F.16-17

  • June 2020
  • PDF

This document was uploaded by user and they confirmed that they have the permission to share it. If you are author or own the copyright of this book, please report to us by using this DMCA report form. Report DMCA


Overview

Download & View F.16-17 as PDF for free.

More details

  • Words: 2,323
  • Pages: 2
REPUBLIKA

FAQE 17

KO M E N T

E ENJTE 26 NËNTOR 2009

AUDITOR Në emërtimin e institucioneve kërkohet më shumë kujdes Sazan GOLIKU

D

ihet që në peri udhën e diktat urës enveriste, politizimi ishte në shkallën më të epërme në çdo fushë të shoqërisë shqiptare. Edhe te toponimet e mikrotoponimet mbizotëroi politika, madje edhe emra qytetesh e fshatrash u ndryshuan. Kurse veprave të reja industriale dhe institucioneve të ndryshme u viheshin si rregull vetëm emrat e drejtuesve politikë ose që lidheshin me propagandën e partisështet. Në ditët tona po ndodh një dukuri tjetër, disi qesharake, çka puqet me mungesën e kulturës elementare qytetare të atyre që kanë në dorë penën për të nënshkruar emër-

® dueshëm. Në disa poezi themelore janë rimat (apo variacionet e tyre) dhe disa herë pëlqehen poezitë që kanë rima të përsëritura pa pushim, në përputhje me një skemë të caktuar ose model të cituar si stil i poetit, një model ritmik të asaj që është quajtur 'metri'. Ky model mund të jetë në vargje të "mbyllura" ose "të hapura". Lexoni me zë të lartë vargjet e mëposhtme të poetit Azem Shkreli tek poezia e tij e famshme "Liqeni", dhe ju do të shihni se çfarë kuptohet këtu me vargje të mbyllura: "Flas me ty,/ti hesht e luan me valë./Ti s'je më syri/im as loti i saj./ Flas me ty,/ti shikon pulëbardhat./Për ShënNaumin/ paske zemër t'gjerë./ Flas me ty,/ti kotesh mrekullie./ Më vjen të zbres në fund t'fundit,/të vdes i gjel-

timet e objekteve, të institucioneve, shesheve, rrugëve etj. Për shembull, u krijua "Universiteti i Durrësit" dhe iu vu emri. "Aleksandër Moisiu", në një kohë kur teatri i këtij qyteti e ka natyrshëm këtë emër të shquar të artit teatror botëror. Po pse i duhej vënë ky emër edhe universitetit? Çfarë lidhje ka ky aktor i famshëm me këtë institucion të lartë mësimor e shkencor? Pak kemi ne figura e personalitete të fushave të dijes, duke nisur me Gencin e Ilirisë, Buzukun, Bogdanin, Hasan Tahsinin, Sami Frashërin, Fishtën e Mjedën dhe deri ata të ditëve tona? Në vendet e Evropës edhe institucionet private, të rëndësishme e të parëndësishme, nuk lejohen të

emërtohen pa miratimin e organeve shtetërore përkatëse. Për inerci të kohës së diktaturës, vërehet një dukuri tjetër: turri vetëm pas një emri. Për shembull, emrin e Nënë Terezës, kësaj figure botërore, e gjejmë vend e pa vend në aeroport, spital, sheshe, rrugë etj. Situata e sotme e praktikave të emërtimeve e bën të nevojshme dhe imediate që tek institucioni i Presidentit të Republikës të krijohet (siç ishte dikur) një zyrë për emërtimet, e cila do të kujdeset për zbatimin e kritereve dhe kompetencave në këtë sektor, në bazë të akteve ligjore e nënligjore që ekzistojnë ose do të miratohen në të ardhmen për këto çështje. E trajtova këtë prob-

bër me alat." Këtu vargu i tretë përqafohet më vargun e parë dhe i katërti me të dytin, jo në aspektin e njohur tradicional, por në kuptimin modern të poezisë. Këtu është fuqia e fjalës dhe logjika e saj që përbën derivatin kuptues mes vargjeve dhe jo rima tradicionale. Por, edhe dihet se Shkreli është cilësuar poeti që shënonte, njëkohësisht, kthesën e parë drejt hapjes dhe modernizimit të poezisë shqipe të Pasluftës. Shkreli u ngjit natyrshëm në kulmet e poezisë së sotme shqiptare dhe këtë vend ai e konsolidoi dhe e përforcoi nga njëra vepër poetike në tjetrën, deri në atë të fundit, që e la dorëshkrim "Zogj dhe gurë", botuar më 1997. Ai ashtu si Shekspiri la në dorëshkrim vepra për tu mbajtur mend por edhe për t'u pëlqyer nga lexuesi, ndoshta edhe pse ndonjëherë të heshtura nga kritika.

