuar të gazetës, duke shpjeguar se si qëndron e vërteta mbi shpifjet e shkruara keq dhe jo në koherencë logjike, me të cilat ju keni veshur procesin e rikthimit në një monument kulture të TORRES në Durrës. Për paranteze, dua t’ju kujtoj se MTKRS sot gjendet përpara skandaleve dhe abuzimeve te mëdha që u janë bërë monumenteve të kulturës, në 8 vitet e qeverisjes së majtë, nga subjekte të caktuara private, sigurisht nën petkun e mbrojtjes së interesave të ngushta politike. Duke u nisur nga situata absurde me shndërrimin në objekt dëfryes dhe aspak social-kulturor të TORRES, ku “ju dhe ortakët tuaj të biznesit” vazhdonit të shfrytëzonit, jashtë çdo afati të lidhur në kontratë, Drejtoria Rajonale e Monumenteve të Durrësit, u detyrua t’i drejtohej organeve të drejtësisë, e mbështetur fuqimisht në këtë vendim të saj nga MTKRS. Në bazë të një projekti, referuar dhe vendimit të ministrit për ruajtjen dhe mirëmbajtjen e monumenteve të kulturës dhe zonave muzeale si destinacione kryesore për turizmin kulturor, Drejtoria Rajonale e Monumenteve iu drejtua Gjykatës së Rrethit me një padi civile ndaj jush, ku e gjithë kjo procedurë u krye në transparencë të plotë dhe me lajmërim në kohë të subjektit tuaj privat. Pas shqyrtimit, Gjykata e Durrësit i dha të drejtë DRM të marrë në dorëzim këtë objekt muzeal. Përfaqësuesit e
Përmbarimit, me vendimin e formës së prerë të Gjykatës së Durrësit, nr. 92, datë 26.6.2007 ndërhynë për të kryer misionin e përcaktuar, atë të kthimit të monumentit nga pijetore dhe mejhane në gjendjen e tij të mëparshme.
I gjithë ky proces është inspiruar dhe mbështetur fuqimisht nga MTKRS në zbatim të ligjit mbi ruajtjen e monumenteve të kulturës. Ju zotëri, si humbës i procesit gjyqësor, në dëshpërim e sipër, së bashku me ata që qëndrojnë
pas jush, niset një sulm në media me shkrime kundër Drejtorisë Rajonale të Durrësit për të kulmuar me shpifjen e radhës kundër meje dhe institucionit që unë përfaqësoj. Dhe për këtë, ju dhe mafia në monu-
mentet e kulturës dhe ndërtim nuk hezitoni të përdorni dhe akuzat personale si armë të fundit për të denigruar hapat e vendosur dhe të guximshëm të qeverisë Berisha në luftën kundër korrupsionit. Kjo është e vërteta mbi këtë dhe, për këtë, në ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve ekziston dokumentacioni përkatës, i cili përkundrejt shpifjes tuaj është në dispozicion të publikut në çdo moment. Më duhet të njoh lexuesit e nderuar se ti je një njëri që nuk ke shërbyer në mejhane, por vazhdon t’i shërbesh mafies së ndërtimit, e cila ka shtrirë kthetrat edhe në monumentet e kulturës dhe këtë herë, duke përdorur dhe hapësirën mediatike. Kam një përgjigje të thjeshtë për pyetjen tuaj, lidhur me projektet e TORRES në Durrës, dhe ky është projekti ynë “tolerancë zero ndaj pijetoreve dhe mejhaneve në monumentet e kulturës, degradimit të tyre në vende ku asgjë s’ka lidhje me kulturën”. Dhe së fundi, i dashur letërshkrues që bën publike bilancet e fitimeve të këtyre 8 viteve dhe qaheni se keni mbetur i vobektë, më lejoni t’ju sugjeroj që të paktën për bizneset e tjera të dyshimta, që ju posedoni, të jeni më transparent me organet tatimore. Dhe të jesh i bindur se, sikundër ministria që unë përfaqësoj, edhe organet tatimore do të jenë po kaq të vendosura dhe me tolerancë zero ndaj evazionit fiskal, duke bërë transparente bizneset tuaja dhe të atyre që qëndrojnë pas jush. *Përgjigje e drejtorit të kabinetit të ministrit Pango
Libri i suksesshëm i autores J.K Rowling po shënon një numër rekord shitjesh në të gjithë libraritë e botës
K
anë mjaftuar dy orë që të gjitha kopjet e librit të fundit të sagës “Harry Potter” të shiten të shtunën edhe në Prishtinë, në librarinë “Dukagjini”. Të gjitha 100 kopjet që i ka pasur kjo librari në gjuhën angleze, 50 për fëmijë dhe 50 kopje të tjera për të rritur, janë shitur para orës 11, vetëm dy orë pasi libraria ishte hapur. “Ende pa shkuar ora 11, për më pak se dy orë, janë shitur të gjitha 100 kopjet”, ka pohuar Yll Pajaziti, drejtor menaxhues në librarinë “Dukagjini”. Libri i fundit i serisë i titulluar “Harry Potter and the Deathly Hallows”, është shitur në kopje të limituara, ndërsa që nga e hëna do të vijnë kopje të mjaftueshme, ka pohuar Pajaziti. Libri i suksesshëm i autores J.K.Rowling është shitur edhe në këtë librari në po të njëjtën ditë, si dhe në të gjitha qendrat e tjera të mëdha botërore. Të shtunën, pas orës 12 të natës, në të gjitha libraritë që punojnë 24 orë, ka dalë në shitje libri i shumëpritur, i cili deri këtë ditë, është mbajtur në kushte të rrepta sigurie. Mania për të pasur këtë libër ka filluar sidomos nga deklarimet e shkrimtares, e cila ka thënë se së paku dy personazhet kryesore të këtij libri do të vdesin. Lexues të shumtë në gjithë botën kanë filluar të kërkojnë nga sh-
“Harri nuk duhet të vdesë”
Të gjitha 100 kopjet e librit “Harry Potter and the Deathly Hallows”, 50 kopje për fëmijë dhe 50 për të rritur, janë shitur para orës 11 në librarinë “Dukagjini”, më pak se dy orë pas hapjes së kësaj librarie
krimtarja që të mos e mbysë djalin magjistar, Harry Potter. Të shtunën, ata kanë arritur që të kenë në duart e tyre përgjigjen e vërtetë të shkrimtares. Shitja e librit në gjuhën angleze ka filluar njëherazi në disa vende të botës, ku është përjetuar me emocion dalja në treg e botimit në anglisht, e botuar në dy versione, për fëmijë dhe për të rritur. Dy ditë para daljes në shitje, në qendrat e mëdha, Londër, Nju-Jork e Sidnei, njerëzit kanë pritur në radhë për të pasur të parët këtë libër. Edhe pse ditë pushimi në Izrael, megjithatë libri ka dalë në shitje. Rowling, 41 vjeç, reagoi kur gazetat amerikane botuan përmbledhjen e librit të premten në sajë të kopjeve që kishin pasur përpara botimit. Ndërsa të premten, gazeta franceze ‘Le Parisien’, botoi një përmbledhje të shkurtër të epilogut të librit të fundit. Të gjitha këto i kanë shkaktuar një dhimbje të madhe koke botuesit, “Bloomsbury Publishing”, i cili ka harxhuar me miliona dollarë për të ruajtur në sekret të plotë përmbajtjen e librit. Deri më tani, Rowling, 41-vjeçare, ka arritur që të shesë 325 milionë kopje të librit, në më shumë se 60 gjuhë. a.b
Dy ditë para daljes në shitje, në qendrat e mëdha, Londër, Nju-Jork e Sidnei, njerëzit kanë pritur në radhë për të pasur të parët këtë libër. Edhe pse ditë pushimi në Izrael, megjithatë libri ka dalë në shitje
SHQIP 44
KU LTURE
E DIEL, 22 KORRIK 2007
Intervista ALDA BARDHYLI
Gjakovë
A
i është aty, në tryezën e mbushur me miq, të cilët e rrethojnë gjithnjë tavolinën ku ai ulet, i veshur me një këmishë të kaltër, të ngjas hëm me sytë. Vitet nuk kanë mundur t’i ndryshojnë asgjë në atë portret tashmë të mbuluar me ca rrudha të lehta, në atë fytyrë aq romantike sa edhe ngjan Gjakova nga lart. Ky është qyteti ku ai ka ndarë gjithnjë jetën. Në ato mori shtëpish të ndërtuara me kujdes, ndodhet dhe banesa e tij, ku ndan jetën me të shoqen. Ky është qyteti të cilin nuk e braktisi as atëherë kur serbët u lëshuan të vrisnin çfarë të gjenin në ato shtëpi. Ai nuk bëri asgjë, madje edhe derën harroi ta mbyllë, duke dashur të mos besonte se “shkau ishte aty për t’i shfarosur”. Ende i ka në mendje fytyrat e dy ushtarëve, të cilët hynë në shtëpi atë mbrëmje. I vendosën tytën e automatikut mbi kokë, duke e pyetur se “çfarë është kjo shtëpi e mbushur me libra”. Ai u tha se ishte shkrimtar, por në kohë lufte ushtarët nuk duan t’ia dinë për fjalët. “Ti gënjen”, i thanë ata. Dhe ky burrë, që tashmë kthen ngadalë me dorën ku i dallohen damarët e kaltër kafenë, rrëmbeu nga biblioteka disa libra të përkthyer në serbisht dhe ua tregoi... Librat sërish e shpëtuan nga vdekja, ashtu si gjithnjë e kishin shpëtuar nga dhembjet e gjata, nga netët e trishta, duke parë vendin e tij që s’po mund t’ia dilte nga robërimi... Din Mehmeti nuk do ta kujtojë Gjakovën apo Prishtinën e atyre viteve. I bindur se historia nuk ka qenë asnjëherë në anën e vendit të tij, ai e rrëfen këtë histori shkarazi në kafenenë ku zhvilluam bisedën, duke dashur t’ia lërë të shkuarës atë kohë. Sytë që kanë një blu të thellë, gati sa si përloten pas çdo fjalie, teksa rrëfen jetën e tij me letrat. Ndihet i lumtur se dikush ka shkuar ta takojë si poet, në këto kohë të trazuara për Kosovën. Kërkon të më tregojë vendin ku në çdo rrugë fshihet jeta e tij, kafenenë ku ulet për të medituar gjithçka... Të gjithë e njohin Din Mehmetin në këtë qytet. Ai është si një mbret i heshtur, para së cilit të gjithë ndalen për ta përshëndetur... Por thellë brenda tij duket se ai ka mbetur një romantik i pandreqshëm, i cili nuk lodhet së foluri për orë të tëra për poezinë... Mund të më tregosh rrugëtimin tënd bashkë me poezinë, në një vend si Kosova, gjithnjë i paqëndrueshëm politikisht, plot drama... Si ka qenë jeta jote prej poeti në një vend të tillë? Unë si poet e kam ndjerë thellë në veten time peshën e ngjarjeve shoqërore apo politike që kanë shoqëruar jetën e vendit tim. Të gjitha ato ngjarje të vogla dhe të mëdha kanë qenë pjesë e jetës sime dhe si të tilla i kam paraqitur edhe në poezinë time, duke rrëfyer aty çdo gjë, duke i pranuar dhe refuzuar, duke bërë një luftë të vazhdueshme... Me gjithë ato çfarë ka ndodhur me të keqen tonë, qoftë individuale apo shoqërore, mund të them se poezia ime është një biografi e pikëllimit, e cila duke qenë e tillë është përpjekur të thotë diçka jo vetëm për atë çfarë unë ndieja, por për ekzistencën ku ajo inkuadrohet, atë shoqërore, historike, politike. Jeta ime është poezia ime dhe në këtë sens mendoj se ajo ka një kuptim. Ka brenda edhe zhgënjimin, por mendoj se brenda saj ka një sens shumë të fortë të qëndresës, ashtu natyrshëm siç kemi mundur të qëndrojmë ne. Por, qëndresa në poezi është krejt ndryshe nga qëndresa në jetë... Le të shkojmë pas në kohë, në ato vite kur ju filluat të shkruanit. Kam lexuar biografinë tuaj, kur një djalosh nga fshatrat e thella të Kosovës, të cilit i pëlqente të këndonte këngët e traditës, nisi të shkruajë. Si do ta kujtonit këtë jetë me letrat? Në jetën time letrare asnjëherë nuk kam qenë rob i një forme, apo i ideve të ndryshme. Sigurisht që jam udhëhequr nga ato, por gjithnjë kam dashur të ecë sipas ngritjeve të problemeve shoqërore dhe politike. Në fillim poezia ime ka qenë një poezi e peizazhit të vendlindjes. Në të mund të dëgjoja zërin e atyre njerëzve që e adhurojnë vendin ku kanë lindur, janë dashnorë të përjetshëm të natyrës, të cilët rrinë deri natën