Edhe Shekspiri, problematik?! Një shtysë për prozën shqiptare Një nga mrekullitë e Shekspirit, "Komedia e Gabimeve" (The Comedy of Errors), është një ndër kryeveprat e tij, por e papëlqyer nga kritika. Nëse përdorim këtë fjalë që të kujtojmë punën e tij të parë në të cilën mjeshtëria e zbukurimit është pasqyruar, ajo është plotësisht një krijimtari e plotë arti, komplet e suksesshme në termin e vet, por problematike në disa drejtime. Në mjeshtërinë e tij art-qëndisëse letrare ajo është rivale e veprave të tjera të Shekspirit, më saktë e tetë prej nëntë veprave që fillojnë me "Riçardin e Tretë" dhe "Dashurisë së Humbur Punëtore"; dhe pastaj "Komedia e Gabimeve" është më kompaktja, edhe pse është më pak ambicioze, krahasuar me të tjerat. Ajo çuditërisht është mbajtur nën një nivel-kritikë të ulët, e

lem, edhe pse është prekur më parë, se ia

vlen të shqetësohemi. Ka të bëjë me kulturën,

dinjitetin e identitetin tonë si komb.

akuzuar në të qenit një "mbi-derivat" i ndërtuar farsë pa ndonjë përputhje në literaturën e merituar. Ka qenë shpeshherë e luajtur, por gjithmonë një version i kryqëzuar dhe i konsiderueshëm. Kjo ka qenë thjesht, sepse ajo është shumë e shkurtër, më e shkurtra e gjithë krijimtarisë së Shekspirit. Ajo është bërë me dashje e tillë, që të meritojë një shtrirje të dubluar. Shumë herët ajo ka qenë zgjatur, në interpretime me nuancën e zgjatur të muzikës, këngëve, valleve, mikrive dhe dialogëve shtesë. Artistët interpretues pa ndonjë dyshim kanë qenë inkurajuar në lojën e tyre nga nocioni se ajo është një farsë, dhe madje çdokush mund ta trajtonte atë si një krijimtari ndryshe, dhe jo si një komedi. Amerikania e letrave, Margaret Webster, ka shkruar: "është një nga të paktat komedi që mund të stilizohet në limitin e vëmendjes

së drejtorit dhe me gjithë interpretimet e muzikës, baletit dhe trukeve të komedisë. Kështu ajo, me gjithë këto avantazhe, është më shumë se një vepër e gjatë dhe e plotë, dhe jep shansin të futet në skenë edhe si pjesë e çdo kohe". Kështu ndodh edhe me disa krijimtari të kohërave të ndryshme në letërsinë shqiptare. Shumë krijime të krijuara në vite, ndoshta me një ndikim të lehtë, krahasuar me të tjerat, nga letërsia e realizmit socialist, por edhe tregime e prozë e gjatë e krijuar pas viteve '90, mund të konsiderohen një ushqim për skenën shqiptare e më gjerë. Janë tregime, skica, komedi, skeçe dhe humore që kanë një vlerë të pallogaritshme, por që me pak prekje regjisoriale ata mund të kthehen në kryevepra të letërsisë shqiptare. Jo pak janë të tillat. Krijime të shumta janë jo vetëm

një aspekt i rëndësishëm i kuptimit të fjalës krijues, por edhe një lidhje e ngushtë në aspektin e fjalës krijim në tërë kuptimin e saj. Duke ditur se letërsia shpjegohet nëpërmjet veprimit të faktorëve të ndryshëm siç janë: faktori historik, ekonomik, kulturor, ideologjik, social etj, ajo vetë si histori letërsie përfshin individin dhe autorin, dhe këtë të fundit si element jashtëzakonisht të rëndësishëm. Dhe sipas Rrahmanit "është autori përcaktues i kronologjisë e jo paraqitja e veprës letrare", nëse kjo në disa raste nuk është e vetëquajtur, përpos arsyeve të njohura apo edhe të stisura nga klauzola të ndryshme (Rrahmani; 1999:13). Dhe natyrshëm, vepra letrare, më së shumti thelbi i saj, struktura, mjetet e shprehjes përbëjnë bazën e interesimeve të këtyre studimeve dhe jo 'anekset' që krijojnë problematika kulturore.