vonë dhe meditojnë gjatë për një jetë më të mirë. Këta njerëz, që unë i njoh aq mirë, i ka mësuar historia të durojnë e të besojnë pafundësisht, pasi gjithnjë kanë qenë të lodhur nga këto gjëra. Poezia ime është përpjekur të hyjë në botët e këtyre njerëzve, t’i identifikojë ata. Në këtë plan mund të them se jam pakëz romantik, për arsye se dikur besoja se me anë të artit mund të ndryshohet gjendja politike dhe shoqërore e një vendi. Besoja deri në verbëri, se fjala është një magji e madhe, që mund të bëjë ndryshime rrënjësore në shpirtin e njeriut për ta bërë atë më të përsosur sesa është, një njeri si duhet të jetë në rrethana të caktuara shoqërore, si mund të kontribuojë më mirë për historinë dhe vendin e tij. Por, më vonë, teksa rritesha unë bashkë me poezinë, teksa endesha në emrat e mëdhenj të letërsisë botërore, kam kuptuar me dhembje se nuk është letërsia ajo që i ndryshon gjërat. Ajo në të vërtetë
DIN MEHMETI/ Emblema e poezisë kosovare rrëfehen për jetën si poet në një vend si Kosova, miqësinë me Azem Shkrelin dhe lidhjet me letërsinë e ish-Federatës Jugosllave
Një romantik i pandreqshëm është një art që e urtëson shpirtin e njeriut dhe e nuk ramë në kontakt vetëm me letërsinë jugosllave, magjeps me të bukurën që të ofron, por në jetë ajo por edhe me letërsinë botërore nëpërmjet saj. Në është e pamundur ta bëjë këtë, nuk ka mjete dhe atë kohë, në ish-Jugosllavi kishte potencë njerëzish që përkthenin nga letërsia e huaj, ndryshe nga forcë ta ndryshojë këtë. Kjo ishte ajo çfarë unë mendoja në fillimet e mia çfarë mungonte në Kosovë. Ata kishin njohje të gjusi poet, por me kalimin e kohës kjo ka ndryshuar hëve të huaja, duke sjellë në gjuhën e tyre emra të tek unë, pasi jam përpjekur të ballafaqohem me njohur të letërsisë së huaj. Kështu, ne i kemi njotema të tjera, që mi ka imponuar koha dhe rretha- hur burimet e letërsisë së huaj nëpërmjet gjuhës nat shoqërore. Gjithnjë rrethanat shoqërore kanë jugosllave. Kjo ka qenë një përparësi, nga e cila një ndikim te poeti, ato mund t’i ndryshojnë poet- kemi fituar, pasi librat kanë qenë të dobishëm për ët, pasi, në fund të fundit, poeti është një trup si krijimin e një bërthame të re në letërsinë shqiptare. gjithë të tjerët, madje me një ndjeshmëri më të Nga ky brez i poetëve të viteve ‘60 dolën emra që madhe, i pafuqishëm të mos e ndjerë atë që e rre- krijuan elitën e mendimit, si Azem Shkreli, Ali Pothon, ta braktisë atë. Por, gjithnjë është e rëndë- drimja, Rajmond Deda, këtu bëj pjesë edhe unë. sishme mënyra sesi ti i rrëfen këto rrethana në art. Ne supozohemi nga kritika që jemi krijuesit e poezUnë shumë vonë kam mundur t’i kap damarët e isë moderne shqiptare në Kosovë. Ne kemi mundur të sjellim në poezinë tonë forpoezisë bashkëkohore shqiptare e botërore dhe haptazi e them se unë dhe shokët e mi poetë të ma dhe përmbajtje të njëjta, si në poezinë e shkrubrezit tim kemi mësuar shumë prej shkrimtarëve ar në Evropë, por të brumosur me jetën kosovare, të mëdhenj botërorë. me jetën shqiptare, me përpjekjet tona drejt një asNatyrisht ne kemi marrë nga shumëllojshmëria pirate, të cilën ende nuk e kemi arritur. e shprehjeve të tyre, të formave të ndryshme, pasi Ne kemi mundur t’u japim këtyre përpjekjeve në Kosovë historiku i kulturës sonë ishte një his- një formë moderne, në mënyrë që të mos mbesin torik i diskutueshëm, për shkak të robërive shek- të lokalizuara, por t’i drejtohen botës me metafora ullore që është kanosur historikisht te ne. Gjërat nga më universale. kanë nisur të ndryshojnë më vonë, diku nga viti Nëse u referohemi përkthimeve që janë bërë 1945. deri tani nga letërsia kosovare jashtë, kuptojmë se Pra, krejt çfarë jam munduar të bëj është që të ajo është e pranueshme dhe pranohet, pikërisht përcjell besnikërisht ngjarjet e mëdha dhe të vogla për faktin se evropianët duan të njohin shpirtin e shoqërore e politike. Gjithashtu jam përpjekur t’i Kosovës, shpirtin e shqiptarëve dhe përpjekjet e shpreh ato në mënyrë subjektive, duke u dhënë tij nëpërmjet vargut të poetëve dhe metaforave formën e ndjenjave të mia, të pikëpamjeve të mia, origjinale të tyre. Kjo është ajo që mund të quhet jo duke u ndenjur gjithnjë besnik atyre ngjarjeve, një nga fitoret e poezisë sonë. por në bazë të tyre, duke krijuar paralelizma herëKjo poezi mund të quhet e stabilizuar në formën herë fantastike, herë-herë edhe forma të cilat nuk e atij brezi dhe ka mbetur një poetikë, e cila nuk mund të ngjasin në jetë. Edhe shprehjet mund të përsëritet, pasi e kanë konservuar në metaforike kanë qenë shprehje të një ëndrre të vetvete një pjesë të kohës dramatike të popullit shpoetit për diçka më të mirë në jetë. qiptar, duke i sjellë ato me tone origjinale, të drejJu i përkisni atij brezi intelektualësh që tuara nga tonet evropiane dhe botërore nëpërmjet krijuan elitën e mendimit në Kosovë. mjeteve artistike. Mund të na rrëfeni diçka më tepër për këtë Ju keni qenë mik i Azem Shkrelit. Mund periudhë. Dhe doja të dija mbi komuni- të më flisni pak për të? kimin që keni pasur me Unë kam qenë mik i ngushtë poetë apo shkrimtarë të me Azem Shkrelin, sepse jemi ish-Federatës Jugosllave? I bindur se historia nuk bashkë edhe nga një krahinë. Së pari, mund të them se ne Kështu bashkë na bashkoi amka qenë asnjëherë në kemi krijuar një mënyrë specibienti nga kishim ardhur, kujfike. e rritjes sonë nën të njëjtën anën e vendit të tij, ai e timet Ne gjithnjë kemi qenë të frymë, psikologjia, motivet dhe mbikëqyrur, për ne janë kujdese menduara jonë disi e njëjtë. rrëfen këtë histori ur të tjerët, pasi ishim letrarë Kemi qenë miq shumë të mirë. dhe gjithçka çfarë bënim shikoUnë e konsideroj atë si një nga shkarazi në kafenenë ku hej se mos devijohej nga vijat poetët ndër më të mirët që kemi zhvilluam bisedën, duke sot andej dhe këtej kufirit. Ai ka dhe mos gabonim. Nuk ka qenë e lehtë të krijoje nën një atmosnjë stil aq origjinal sa askush nuk dashur t’ia lërë të ferë të tillë, të jesh gjithnjë i mund ta përsërisë dhe të mos përndjekur në mendimet e tua. brejë nën ndikimin e tij. Atë nuk shkuarës atë kohë Gjërat ndryshuan disi pas viteve e mbajnë shumë temat, por stili. ‘70, atëherë kur ne filluam të Stili i tij është një stil azemian. kishim autonominë tonë. U kriAshtu si Floberi në romanin e tij jua një hapësirë ku ne mund të shkruanim me një është i përsosur në stil. Unë nuk di nëse ka poetë frikë disi më të minimizuar, sigurisht që ishim sër- kosovarë të ketë aq stil origjinal sa Azem Shkreli. ish të mbikëqyrur, por jo sa të mos i shfaqnim menMë lejoni t’ju pyes se cilët kanë qenë dimet tona. vitet tuaja më të bukura dhe vitet që ju Gjatë viteve 1972-1974, kur u krijua autonomia kanë lënduar më shumë? e Kosovës, ne ishim në kontakte të vazhdueshme Ah, kjo është një pyetje jashtëzakonisht e mirë, me shkrimtarë të republikave të ish-Federatës por në të njëjtën kohë është një pyetje që më kthen Jugosllave. Duke qenë se ishim një brez i shkolluar nëpër disa shtigje të pikëllimit personal. Vite, të cilat në fakultete të ndryshme të ish-Jugosllavisë, ne kur e kthej kokën në të kaluarën hesht, kam dëshirë
të hesht dhe shpeshherë, më shumë se kurdoherë tjetër, të pështy, të pështy zi, vrer, kuq, të pështy e të pështy, për çdo gjë çfarë kaloi, pasi kemi parë hidhërime të tepruara që e mbulonin gëzimin. Por, sa herë kthehem në të kaluarën më paraqiten edhe disa xixa të gëzimit që kam arritur të jem gjallë e të jem këtu me ty sot, duke folur për poezinë. Ndiej, në një farë mënyre, gëzim, pasi jeta ime nuk më ka kaluar krejtësisht bosh, sepse në biografinë e jetës sime kam mbjellë një farë, e cila i ka nxjerrë produktet e veta në një farë kohë, megjithëse verdiktin është koha ajo që e jep. Por, kam pasur dhe gëzime përkundër gjithë asaj dhune të ushtruar mbi ne, pasi ne qëndruam dhe ajo qëndresë e luftë e pareshtur na ka sjellë deri në këtë fazë ku jemi tani. E kaluara ime është e kaluara kosovare dhe si e tillë ka qenë një përpjekje ekzistenciale, përpjekje për të ekzistuar. Ka qenë një rrugë e ndjekjeve, një fobi e tmerrshme se dikush po na ndjek mbrapa. Ne duhet të shkruanim, të punonim, por, gjithsesi, ishim të ndjekur. Tragjedia qëndron këtu, se në vitin 1945, kur Kosova iu bashkua Serbisë, atëherë ne e kuptuam se janë shkelur idealet e luftës sonë në Luftën e Dytë Botërore, kur flitej se pas çlirimit, Kosova do t’i takonte Shqipërisë dhe kjo nuk u realizua. Kur Kosova iu bashkua Serbisë, ne si njerëz të kulturës ishim të zhgënjyer dhe të tjerët e dinin se në çfarë gjendje psikologjike ishim. Ne, atëherë, kemi qenë të zhgënjyer dhe kemi ecur nëpër zhgënjime personale dhe jemi munduar që nëpërmjet zhgënjimit të bëjmë diçka, që të mos vdesin idealet. Të mbjellim diçka në tokën tonë. Dhe vërtet, diçka kemi mbjellë, hamarin e kulturës nuk e kemi bosh. Kemi krijuar një shtresë të kulturës, kemi libra, kemi biblioteka etj. Mendoni se gjithnjë do të dominojë kjo frymë në poezinë kosovare? Poezia kosovare dhe poezia e popujve të tjerë të vegjël, që për një kohë të gjatë kanë qenë nën sundimin e të huajve, i ka ngjyrat e veta karakteristike, ka ngjyrë militante, thuajse se ajo ka dëshirë të ndihmojë me çdo kusht tjetrin, ka tendencë të jetë disi surrealiste. Poezia udhëhiqet nga një ide për ta ngjallur njeriun, për ta ndihmuar atë drejt ngritjes së tij individuale. Por, kjo është ngjyra e poezisë provinciale, e popujve të vegjël me kultura gati-gati fillestare, të varfra në krahasim me të tjerat. Tani, definitivisht mund të them se një poezi e tillë do të mbetet gjallë për aq sa kanë për të qenë aktuale ngjarjet që ajo i përshkruan, për aq sa koha do të kërkojë t’i identifikojë ato ngjarje e ato përpjekje që janë brumosur në poezinë e poetëve të ndryshëm. Mirëpo, kjo poezi është e tejkaluar. Poezia është jashtë kohës dhe hapësirës në Evropë. Ajo nuk do të jetë poezi e rrethanave shoqërore, por e rrethanave shpirtërore të poetit, ama të poetit që nuk i dihet në cilën kohë jeton. Është një poezi universale e gjërave që flasin e s’flasin. Është një metaforikë që shpërthen nga shpirti i poetit, por jo e angazhuar. Sado që një poet thotë se ne nuk jemi të angazhuar dhe se shkruajmë vetëm për vete, kjo është një mashtrim, pasi një gjë të tillë mund ta bëjnë vetëm snobët. Është e pamundur të mos mendojë poeti se do të shkruajë për lexuesin. Doja të dija mbi komunikimin që poetët në Kosovë kanë pasur me kohën kur në Shqipëri zhvillohej një letërsi tjetër, ajo e soc-realizmit?