FAQE 16

REPUBLIKA

KO M E N T

E ENJTE 26 NËNTOR 2009

AUDITOR "Prognozë" kritike për krijimtarinë në tri pika Fatmir TERZIU

D

uke parë, lexuar dhe studiuar mjaft libra, autorë, kritikë, studiues, analistë dhe vëzhgues të letërsisë shqiptare dhe të asaj në të cilën hulumtova për gati tetë vjet dhe ende hulumtoj, pra asaj britanike, natyrshëm është një pikë ku dominon e përgjithshmja: "Gjatë gjithë historisë së saj, letërsinë e ka përcjellë një studim i pasur dhe i shumëllojshëm, që ka synuar të përcaktojë karakterin dhe natyrën e saj, ta klasifikojë e të shpjegojë funksionin e saj dhe, më në fund, ta analizojë veprën letrare si të tillë" (Rrahmani, 1999:13). Pra, ashtu siç edhe e kam ndeshur në tërë këtë bagazh të madh akademik, po aq edhe siç e thekson edhe studiuesi shqiptar, Zejnullah Rrahmani, kemi të bëjmë me dijen për letërsinë si një shkencë e veçantë, objekt i së cilës është vepra letrare. Sipas Rrahmanit, tri janë degët e saj: historia e letërsisë, teoria e letërsisë dhe kritika letrare. Ato janë mishërimi i njëra tjetrës. Por, në fakt ka edhe shumë arsye që ende sot kanë mbetur pa ndonjë përgjigje të veçantë. Marshall McLuhan mendon se thelbi i tyre vjen nga 'kuptimi i medias' (McLuhan; 2002:306307). Duke lexuar McLuhan në tërë lidhjen e tij ne kuptojmë se këtu është fjala për një detaj që lidhet në skutat e këtyre tre degëve dhe që shënon atë që ne shpesh e ngatërrojmë me termat 'poet', 'shkrimtar' dhe në një farë mënyre me fjalët 'krijues', 'vjershëtor' apo edhe 'talent'. Sot, në një farë mënyre, kur 'hap një faqe në internet dhe del një 'poet', natyrshëm riskimi i këtyre fjalëve është njësoj si në humorin e viteve 90-të në Shqipëri kur thuhej "shkund një ferrë dhe del një shofer". Por, ndërsa shkundja e ferrës prodhonte 'shoferin' që thy-

ente qafën apo merrte jetë njerëzish, kjo puna e 'internet-poetëve' është një qafëmarrje e rrezikshme e kulturës dhe krisje e rrezikshme e mirëkuptimit poet-shkrimtar. Këtu nuk ka të bëjë asnjë argument me personalen, karakterin vetjak, as me faktin e të pirit alkool ndoshta apo të qenit jo në formë të mirë, por me një kënd larg shumë nga të gjitha këto që lidhet me fatin e krijimtarisë shqiptare në lumin e madh të "poetëve" që kanë krasitur fjalën poet, dhe në kënetën e bollshme që ka prodhuar aq shumë 'mushkonja", sa që edhe në cyberspace kanë 'ëndërr-tokën" e tyre. Inkurajim talentesh! Bukur! Por sa e kuptojnë ata vetë këtë mesazh? Në një farë mënyre, kjo është edhe autokritikë e jona për inkurajimin e mjaft të tillëve, që me teftera e lapsa në duar turren të pispillosin historitë e tyre personale apo të stisura e na thurin ditë-poezi apo jetëromane, ëndërrojnë natën dhe ditën na "mbiprodhojnë poezi". Poetë zhdukuni nga 'poetët' dhe shkrimtarë ikni nga 'shkrimtarët'! Një zhdukje dhe një ikje që të shpie larg e shumë larg. Larg në kohë, vend dhe hapësirë. Larg?! Poe, si një model Edgar Alan, Poe (1809-'49), poet dhe prozator amerikan, i lindur në Boston, të Massachusetts; në Amerikë, pinte alkool rëndë, merrte opium, dhe vdiq në varfëri, por ai kishte një zotërim të shquar të fjalëve, siç tregohet jo vetëm në poezinë e tij të shkëlqyer, (p.sh. kujto ose lexo poezinë e tij model dhe të paarritshme "Kambanat"), por edhe në tregime të shkurtra, midis të cilave është tregimi i tij "Vrasësit e Rue Morgues", një tregim interesant, i njohur si një nga të parët tregime detektive të shkruara