E DIEL, 22 KORRIK 2007
SHQIP 45
KU LTURE
Këshilla e Eqrem Çabej D
in Mehmeti e kujton atë kohë, kur pasi kishte mbaruar stu dimet në Beograd, vjen të punojë në Bibliotekën Kombëtare të Tiranës për të mbrojtur doktoraturën. “Punoja me orë të tëra”, rrëfen ai. Në një nga ato mbrëmjet e lehta në Tiranën e atyre viteve, ai kishte takuar Eqrem Çabejin, që për vite me radhë ka qenë miku i tij i mirë. Teksa ishin ulur të pinin një kafe, Çabej i kishte thënë se “përse kërkon të merret me studime”. “Ti ke talent, diçka që u mungon studiuesve, përse kërkon ta çosh jetën duke rrëmuar në librat e të tjerëve. Ti duhet të shkruash. Ne duhet të merremi me librat e tu”. Këto fjalë e kishin ndjekur për kohë të tëra në mendje, teksa kthehej nga Tiranë në Gjakovë, duke vendosur më pas ta linte doktoraturën e studimet dhe të bëhej një dashnor i përjetshëm i poezisë. POLICËT DHE LIBRAT Natë Qyteti dridhej Klithte nëpër krisma Ata erdhën edhe në shtëpinë time Si një furtunë e zezë Që rrënon gjithçka Erdhën e përmbysën çdo gjë Në bibliotekën time I gjuajtën librat nëpër dhomë I shqelmuan i shqyen Fytyrat dyllë nga vdekjet Duart tmerr nga krimet Ku i ke armët ku Jo kam vetëm libra M’i ngulën sytë E gjarpërinjtë E ulërinë: Libra libra libra Pse gjithë këta libra?! Heshtje e gjatë Librat merrnin frymë Ata më shikuan mendueshëm U zverdhën e ikën pa thënë asgjë Mbrapa lanë erë të ndytë Kob frikë Gjakovë, prill 1999
Letërsia shqipe e këtyre dy kaheve përbëjnë tërësinë e letërsisë kombëtare shqiptare. Kjo letërsi është një letërsi, jo dy letërsi. Është një letërsi, pasi shkruhet në një gjuhë, në atë standarde e të unifikuar, prandaj ne jemi të integruar si shqiptarë dhe kjo nuk na lë shumë hapësirë të ndahemi. Megjithatë, gjatë këtyre 40 viteve shkrime që bëheshin në Shqipëri, dallonin nga ato që bëheshin në Kosovë në disa pikëpamje. Thirrjet e poezisë shqipe në Shqipëri kishin frymë socrealiste. Ndryshe nga ne në Kosovë, poetët në Shqipëri, gjatë asaj periudhe, ishin të detyruar të shkruanin nën moton e “njeriut të ri”. Ata nuk mund të shkruanin të lirë, jashtë rregullave të vendosura të kohës, larg ideologjisë komuniste, pasi kjo gjë kushtonte shumë dhe unë i di të gjitha rastet e burgosjeve në burgjet komuniste. Është e trishtë e gjithë ajo çfarë ka ndodhur atje. Por mendoj se edhe në atë mënyrë të robëruar ata mundën të rrëfenin situatën reale në të cilën ndodhej kjo letërsi, ai vend dhe për këtë gjë ajo letërsi është pjesë e historisë sonë. Prandaj, poetët në Shqipëri nuk kanë mundur të jenë më modernë, ashtu siç ndodhte në të njëjtën kohë në vende të ndryshme të Evropës. Ata nuk kishin mundësi të lexonin, ta përsosnin formën dhe mendimin e tyre, pasi ishin vetë rrethanat e tilla... Ndërsa në Kosovë, pavarësisht se ishim të përndjekur, ne kemi mundur të jemi më të lirë, të kemi më shumë mundësi komunikimi. Në një libër për Ballkanin, cili është vendi që do t’i lije poezisë shqipe? Poezinë shqipe, në të dyja anët e kufirit, në tërësi
në një libër karshi librave të tjerë të poezive ball- Unë vetëm mendoj, unë gjithçka mendoj, unë tani kanike, do ta vendosja aty ku ajo e meriton. Ajo e vetëm meditoj, unë meditoj e meditoj për tema meriton të jetë karshi poezisë më të mirë të popu- për jetën. Kam dëshirë të shkruaj një vepër, e cila do të jve ballkanikë, me të veçantat e veta natyrisht. Poezia shqipe sjell të veçantat e veta, ngjyrën e mbetet. Në këtë moshë të kap shpesh mendimi se vet. Dhe kjo ngjyrë është e veçantë në këtë libër, nuk ke mundur t’i thuash të gjitha. Prandaj, gjithmund të jetë e ngjashme edhe me ndonjë popull një kam përshtypjen se nuk e kam kryer siç duhet detyrën time, mendoj të shkrutjetër ballkanik. Mendoj se kulaj një vepër, e cila qëndron, e cila turat e huazuara e ndihmojnë bën rezistencë. Nuk mund të njëra-tjetrën, unë po them me Sytë që kanë një blu të dal jashtë natyrës sime të dikurbindje se poezia shqipe sot në thellë gati sa s’i përloten shme. Më pëlqen të meditoj për botë edhe mund të konsideronatyrën, lumenjtë, drurët, me het një poezi, e cila ka një pamje pas çdo fjalie, teksa gjithçka. moderne. Por, ajo çfarë më mungon, Unë e lexoj poezinë bashkëkorrëfen jetën e tij me letrat. është fakti i të qenit më i qetë. hore të vendeve të ndryshme, si Shumë gjëra kanë ndryshuar në të Greqisë, ish-Republikave të Ndihet i lumtur se dikush kohë dhe njerëzit nuk më Jugosllavisë, sllovene, franceze ka shkuar ta takojë si duken më si dikur. Janë më të etj., por poezia jonë është një farë ftohtë, gati sa nuk kacafyten me indi, një farë skeleti i fortë i jetës, poet, në këto kohë të njëri-tjetrin dhe kjo nuk më i historikut të shqiptarit, i pëlqen. ngjyrës, i natyrës së tij, e cila i jep trazuara për Kosovën Nuk mendoja se ishin këshmundësi asaj të futet në poezinë tu njerëzit përpara. Tashmë kur e botës. Pasi, poezia e botës nuk bëj rezymenë më dalin njerëzit mund të jetë e njëtrajtshme. Poezia shqipe është poezi botërore. Nëse poezia sikur shpërthejnë nga toka, si gjarpërinjtë ndaj jonë do të ishte moderne, siç është poezia moderne vetes. Unë jam i ftohtë ndaj tyre, por shoh dhe fjalët që i thonë të tjerët nuk zënë vend, kacafyten franceze, nuk do të vlente. Çfarë mendon Din Mehmeti tashmë në në luftë mes vetes, gjë e cila më bën të më duket këtë moshë? Cilat janë ato që orvaten në vetja sikur kam dalë jashtë kohës. Ndoshta është mosha kjo që më bën t’i shoh këto gjëra. Kam një mendjen tënde? Kjo është një pyetje shumë e mirë. Përgjigjja e alergji ndaj këtyre gjërave, por shoh se edhe sinsaj është sikur unë të ulem e të shkruaj një roman, qeriteti është një formë e tepërt në këtë kohë. Është një jetë pa formë, ashtu siç unë e kam por romani është i mundimshëm tani për mua.
shprehur në një varg “Tokë pa qiell”. Njerëzit ikin nga njëri-tjetri... Njeriu ikën nga njeriu, bisha ikën nga bisha, gjarpërinjtë ikin nga gjarpërinjtë. E shoh jetën tashmë me një sy krejt kritik. Kam dëshirë të shkruaj diçka për këtë gjë, por nuk e di në do mund t’ia arrij... Cila është poezia e fundit që ke shkruar? Vetëm dy ditë më parë kam nisur një libër me poezi në Tiranë për t’i botuar te shtëpia botuese “Toena”. Janë 80 poezi të reja të miat. Por, poezia e fundit, ajo që është në atë përmbledhje dhe më ka mbetur në mendje, është: “Është diku një plak si unë”... E mban mend? “Është diku një plak si unë”. (Mbledh pak buzët dhe mbyll sytë). E kam të pamundur ta them... Kur ka qenë poezia më e bukur tek ty, gjatë kohës kur ishe i ri apo tani? Kur isha i ri poezia ka qenë shpërthimi i shpirtit tim, me një tendencë të caktuar për ta ndryshuar botën dhe jetën. Ishte optimizmi im, ka jetuar me mua dhe fizikisht, edhe në pikëpamje shpirtërore. Unë jam gëzuar me të, pasi ajo më ka ndihmuar, ishte angazhimi im shpirtëror që më ka ndihmuar mua si qenie, më ka dhënë forcë. Poezia e tanishme është disi më intelektuale, më meditative, më metaforike. Ajo nuk është ajo poezi që mediton për ekzistencën njerëzore, por jo me atë vrullin djaloshar, me atë zjarrin e dikurshëm. Është një poezi e frenimeve, ndërsa më përpara ajo ishte një poezi e zjarreve, e vullkaneve të vogla brenda meje. Ndoshta edhe tani është e tillë, por është një zjarr që nuk i duket tymi...
SHQIP 46
E DIEL, 22 KORRIK 2007
SPORT BARIÇ
Beqaj
Trajneri i Kombëtares i ka sugjeruar sulmuesit aventurën jashtë vendit, për të gjetur hapësira në Kombëtare, por ofertat e klubeve të Superiores janë shumë joshëse
Leje nga Anorthosis për Marsejën A
Të gjithë "big"-ët e Superiores e kanë përqendruar vëmendjen te 30-vjeçari
30-vjeçari është epiqendra e merkatos në kampionatin shqiptar: Një lojtar që do t'i shkonte për shtat çdo skuadre
Teuta e Tirana, luftë për Daniel Xhafajn Durrsakët duan ta mbajnë, sulmuesi ka lidhur kontratë me kampionët ERALD KODHELI
Kapllani
T
ë gjithë të çmendur për Daniel Xhafajn. Sulmuesi është pa dyshim lojtari më i dëshiruar nga klubet e mëdha në Shqipëri dhe lufta për të marrë shërbimet e tij vazhdon të jetë e fortë. Tirana e Teuta janë në kërkim të një fjale, të një shtrëngimi duarsh. Ndërkohë, edhe Partizani e Vllaznia presin zhvillime të mundshme, pse jo për të përfituar në momentin e fundit. Të gjithë "big"-ët e Kategorisë Superiore e kanë përqendruar vëmendjen (sigurisht edhe forcat) te 30vjeçari, që cilësohet nga të gjithë si një lloj shpëtimtari për skuadrat e tyre: mesatarja e golave të shënuar është e admirueshme. Aktualisht, situata rreth shënuesit të 20 golave në edicionin e kaluar është shumë e komplikuar. Dëshiron të luajë jashtë 28 mijë kilometrave katrorë dhe provohet tek Amkar në Rusi, luan me Teutën në turin e parë eliminator të Kupës UEFA dhe (të paktën ashtu si thonë burime konfidenciale) ka firmosur parakontratë me Tiranën. Mes fundit të majit (miqësorja e humbur 3-1 me Anglinë B) dhe fillimit të qershorit (takimi eliminator i fituar 3-0 në fushën e Luksemburgut), Daniel Xhafaj ka bindur trajnerin e Kombëtares Oto Bariç për kualitetin e tij. Madje, pas këshillës së kroatit 75-vjeçar, sulmuesi ka tentuar aventurën jashtë Shqipërisë, pasi vetëm në këtë mënyrë do arrinte të siguronte fanellën kuqezi. Por, kur ka kaluar më shumë se një muaj nga dita e parë e provës me Amkarin, kontrata ende nuk ka ardhur dhe lojtari ka pasur oferta të njëpasnjëshme. E para në listë ishte Tirana: skuadra ka ndryshuar shumë nga ajo e vitit të kaluar, që u shpall kampione dhe përveç afrimit të Fortuzit dëshiron edhe një tjetër goleador, i cili do t'i japë më shumë siguri në fazën realizuese. Sipas burimeve pranë bardhebluve mësohet se Xhafaj ka firmosur një parakon-
Karlsruher, jashtë Kupës së Ligës E
dmond Kapllani dhe Karlsruher janë eliminuar në çerekfinalet e Kupës së Ligës në Gjermani, pasi kanë humbur 1-0 në ndeshjen e luajtur në fushën e nënkampionëve të Shalke 04. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka fituar një penallti që në minutën e 5-të të takimit, ku gjyqtari nuk ka hezituar të fërshëllejë një faull të shkaktuar ndaj Kapllanit nga Kobiashvili. Megjithatë, mundësia e dhënë nuk është shfrytëzuar nga Tamas Hajnal, i afruar në këtë verë te skuadra nga Baden-Baden. Rezultatin final të ndeshjes e vendosi rrjeta e realizuar nga Halil Altintop, që kaloi Shalken në gjysmëfinale. Në këtë sfidë, trajneri Edmund Beker provoi një sistem të ri loje, ku 24vjeçari kuqezi ka luajtur si sulmues i vetëm dhe pas shpinës së tij vepronin dy mesfushorë ofensivë. er. ko.
tratë për të milituar aty në sezonin e ri, që starton më 25 gusht. Por, Teuta, skuadra ku 30-vjeçari ka luajtur për shumë sezone, duket se po tenton ta bindë që ai të qëndrojë në bregdet. Presidenti Edmond Hasanbelliu ësh-
E VEÇANTE
të i gatshëm që të rrisë ofertën, me qëllimin e vetëm që Xhafaj të jetë pjesë e nënkampionëve. Aktualisht, sulmuesi po luan me durrsakët në turin e parë eliminator të Kupës UEFA, madje ka shënuar edhe golin e parë në
humbjen 6-2 të pësuar në fushën e Slaven Belupo. Zyrtarët e Teutës kanë bërë të ditur se pas kësaj disfate turpëruese në ekip do ndryshojnë shumë gjëra, por objektivi kryesor është mbajtja e Daniel Xhafës, për të cilin do ish-
in të gatshëm të bënin gjithçka. Në garë qëndrojnë edhe Partizani e Vllaznia (edhe pse disi më të tërhequr), që ëndërrojnë për të afruar golashënuesin dhe më pas të provojnë të fitojnë diçka të rëndësishme në këtë sezon.