ndonjëherë në një stil dhe intuitë të veçantë e tejet tërheqëse. Tregimet e tij me tematikën 'horror' janë jashtëzakonisht tërheqëse dhe janë një arsye më shumë për të bërë lidhjen midis poetit brilant dhe shkrimtarit poet, tërheqës. Por edhe pse ai pinte apo kishte mangësi të tjera kurë nuk u vetëmburr, kurë nuk priti të 'ikte' e 'zhdukej' nga 'poetët dhe 'shkrimtarët'. Poe është dhe mbeti një model. Një model që ndihmon edhe argumentin tonë, arsyen e lidhur me faktorin e sotëm shqiptar, me krijimtarinë shqiptare që zhurmon e zhurmon në dëm të kulturës Kombëtare. Këtu nuk është fjala për ata krijues që kanë një ndeshje logjike mes termit 'krijimtari poetike dhe në prozë', pra të atyre që kanë krijuar në prozë dhe poezi, por një lidhje teorike në kohë, hapësirë dhe vend për të analizuar krijimtarinë shqiptare, për të cilën mbetet problemi në fjalë si një derivat kundërshtie dhe virusi shkatërrues. Në poezinë shqiptare ka një risk në këtë pikë. Por ama ka edhe një fakt. Në letërsinë shqiptare ka një lidhje të tillë të hershme, por në këtë analizë vëmendja është jashtë emrave, që kanë një risi më të ndjeshme afruese në këtë pikë. Dhe kjo risi natyrshëm vjen si një urë për të shkuar më tej. Për të parë atë që Robert Elsie e quan si një 'ende lëvrim' në poezinë shqiptare, kur kulturat e tjera perëndimore e kanë heshtur disi penën për të (Elsie; BBC: 2009). Kjo heshtje ndoshta ka lidhje me një hapësirë kohore brilante, ndoshta me atë hapësirë kur Britania lauronte poetët e saj, fill pas një shkëlqimi të ndjeshëm shekspirian. Jo thjesht dallimi poezi-prozë Prej kohësh në kërkimet dhe studimet e mia kam konsideruar veprat poetike të poet-

ëve të lauruar britanikë, Ben Johnson (11 qershor 1572 - 6 gusht 1637); Lord Tennyson (18091892); Robert Bridges (1913) dhe Masefield John (1930) si një nyje dominante në aspektin dallues të vetë poezisë. Në konsideratën time, kam tentuar të shoh vlerat dhe vlerësimet e dhëna për to në fushën akademike, dhe njëkohësisht të artikulojë edhe lidhjet dhe vlerat për poezinë dhe poetët shqiptarë të një periudhe të caktuar, sidomos të asaj që u ndikua nga monizmi dhe ideologjia, po aq edhe të asaj që u zhvillua pas viteve '90. Por që të bëhet një lidhje e tillë natyrshëm së pari

duhen sqaruar shkaqet, diferencat dhe arsyet pse poezia është gjuhë e përdoruar nga mjeshtrit e saj, mjeshtrit e fjalës. Po e nis nga fundi, si arsye për të sqaruar kryesoren në lidhje me konceptin teorik dhe filozofik të poezisë, jo të asaj që rëndom ndeshet dhe parashihet si e tillë, nën duar që e degjenerojnë atë, si të tillë, nën 'lirinë' që kjo poezi i ka dhënë kohës së lëvrimit të saj. Sipas Enciklopedisë britanike, të njohur si "Enciklopedia Nelson" (Nelson's Encyclopaedia) dihet që poezia është gjuha e përdorur nga mjeshtrit e saj, në mënyrë të atillë për të shprehur çdo gjë, që ësh-

të e përfshirë në një përvojë-ndjenjë (për shembull: sensacione fizike), por edhe emocione dhe mendime. Dhe në këtë pikë është edhe dallimi tjetër që vjen midis poezisë dhe prozës. Një dallim në mes të poezisë dhe prozës është se në poezi shprehja e ndjenjave dhe emocioneve është fondamentale. Një ndryshim tjetër është se në prozë nuk ka nevojë për metrikën. Pak a shumë, është e vërtetë se një sasi proze është ritmike, por dihet ama, gjithashtu, se në prozë nënshtrohet ritmi i zhvillimit të vazh-

®