Pinjolli i familjes mbretërore, mesazh në zyrat e klubit matjan
Princi Leka, faks Burrelit “Urime për heqjen e dënimit” P
rinci Leka, trashëgimtari i parë i fronit mbretëror në Shqipëri, ka dërguar një faks në zyrat e klubit të Burrelit, ku ka uruar drejtuesit dhe futbollistët për heqjen e dënimit dhe rikthimin e skuadrës në Kategorinë e Parë. Në mesazhin e mbërritur lexohej: “I dashur president, të dashur futbollistë, do të dëshiroja t’ju uroja të gjithëve ju për heqjen e dënimit ndaj klubit të Burrelit, si edhe për rikthimin në kategorinë ku keni milituar gjatë sezonit të kaluar”. Duke qenë se familja mbretërore është me origjinë matjane, ky lajm e ka gëzuar princin, i cili i ka uruar suksese skuadrës dhe ka premtuar se do bëjë të pamundurën të jetë prezent në disa ndeshje të ekipit. “Falja juaj ishte një lajm i gëzueshëm për mua dhe për të gjithë tifozët e ekipit të Burrelit. Uroj që të keni sa më shumë suksese dhe fitore në vazhdim dhe po pres me padurim që të marr pjesë në ndeshjet e
skuadrës suaj”. Ky faks ka qenë padyshim një surprizë e bukur për Burrelin, që vetëm pak kohë më parë u lejua nga Komiteti Ekzekutiv në Federatën Shqiptare të Futbollit që të luante në Kategorinë e Parë. Gjatë sezonit të kaluar, matjanët ishin skualifikuar nga kampionati dhe dërguar një kategori më poshtë, sepse përgjegjësi i gjyqtarëve në federatë, Sulejman Mema, ishte sulmuar brutalisht në korridoret e stadiumit. Kjo ngjarje i ka rrezikuar jetën ish-shefit të garave dhe ka sjellë masën e parë ekstreme në futbollin shqiptar, e cila është pasuar nga pezullimi i Tomorit. Gjithsesi, pas kërkesave të shumta për falje, të dyja këto ekipe janë lejuar që të rikthehen në aktivitetin e mëparshëm. Aktualisht, Burreli ka startuar fazën përgatitore nën drejtimin e trajnerit Baftjar Punavija. e. kodheli
rjan Beqaj ka marrë le jen nga Anorthosis Famagustra për të udhëtuar drejt Francës, ku do të testohet në radhët e Olimpik Marsejës. Lajmin e ka zyrtarizuar sajti elektronik i klubit, që citonte se drejtuesit qipriotë nuk dëshironin që t’i bëheshin pengesë portierit të Kombëtares shqiptare. “Pasi ka luajtur në ndeshjen e parë eliminatore të Kupës UEFA, të fituar 1-0 në fushën e Vardarit, Arjan Beqaj ka kërkuar autorizimin e drejtuesve të klubit për t’u provuar te Marseja në Ligën I Franceze”, shkruhej në komunikatën për shtyp. “Leja për t’u larguar disa ditë u dha, por në rast se Beqaj do ta bindë stafin teknik të marsejezëve, atëherë Anorthosis duhet të vihet në kërkim të një tjetër portieri”. Provën në Francë “gardianit” ia ka siguruar mesfushori Lorik Cana, që është një nga lojtarët më të vlerësuar tek Olimpik Marseja. Nëse kalon te nënkampionët e Francës, Beqajt do t’i duhet të luftojë për një vend si portier i dytë me 32-vjeçarin Sebastian Hamel, ndërkohë që numrin 1 e mban Sedrik Karraso. e. kodheli
Teramo
Në mbrojtje të Myrtajt për “dopingun” F
lorian Myrtaj është para qitur përpara panelit dëgjimor antidoping, në lidhje me kortizonin e përdorur në ndeshjen “playout” kundër Ankonës. Dje, sulmuesi shqiptar, i cili ishte i shoqëruar nga mjeku i Teramos, Nino Bonolis, dhe nga avokati Grasini, kanë thënë fjalën e tyre përpara gjykatësve sportivë, duke sqaruar përse në këtë rast nuk bëhej fjalë për përdorim të substancave të ndaluara. Materialet do t’i paraqiten komisionit antidoping të CONI-t, që do japë një vendim vetëm në muajin gusht. Gjithsesi, ish-lojtari i Kombëtares dhe mjeku Bonolis janë dukur optimistë. “Kemi shpjeguar arsyet tona dhe besoj se kjo çështje do zgjidhet me një skualifikim minimal”, ka deklaruar doktori. Ndërsa Myrtaj është shprehur: “Kjo situatë nuk ka lidhje me dopingun, ka ndodhur një gabim burokratik. Përpara ndeshjes me Ankonën kemi deklaruar se kisha marrë një sasi të caktuar kortizoni, pas kisha probleme në këmbë dhe vetëm në këtë mënyrë mund të luaja”. Myrtaj po vazhdon stërvitjet me Teramon, por Paganeze duket shumë e bindur për të marrë shërbimet e vlonjatit. e. kodheli
E DIEL, 22 KORRIK 2007
SHQIP 47
SPORT
Piloti i MekLarenit ka shpëtuar për mrekulli pa asnjë dëmtim, por stafi mjekësor nuk e ka konfirmuar pjesëmarrjen në garën e së dielës
Hamilton, aksident me 270 km/h Raikonen me Ferrarin arrin “pole-position” në Nurburgring
Pasi trajneri i ri i Realit, Bernard Shuster, ka pohuar se nuk e do në skuadrën e tij, Emerson i lëshon sinjale dashurie Milanit. “Jam gati të vlerësoj të gjitha ofertat, deklaroi ‘Puma’. Reali është klubi më i pasur në botë, por Milani është i organizuar shumë më mirë. Te kuqezinjtë, gjithçka si në fushë ashtu edhe jashtë funksionon për mrekulli. Paratë nuk janë problem”.
MekLaren pohoi se piloti nuk kishte pësuar asnjë frakturë KLASIFIKIMI
Ky aksident mund ta komprometojë garën e Hamilton drejt titullit kampion, pasi rivalët kanë mundësi ta ngushtojnë diferencën
ALONSO
Spanjolli nuk është dukur aspak i shqetësuar nga aksidenti i shokut të skuadrës dhe ka besim të plotë te MekLareni i tij
Lion triumfon në Kupën e Paqes
SKANDALI
40-vjeçari është tërhequr prej disa muajsh nga arbitrimi e tashmë rrezikon burgun
Mediat amerikane: Tim Donaxhi, gjyqtari i korruptuar në NBA G
azetat amerikane kanë zbulu ar emrin e gjyqtarit, që për llogari të mafies trukonte ndeshjet e basketbollit amerikan (NBA), duke ndikuar te pikët, faullet dhe gjithçka tjetër që ka lidhje me lojën. Bëhet fjalë për Tim Donaxhi. Fotot e tij kanë mbushur faqet e para të të gjitha gazetave në SHBA: një arbitër me vesin e bixhozit, që për shkak të borxheve të shumta të akumuluara, prej dy vjetësh punonte për llogari të krimit të organizuar. Lajmi është publikuar për herë të parë nga “New York Post”, që zbuloi se hetimi i FBI-së kishte filluar përpara një viti dhe nga përgjimet e telefonatave dolën në dritë fakte tronditëse: Donaxhi, i cili punonte si gjyqtar i NBA-së prej 13 vjetësh, kishte vendosur baste në
‘‘
‘‘
‘‘
ideri i kampionatit në Formu la 1, Ljuis Hamilton, ka shpë tuar për mrekulli, pa pësuar asnjë dëmtim nga një aksident me shpejtësi të lartë në fundin e provave zyrtare të Çmimit të Madh të Evropës. Piloti debutues me MekLarenin ka dalë nga pista në kthesën që mban emrin e legjendës gjermane, Mikael Shumaher, dhe me 270 km/h është përplasur me muret mbrojtëse. 22-vjeçari ka dalë vetë nga makina dhe përpara se të transportohej me ambulancë në spitalin e cirkuitit të Nurburgring ka bërë me dorë, duke treguar se gjithçka ishte në rregull. Zyrtarët kanë bërë të ditur se Hamilton ishte i vetëdijshëm dhe fliste normalisht. Shkak për aksidentin e anglezit është bërë një problem me rrotën e përparme në krahun e djathtë, që në momentin e daljes nga kthesa është dëmtuar. Ndërkohë, drejtuesit e skuderisë MekLaren kanë bërë të ditur se piloti nuk kishte pësuar fraktura dhe për t’u siguruar për gjendjen e tij të mirë duhej të qëndronte për disa orë në një spital që gjendej afër Kolbencit. Gjithsesi, ata nuk kanë saktësuar nëse Hamilton do jetë në gjendje që të paraqitet normalisht në garën që starton sot në orën 14:00, e cila transmetohet në “Top Channel”. Nëse mjekët i japin lejen për të zbritur menjëherë në pistë, britaniku do startojë nga vendi i dhjetë në vijën e nisjes. “Është ende shumë shpejt për të folur rreth gjendjes së tij, por në këto momente nuk duket se ka dhimbje në asnjë vend e nuk ka asnjë kockë të thyer”, ka deklaruar Ron Denis për mediat. “Vendimi nëse Ljuis do jetë në garë do vendoset në një moment të mëvonshëm, por fakti që na qetëson është se deri më tani gjithçka ka qenë në rregull”. Denis saktësoi se aksidenti është shkaktuar nga “dëmtimi i grushtit të rrotës së përparme në krahun e djathtë, e duket se goma nuk ishte vendosur në mënyrën e duhur”. “Të paktën e dimë se nuk kemi asnjë problem mekanik me makinën”, përfundoi drejtuesi më i lartë i skuderisë anglo-gjermane. Sesioni i provave zyrtare u ndalua për një kohë të gjatë, kur kishin mbetur vetëm 5 minuta e gjysmë nga fundi dhe u deshën rreth 30 minuta që pilotët e tjerë të fillonin xhirot normale për të vendosur se cili do nisej nga vendi i pari. “Në disa raste është shumë e vështirë të presësh, duhet të jesh i durueshëm e kur gjithçka të fillojë, të japësh maksimumin”, deklaroi Raikonen, që me Ferrarin e tij regjistroi kohën më të shpejtë. Finlandezi, i cili vjen në Nurburgring pas dy fitoreve radhazi, e frenoi kronometrin në kohën 1’31"450. Pas tij u pozicionua Fernando Alonso me 1’31"741, ndërsa Felipe Masa përfundoi i treti me vetëm 36 të qindtat më shumë se kampioni spanjoll. Dy pilotët e BMW-Sauber, Hajdfilld dhe Kucika, u pozicionuan në vendet 4 e 5, ndërsa Veber me Red Bull do niset i gjashti.
‘‘
L
Emerson tashmë dëshiron Milanin
Donaxhi ndikonte në diferencën e pikëve mes skuadrave dhe në pikët finale
disa takime të sezoneve 2005/’06 dhe 2006/’07, madje duke ndikuar me vendimet e tij, gjithmonë sipas orientimeve dhe dëshirave të mafies. Një akuzë shumë e fortë, nga e cila gjyqtari 40-vjeçar, i tërhequr prej disa muajsh nga arbitrimi, mund të përfun-
shumë në sy). Ideja ishte që Donaxhi duhej të ndikonte në diferencën e pikëve mes skuadrave dhe në pikët finale. Tashmë, hetuesit amerikanë po tentojnë të zbulojnë se cilat kanë qenë ndeshjet e manipuluara, edhe sepse në dy vitet e fundit “bilbili” ka drejtuar 131 ndeshje gjatë sezonit të rregullt dhe 20 në “playoff”. Komisioneri i NBA-së, Stern, ka folur me tone kritike: “Po bashkëpunojmë në hetime dhe kërkojmë që drejtësia të vihet në vend: ai individ duhet të dënohet dhe do punojmë që gjëra të tilla mos të ndodhin më”. Më parë Donaxhi ka qenë i njohur në vitin 2004, kur në ndeshjen që gjykonte lojtarët e Indiana Peisërs janë zënë me tifozët e Detrod Pistons.
Fotot e gjyqtarit kanë mbushur faqet e para të të gjitha gazetave në SHBA
dojë në burg për shumë vjet. Edhe pse FBI-ja dhe zyrtarët e NBA-së nuk tregojnë asnjë detaj rreth hetimit, mediat amerikane kanë bërë të ditur se udhëzimet e gjyqtarit nuk ishin që me vendimet e tij të nxirrte një skuadër fituese apo humbëse (kjo do të binte
RREFIMI
Një gol i realizuar nga Kim Kallstrom i ka dhënë Lionit fitoren përballë Boltonit, në finalen e Kupës së Paqes. Përveç trofeut, kampionët francezë kanë përfituar edhe një çmim prej 2 milionë eurosh. Triumfi në këtë aktivitet ka qenë shumë i dëshiruar për Lionin, që kishte arritur finalen edhe në dy edicionet e mëparshme, por në fund nuk kishte arritur të ngrinte Kupën.
Vinokurov fiton garën e 13-të Kazaku Aleksandër Vinokurov është shpallur fituesi i garës së 13-të në “Tour de France”, duke regjistruar kohën më të shpejtë të kronometruar për 54 kilometra. Edhe pse garon prej kohësh me disa plagë në këmbë, çiklisti i “Astanas” ka arritur në finish për 1 orë 6 minuta dhe 34 sekonda, duke qenë 1’14 më i shpejtë se australiani Evans. Rasmusen arriti ta ruajë bluzën e verdhë të liderit.
TALENTI
Adriano: Gjeja prehje tek alkooli
Mançester blen “Ronaldinjon e ri”
as problemeve që ka kaluar në këto dy vitet e fundit, Adriano është rrëfyer duke treguar gjithçka ka ndodhur. Në një intervistë të botuar në sportiven italiane, “La Gazzetta dello Sport”, sulmuesi ka deklaruar: “Pasi më vdiq babai vuajta shumë. Kjo dhimbje bëri që të prishja edhe marrëdhëniet me shoqen time. Prej atij momenti gjeja prehje vetëm tek alkooli dhe nuk lija natë pa dalë. E kisha të nevojshme, sepse nuk më zinte gjumi natën. Gjërat u riparuan në 1-vjetorin e Adrianinjos dhe tashmë kam marrë përgjegjësitë e mia. Në sezonin e ri shpresoj të paraqitem në maksimum dhe do punoj shumë për ta ngritur nivelin e lojës sime”.
hein Deivis është 9 vjeç, i dashuruar me futbollin dhe ëndërron të takohet me Kristiano Ronaldon. Por, kur ka topin nëpër këmbë ai bën gjëra të jashtëzakonshme, duke të kujtuar Ronaldinjon. Pas një videoje që qarkullonte në internet, drejtuesit e Mançesterit janë bindur dhe kanë vendosur menjëherë që t’i ofrojnë familjes së talentit të transferohen nga Australia në Angli. Në rolin e mesfushorit sulmues, Rhein është dukshëm më superior se moshatarët e tij. Projekti është i qartë: 9vjeçari do niset menjëherë drejt Mbretërisë së Bashkuar dhe do përfitojë një bursë në akademinë sportive të “Red Devils”.
P
R